Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Nja dy te shpejta

    ------1------

    Ti kurre nuk dite te puthje rete
    Une kurre nuk dita te prekja qiellin
    Mekatet tona i mori era
    te gjithe i shohin tani
    ne pa turp shohim njeri-tjetrin ne sy
    Bashkohemi me turmen
    tregojme njeri-tjetrin me gisht.

    -------2------

    Tingujt e harreses dhe ne
    E une shume larg me nenqeshjet pas shpine luaj te heshturin
    Te diturit imitojne njeri tjetrin
    Te marret nuk dine se kujt duhet ti besojne
    Tingujt e harreses dhe ne
    E une shume larg nga ju mes jush
    Imitoj te diturit
    Te marret me mbajne hise
    Cudi, mua me besojne!!!


    Nje permbledhje krijimesh nga Arianit Roshi mund ta gjeni ketu

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Poeti

    Pasqyrim i poetit.

    Ngrhinave te drites
    tingujt vallezojne te lire.
    Perpelitjet e fjaleve
    dhe kafshimet e gjuhes ndodhen
    ne boten e drite-hijeve
    I lire sheh simetrit e tua
    ngrehinave te drites
    e sresht se rrezatuari tinguj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    dhe

    te vjetrat tesha dhe lukth i mendjes
    qe te cembojne rehat ste lene
    dhe bota e bushtrat sillen rreth tyre
    e te ngaterrohen neper kembe

    Ti njeh zemerimin dhe inatet
    dhe kafshon ashtu sic di
    ti urren sa njeqind djaje
    e dashuron si perendi

    Ti vjell ide, peshtyn flake
    bota te njeh plake e te ri
    ti vdes i thinjur per cdo mbremje
    E cdo mengjes gdhihesh femije.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 26-04-2002 mė 08:55

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    titulli'''

    Jete

    Ne cep te oborrit nje arre
    e nen arre nje stol i vjeter
    mbi stol nje plak dremit


    Ne dritare nje grua e re
    shikon arren, stolin e plakun
    dhe perkedhel barkun e mbushur me jete

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Pse jo???

    Ti je nena e endrres sime
    Qe indiani e peshkon me pupel
    E hena ri-kendon driten qumeshtore
    mbrapsht, ne syte e nevojave te trishta
    mbi faqen e humbur ne erresire....
    te veson ky perendim qarraman


    Po ti pse shikon me sy kureshtare?
    cfare kerkon prej meje?
    Ti burre i vogel
    qe ben balon kureshtjen tende

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ky eshte shtatori i rinise sime te perjetshme, shtatori i mbushur me hapat e mij qe kundermojne eren e molleve te saj.
    Ajo kishte trup murgeshe.
    Gjinjte i kishte te fshehur, nen lekuren e verdhme.
    Si nje femije i cmendur ulej lakuriq ne cepin e dhomes, qeshte me friken time.
    Buzet i kishte te holla, fjalet zvarriste ne peshperitje te yndyrshme.
    Nga makthi kthehesha ne pikture.

    Nje grua floke kuqe, me sy te kalter fle nje kat me poshte.
    Ajo pergjon qetesine e nates.
    Une nuk jam bulkth.
    I trembem vesheve, pergjimeve, dhe femrave me cizme lekure.

    Mendimet vrasin njera tjetren.
    Jane kanibale.
    Ajo ngrihet ndaj te gdhire, dhe lahet me uje te ftohte.
    Pastaj dridhet.
    Me shikon me sy te trishtuar, e kerkon ta ngroh me trupin tim.

    Ajo ka trup femije , vithe the shtypura, koke plot gunga dhe nje shpirt lakuriq, te mbuluar me nje flamur.
    Nuk eshte flamur.
    Eshte kemisha ime te ciles i mungon nje menge, nje menge per te bere gishtat e kembeve te saj.
    Fytyren e ka plot quka, si negative i nje nate arabe.
    Ajo gris rrobat, uleret si e cmendur dhe kur do te hesht kafshon jastekun e mbarsur me makthe.

    Gruaja flokekuqe, na pergjon.
    Gruaja flokekuqe, ne maje te gishtave, ndjek belbezimet e cmendurise se saj.

    Une nuk mund te flase.
    Jo me.
    Eshte shtator dhe ndihem perjetesisht i ri.
    Ne cepin e dhomes se mbushur me molle, ajo ulet lakuriq, dhe kendon nje kenge.
    Gjinjte i ka te fshehur nen lekuren e verdhe, e ne vend te gishtave nje meng te kemishes sime.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Pastaj ti do te ndezesh cigaren e pare te kesaj dite, e tek thith fliltrin e zverdhur do te reflektosh plot naivitet shperfilljen per te re'ne qe do te pjelle kjo dite.

    E c'eshte kjo dite pa ty, pa kollen tende te mengjesit dhe renkimin e mbytur, pa silueten tende te thare qe pertueshem shkund lodhjen nga gjymtyret thatik.


    Kjo dite eshte nje njolle e verdhe ne mushkrine e kesaj stine te thate.
    Eshte depozita e mungesave te mia, ku ti stivos i humbur renkime , e suvaton te perditshmen me perseritje.
    Kjo dite eshte mall per sekonden e qeshur te fiksuar ne fytyren tende.
    Kjo dite eshte kafeja e hidhur qe te ben te mendueshem, qe te kryqezon mbi heshtje.
    Kjo dite eshte hapi yt i padukshem mbi rrugen tere pluhur.
    Eshte levizja e gureve te shahut, qe puthin mollezat e gishterinjve te tu.
    Eshte tej-ngopja me aromen e embel te trupit tend, kur ti nden gjymtyret.
    Kjo dite eshte mozaik rrudhash prej nga buron e shkuara jote.
    Eshte mbremja ku mbeshtet koken dashuria ime.

    Kjo dita pa ty eshte je film bardh e zi.
    Kjo dite pa ty jam une, i heshtur, i humbur ne zbrazetine qe pjell mungesa jote.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Perqafje

    Fryme qiriri dhe heshtje.
    Flutur krahedjedur, qe luan me flaken mashtronjese
    flake mashtronjese qe vetevritet ne erresiren e dhomes
    erresire e nginjur me konture sendesh
    konture sendesh qe fshehin forma
    forma qe shkrihen me terrin
    terr qe kundermon fryme qiriri

    Flutur krahedjegur ne krahet e mi
    dridhesh si flake qiriu
    konturet tona e gelltit erresira.

    E gjitha kjo historia e nje perqafimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 26-02-2005 mė 12:34

  9. #9
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    me pelqeu menyra e te shkruarit
    keni nje pamje reale te krijimit te ngerthyer ne artin e te shkruarit thjesht dhe te kuptueshem,
    pjesa e fundit ku fillon ky eshte shtatori i rinise sime te perjetshme,me kujton pak a shume menyren e te shkruarit te KADARESE
    ne poezine laokonti
    por me nje ndryshim se ju keni arritur ti jepni nje gershetim asaj qe duket ne ditet e sotme dhe asaj qe fsheh nje krijues
    suksese ne punen tuaj
    dhe ju pershendes me dy vargje te miat

    NJE HENE E DERDHUR NE FLUTURIMIN E NJE ZOGU
    SJELL PLUHURIN E NJE SHKRETETIRE
    QE VERTITET NE GLOBIN E TRONDITUR TE NJE NJERIU TE GJYMTUAR
    TE ETUR PER SHIUN E HARRUAR QE KURRE SE LAGU

    nga RISELA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Dritaret

    Dritaret e mia kane buze
    Bota jashte rrjep lekuren.
    Njerez te avullt dalin
    nga brazdat e ujeta,
    brazdat krifebardha
    kullojne deshira si tulipanet kokeprere.

    Sendet rrjedhin nga zemra e mjegulles
    pastaj thyhen brenda mundesise
    per te qene me shume se sende

    Dritaret e mia kane buze
    Buze qe puthin gjithe boten
    Sendet dhe koha
    duan te me nxjerrin jashte perralles qe po jetoj.

    Floklori Urban

    Shtepine e ka ne nje cep te huaj.
    Heret ne mengjes
    madje para se te lind djelli ajo del ne dritare.
    Floket e grinjte nden ne rrasat e ajrit,
    qeteson syte ne ngjyrat e reja te dites.
    Pastaj zbret ne rruge,
    kerrusur brenda mendimit te saj,
    shkon ne bark te qyteterimit,
    kaluar mbi rrugen e gurte.
    Ne duar ka nje shkop qe jeton,
    e nder buze nje kenge qe ska me emer.
    Ecen ecen ecen,
    drejt vijes se holle te horizontit,
    ndersa shnderrohet ne nje njolle qe jeton.
    Laget nga shiu Folklori i gjalle i qytetit.

    R 2
    ......................

    Ajo mbyll syte.
    Perplas barkun e saj mbas timit.
    Nga fundi i tij nxjerr nje klithme.
    Dhe kur ndjen te ndizet,
    i jep vetes lirine te marr gjerat e mija.
    Gjinjte i ka te mbushur me enderra.

    Hyn brenda hapesires sime,
    zhvishet ne nje cep te saj.
    E shikoj tek kthehet ne objekt
    Pa permasa, pa forme.
    Dhe s’mund te me bind,
    E s’mund te me vrase

    Heshtur jeton brenda meje,
    por une ndihem vetem.
    Si ne nje panair dhembesh
    qetesia kafshon shqisat.
    Ajo me shtyn t’i kerkoj dicka
    Qe ende s’di se c’eshte

    Si besojme kohes
    E prape jemi te vdekshem
    Jemi me shume se njerez
    Jemi me pak se vete
    Gjithcka qe duam eshte brenda nesh
    Ndersa ne kultivojme mohimet

    Ajo eshte e imet si vesa
    E imet si drita buze-mbremjes
    Pafajsisht vesh me avull muret e shikimit tim
    Pastaj me kerkon nje pale buze
    Qe te puth kete pellg te marre
    Te mbushur me pika te virgjera shiu

    Ndjen nje trup te huaj ne bark
    E ledhaton me hojezat e frymes se saj
    Kur tingujt perserisin veten
    Nis kengen e saj te heshtjes
    beson ne syte e mij.
    E une lus zotin te me fale verberine

    Ska me kohe!
    Edhe pse jemi te vdekshem,
    dielli lind e perendon vec per ne.
    Me gugatjet e drites
    behemi serish femije.
    Koha fillon nga e para numerimin e enderrave

    Nata

    --------------------------------------------------------------------------------

    Endet nata
    pa ngjyra
    pa fryme zjarresh
    dhe aq me teper pa zera
    nuk duhet asgje per te endur naten.
    Vec sy te forte
    Qe ne sythat e erresires te gozhdojne krisjen e drites.

    Endet nata
    Ne vegjen e kohes
    Gishtat e shkathet
    Kapin fillin e zi te territ
    dhe pasi e lepijne me gjuhen e gjate te njohjes
    E perkedhelin me dashurine e pasionin e te verberit
    lekuren e saj fildish te zi qe pafundesisht endet.

    Nata plaket
    Rrudhet, e mbushet me dregėza yjesh
    Humbet brenda vetes
    Mbulohet nga jarget e drites se llumbėt.
    Mengjesi i turbullt me duart e shkathėta
    terheq fillin e saj te zi
    drita e ēmendur natėn ē'thur

    Hena
    --------------

    Hene e verber
    shteg i ajert
    gjithcka ne cep te dhomes time te ndyre
    Nje trup i akullt femre
    si nje ushtri brinjesh
    mbushur me fryme.
    Gjinj gjinj gjinj
    Hena qorre
    Ne surrat te qiellit si nje gelbaze peshtyre.

    Shikim pafajshem
    Ne nje ballkon spitali
    Duar hijesh te gjalla
    mjelin driten e njelmt
    nga gjinjte e diteve te tyre.

    Nuk kam asgje per te thene
    Vargu i mendimit tim shtegtoi
    Drejt koheve te ngrohta
    Ne kete stine te ftohte
    as kembet s’mund te ngrohe
    Edhe pse kembet duhet
    te kisha ngrene kohe me pare
    Per ti shpetuar kurthit te rutines se marre

    Jam kaq i qete
    sa mund edhe te kem vdekur.

    Ne koken time zhvishet kjo stine e thate
    Mekanizmi i jetes sime eshte nje klishe
    Nje klishe qe ka frike te flase
    Te thote historine e britmes se vete
    Nen kete ritem te lodhur, pederast.
    Dhe asgje me shume
    E urrej kete zbrazeti
    Nuk ka as yje ne qiell
    Dhe as hene
    Qofte edhe nje hene te ftohte
    Hena ka emigruar ne dhomen time te ndyre
    Henen gelbaz
    Ne oturaken e dhembjes time kam peshtyre.
    Mbi shpinen e nates
    Ka vetem kercime
    Zera te uritur qe sthone asgje
    Dhe heshtje qe cirret.

    Te diturit kultivojne heshtjet e tyre
    Por mua me duhet nje ulerime
    te zgjoj veten.
    Me duhet epsh.
    Nje trup i fryre femre
    Qe me leshin e saj te ashper te mbath gjuhen time
    Gjuhen time te leshterikte.

    Nuk ka me asgje brenda ketij trupi te ftohte.
    Duart e mija nuk mund te prekin asgje
    Duart e mija mjelin gjinjte e dites
    Shtellunga te ftohta drite
    Me derdhen ne fytyre
    Pastaj drita cjerr shikimin tim
    Do te perlotem e di
    Edhe pse eshte nje stine e thate
    Nje stine pa lot.
    Drita kthehet ne njolle.
    Mbi lekuren time te zbehte
    Emigrojne njolla te verdha nikotine

    Bota ime eshte e varfer
    as nje karrige nuk mund te gjesh ne te
    shpirti im rri ne kembe
    shpirti im ecejak
    Oturakun e dhembjes time
    Hena si menstruacion perflak
    Shpirti im nervoz me shikon drejt e ne sy
    shpirti im 50 grosh
    i blere ne nje dyqan te dorers se dyte

    ai pastaj u ngrit nga hiri i trupit te tij
    dhe pasi piu nje cigare
    vendosi te vdese perseri

    Hene e verber
    shteg i ajert
    gjithcka ne cep te dhomes time te ndyre
    Nje trup i akullt femre
    si nje ushtri brinjesh
    mbushur me fryme.
    Gjinj gjinj gjinj
    Hena qorre
    Ne surrat te qiellit si nje gelbaze peshtyre.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuriozitete ne Islam !!!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 10-10-2017, 04:03
  2. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Syte e kuajve
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 16:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •