Ēdo liber i Zotit permban ne vete paralajmerimet te cilat jane argumente te gjalla se ai liber eshte Fjala e Zotit. Ashtu si Teurati , Zeburi dhe Ungjilli , edhe Kur'ani Permban ne vete shume paralajmerime.
Megjithese librat e shpallur para Kur'anit pesuan devijime te ndryshme te shumta nga duart e njerezve , sic thote Allahu i Lartesuar ne Kur'an , prapeseprape ka mbetur nje numer i madh paralajmerimesh kur'anore dhe te Muhamedit a.s.
Nga me te njohurat prej tyre jane ardhja e Muhamedit a.s. dhe shume e shume paralajmerime te tjera qe kane te bejne me Islamin dhe me ndodhite tjera . Realizimi i tyre ne te kaluaren , sot dhe ne te ardhmen , eshte argument i gjalle se ato jane te verteta. Prandaj , paralajmerimet e te Derguarit patjeter duhet te realizohen , e nese ato nuk realizohen - ai i derguar eshte genjeshtar.
Meqe tema eshte hapur nga Seminarist me temen koxha ofenduese :
" Profecite false te Muhamedit ! "
Me lejoni te paraqes disa nga ato paralajmerime kur'anore , qe jane argumente solide se Muhamedi a.s. eshte i Derguar i Zotit , dhe se Kur'ani eshte Fjale e Allahut te Lartesuar.
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
Seminarist ty te pershtatet ky Ajet Kur'anore
Zoti ne Kur'an thote :
" A mos ata thone : " Ai ( Muhamedi ) e trilloi ! "
Jo , por ata nuk besojne. Le te sjellin nje fjalim sikurse ai ( Kur'ani ) nese ata jane te sinqerte ." ( Et-Tur: 33-34 )
Apo , ata thone : " Ai ( Muhamedi ) trilloi ate ( Kur'anin ) "
Thuaj ( Muhamed ) : " Na paraqitni pra , dhjete kaptina si ai ( Kur'ani ) ashtu te trilluara ( sic pretendoni ju ) dhe thirrni kedo qe te mundeni , pervec Allahut , nese jeni te sinqerte. E nese ata nuk u pergjigjen juve , atehere dine se ai ( Kur'ani ) u zbrit nga dija e Allahut dhe se nuk ka zot tjeter pervec Tij. ( Hud : 13-14 )
" Nese keni dyshim ne ate qe Ne ia zbritem gradualisht robit tone ( Muhamedit ) , atehere sillni ju nje kaptine te ngjajshme si ai ( Kur'ani ) dhe thirrni ( per ndihme ) deshmitaret tuaj ( zoterat ) pervec Allahut , nese jeni te sinqerte . E pasi qe nuk e bete ( deri tani ) dhe nuk do ta beni kurre , atehere ruajuni zjarrit lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret , e qe eshte pergaditur per mosbesimtaret " (El-Bekare 23-24 )
" Thuaju ( Muhamed ) : " Edhe sikur te tubohen njerezit e exhinet per te bere nje Kur'an si ky , nuk do ta bejne nje te tille sado qe te ndihmonin njeri-tjetrin "
( El-Isra 88 )
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
" Elif , Lame , Mime , U munden romaket. Ne token me te ulet ( tek Deti i Vdekur ) , por ata pas disfates se tyre do te triumfojne. Brenda pak viteve , ēeshtja eshte e Allahut , para kesaj dhe pas kesaj ( para fitores dhe pas fitores ) . Ate dite ( kur do te fitojne romaket ) do te gezohen besimtaret. Per ndihmen e Allahut. Ai ndihmon ate qe do dhe Ai eshte i Gjithefuqishem , Meshirues. Premtimi i Allahut , Allahu nuk e then premtimin e Tij, por shumica e njerezve nuk dine " ( Err-Rrum 1-6 )
Ky premtim u realizua ashtu sic premtoi Allahu i Lartesuar. Pasi qe persianet i munden romaket , u gezuan idhujtaret e Mekkes dhe u hidheruan muslimanet , sepse persianet me idhujtarine e tyre ishin me te afert me politeistet , ndersa romaket e krishtere ishin me afer Islamit dhe muslimaneve. Por , Allahu i Lartesuar i paralajmeroi politeistet se gezimi i tyre do te kthehet ne hidherim.
Meqe romaket triumfuan pas disfates , ashtu sic paralajmeroi Kur'ani , Islamin e pranuan nje numer i madh politeistesh , ngase ata ishin betuar se nese realizohet ky premtim , do ta pranojne Islamin.
Dita e triumfit te romakeve mbi persianet eshte e njejta dite kur muslimanet triumfuan mbi politeistet ne Bedr , e qe ishte beteja e pare ndermjet muslimaneve dhe politeisteve , sic tramsmeton Tirmidhiu nga Ebu Seidi r.a.
Historiani Eduard Gibon , ne librin e tij :
" Historia e renies dhe shkaterrimit te Perandorise Romake " shkruan :
" Asokohe , kur Kur'ani paralajmeroi kete gje , nuk kishte asnje paralajmerim qe ishte me larg realitetit sesa ky paralajmerim , ngase dymbedhjete vitet e para te pushtetit te Herakliut sinjalizonin fundin e Perandorise Romake "
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
" Qofte i shkaterruar Ebu Lehebi , e ai me eshte i shkaterruar !
Pasuria e tij nuk i beri dobi e as ajo qe fitoi ! Ai do te hyje ne zjarr te ndezur flake !
E edhe gruaja e tij , bartesja e ferrave ! Ne qafen e saj ajo do te kete nje litar te perdredhur ! " ( El - Mesed )
Pra , Allahu i Lartesuar premtoi se xhaxhai i Muhamedit a.s. , Ebu Lehebi dhe gruaja e tij , do te vdesin si pabesimtare, respektivisht , nuk do ta pranojne Islamin.
Keta te dy e urrenin shume Muhamedin a.s.
Gruaja e Ebu Lehebit bartte ferradhe i hedhte ne rrugen ku kalonte Muhamedi a.s. ndersa Ebu Lehebi aktivizoi fushate kunder Muhamedit a.s. nder arabet qe vinin ne Mekke , per ta vizituar shtepine e Zotit.
Eshte per t'u ēuditur se si Ebu Lehebit asnjehere nuk iu kujtua te paraqitet ta pranoje Islamin , vetem per te thene se : " ja premtimi i Allahut nuk u relizua "
Ai vdiq kur degjoi triumfin e muslimaneve ne Diten e Bedrit , kurse gruaja e tij u mbyt nga litari me te cilin bartte ferra !
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
" A mos thone ata ( politeistet ) : Ne te gjithe se bashku do te triumfojme ( kunder muslimaneve ) . Te gjithe ata do te pesojne disfate dhe do te ikin "
( El- Kamer : 44 - 45 )
Ky ajet kur'anor zbriti qysh ne Mekke , kur politeistet e sulmonin Muhamedin a.s. dhe muslimanet duke u thene atyre se do te pesojne disfate. Por , Allahu i Lartesuar u premtoi muslimaneve se politeistet do te pesojne disfate dhe do t'i kthejne shpinat e tyre duke ikur .
Beteja e Bedrit ishte beteja e pare ne te cilen politeistet pesuan disfate dhe iken , edhe pse ata ishin afro 1000 veta ndersa muslimanet vetem 315 veta .
Per kete ngjarje zbriten ajete te shumta dhe pothuajse e tere kaptina el - Enfal e pershkruan kete ngjarje .
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
" Allahu e vertetoi endrren e te Derguarit te Tij ( Muhamedit a.s. ) ne realitet :
Se me vullnetin e Allahut do te hyni ne Xhamine e Shenjte ( ne Qabe ) te siguruar , te rruara e te shkurtuara floket e kokave tuaja dhe nuk do te keni frike. Pra , Ai diti ate qe ju nuk dinit , dhe pas kesaj ju dha nje fitore te aferme " ( El- Fet'h 27 )
Muhamedi a.s. kishte pare ne enderr se ai dhe muslimanet do te hyjne ne Mekke te siguruar , dhe kete enderr ua tregoi shokeve te tij te cilet u gezuan pa mase sepse do te ktheheshin ne vendlindjen e tyre .
Ky premtim u realizua nje vit pas marreveshjes se Hudejbise ne vitin 7 te hixhretit , pasi qe mushriket nuk i kishin lejuar te hyjne ne vitin e 6-te.
Ajeti i lartpermendur premtoi se do te ndodh nje ēlirim i shpejte pas kesaj ngjarjeje , e ky ēlirim ishte ēlirimi i Mekkes.
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
Allahu ne Kur'an thote :
" Allahu u premtoi atyre qe besuan nga mesi juaj dhe bene vepra te mira se do t'i beje zoterues ne Toke , ashtu siē i pat bere zoterues ata qe ishin para tyre , dhe fene te cilen Ai e pelqeu per ta , do ta forcoje , e ne vend te frikes Ai do t'u dhuroje siguri . Mua do te me adhurojne dhe nuk do te me shoqerojne asgje.
( En - Nur 55 )
Thote Ibn Kethiri ( komentuesi i njohur i Kur'anit ) :
Allahu i Lartesuar e realizoi premtimin e Tij , sepse ende pa vdekur Muhamedi a.s. u ēliruan Mekka , Hajberi , Bahrejni , Jemeni dhe vende te tjera te Gadishullit Arabik ne pergjithesi dhe ai mori xhizjen nga mexhusite ( zjarrputistet ) e Hixhrit dhe nga disa pjese te Shamit , ndersa Herakli , mbreti i romakeve ne Sham , dhe Nexhashiu , mbret i Etiopise , e perfaquan Islamin.
Kur vdiq Muhamedi a.s. , pushtetin pas tij e mori zevendesi i tij Halifi Ebu Bekr Es-Sidiku i cili e dergoi ushtrine islame ne krye me Halid Ibn Velidin ne Persi me ē'rast u ēliruan disa vende te saj.
Nje ekspedite tjeter luftarake e udhehoqi Ebu Ubejde , r.a. , ne vendet e Shamit , kurse ushtrine e trete e udhehoqi Amr Ibnul - Asi ne vendet e Egjiptit . Ne kohen e tij , halifatin e mori Umeri , r.a. , ne kohen e te cilit u ēliruan te gjitha vendet e Shamit dhe te Egjiptit , si dhe Persia dhe pasurite e tyre u shpenzuan ne rrugen e Zotit , ashtu siē kishte premtuar Muhamedi a.s. me hadithe ku thoshte :
" Kur te zhduken Kajseri nuk ka Kajser me pas tij , dhe kur te zhduket Kisraja , nuk ka me Kisra pas saj . Betohem ne Ate , ne doren e te cilit eshte shpirti im , ju do t'i shpenzoni thesaret e tyre ne Rrugen e Zotit ".
Pastaj , ne kohen e Othmanit , r.a. Shteti Islam u zgjerua ne Lindje e ne Perendim , qe nga Maroku e deri ne fund te Kines , e gjithashtu , ne kohen e tij u vra Kisrau dhe pergjithmone mori fund pushteti i tij.
Shikoni pra , se si u realizua premtimi i Allahut te Lartesuar qe ne kohen e shokeve te Muhamedit a.s. , te cileve drejtperdrejte u foli Kur'ani.
Ja pra , ata qe nuk mund te sundonin asnje fis , vetem pas disa vjeteve e zgjeruan Shtetin Islam nga Lindja e deri ne Perendim .
Ky pra eshte nje argument shume bindes se ky Kur'an eshte Fjale e Zotit te Lartesuar. Mjere ai qe nuk kupton .
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
" Allahu ka percaktuar ( e ka bere obligim per Vete ) : " Une dhe te derguarit e Mi , patjeter do te triumfojme ! " Allahu eshte i forte , ngadhnjyes. "
( El - Muxhadele :21 )
" Ata ( jomuslimanet ) deshirojne te shuajne Driten e Allahut me gojet e tyre , por Allahu do ta plotesoje Driten e Tij edhe pse e urrejne kete jobesimtaret. Ai , Allahu eshte qe e dergoi Te Derguarin e Tij ( Muhamedin a.s. ) me udhezim te qarte e Fe ( Islamin ) te vertete per ta bere mbizoteruese mbi te gjitha fete , edhe pse idhujtaret e urrejne kete " ( Es - Saff : 8 - 9 )
Nuk kaluan shume vite qe kur u shpallen keto ajete , derisa muslimanet mbizoteruan Gadishullin Arabik ne pergjithesi , edhe pse muslimanet ishin pakice dhe pa armatim te mjaftueshem , kurse pabesimtaret ishin te shumte , me arme dhe ushtri te panumerta . Ky pra ishte triumfi i Allahut dhe i Muhamedit a.s. dhe kurdo qe rikthehet nje gjenerate sikurse ishte gjenerata e pare e muslimaneve , ata do te mbizoterojne ne Toke.
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
Krijoni Kontakt