Tirana, nė truallin qė ėshtė sot i takon njė vendbanimi tė kohės antike tė periudhės sė neolitit.
Arkeologėt tanė kanė zbuluar rrėzė Dajtit rrėnojat e njė kėshtjelle tė shekujve tė parė tė erės sė re, qė ka gjasė tė jetė kėshtjella me emrin Tirkan, tė cilėn e pėrmend nė shekullin e gjashtė historiani bizantin Prokopi. Pėr kėtė kėshtjellė flasin edhe aktet venedikase tė vitit 1418. Humanisti i shquar shqiptar, Marin Barleti, nė veprėn e tij madhore “Historia e Skėnderbeut” shkruan se me emrin e Tiranės, ndeshet njė rrėnjė e lashtė qė haset edhe nė viset e tjera shqiptare ku banonin ilirėt. Tiranėn e rrethojnė disa kodra, nė shpinė tė sė cilave janė ndėrtuar njė varg kalash, si ajo e Petrelės, e Prezės, Ndroqit, Farkės etj., tė cilat shėrbenin pėr mbrojtjen e Durrėsit e tė Krujės. Nė periferi tė fushės sė vjetėr tė aviacionit tek i ashtuquajturi “Kroi i Shėngjinit” pranė njė faltoreje tė vjetėr mesjetare, arkeologėt kanė zbuluar njė mozaik interesant bashkė mė mbeturina tė tjera arkitektonike tė antikitetit tė vonė. Emri Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda e pėrmendur nė burimet e lashta greke e latine. Vendasit e quanin Teranat, meqenėse fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujėrat nga malet pėrreth. Nė njė studim tė tij, Dr. Maliq Osi nga Kosova, duke gėrmuar nė historikun e lashtėsisė sė Prizrenit shkruan se, sipas akademikut amerikan, Erik Hempi, gjatė hulumtimeve tė tija ka ardhur nė pėrfundimin se emri Theranda pėrbėhet prej: pri (pėr, pre) term urbanistik me kuptim, kėshtjellė, qytet, qytet i madh dhe zerandė. Nė variantin e dytė, emri Tiranė vjen nga Tirkan. Kjo ėshtė kėshtjella pėr tė cilėn folėm mė sipėr qė daton e ndėrtuar nė fillimet e shekullit tė parė tė erės sonė. Rrėnojat e saj ekzistojnė edhe sot pranė urės sė Brarit nė njė shpat tė Malit tė Dajtit.
Tirana pėrmendet edhe pėrpara se tė vinin turqit nė Shqipėri. Me emrin Tirana kemi dy fshatra, “Tirana e vogėl” dhe Tirana e madhe qė ėshtė dhe kryeqyteti i sotėm. Pikėrisht kėtė ka pohuar dhe humanisti dhe historiani ynė, Marin Barleti. Tiranė tė vogėl, siē thotė dhe shkrimtari e arkeologu i njohur, mbledhėsi i Kanunit tė Lekė Dukagjinit Shtjefėn Gjeēovit nė novelėn e tij “Mnera e Prezėz”, “Tmerri i Prezės” Barleti quante pikėrisht Prezėn.
Krijoni Kontakt