Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Dorėshkrimi ASHB 1167 i Laurencianes

    Shqiptar
    Registered User
    (7/10/00 9:15:57 am)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Āsht e dijtun se nė ketė dorėshkrim Jorga zbuloi atź qė me hamendje āsht teksti mā i vjetėr i njohun i gjuhės shqipe, dhe tash sė voni ka qenė spjegue prej Ressulit nė kėto faqe.

    Por ky pėrveē randėsisė se jashtėzakonshme nė pikėpamje filologjike, ka edhe nji, ndonse tė thjeshtė, nė pikėpamje historike, qė ja vlen barra me spjegue, edhe sepse mund tė ndihmojė pėr nji datim mā tė saktė, nė mos tė tekstit qė tashmā e ka, me sigurķ tė dorėshkrimit, i cili nuk e ka.


    Pėrshkrimi

    Nji pėrshkrim i rregullt qe dhanė prej RESSULIT. Po japim tash atź tė pėrmbajtjes.


    kk 2-11 - Akte tė sinodit ndėrdioqezan tė Matės (arkidioqezė e Durrėsit e dioqezė "Lisignensis", ose me selķ ipeshkvnore nė Lisė i mbajtun nėn kryesinė e Argjipeshkvit Pal Engjėllit nė Sh. Ndėrtat tė Matės me 1462.


    kk11-131 - Ekstrakt prej "Librit tė Artė tė Lashtėsive" tė Arkivit tė Qytetit tė Durrėsit: pėrshkrim i prefekturės romake tė pretorit tė Ilirikut lindor e prendimor (si ishte nė shek. IV mb. Kr. pėr me pohue randėsinė e Durrėsit nė tė cilin quhet metropol me njiqind qytete e ipeshkvķ; ka (kk. 13 r. e t.) nji shtojcė qė qe bā me porosķ tė "kardinalit" argjipeshkėv tė Durrėsit Pal Engjėllit me 1463 me radhorin e dinastive princore tė trevės ilirike.


    kk 13 v. - 20 - Kopje e nji dekreti tė Piut II, me 10 nandor 1463, nė lidhje me lirimet nė dobķ tė kryqtarėve, qė, nė rubrikėn e māparshme, i veshet lutjes sė Argjipeshkvit "Kardinal" Pal Engjėllit nė dobi tė Skandėrbegut; ndjek lajmi i vdekjes sė Piut II (qė i pėshtetet 26 dhetorit 1463, kurse Piu vdiq me 15 gusht 1464!).


    k 20 v - Ekstrakt (me shkroja gotike) prej "Librit tė Artė tė Lashtėsive tė burrave tė ndritshėm" i Arkivit tė qytetit tė Drīshtit, nė lidhje me nji rrasė guri e cila qe gjetė aty nė kohėn e njifarė Filip Engjėllit dukė i Drīshtit, e cila e ngjitte familjen e Engjėllorėve te viti 841 i Romės dhe te familjet perandorake romake nėpėr njifarė Isak Engjėllit dukė e kont i Drīshtit, bir i Palit patric e vėlla i Pal Emilit konsull (!).


    kk 21 - 22 - Vėrtetim i venomeve krejt tė jashtėzakonshme e thuejse perandorake tė Mėhill Engjėllit kont i Drīshtit dhe tė Andrés bir i tij e tė mbasardhėsve tė tyne, si pinjoj tė perandorėve konstantinopolitanė, prej ane sė Perandorit Mihail me datė 25 prill 1293.


    kk 22 v. - 25 - Paktet e bashkimit tė qytetit tė Drīshtit me Sinjorinė venedikase, 5 gusht 1442 (gjindet edhe thuejse me tė njajtat fjalė, me titullin "Capitula Drivasti" nė Ark. e Shtetit tė Venedikut, Commemoriali XIII. ,159; ed. Ljubi, Listine, IX, ff. 157 ...).


    kk 25-27 v. - Paktet e dorėzimit tė Kėshtjellės sė Durrėsit prej Gjergj Topķsė Venedikasve, 18 gusht 1392 (duket se data āsht ajo e dukalit pėrforcues; por paktet simbas gjasės qenė lidhė kah 1 prilli, dhe kemi shenim nė Ark. e Sht. tė Venedikut, Commemoriali, VIII, 165; ed. Acta et Diplomata Albaniae, II, 480).


    kk 27 v. -32 - Gjenealogjķ e Engjėlloreve tė Drīshtit; prej tyne rrjedhin vėllaznit Pal, argjipeshkėv i Durrėsit, e Pjetėr, kont i Drīshtit, tė tė cilėve rreshtohen vasalėt e pronat qytetse e fshatare; akti shtrohet me lutje e porosķ tė zotit tė madhnueshėm Athanas Topia prej noterit Majora me 21 nandor 1460, e ka nė shtojcė tė dhana tė tjera gjenealogjike nė lidhje me familjet perandorake bizantine nė krushqķ me Engjėllorėt (tė gjitha gjenealogjitė e ndryshme kanė vetėm pėrkim tė pjesshėm me tė dhanat historike, megjithatź tė dijtuna, shpesh u bijnė ndesh e ka'iherė kronologjia del e pamundun).


    kk 32-33 v. - Letėr e Senatit dhe e Kolegjit Venedikas dėrgue Bailit, Kapidan i Durrėsit qė ka tė bashkangjitun nji dukale pėr Pal Engjėllin argjipeshkėv i Durrėsit pėr me njohė meritimet e tija pėr pajtimin nė vend e pėr mprojtjen e qytetit prej Turqve, tė dyja me datė 9 qershor 1461 (nuk mbaj mend tė kém gjetė gjurmė tė tyne nė Regjistrat e Senatit).


    kk 33 v. - Letėr e Gabriele Trevisan, provanik venedikas nė Shqipnķ drejtue Pal Engjėllit argjipeshkėv i Durrėsit (i cilėsuem "kardinal" nė rubrikė) qė dishmon se ai āsht pėrpjekė me zell, mund vetjak e shpenzime tė veta tė pajtojė Skanderbegun e Lek Dukagjinin me Sinjorinė; d. Tivar 25 korrik 1465.


    kk 34 v. -35 v. - Dukal me vendim tė Kėshillit tė tė X, drejtue Aleks Spanit, qė ka sundim nė Shqipnķ, me tė cilin i premton atij dhe trashigimtarėve nji provizion vjetor prej 400 duketėsh nė rasė sė sundimi i tij mund tė pushtohej prej Turqve ose nė qoftė se do t'ja dorėzonte Sinjorisė; 4 kallnduer 1470 (=1471); vijon nji shenim nė lidhje me premtimet e dhanuna pėr marrjen e qyteteve shqiptare tė vėrtetueme prej Sinjorisė, mbas lėshimit tė tyne Turqve, tri herė, me 1484, 1495, 1503.


    kk 36-37 - Letėr e Isak Engjėllit perandor drejtue papės Ēelestin III me tė cilėn kėrkon ndihmė kundėr Turqve tue premtue bashkim; 12 mars 1194.


    Familja Engjėlli

    Āsht e dijtun dhe āsht e dokumentueme gjanėsisht se nė Drīsht, prej nji kohe mesjetare tė papėrcaktueme e ndoshta tė papėrcaktueshme, deri me 1479, u dallonte nji familje me ketė mbiemėn.

    Por cila mund tė ishte zanafilla e cila gjendja e njimendėt nė Drīsht, āsht me dyshim.

    Ndoshta a priori mund tė dyshohet nji lidhje me dinastinė e madhe perandorake bizantine tė Engjėll-Komnen-Dukas-ve; kjo gjatė shek. XIII, mbas pushtimit latin tė Konstantinopolit dhe dhanjes pėrkatėse Venedikut tė "tė katėrtes e gjysmė" tė Perandorisė, me tė cilėn edhe bregdeti shqiptar prej Durrėsit e teposhtė, mbėrriti nė nji kohė tė shkurtė ta pėrjashtojė Venedikun dhe tė bājė nga Shqipnia qendrore e jugore despotatin e shquem te Epirit, qė i shkoi nė fillim tė shekullit vijues, si pajė, Manfredit Hohenstaufen e mandej Anjouinėve, me emnin Sundimi i Romanisė.

    Por haset vėshtirėsķ te puna se Shqipnia veriore kishte shekuj qė nuk i pėrkitte mā Perandorisė bizantine, porse mā parė Mbretnisė sė Dioklés, e mandej Mbretnisė ose Krajlnisė Serbe, e, mbas shkatrrimit tė saj nė shek. XIV, dinastisė sė Balshejve; Drīshti mandej gjindej i shtymė shumė kah veriu i kėsaj pjese tė Shqipnisė; ai ishte nji qytet tipik latin nė tė cilin bizantinizmi, pėr ēka jemi nė dijenķ, ka lanė gjurmė tė pakėta1 e prandej mund tė zźhet qė tė ketė pasė nji depėrtim tė dobėt. E vetmja mundėsķ qė na del para pėr pelqim āsht se, nė shtrimjen kohėshkurtė tė Sundimit tė Balshejve nė tė gjithė Shqipninė, nji degė e dinastisė sė Despotėve Engjėllorė tė jetė bashkue me sundimin e rķ dhe tė jetė shpėrngulė atje sipėr.

    Nji tezė e tillė nuk pėrkrahė mundsinė e gjetjes mandej nė kohėn e Skanderbegut tė nji Pal Engjėllit argjipeshkėv nė Durrės, sepse si Drīshti si Durrėsi i pėrkitshin Venedikut, dhe m'anė tjetėr nuk ka dyshim se vetė Pali rriedhte prej degės sė Drīshtit.

    Kurse njifarė gjenealogjie e Engjėllorėve tė Drīshtit, tė cilėn e gjejmė nė ketė dorėshkrimin tonė nė kk. 27 v. vv., nuk i ēekė kurrsesi Engjėllorėt e Epirit dhe i lidhė ata tė Drīshtit fill me perandorin Aleks bir i Isakut (1203-1204) nėpėrmjet nji biri te tij Aleks Andrés "duca e conte di Drivasto", i panjohun nė tė gjitha burimet, me ēka dij unė.

    Pėr sa i pėrket vendit qė zanė Engjėllorėt nė qeverisjen qytetėse tė Drīshtit, gjindemi nė tė njajtėn errėsinė. Vėrtč levdoheshin Engjėllorėt se kishin pasė nji vend tė spikatun nė qasjet e ndryshme tė qytetit me Sinjorinė Venedikase prej 1396 e pėrtej dhe āsht e pranueshme se diēka mund tė jetė e vėrtetė, tue qenė se kėto mtime meritash tė paraqituna drejtpėrdrejtė ndaj Sinjorinė tue pasė edhe ndonji njohje nga ana e saj. Megjithatź āsht e detyrueshme tė vrehet se edhe tė tjerė paraqitshin pėr ketė punė merita edhe mā tė mėdhaja dhe patėn vlerėsime nė pėrpjestim.

    Prandej duhet llogaritė se Engjėllorėt qė gėzojshin princnķ tė ishin Spanėt tė cilėt, simbas gjenealogjisė sė dhanun prej dorėshkrimit tonė (kk. 29 r. e v., 30 v.), kishin me qenė dega e paralindun e dinastisė dhe padyshim gėzojshin nji sundim tė mirėfilltė, nė mos, pėr sa na del, nė qytet, sigurisht nė trevėn e Drīshtit (sh., pėrveē dokumentimit tjetėr historik, k. 34 v. e dorėshkrimit tonė).

    Me ramjen e shumicės sė ngulimeve venedikase nė Shqipnķ, e me to tė Drīshtit, nė duert e Turqve me 1479, Engjėllorėt, si gati tė gjithė fisnikėt e tjerė e qytetarėt e vendit, u tėrhoqėn nė sundimet venedikase tė Sterés, nė veēantķ nė Venedik, Padovė, mandej nė Rovigo, ku endč sot gjinden2. Megjithatź nė shek. XVIII u dallonte nė Shkodėr, me degėzime nė Raguzhė tė Dalmacisė, Ankonė, Livorno, nji familje Radovani, alias Engjullori o Ejllori, dmth Engjėlli, qė prej Engjėllorėve mtonte se rridhte. Dega e Venedikut dhe e Sterés, prej nji date tė papėrcaktueme tė shek. XVI veproi drejt nji pėrpjekjeje tė guximshme pėr me i dhanė vetes jo vetėm nji zanafillė, por edhe tė drejta perandorake, sikurse atź pėr me krijue fisnikė, noterė, doktorė, etj., dhe deri qeverisjen e nji urdhni kalorsjak ushtarak tė quejtun "Urdhni Perandorak i Milicisė Engjėllore tė Prarueme tė Shėn Gjergjit".

    U shkandullue shumė Ducange-i nė tė tijat Familiae Byzantinae3, si pėr nji "insigne commentum", ose trillim tė dukshėm, monumental.

    Āsht e sigurtė - e kjo i pėrligjė adjektivat e Ducange-it se as Venediku, me ēka dij vetė, nuk pati kurrfarė kundėrveprimi pėr kėto mtime, as oborret, si ai austriak, bavarez e ai i Borbonėve iu shmangėn pranimit derisa blén me pare tė mira tinglluese magjisterin e madh tė Urdhnit tė Shėn Gjergjit dhe e bānė urdhnin e vet mā tė madh kalorsjak, sikurse bāni oborri i Parmės i cili ja kaloi Borbonėve tė Napolit, tė cilėt e ruejnė endč sot e kėso dite, tė njohun ligjėsisht edhe nė Italķ4. Por po aq e vėrtetė āsht se, me ēka dihet, Perandoria konstantinopolitane nuk pati kurr nji diēka tė tillė, nė mos e paēin themelue, nė gjasim tė Frankėve, me tė cilėt kishin shumė tė pėrpjekuna, Engjėlloret e Despotatit tė Epirit. Por sidoqoftė mungon ēfarėdo dokumentimi i mirėfilltė nė lidhje me tź.

    Kurse Engjėllorėt tonė kanė pasė shumė kujdes qė tė dokumentojnė - per fas e per nefas - tė gjitha mtimet e veta nėpėrmjet mbledhjes sė diplomave, e shumta tė ndėrtueme me nji mungesė pėrvoje tė dukshme, sidomos ata qė duen tė duken si bizantine. Njena ndėr kėto koleksione krejt kjartė ishte ky, njisitė e sė cilės i pėrkitshin tė gjitha nė njifarė mėnyre familjes sė Engjėllorėve.

    Megjithatź duhet tė ruhemi e tė mos i japim tė njajtin denim tė gjithė diplomatikės engjėllore. Ē'āsht e vėrteta ai qė ka nji praktikė mjaft tė hapėt tė historisė e tė diplomatikės venedikase, duhet tė pranojė, pėrballė diplomave e dokumentave engjėllorė tė ambjenteve ose tė periudhės venedikase, se ose janė autentikė ose janė tė ndėrtuem me nji kompetencė e aftėsķ tė tillė sa mos me i lanė shteg kritikave ose dyshimeve, kaq e madhe āsht saktėsia e tė dhanave historike tė njikohshme dhe pėrkimi me diplomatikėn e rėndomtė aty e nė atė kohė. Prandej ky material duhet tė kundrohet me njifarė nderimi, e tė lejohet shfrytėzimi i tė dhanave po qe se nuk del gjā pėrkundra.

    Pėrmbledhjet dokumentare engjėllore pėr tė cilat kam dijenķ janė trķ: kjo florentine laurenciane, nji venedikase e Arkivit Qytetės Correr5, e nji shkodrane e ruejtun tashmā prej familjes fisnike Kamsi tė cilėn kjo e pėrdorte si pėshtetje pėr me provue fisnikinė e vet; prej kėsaj ka qenė edhe nji kopje nė Arkivin historik tė Kolegjės Saveriane.

    Trķ pėrmbledhjet duken tė pamvaruna ndėrmjet tyne, tue pasė sejcila, dhe sidomos florentinja, nji sasķ tė randėsishme njisish qė nuk gjindeshin ndėr tė tjerat; prandej duhet tė na e marrė mendja qė mund tė jenė bā pėrpilime tė ndryshme gjithnji n'interes tė familjes Engjėlli e tė tė tjerave me lidhje gjaku me tź dhe qė bājshin pjesė nė Urdhnin e Shėn Gjergjit, por ndoshta me ndonji ndryshim nė lidhje me qellimet e drejtimet, dhe sigurisht nė kohė tė ndryshme.

    Ndėr tė trijat, florentinja pak mā e matun se tė tjerat nė pėrpjekjen pėr me dokumentue zanafillėn perandorake, duket se āsht mā e vjetra, tue u ndalė nė renditjen e vet te nji notė nė lidhje me nji vendim tė Kėshillit tė tė Dhetėve tė 1503-shit, kurse dy tė tjerat shtyhen mā tej, sidoms ajo e Venedikut qė pėrfshin material madjč deri te fillimi i shekullit tė kaluem nė interes tė Wcovich-Lazzari-ve, farefis tė Engjėllorėve. Pėrveē kėsaj ajo venedikase āsht nji koleksion i thjeshtė, pjesėsisht, dmth pėr dokumentat mā tė vonshėm, edhe me origjinale: shkodranja āsht tashmā nji kopje nė njifarė mėnyre sistematike, nuk dihet se pėr ēfarė pėrdorimi tė njimendėt; florentinja, tue pasė parasysh cenėn e posaēme e bukurinė e kopjes, mund tė njehet si e caktueme pėr me u paraqitė nė sfera tė nalta; prania e saj nė Laurenciane mund tė ngjallė dyshimin pėr nji pėrpjekje tė Engjėllorėve pėr me gjetė nji pėshtetje pėr mtimet e tyne nė Firence (te Medici-t?).


    Nė lidhje me datimin e dorėshkrimit

    Kishim me mujtė tashmā t'i pėrveshemi nji datimi tė pėrafėrt tue vrejtė se tė gjitha njisitė, pėrveē njenės qė āsht e transkriptueme me shkroja gotike tė tipit tė katėrqindshit, janė tė transkriptueme prej nji dore sė vetme me shkroja tė bukura kancelareske tė '500-shit.

    Nji saktėsķ mā tė madhe na e lejon vrejtimi se kėsomblla mā e vonė ndėr to āsht nji shėnim nė k. 35 v. nė lidhje me njė vendim venedikas tė 1503-shit; as, s'ka dyshim se kemi tė bajmė me nji shtesė regesti nė njisitė e tjera qė pasqyrojnė origjinalet e plota ose sė paku me ekstrakte tė gjana: nuk e lejon njinjishmėnia e dorės e ndoshta e vetė pendės me pjesėn tjetėr tė kopjes, dhe nė veēanti me gjithēka paraprinė e ndjek fill mbas.

    M'anė tjetėr shkrojat kancelareske tė dsh. nuk na lejojnė tė shtyhemi shumė pėrtej gjysmės sė shekullit XVI kur tashmā futej nė pėrdorim kancelaresku mā i butė e me lajle qė sundoi mandej gjatė gjithė shekullit vijues.

    Po deshtėm me saktėsue mā tepėr, ndoshta mund t'i drejtoheshim hipotezės sė parashtrueme mā sipėr, se dsh. mund t'i jetė paraqitė Medici-ve, dhe, me ketė rasė, tue qenė se Medici-t ishin kthye nė qeverisjen e Firences me 1512, ky do t'ishte terminus a quo.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Inkuadrimi i formulės

    Disa, dhe shģ trķ ndėr njisitė e mbledhuna, ajo gotike e k. 20 v. qė nisė me vitin 841 tė Romės (!), ajo e k. 36 tė 1194-s e ajo e k. 21 (komentues?) tė 1293-shit, pėrpiqen tė pėrbesojnė zanafillėn e vjetėr perandorake tė shtėpisė Engjėlli; por ilustrimi mā i madh i saj, drejt sė cilės synon pėrmbledhja, āsht ajo e argjipeshkvit Pal i Durrėsit, pėr me fuqizue figurėn e tė cilit kėrkohen, mund tė thomi, tė gjitha shkaqet. Bihet, pėr shembull, in extenso "bula" e Piut II e 1463-shit pėr Kryqzatėn por qė nuk āsht ajo e njohun botėnisht dhe qė nė rubrikė i mveshet lutjes sė vetė Palit, i cilėsuem kardinal, gjā qė nga ana tjetėr nuk ka ndonji vėrtetim dokumentar.

    Mā me vlerė kishin me qenė pėr ketė qėllim vlerėsimet e lėshueme Palit prej qeveritarėve venedikas pėr punėn qė ka zhvillue gjatė luftave kundėr turqve (k. 32 v. e 33 v.). Por sidomos pėrpiluesi u jep randėsi, tue i vū nė vend tė parė, dhe in extenso derisa me zanė ndoshta 22 ndėr 72 faqet e fletores nė aktet e Sinodit tė Matės tė shpallun e tė kryesuem prej Argjipeshkvit, tė ndjekun prej nji ekstrakti qė synon tė diftojė randėsinė e selisė sė tij tė Durrėsit.

    Kėto akte janė me nji interes tė pėrgjithshėm shumė tė madh pėr historinė kishtare tė asaj kohe si dhe nė pikėpamje tė tjera, nė vend tė parė, ai filologjik i interesuem nė veēantķ pėr formulėn e pagėzimit shqip tė dhanun te k. 4 nė rasėn kur do tė jenė laikė ata qė kanė me u marrė me dhanjen e atij sakramendi.

    Ajo tashmā ka qenė analizue nė mėnyrė tė shterrun prej Resulit qė kemi ēekė. Edhe unė me tź nuk do tė guxojshe me u shtż shumė t'i besoj grafisė sė tekstit, tue mos qenė as mjaft i sigurtė nėse kopisti e dinte shqipen, si p.sh. mund tė dyshohej prej grafisė sė paqendrueshme tė disa emnave si Schenderbehg, Scanderbeggi (gjinore), Schandabey, Scandabey, Schandarbey.

    Por mund tė shfrytėzohej pėrmbledhja e jonė edhe pėr disa dromca tė tjera filologjike, tė shumtėn e herės tė nxjerruna prej antroponomastikės e prej toponomastikės.

    Ndoshta kemi trķ skaje tė vetme tė pėrbashkėta: bastina (sot bashtina) (k. 8 v.) me burim serb, nė atė kohė me kuptimin e nji toke me pronėsķ trashiguese tė lirė e jo feudale e as shtetnore, kurse sot ne pėrdorim me nji kuptim tė thjeshtė si "sinjuer"; tjetri āsht "magalia seu casalia au ville", qė i pėrgjegjet tė soēmes mahalla me tė njajtin kuptim (k. 30 v.; por qė nuk u pėrket akteve tė sinodit, por gjenealogjisė sė Engjėllorėve e pėrshkrimit tė pronave tė tyne).

    I treti āsht "vaivoda" (k. 23 v.) i cili mā vonė āsht kthye nė vojvoda (me burim serb) n'atė kohė me kuptimin e komandantit tė aradheve vendore, ne e soēme tė kreut tė mahallės ndėr fiset e Malėsisė shkodrane e tė kreut tė "vllaznisė" (=gens) nė Dukagjin.

    Me pėfshimje tė dyshimtė, atė herė, nė gjuhėn shqipe, janė skajet numismatike aspri (qė u kthye mandej nė shq. astra, monedhė e imtė argjandi) e grossi (qė u kthye mandej nė shq. grosh, pak a shumė qė i pėrgjegjet pjastrės turke).

    Prej onomastikės kishim me mujtė me nxjerrė skajet shqiptare qė vijojnė:

    prej "L'Ama" (lagje e Drīshtit) (k. 30 v.) - lāma, ose āma po qe se i pėrgjegjet toponimit tė soēėm drīshtjan Āma, duhet tė pelqehet i dyti);

    prej "Arxzista" (lagje e Dr.; k. 30 v.) - hardhishta;

    prej "Chechiuli" (mbiemėn; k. 30 v.) - emėn i prejardhun nga i keq;

    prej "Fundena" (lagje e Dr.; k. 30 v.) - nji shumės asnjanės prej fund;

    prej "Malisezi" (lagje e Dr.; k. 30 v.) - mali e zezi;

    Prej "Rusculi" (k. 31, topon. qė pėrsėritet edhe nė vise tė tjera) - rrushkulli;

    prej "Schipudaro" (k. 23 v., mbiemėn, i njohun edhe prej burimesh sė tjera) - shqipėtįr.

    Vėrejmė gjithashtu nė lidhje me fonetikėn, se lumi i soēėm Kiri, na del dy herė me grafinė "Chlir" (k. 30 v.), se Serbėt dalin si "Sclavi" (k. 24) nė fjalinė "tempore Sclavorum" qė i pėrgjegjet shprehjes sė soēme "nė kohė tė Shkjaut"; se toponimi i soēėm "Ura e Shtrejt" (Ponte Stretto - Ura e Ngushtė) del nė trajtėn "Ponte Streta" (!) (k. 30 v.); se Vilza (o Vilėza) e soēme del "Villesza" (k. 30 v.).

    Pėr sa i pėrket historisė juridike e ekonomike, pėrmbledhja e jonė na verteton praninė e statuteve vendore qytetėse (kk. 23 e 27) atė tė pranisė qysh n'atė kohė tė vendbanimeve fshatare me emnin magalia o casalia o ville (k. 30 v.), tė ruejtjes deri atėherė tė kuptimit juridik tė pronėsisė tokėsore private (bastina) kundrejt asaj tė enteve publike si Kisha (k. 8 v.); na bān me dijtė edhe se masa e "arės" ishte 100 hapa pėr 50, dmth rreth gjysmė arė dhetore tė soēme; se gjysmataria ishte: 9/10 pronarit pėr vneshtat (k. 31) pėr tė cilėn qytetarėt ishin shumė tė kujdeshėm (k. 23 v,), e 2/5 pronarit pėr tė mbjellat e tjera; se monedhat e pėrdoruna (vetėm pjesėsisht prej punishtės ku priteshin ose me emėrtim venedikas) ishin aurei-t" (khs. "florenit" k. 4 v., ndoshta zecchini), i llogaritun sejcili me 4 "iperperi" (khs. kk. 2 v., 3 r. e v., 42 (ndoshta 4 r - W.K.) e v., 5, 6 r. e v., 7 r. e v., 8 v, 9, 11), tė cilėt edhe ata llogariteshin me 12 "grossi" (khs. k. 8 v.) ose me 10 "aspri" (k. 11); se ishte zakoni me i ndį tė ardhunat prej gjobave ndėrmjet autoriteteve tė ndryshme tė interesueme (si nė rasėn e priftėnve konkubinarė qė nuk pranojshin me u paraqitė nė gjyq e qė i nėnshtrohen, simbas normės tė k. 7 v., nji gjobe 15 iperperėsh, gjysma pėr Ordinarin Dioēezan e gjysma pėr Zotninė shekullor); se sherbimi ushtarak kryhej prej bashkėsive pėr Shtetin me formacione tė vetat me komandant tė vetin ose "vaivodė", jo mā shumė se nji ditė larg pėr mos me e lanė tė pamprojtun vendin e vet.

    Pėr sa i pėrket jetės kishtare, na del se ishte e zakonshme dokeja ose shpėrdorimi pėr me mbarėshtue sakramendet nė shtėpķ (k. 3 v.); se pagėzimin ishte zakon me e mbarėshtue tue pėrsėritė formulėn njipėrnji pėr sejcilėn ndėr trķ lamjet (k. 3 v.) e se pagėzimorja nuk pėrdorej zakonisht (k. 4); se krezmimi mbarėshtohej prej meshtarėve pėrnjiherė me pagėzimin, o sė paku qė si krezmim mbahej vojimi pagėzimor (k. 4); se u mbarėshtohej kungimi edhe foshnjeve (k. 4 v.), se kungimi nuk ishte zakon qė t'i mbarėshtohej extra missam besimtarėve tė shėndoshtė, e se "dritarėza" o dollapi i vogėl nė mur qė pėrdorej si tabernakull pėr ruejtjen e Llojeve Shźjte pėr tė sėmutėt endč nuk ishte nė pėrdorim tė zakonshėm (k. 3); se as nuk ishte nė pėrdorim tė zakonshėm kota o "superpellitium" pėr meshtarėt, o nemosč pak sish ishin tė pajisun me tź (k. 3); se Durrėsi kishte kanonikė (k. 31), se me sigurķ kishte "shkolla" o vllaznķ artesh e zanatesh (k. 23 v.) e se ndoshta famullitari nxirrte sosh tė ardhuna me shpėrdorim e tė mbajtuna si kursime (k. 8; megjithse aty mos duhej kuptue "jura scholae" por "jura stolae").

    Nuk do tė zgjatemi tue pėrshkrue pėrfundimet historie qytetse e tė pėrgjithshme tė kėtij dorėshkrimi (qė tek e mbramja janė ndėr mā pak tė sigurtat), tue u kufizue te dhanja e nji idéje dhe nji repertori me nji radhuer antroponomastik e nji toponomastik mirėfillit shqiptarė qė i kemi nxjerrė prej si.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ANTROPONOMASTIKA

    ANDREA, ipeshkėv i Lisė-s (k. 2);

    ANGELO Andrea (k. 21), Filippo (k. 20 v. ), Isacco, dukė kont i Drīshtit (k. 20 v.), Michele (k. 21), Paolo, argjipeshkėv i Durrėsit (vv.), Pietro (kk. 29 k. 31);

    ANTONIO, argjipeshkėv i Durrėsit, paraardhės i Pal Engjėllit (k. 4 v.);

    ARIANITI COMNENI, princa (k. 29);

    BALSCIA, princa (kk. 13 v. e 29);

    BELLO Giovanni (k. 23 v.) e Michele (k. 24 v.), krenė tė Drīshtit;

    CHILANZO Teodoro, krye i Drīshtit (k. 23 v.);

    CERNOVICHI, princa (k. 29 v.);

    DUCAGINI, princa (kk. 13 v., 29 v., 30 v.);

    DUKAGJINI Lekė, princ (k. 3');

    DUSMANI (= Dushmani), princa (k. 13 v.);

    FRANCO, fisnikė, degė e Engjėllorėve (k. 29);

    GIOVANNI, argjip. i Durrėsit 1392 (kk. 25 v. e 26);

    GOISSI, bujq (k. 30 v.);

    GOLEMI, princa (kk. 13 v. e 29);

    HERMANI, bujq (k. 30 v.);

    MAJORA Giovanni, kanonik, notčr e kanēeljer argjipeshkvnor i Durrėsit (kk. 13 v. e 31);

    MARTUSI, fisnikė, degė e Engjėllorėve (k. 29);

    MASSIOTHI Nica, krye i Drīshtit (k. 24 v.);

    MUSACHII, princa (k. 13 v.);

    PASTROVICH Progono, kont (k. 22);

    PRECALO Bello, krye i Drīshtit (k. 23 v.);

    SKANDERBEG (kk. 2, 33 v. e 34);

    SPANI, princa, degė e paralindun e Engjėllorėve tė Drīshtit (kk. 13 v., 29r. e v., 30 v.);

    SUMA Teodoro, krye i Drīshtit (k. 24 v.);

    TŅPHISI (= Topia), princa (k. 13 v.);

    TOPIA Atanasio (Tanus?), fisnik (k. 31 v.), Giorgio, princ i Durrėsit (kk. 25 e 29 v.);

    ZARISI, princa (k. 13 v.).




    TOPONOMASTIKA


    ABUACH, lagje e Drīshtit (k. 30).

    ADUUM, Lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    ALBANESI (k. 23 v. e 27).

    ALBANIA (k. 2).

    ALESSIO, qytet (k. 34).

    l'AMA, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    ARXZISTA (= Hardhishta?) fshat (k. 30 v.).

    AXZIMOY, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    CATHAMAZICHOR, lagje e Drīshtit (k. 30).

    CHATHERUCI, fshat (k. 31).

    DOMINI (=Domni), fshat (k. 30 v.)

    DRIVASTO, qytet (kk. 20 v., 21, 22 v., 28 r. e v., 30).

    DURAZZO, qytet (kk. 2, 25, 32 v.).

    FIERIPH, fshat (k. 30).

    FUNDENA, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    GRILLI (= Grija?), fshat (kk. 30 v. e 31).

    HERMANI, sh. radhorin antroponomastik: i pėrgjegjet lagjes sė soēme shkodrane tė quejtun Rrėmaj.

    ILLIRICA, krahinė (kk. 2 e 31).

    KIRI, lum (k. 30 v.).

    L'AMA (sh. l'AMA).

    LIZA, seli ipeshkvnore (k. 2).

    MALISEZI, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    MATJA, krahinė (kk. 2r. e v., 7).

    MERTURI, ndoshta e ka marrė emnin prej Martusėve tė radhorit antroponomastik.

    MESSII, fshat (k. 30 v.).

    de le MISSI, lagje e Drīshtit (k. 30).

    MONGULSI (= Mataguzhi?), fis (k. 24).

    NOGARE, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    PASSO BIANCO, fshat (k. 31).

    PASTROVICHI, fis (k. 22).

    PLISTA, fshat (k. 23).

    PREKALI (sh. Precalo nė antroponomastikė).

    RASHI, fshat (k. 30 v.).

    RRUSHKULLI, fshat (k. 31).

    S. GIORGIO, kishė e "shkollė" e Drīshtit (k. 23 v.).

    S. GIOVANNI DI STRIVALIO, abacķ (k. 23).

    S. LUCA, lagje e Drīshtit (k. 30).

    S. MATTEO, kodėr (k. 31).

    S. NICOLA, kishė e Drīshtit tė vjetėr (k. 22 v.).

    S. CROCE, "shkollė" e Drīshtit (k. 23 v.).

    S. MARIA, katedrale e Drīshtit (k. 30).

    S. MARIA, "shkollė" e Drīshtit (k. 23 v.).

    S. MARIA, kishė e Drīshtit tė vjetėr (kk. 30 e 30 v.).

    S. SOFIA, kishė e Drīshtit (k. 30 v.).

    S. TEODORO, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    S. TRINITĄ della Matja, monastir (kk. 2 e 9).

    SCLAVI (k. 24).

    SCUTARI, qytet (kk. 23 v., 25, 35).

    SEMON, fshat (k. 30).

    SPINUS, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    STRIVALIO, sh. S. Giovanni di Strivalio.

    TURCHI (k. 2).

    URA E SHTREJT, fshat (k. 30 v.).

    VALONA, lagje e Drīshtit (kk. 30r. e v.).

    VEDIGLIACO, lagje e Drīshtit (k. 30).

    VILĖZA, fshat (k. 30 t.).

    ZENCHLIA, lagje e Drīshtit (k. 30 v.).

    1 Nė lidhje me kėtź mezķ mund tė ēeket nji medalje me Shźjtnit Dhimitėr e Theodor e gjetun prej Ippen-it, dhe toponimet e S. Auracio (i cili āsht megjithatź mā parė sllavo-bizantin sesa greko-bizantin), Sh. Theodori e Sh. Sofia.

    2 SPRETI: Enciclopedia storico-nobiliare, sh. tė fundit.

    3 Nė vijim tė Historia Constantinopolitana, te zāni "Angeli Drivastenses".

    4 V.SPRETI. Enciclopedia storico-nobiliare, te zāni "Angeli".

    5 Dsh. Cicogna, 1595.

    Marrė nga rev. "Shpirti shqiptar" Torino,

    Drejtor: Namik Resuli

    Vj.I/1955, Nr.3, Janar-Mars, f. 15-23.


    Pėrktheu nga italishtja: Willy Kamsi.




    Phoenix 09 - Artikulli 03
    www.dardania.com/phoenix/...art03.html

    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
    www.dardania.com/phoenix

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •