Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Leter e Kristoforidhit albanologut austriak

    Shqiptar
    Registered User
    (7/10/00 8:26:27 am)
    --------------------------------------------------------------------------------


    Njė letėr e panjohur e Konstantin Kristoforidhit drejtuar albanologut tė madh austriak Gustav Meyer

    Letra ėshtė gjetur nė Universität Bibliothek Graz, Nachlass MEYER, Signatur I 1766 Briefnumer 34. Letra, e datuar mė 14 nėntor 1883, ėshtė shkruar nė greqisht dhe anglisht ndėrsa paraqitja nė shqip ėshtė pėrgatitur nga redaksia e Phoenix-it


    Zotėri,

    mora letrėn tuaj miqėsore tė datės 16 tetor sė bashku me veprėn tėnde mė tė rėndėsishme. Besoj se Dr. Foy ju ėshtė pėrgjigjur ndėrkohė, sipas porosisė sime; atij unė i dhashė gjithashtu librin "Njė traktat i shkurtėr rreth letėrsisė shqiptare", hartuar nė greqisht prej meje, pėr ta pėrkthyer nė gjermanisht, gjė qė mund t'iu shėrbejė si njė udhėheqės pėr studimet shqiptare. Nė fakt, unė nuk e di nėse Dr. Foy jua ka dėrguar atė apo jo. Unė veprova kėshtu mbasi nuk e zotėroj gjuhėn gjermane. Gjuhėt tė cilat unė i flas dhe i shkruaj janė si vijon: greqishtja e vjetėr, greqishtja moderne, latinishtja, italishtja, anglishtja, turqishtja dhe shqipja qė ėshtė gjuha ime amtare.

    Ju zotėri mė shkruanit mua "nėse kam ndėrmend tė botoj ndonjė fjalor shqip" dhe "sa kohė do t'i duhet shkencės tė presė pėr njė dhuratė tė tillė tė ēmuar?" Mė duket zotėri se ju nuk keni ndonjė ide rreth meje, madje as edhe kushteve nė tė cilat gjendet Shqipėria momentalisht, duke pasur parasysh ngjarjet mė tė fundit, qė kanė ndodhur pas Luftės Turko-Ruse:

    - e gjithė Shqipėria ėshtė e qeverisur sot prej ligjit ushtarak;

    -tė gjithė aristokratėt e Shqipėrisė janė tė dėbuar nė Turqinė Aziatike dhe disa prej tyre madje nė burgje;

    - unė jam i lidhur kėmbė e duar dhe nuk mund tė punoj mė pėr autoritetet turke tė cilat kanė ndaluar ekskluzivisht ēdo botim nė shqip brenda shtetit tė tyre.

    Dorėshkrimet e leksikografisė qė pėrmbajnė 40 000 fjalė gjenden nė duart e mia. Pėr mbledhjen e tyre unė kam punuar njėzet vite, kam shpenzuar njė shumė tė jashtėzakonshme tė hollash pėr t'i mbledhur dhe kam bėrė udhėtime tė gjata nė Shqipėri. Por aktualisht unė nuk kam tė holla qė tė mund tė shkoj nė disa shtete tė huaja dhe ta botoj kėtė fjalor tė gjėrė, pėr tė cilin, pėr ta shtypur nevojitet si shpenzim sė paku 500 sterlina angleze. Kujt duhet t'i kėrkoj unė asistencė pėr ta botuar atė? Vendit tim? Vendi im jo vetėm nuk ėshtė nė gjėndje tė mė ndihmojė mua, por ai nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė mbasi qeveria e ndalon kėtė. Ndoshta ju jeni pėrsoni mė i pėrshtatshėm pėr ta botuar fjalorin shqip, mbasi pėrfaqėsoni albanologun e epokės; pikėrisht pėr kėtė unė besoj se ju mund ta realizoni njė gjė tė tillė nė qoftė se i shkruani akademive tė ndryshme tė Europės sė ndritur, ose klubeve tė ndryshme tė botės shkencore, apo nėqoftėse ju hapni njė katalog tė disa pajtimtarėve bujarė, tė cilėt mund t'i blejnė dorėshkrimet e mia pėr llogari tė tyre personale dhe mė pas t'i botojnė ato. Unė mund t'ua jap ato me njė ēmim tė pėlqyeshėm; pėr mė tepėr unė premtoj tė jem i pranishėm gjatė shtypjes sė fjalorit pėr tė korrektuar gabimet tipografike, gjė tė cilėn sigurisht nuk mund ta bėjė asnjeri pėrveē meje. Tė lutem zotėri, mendoni rreth kėtij problemi dhe mė jepni njė pėrgjigje, mbasi ekziston frika se unė edhe mund tė vdes (unė jam 57 vjeē) e dorėshkrimet tė zhduken, atėherė shkenca nuk do tė jetė nė gjendje tė zėvendėsojė humbjen e tyre pėr shumė shekuj.

    Pranoni zotėri sigurimet e konsideratave tė mia mė tė larta pėr ju.

    admiruesi juaj i devotshėm

    Konstantin Kristoforidhi




    adresa:

    Mr. Constantin Christoforides

    Bible House

    filgiangiler yokoushou

    Constantinople


    Unė ju dėrgova tė plotė "Testamentin e Ri", tė pėrkthyer prej meje nė dialektin toskė, gjithashtu, dhe "Genesis", "Exodus" dhe "Denteronomy", tė pėrkthyera prej meje nė dialektin toskė sė bashku me fotografinė time. Unė do t'iu dergoj ju gradualisht gjithashtu proverbat e Solomonit dhe librin e Isaiah, por ato nuk janė lidhur akoma.

    C. Christoforides.





    Phoenix 07 - Artikulli 06
    www.dardania.com/phoenix/...art06.html

    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
    www.dardania.com/phoenix

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anas60
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Tirana, ALB
    Postime
    48
    Interesante, vecanerisht pershkrimi i situates ne Shqiperine e asaj kohe.... Aristokratet e debuar, - ndoshta me qellimin e gjithe kohrave per ti hequr trurin dhe udheheqjen ketij kombi te gjuhes se pare dhe gjuhes se zotave.
    Nuk e di ne se ai fjalor arriti te botohet nga Kristoforidhi ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anas60 : 06-11-2009 mė 17:36
    Kenaqem me ate qe arrij, perpiqem ta arrij plotesisht...
    Sumerian is Albanian

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim Postuar mė parė nga Anas60 Lexo Postimin
    Interesante, vecanerisht pershkrimi i situates ne Shqiperine e asaj kohe.... Aristokratet e debuar, - ndoshta me qellimin e gjithe kohrave per ti hequr trurin dhe udheheqjen ketij kombi te gjuhes se pare dhe gjuhes se zotave.
    Nuk e di ne se ai fjalor arriti te botohet nga Kristoforidhi ?
    Shume,VEPRA TE RILINDASEVE DHE SHKRIMETAREVE TE PANJOHURE

Tema tė Ngjashme

  1. Kino-ditari - Filma tė rinj nė 2007 !
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 09:11
  2. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  3. Kara Mahmud PashĖ Bushati
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 14:58
  4. Vezhgime Mbi Shqiperine Te Famulltarit Austriak
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 12:57
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •