Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Dy dialektet kryesore dhe pikëpamja e jonë

    Para disa vjetve, ne Prishtine, qe marrun nji vendim. Simbas ketij vendimi, aty -- e pra, prej te gjithe shqiptareve ne Jugosllavi -- si gjuhe shkrimi do te perdorej gjuha e unjisuar, e cilla, e imponueme prej regjimit komunist, asht perdorun dhe po perdoret ne Shqipni. Kjo shprehje, qi asht pagzue "gjuhe e unjisuar", paraqet te gjitha tiparet e dialektit toskenisht.

    Vendimi i marrun si ma siper, ndoshta, mund te jete
    ndikue nga ndonji rrethane. Aj, mund te kete parapame,
    ndoshta, ndonji perfundim dobiprues, qi une, ose nuk mund t'a cmoj, ose nuk mund t'a shfaqij per nji arsye, o per nji tjeter. He per he mund te na vije ndermend rrafshi kulturuer dhe tekstet e botueme ne Shqipni, te cillat, mund t'iu apin nji ndihme shqiptareve jashta kufinit. Jane arsye te forta, qi nuk mund t'iu mohehet randesija.

    Tirana, me ane tekstesh, ndoshta, don me i afrue shqiptaret e Jugosllavis qi te kene lakmi per sistemin komunist te zbatuem ne Shqipni, mbassi ajo, komunizmin e Jugosllav po e cilleson revizionist dhe nuk po ia kursen kritikat n'asnji rase. Ndoshta, mund te jete terthoras, ndonji kunj i huej, per t'i largue shqiptaret e atjeshem nga shprehjet e tyne, tue i lanun as te hapa, as te hipa.

    Mirepo, sido qi te jene arsyet, ma para duhet te kemi parasysh elementin, qi perban njimilionegjymes shqiptare. Na, e dijme se, shqiptaret ne Jugosllavi, e kane pasun te ndalueme shkollen shqipe deri ne vjetin 1941. Jo vec shkollen shqipe; por, si prej perandoris Osmane, ashtu dhe prej imperializmit serb, ata, qi guxojshin me shkrue e me kendue gjuhen e tyne, shqipen, ndeshkoheshin me ndeshkime te randa si me pase bame ndonji krim.

    Si e tham, ne vendet shqiptare, qi sod ndodhen nen sundimin e Jugosllavis, shkolla shqipe, ishte themelue vetem ne vjetin 1941. Me gjithe kete, ajo, mbas pak vjetve, qe shterngue me u pershkue neper gryka te ngushta e neper kethesa te veshtira. Me shum mundime mberrini ne shkallen e sodshme. Dredhinat e shovenizmit, qene te tmeresheme per t'i vume nderkambezen shkolles shqipe. Me dasina, me percamje, me shkallmine arsimtaresh, me perzanje mesimdhanesash e me lloje torturash morale e materiale, shovenizmi, u perpoq me ia nxjerrun rranjet ne diell shkolles shqipe. U krujuen pakica te pa qenuna neper qytete. U themeluen shkolla jo shqipe pa asnji kriter dhe pa vullnetin e popullit. Bonore te ndryshem shqiptare, u shternguen prej veglave te shovenizmit serb qi t'i dergojne femijt e tyne ne shkollat turke.

    Edhe sod, gjendja e elementit shqiptar, qi banon ne
    krahinen e quejtun Makedoni, nuk shfaqet ne pershtatje me deshirin e popullit. Per shembull, disa katunde shqiptare ne Reke, per te vetmen arsye pse jane te besimit orthodoks, shkollat e tyne i kane sllavisht. Koha, ndoshta, dikuer, do t'a normalizoje gjendjen edhe ketu.

    Mbi te tilla padrejtesina, para disa vjetve, pata
    shkrue nji seri artikujsh, me te cillet asht lajmue bota
    shqiptare.

    ** ** **

    Valle, ky popull, me nji jete shkollore kaq te shkurte e kaq
    te cale, a mund te jete brumzue n'ate shkalle sa te jete ne gjendje me e pervetue dhe me e honepsun edhe toskenishten, e cilla, i asht imponue me marken "gjuha e unjisuar"?

    Nuk me besohet. Ata qi e besojne, me duket se
    jane optimista te tepruem. Sikurse kemi asish prej jugut, qi ene nuk jane ne gjendje me i perngjitun me njana tjetren kater a pese fjale gegenisht, ashtu kemi edhe prej veriut, qi e kane te veshtire me e pervetue toskenishten. Nji katund, qi shifet, udherrefyes nuk don!...

    A thue me ket mase a mund te jete synue ndonji
    revolucion gjuhesuer? Malum!... Disa nga shqiptaret t'one, jane revolucionare te medhaj. Ne kohe disi te kalueme, ishte e modes me i paraqitun njerzt, tue i cillesue si revolucionare: --"Asht nji revolucionar i madh!...". Ani ne Kafe Kursal ne kerthize te Tiranes... Ata, qi luejshin pokerin, te gjithe ishin revolucionare (!)...

    Simbas mendimit t'em, revolucioni ne lamen e
    gjuhesis, nuk vlen as sa bane miza ne flete. Per ma teper, asht dhe i damshem; sepse, shkakton kalaveshje e
    nderlikime ne gjuhe. Ata, qi jane tekniket e gjuhes, e dijne ma mire se gjuha, asht pjella e evolucionit e jo e
    revolucionit. Cashtja e gjuhes, nuk iu pergjane cashtjeve tjera. Gjuha, lene prej nevojes. Ajo, me revolucion, percellohet; por, nuk piqet.

    U lodh bota me revolucione; por, perfundimi, si
    thote populli, pese me hic. N'ato vende, ku po zbatohet
    evolucioni, popujt, ne cdo shtrese po shkojne perpara me
    hapa te shpejte e te sigurte, pa i rredhun ndokuej gjak
    hundesh. Ndersa, ne vendet revolucionare perparimi, po
    hece rrezou e cou dhe vetem ne siperfaqe. Shtresat e
    popullit, po qendrojne haru e gjithenji me duer ne gji, tue
    u zhytun ne frike e ne mizerje.

    Kur bisedoj mbi revolucione, e kam fjalen ne
    pergjithesi. Nuk jam tue e dallue ndonjanin prej tjetrit,
    simbas ngjyres, qi paraqesin.

    Pa tjeter diktatorit, ose klikes se diktatures, veprat
    e veta i duken te shkelqyeshme, per shkak se diktatori vete, ose klika, e sodite vendin prej s'nalti nga maja e kodres.

    Plasi tue bame revolucione Amerika Latine; por,
    mbolli fryme e korri ere. Eja njani e mbush e eja tjetri e
    derdh!... Nuk qe e mundun qi te shkonte pende, jo me
    Shtetet e Bashkueme t'Amerikes; por, as me Kanada-n.

    Njeriu, ne cdo pune, ma para duhet te doje, te
    dashunoje, te kete zelle, ne kete vullnet dhe, mandej, te
    veproje. Po t'i mungojne keto, njeriu, vepron si robot. E
    veprimi si robot, nuk deperton ne te gjitha skutat e mbredis se njeriut. Nuk i ve' ne levizje te tana energjinat e tija.
    Roboti, mund te vleje vetem ne permbushjen e njij norme
    landore, per te cillen asht praktikue. Aj, nuk vlen, kur
    veprimtarija, ka lidhje me ndiesi e me gjykim.

    ** ** **
    A na shterngon ndonji arsye qi t'i imponohet
    shqiptarit ne Jugosllavi, dialekti i Jugut, si "gjuhe e
    unjisuar"?
    Per me mundun me iu pergjegjun kesaj pyetjeje, po
    me duhet me i hyme nji krahasimi si shkeleshko medis dy
    dialekteve, tue i permbledhun pikepamjet e mija ketu
    poshte:

    I--FOLJET E PASKAJUEME

    a) Ne gegenishte foljet e paskajueme, prihen prej
    njij "me"-je: me ardhun, me shkue, me dorzue e tjera.
    Keto folje, iu pergjegjen verbave italisht: venire,
    andare, consegnare.
    Toskenishtja, ket forme nuk e ka. Tue perjashtue
    foljen "me qene", ket forme t'infinitivit nuk e perdore. Ne
    vend te formave, qi perdoren ne gegenishte, toskenishtja, perdore: "T'ardhur, te shkuar" dhe "te dorezuar."
    Format, qi perdoren ne toskenishte, mjaftojne sa
    per me u shprehun me 'to; por, nuk i pergjegjen shprehjes
    se pasun gjuhesore. Gjuthashtu, nuk e kane aq vleften e
    ushtrimeve ne gjuhe tjera, ne gjuhe te perparueme. Per
    shembull, kur thomi:
    --"Asht ma mire me vdekun me ndere se me jetue me
    turp," trogojme nji ide pa e lidhun me me ndonji person dhe me ndonji kohe. Ket ide, pike per pike, nuk mund t'a
    shprehim me format e toskenishtes. Do te thojshim:
    --"Eshte me mire te vdesish me ndere se te jetosh me
    turp," ose "Eshte me mire te vdekurt me ndere se te jetuart me turp."

    Si shifet format e infinitivit te perdoruna ne
    toskenishte, nuk e kane nuancen e formave te gegenishtes.
    Ndryshe perkethehet ne nji gjuhe te huej fraza e siperme
    gegenisht; ndryshe perkethehet ajo toskenisht.
    Format, si ma siper, te toskenishtes, jane edhe ne
    gegenishte: "T'ardhun, te shkuem, te dorezuem." Por,
    kuptimi i ketyne ndryshon nga aj i infinitivit. Jane emna
    foljore. Kur thomi "Te dorezuemt e materialit" asht tjeter;
    kur thomi "Me dorezue materialin" asht tjeter.

    b) Toskenishja, INFINITIV-in dhe EMNIN
    FOLJOR i permbledh ne nji forme te vetme. Kjo, asht nji
    mungese per 'te. Kur i kemi ne forma te vecanta, perse te mos i perdorim? A do t'ishte e udhes me bojkotue, ose ma mire te thomi, me lecitun nji pjese te shqipes? Ne ket menyre, gjuha, ne vend qi te zgjanohet, tue leshue dega, rrema e ngallore, vjen e kufizohet ne nji rreth te ngushte.

    c) Ne gegenishte kemi foljet pusore (pesore) si:
    "Me u shkrue, me u kujtue, me u shpalue" e tjera. Keto,
    i gjegjen, te thomi, italishtes: "Scriversi, ricordarsi, e
    spiegarsi".
    Ne cdo gjuhe tjeter jane keto forma.
    Toskenishtja, keto nuk i ka fare.

    Me sa shpaluem deri ketu, merret vesht se, ata, qi
    merren me gjuhesi, e pranojne ket bame. Prandej, nuk do
    te ishte e drejte me ngulmue perpara ketij fakti, qi duket
    lakuriq.


    III--DISA FOLJE NDIHMETORE

    a) Gegenishtja, ka formen e verbit: "Desh u
    rrezova, desh u ngaterrova, desh e mbyeti, desh e pata
    vrame, desh e kishte thyem, desh e kishte zemrue" e tjera.
    Asht nji forme, qi nuk po e dij, ne se asht perfshime ne
    gramatikat t'ona; por, teskenishtja, nuk e ka.

    Kesaj forme kishim me i thanun "forma afrimore".
    Ne gjuhet orientale quhet "fiil-i takribi". Kjo forme, per
    kohen e kalueme, tregon nji veper, e cila ka mbetun pa u
    kryem, d.m.th. pa u permbarue, per arsye te pavaruna nga vullneti i auktorit.

    Toskenishtja, kuptimin e kesaj forme e shprehe:
    "Gati u rrezova, gati u ngatrrova" e tjera. Keto forma i ka
    dhe i perdore edhe gegenishtja; por, si e tham, ajo, per ma teper, ka dhe format e saja te sipershenueme. Prandej, asht me nji permbajtje ma te gjane e ma te pasun.

    b) Gegenishtja, ka formen e verbit: "Kesh t'a dij,
    kesh t'a dishe, kesh t'a dije, kesh t'a dijme, kesh t'a dijni,
    kesh t'a dijne; kesh t'a kem dijtun, kesh t'a kishem dijtun,
    kesh t'a kishem pase dijtun" e tjera.
    Kjo forme meriton nji studim t'imte prej
    KOMPETENTAVE. UNE, KET FORME KISHEM E QUEJTUN "FORME urimore". Ne gjuhet orientale quhet "fiil-i temenni". Asht nji forme e vecante e deshrores.
    Toskenishtja, ne menyre te pershkrueme, ket forme
    nuk e ka.
    Fishta, ne "Lahuten" e vet , te dyja i ka perdorun.

    c) Folja deshrore ne gegenishte, ka edhe nji forme
    tjeter te posacme: "Hangerte dreqi, gjofti rrufeja, vrafti
    ora, marrte lumi" e tjera. Vertete jane perdorime te rralla; por, jane. Dhe mund te shtohen me perpunimin e gjuhes.

    Ket forme toskenishtja, nuk e ka.
    Si shifet, zanoret ne fund te ketyne fjaleve, jane te
    gjata. Jane te gjata, sepse, jane --ne te vertete-- dy zanore.
    Pernjimend, kur thomi "hangerte dreqi" duem me thanun "
    e kangerte dreqi". Mandej, "e"-ja , qi tregon nji peremen
    vehtor e qi asht kundrine, kur vjen ne fund, merr formen e "hangertee". Tash, ndeshemi perpara dy zanoreve.
    Prandej, hjekim zanoren e pare dhe te dytes i veme nji
    theks te gjate. Dhe keshtu, mberrime ne formen "hangerte".


    III-- PERDORIMI I FOLJEVE NDIHMETORE NE
    KOSOVE

    Shprehja e Kosoves, ne perdorimin e foljeve
    ndihmetore, ka nji epersi, jo vec mbi toskenishten; por,
    edhe mbi shprehjet e gegenishtes se perdorun ne disa
    vende. Ne fakt, Kosova, ne pershtatje me gjuhet tjera
    motra, perdore: "Jam ardhun, jam shkue" e tjera. Ndersa,
    pjesa e Shqipnis, perdore: Kam ardhun, kam shkue e tjera.


    IV-- FORMAT E NDRYSHME MBIEMNORE

    a) Gegenishtja, i ka te plota format mbiemnore, qi,
    ne vetevehte, tregojne nji kuptim merite, ose nji kuptim
    mundesije. Fjala vjen: " i parapelqyeshem, i
    pershkrueshem, i lakueshem, i pagueshem" e tjera.
    Keto, iu pergjegjen italishtes: "Preferible,
    descrivibile, inclinabile, pagabile" e tjera.
    Ne strukturen e vet, toskenishtes mbiemnat e kesaj
    kategorije, i mungojne. Ne se sod perdoren, ky perdorim,
    asht ndikue prej gegenishtes. Ky perdorim buron nga
    deshiri per te zgjanue sheshin e shprehjes. Do t'ishte sa ma mire qi t'ishte synue dhe armonizimi i gjuhes.

    b) Toskenishtes i mungojne mbiemnat, qi mbarojne
    me "em" dhe me "un" e qi dallohen nga pikepamja e gjinis,
    TUE MARRUN NJI"E"NE FUND. F.V.: "LIBER I SHKRUEM, LETER E shkrueme, djal i fejuem, vajze e fejueme, i kuptueshem, e kuptuesheme" dhe "xhaqet i qepun, kemishe e qepune, premtim i dhanun, flale e dhanune."
    Toskenishtja, ne ket kategori mbiemnash, gjinin nuk
    e dallon. Ajo, shprehet: "Liber i shkruar, leter e shkruar,
    djal i fejuar, vajze e fejuar, xhaqet i qepur, kemishe e
    qepur." Te njejten forme per te dy palet...
    Dikush, mund te thote se, gjinija, kuptohet nga "i"-
    ja ose "e"-ja, qi vjen para mbiemnit. P.sh.:... "i shkruar,...e shkruar..."
    Pergjegjemi: --Shkronja "i" ose "e", qi vjen para
    mbiemnit, nuk ka ndonji funkcion me femnue, ose me
    mashkullue mbiemnin. Keto, jane lidhesa, d.m.th., lidhin dy fjalet, qi perbajne plotsorin. Kete e cmojne ata, qi merren me pjesen teknike te gjuhes.

    V-- EMNA ME KUPTIME FOLJORE
    Ne gegenishte kane nji perdorim te gjane format:
    "Lakueshmeni, pershkrueshmeni, pagueshmeni, thyeshmeni" e tjera.
    Keto, i pergjegjen italishtes: "Inclinabilita,
    descrittivita, pagabilita, frazionabilita" e tjera.
    Keto forma, nuk gjinden ne toskenishte.
    Vertete, perdoren: "Lakueshmeri, pershkruashmeri,
    paguashmeri, thyeshmeri" e tjera; por, jane forma t'uhajtuna prej gegenishtes.


    VI-- MJESHTRIJA NE KUVEND

    Gegenija ne pergjithesi e, sidomos, pjesa malsore,
    ne bisedimet figurative, mban nji vend te vecante prej
    krahinave tjera te Shqipnis. Banoret e maleve dhe te
    Kosoves, jane mjeshter perkah tregimi dhe te holle perkah
    pershkrimi. Ka mbetun si fjali e klishueme: --"Gjuhen e
    maleve te Dibres e marrin vesht zogjt e maleve te
    Shkodres."

    S'ka dyshim se gegenishtja, ka nji thesar fjalesh e
    shprehjesh shum te pasun. Keto fjale, ene nuk kane zanun vend, si duhet, ne gjuhen e shkrueme, per arsye se, deri sod, nuk jane bame kerkime e hulumtime kudo. Per t'i mbledhun keto fjale, asht nevoja me ardhun ne marredhanje me pupull dhe me jetue, per te gjate mot, ne gjinin e 'tij.

    Edhe per toskenishten nuk po thom se, fjalet e saja,
    jane notue te tana. Jo. Fjalet e dy dialekteve, ka per t'i
    mbledhun e per t'i grumbullue koha e ardhesheme. Une,
    thom se, gegenishtja, edhe per sa i perket vokabolarit, asht ma e pasun se toskenishtja.

    Une, per llogarin t'eme, nuk mund t'i daj. Ato dhe
    keto, jane pasuni e perbashkete e shqipes. Ne cdo skaj qi te jete, kur t'a gjejme nji fjale, duhet t'a perdorim, tue e vume ne vendin e pershtatshem.

    Asht per t'u mburrun, kur mendojme se, si populli
    i yne, qi ka qene me shpirte nder dhambe gjate mija vjetve, ka mund me e ruejt gjuhen e vet. Me arme ne dore e me zjarm ne gji!... Per ket popull duhet me u flijue. Ani, pse ndokush, pa hyme me i peshue vlerat e tija morale dhe pa hyme me i shoshitun rrethanat e ndrysheme historike, tregon pesimizme per 'te.

    Vecanisht, duhet t'iu jemi mirenjoftesa maleve, te
    cillat, tue e pase thurun vendin t'one rreth e rrotull, kane
    formue nji prite, qi nuk ka mund anmiku me e kapercyem
    pa vume ne rrezik rradaken e vet.

    Ky popull, ishte aj, qi, dikuer, pat formue
    perandorina, si ajo e Illeris --Illiris-- dhe e Makedonis. Ky, edhe kur u zgjidh, pat ferkue brinat me forca imperiale
    n'epokat e ndrysheme. Per trimni e per heroizme, mos e
    kerko ma te mire ne ftyre te botes. Bile, edhe sod, me
    gjithe qi rregjimi i terrorit, po ban cmos per t'a shfisnue, aj, po e provon se, po ruen me kujdes e me fanatizme cillesinat e lavdisheme te trashigueme prej te pareve te vet. Nuk ka rame shpirtenisht. Nuk asht shkllahun.

    Pra, na, jemi --dhe duhet te jemi-- krenare si pinjoj
    te ketij populli.

    Asht nji fakt sihariques se, populli shqiptar, sod, pa
    dallim feje dhe pa dallim krahine, asht bashkue; asht
    njitrupzue. Cdo shqiptari i rrehe nji zemer e perbashkete.
    PRA, DO TE VIJE NJI KOHE --DHE SE SHPEJTI-- QI SHQIPTARET,DOo te kene te perbashket dhe gjuhen; por, pa imponime e pa
    dhunime.

    [vijon]
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    VII-- SHKA I PAT MUNGUE SHQIPES SE KOSOVES?

    Po. Na duhet te pyetim: -- shka i mungon shqipes
    se Kosoves, qi i asht imponue dialekti i Jugut si gjuhe e
    unjisuar?
    Kosova, ne kuadrin e perandoris Illiriane, me emnin
    Dardania ka perfaqsue nji pjese te saj, tue qene ne
    KERTHIZEN E ILLERIS. PRA, SI E TILLE, ASHT DJEPI I SHQIPTARIs.
    Kanget e Mujes dhe te Halilit, qi frymzojne popullin
    per t u pajue me cillesina burrenore, me vetomhim e me
    vetmbrojtje, valle, a nuk jane prodhimi i popullit Kosovar?

    A nuk jehon ne keto vende kanga e gjate --12
    pashe!-- e Dem Ahmetit, ecilla, arsen shqiptarin se si duhet me e pranue vdekjen, per te ruejtun nderin dhe
    paprekshmenin e familjes shqiptare, kur kjo, dhunohet?!

    A nuk gurgullojne ne Kosove, si nji lum I pa
    shterreshem, rapsodinat, kanget e pa njehuna te trimnis se popullit, qi na keshillojne me e bame vdekjen si me leme, asht fjala per mbrojtjen e atdheut?

    "Ju lash Plave, Ju lash Gusi
    Me m'i ndej' Knazit karshi
    Dath'e deshe ne bore e n'shi
    Buken thate kripen permbi...
    Ket Shqipni Ju, me m'a prujtun,
    I Madhi Zot per me ma ruejtun."
    ******

    "Krisi pushka n'at zabel,
    Thuej Mahmutit: --A s'po del?
    Nuk dal Mahmuti i gjalle!
    Kam nise lufte me pashallare..."
    *******

    "Smajl Arifi, fjale ka cue,
    Shaqir Ages kush ia thue:
    A s'po vjen sod me m'ndihmue?
    --Kam Selimin me t'a cue..."
    ******

    "Xhavit Pasha, fjale ka cue:
    Thuej Islamit: --Me m'pergjue,
    Dhete tabore t'kam drejture,
    Me e djege Lumen, m'e farue!..."
    ********

    Falmi, Zot, krahet si pllumbi,
    Krah't si pllumbi me flutrue,
    Prej Hallacit sod me p'shtue.
    .................................................. ...................
    .................................................. .

    Jane te pa numeruesheme, te tilla kange trimnije.
    Keto i ka thurun poeti populluer, qi nuk ka qene i
    shkolluem aspak. I ka thurun per mrekulli me gjuhen e vet te paster, me shqipen, qi e ka ruejtun gjate shekujve, porsi dritat e syve.

    Keto vargje, jane, qi na i kane ruejtun, na i kane
    ushqyem e na i kane kendellun ndiesinat kombtare. Po
    keto vargje, jan, qi e kane hjedhun ket popull kundra
    anmikut dhunimtar, porsi luaj te perdhosun (t'azdisun).

    Ne se Fishta, mundi me perpilue nji epope te pa
    shoqe ne letersin shqiptare, kjo, nuk ka burue vetem nga
    talenti poetik i tij. Aj, po prej ketij populli ka qene i
    ndikuem. Prandej, ne qofte se na jemi mirenjoftesa te
    Fishtes me admirim ne lamen letrare, edhe Aj, pa dyshim,
    ka qene mirenjoftes i ketij populli.

    Po te mos ishin shprehjet e gjalla heroike te ketij
    populli, si kishin me shkrepun ne fantazin e Poetit, ato
    pershkrime te mrekulluesheme trimnije e burrenije?

    Po te mos kishte shkrime, Oso Kuka, vehten ne
    kulle te barutit dhe po te mos e kishte kangetue populli ket gjest sipertrimnuer me qiteli, si do t'ishin perftue vargjet:

    "Se s'ke paa shqiptar me sy,
    Qi djeg vehten edhe ty!..."
    dhe
    "Te del dielli e prendon hana
    Oso Kuke, ma, nuk ban nana!..."

    Asimja, sall ajo vetem, kishte me mjaftue dhe me
    teprue, per te simbolizue ndereshemenin dhe trimnin e
    grues shqiptare. Meriton nji permendore:

    "Prit me mot e prit me vjet,
    Pushka e Lilit, s'po kerset!"

    Ndodhine historike e gjate ne Kosove...

    Asaj, i kishin dhunue nderin. Priti qi i shoqi, si
    burre, t'ishte hjedhun per me ia cue nderin ne vend. Kur pa se aj, i kishte shtime veshet ne lesh e nuk interesohej per ket cashtje, atehere, i pervol krahet vete dhe i zbardhi faqet e veta, tue ia mbushun barkun me plumba dhunimtarit shtazarak.

    Poeti populluer, Asimes i dha te drejten e
    merituesheme, tue e naltsue ne kupe te qielles. Edhe te
    shoqin, Lil Begracen e krodhi ne shtate pale toke thelle per sjelljen e tij te poshter.


    VIII-- PO PER DASHNORE E DASHNORE?

    Te jemi krejt te sigurte se, edhe ne ket pjese te
    jetes, pergjithesisht shqiptaret, qi ndodhen nden sundimin
    e Jugosllavis, nuk kane shka marrin uha prej krahinave tjera te Shqipnis. Te gjitha ato, qi duhen, i zotnojne vete.
    Shqiptaret ne Jugosllavi, te bashem e te pashem per shtat, TE BUKUR PER FTYRE E GJYMTYRE, TE RRITUN NE KLIME TE MIRE E Te paster, te zhvilluem ne begati ushqimi dhe te shendoshe sa me iu pasun lakmi, nuk kane asnji fije nevoje per udhezimin e tjereve ne lamen e "amore"-s...

    Ky popull, asht aj, qi ka vargjazitun:

    Zek Ajdini nji zog sokoli,
    Pak pa vdeke nji fjal'e foli:
    --Amanet mori komshi,
    Bajnma vorrin n'at celi,
    Te vije Rrushja, te m'qaje permbi.
    Qaj mori Rrushe, qaj me mend,
    Emnin t'em mos m'a permend,
    Kah jem kane coban me dhen,
    Kah jem' kane e kem' kerkue,
    Hije n'hije, krue n'krue...

    ********

    "Shkurta e Kokrrit syn e zi,
    Lidh mjedisin me shami,
    Plasua zemren djelve t'ri"...

    Le te me ndiejne lexuesat e dashtune. Nuk po due
    me hyme ndeper lluga ne ket moshe te kohnueme. Mund
    te mbetem mbrenda.... Sa ka fund dashunija, aq kane
    mbarim kanget e buta. Le t'i grahin ata, qi jane ma te rij e ma te ngeshem.... Une, mundem me thanun se, pershkrimet e dashunis ne popullin shqiptar, qi ndodhen mbrenda kufijve te Jugosllavis, jane si deti i pa fund.

    ** ** ** **
    Ne perpjestim me ndiesinat e tyne trimnore e
    dashunore, vijne vallet mahnitese te burrave e te grave,
    kanget darsmore, vajtimet e permortesheme dhe zotsija e
    ligjerimit ne kuvend.

    Na duhet me e pohue se, kjo pjese e shqiptareve,
    asht ma e pasuna ne zakone, ne tradita, ne folkloristike dhe ne cdo lame te vlerave kombtare. Kosova, lodron ne kale te shales ma teper se cdo vend tjeter ne Shqipni. Kosovari, ze' vendin ma te dalluem per bujari, si bukedhane i mikprites. Asht ma sedrari ne veshje, ne mbathje e ne mbajtjen e armes. Permbi pushken e tij, nuk asht kollaj qi te vehet ndonji pushke tjeter. Aj, din me pergedhelun e din edhe me acarue. Gjithashtu, simbas nevojes, din edhe me lavdue e me cupue.

    Ne se Kosova --kur thom Kosova, kam per qellim
    te gjitha vendet e banueme prej shqiptaresh--, ka mbetun jashta kufijve te Shqipnise, kjo, nuk ka rrjedhun per fajin, ose per te meten e Kosovareve. Kjo, ka ndodhun nga padretesija e shteteve te medhaja imperialiste, qi, a'te kohe, tue mos zbatue parimet e vetvendosjes, i krijuen botes nji flakada, ku ma vone edhe vete, u zharriten ne 'te mbrenda.


    Ne qofte se disa prej nesh, nuk e njofim Kosoven,
    si duhet, nuk asht as faji i yne, as i Kosovareve. Nuk po i
    ngucim keto dregeza te kohes se kalueme. Kemi asish, qi
    kerkimin e Kosoves e kane quejtun shovenizme dhe
    Kosoven nuk e kane pame fare. S'kane denjue qi te vene
    e t'a shofin ket vend te bukur e te begatshem, qi na e lane kastergjyshat t'one. S'kane denjue qi te vene e t'i shofin
    vellazent e tyne ne gjuhe, ne gjak, ne kostume e qi
    zbritshin prej njij trungu te perbashkete.

    Edhe prej nacionalistave kemi asish, qi, sod, kane
    monopolizue te drejten me dirigjue Shqipnin. Kurse dje, e
    kishin ne dore me e njoftun s'afermi Kosoven dhe
    Kosovarin. Nuk u treguen kureshtare per te njoftun se
    c'ishte ky vend dhe c'ishin banoret e tije. Nuk ia pane
    turinin as Kosoves, as Kosovarit.

    Kushdo qofte, le te qendroje krye per krye me
    pergjegjesin e vet morale e materiale. Krye per krye me
    ndergjgjen e vet te lengueme. Tekembramja, edhe keta,
    jane bashkue, tash, me opinionin e pergjitheshem shqiptar, per sa i perket kesaj cashtjeje. Ma mire vone se kurr!...

    Mbassi i ka ardhun shteku, ketu, do te lejohem me
    shenue nji cashtje me randesi historike, te cillen ma shpaloi nji personalitet shqiptar, qi merret ngushtas me histori. Aj
    me tha:

    --Disa, qi merren me histori, pretendojne se,
    shqiptaret, jane vendosun ne Kosove, mbas pushtimit te saj dhe te Shqipnis prej perandoris Osmane. Jane dunun,
    thone ata, nga malsinat dhe kane rame ne fusha te gjana e pjellore. Pikepamja e tyne asht krejt gabim. Nuk e kane studjue cashtjen rranjesisht. Une, n'arkiven e kryeministris turke ne Stamboll, kam gjetun nji defter te madh (Defter-i Kebir) te hartuem ne kohen e Fatihut, te Mehmetit te II -te. Fatihu, paska pase urdhnue dhe ne Kosove qenka bame REGJISTRIMI I PERGJITHSHEM I POPULLSIS. NE KET DEFTER KA PLOt emna sllavesh, si "Jovan, Stanko" e tjere. Dhe ne rubriken e posacme te vrejtjes, jane vume shenime "arbanas, arbanas". Kjo, tregon se popullsija e Kosoves, edhe para se te merrej Kosova prej Osmanllive, ka qene e origjines
    shqiptare. Por, kane pase pranue fen ortodhokse
    pravosllave dhe si perfundim, kane pervetue emnat
    sllavisht. Edhe sod, shumica dermuese e banoreve te
    Kosoves dhe te Shqipnis --po flas per elementin mysliman-- emnat i kane arabisht. Me gjithe kete, na, nuk kemi asnji farefisni me kombin arap.

    E hapem lamen e bisedimit tekez. Kerkoj ndiese.

    Pra, tue iu hullun (afrue) themes, do te ngulmoj:

    Shqiptareve ne Jugosllavi nuk iu mungon kurrgja,
    per sa i perket shqipes.


    IX-- C'MUND TE NDODHE PER SHQIPTARET NE
    JUGOSLLAVI ME GJUHEN E UNJISUAR?

    --...me gjuhen e unjisuar a?
    --Mund te ndodhin shum gjana!
    Si dihet, gjuha, ma para mesohet ne shtepi, tue e
    ndigjue femija prej prindve e prej rrethit familjar.
    Mbasandej, mesohet, tue ardhun ne marredhanje me shket, me banoret e lagjes e me banoret e katundit. Shtrihemi, mandej, ne rreth e ne qark. Keshtu, vjen e skaliset ne tru te femijve, shprehja e vendit te vet ne kuptim te gjane.

    Pra, njeriu, ma para, meson shprehjet e vendit te
    vet. Shkolla, vjen ne shkallen e dyte.

    Kur te mberrije femija me cillesue, me pershkrue,
    me perpilue dhe me paraqitun nji gja, ose nji send, ndodhet perpara ndikimeve t'atyne shprehjeve, qi i ka mesue ne rrethin e vet. Me keto do te hidhet ne sheshin e shfaqjeve. Nuk mund te pretendohet e kunderta.

    Tash, pra, nji i ri, ose e re, kur te doje me paraqitun
    dishka, ose duhet me ia fillue me shprehjet e veta, me te
    cillat asht stervitun qysh ne lirek, pa e perziem
    toskenishten; ose duhet me perdore toskenishten, tue lanun mbas dore shprehjet e veta.

    Tash, na vjen ndermend nji pyetje tjeter:

    --Shqiptari i Kosove, valle, a mund t'i kete tretun
    deri tash, si duhet, shprehjet e vendit te vet?

    --Nuk me besohet.

    Nuk me besohet, per shkak se, shkolla shqipe atje,
    si moshe, asht shum e re.

    Atehere, pra, pyesim:

    --Shqiptari ne Jugosllavi, kurse nuk e ka tretun, si
    duhet, shprehjen e vet, si ka per t'a honepsun dialektin e
    Jugut, te cillin perpiqet me e mesue vetem me sy --nga
    libri-- pa ndihmen e vesheve?
    Asht nji anderr, kjo.

    Po kuej do t'i drejtohet toskenisht intelektuali
    Kosovar me fletore, me revista, me romana e,
    pergjithesisht, me shkrimet e veta?

    Popullit shqiptar ne Jugosllavi! Apo jo? Sigurisht,
    aj, sod per sod, nuk i drejtohet Shqipnis se Jugut!...

    Po perse intelektuali shqiptar ne Jugosllavi, te mos
    I DREJTOHET POPULLIT TE VET ME GJUHEN E VET, QI ASHT NJI SHQIpe e kullueme e atij populli? Per c'fare arsye aj, detyrohet me iu drejtue popullit te vet me nji shprehje, qi ky, nuk e din
    dhe nuk e kupton?

    Perfundimi llogjik, na del prosup!... Shifet nji
    gabim i madh ne llogarin, qi asht bame.

    Shqiptari ne Jugosllavi, nuk ndodhet i shternguem
    me perdorun format "eshte", "vere", "vresht", "qe" e tjera.

    Aj ka format e veta ma te mira:

    "asht", forme te cillen e ka perpunue, tue e kethyem
    dhe ne trajten "a", kur don me i rame per s'shkurti, ose kur ia keshillon masa dhe rima, simbas nevojes.

    "vere"-n aj, e kupton nji prej kater stinave te motit,
    d.m.th. Qershorin Korrikun dhe Gushtin. Asaj, qi pime i
    thote "vene", sikurse asht me "n" ne te gjitha gjuhet motra, te cillat, jane dega dhe rrema te sanskritishtes. Nuk e kupton as "bahar"-in persisht. Ketij i thote "pranvere".

    "qi" si fjalez lidhore, ose shpaluese, ose si fjales, qi
    ne disa rasa, zavendoson peremnat vehtore, po ne ket
    forme perdoren ne persishte edhe ne turkishte.

    "Ankes ki nedaned ve nedaned ki nedaned,"
    "Der cehl-i murekkeb ebeduddehri bimaned."
    dhe
    "Onlar ki verir aleme laflarla nizamat,"
    "Bin turlu teseyyub bulunur hanelerinde."

    Pra, nji popull, qi perban 3/4 e shqiptareve, perse te
    shterngohet me e lanun te veten dhe me perdorun formen
    "qe"? Perse perdoret ne Juge, apo?

    Pata ndigjue prej Shpend Bardhit, drite paste, se
    formen "qi" e paskane pase kritikue studentet e shkolles se Kristo Dakos: Sa kritike e bukur (!). Sigurisht lecitun
    kryekeput, nuk e kane. Por, po habitem se ato, kane kalue NE HESHTJE NJI PLOTSIM TJETER: "MISH I DHIRTE", QI NE TE NJEJten kohe, perdoret edhe per meze!

    Ma shkurt, ata, qi duen me shkrue drejt e ma drejt,
    format "vreshte" dhe "vesht" per "veneshte" nuk i pranojne.
    Nuk i pranojne sepse jane te pa justifikueshme.

    ** ** ** **
    Keto, jane arsyet, qi na disa, format arbitrare nuk
    mund t'i quejme "gjuhe e unjisuar". Ata, qi e imponojne
    dhe ata, qi e pranojne, ndoshta, nuk e kane shprehjen
    popullore: --"Shit qen e blej klysh".

    Shqiptaret ne Jugosllavi, qofte ne proze, qofte ne
    poezi, le t'i grahin me gegenishten e tyne te paster e te
    pasun, tue zgjedhun format, qi vlejne per armonizimin e dy dialekteve. Kur t'a kene perbluejtun ma s'miri shprehjen gegenisht, atehere, vetiu iu hapet rruga per te kapercyem ma pertej e per te perdorun edhe toskenishten, simbas zellit e zotsis.

    Nji njeri, qi gezon talent poetik ne Mitrovice, nuk
    mund te jete i penguem per Klishenat e Ali Asllanit, ose te
    ndonji poeti tjeter prej Jugut. Aj, gufon, grafllon dhe merr flake me landen e vendit te vet. Perse t'i thote "HANKO HALLA" ne vend qi me i thanun "HANKA HALLA"?
    Me ka rame me lexue shkrime shqiptaresh ne
    Jugosllavi, qi kane imitue toskenishten. Prap, me shprehjen proverbiale te Kosoves do t'i cillesoj keto shkrime: --"Prish shpi e ndreq kolibe."

    Istanbul, me 25-II-1974.
    Tahir Kolgjinit te "Shejzat"
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Moderatoret e keti forumi neqofse kane mundesi tij bartin komentet nga forumi i vjeter ne forumin e ri ne lidhje me kete teme.

    Kalofshit mire
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  3. Dialekte dhe Standarde
    Nga Hyllien në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 14:27
  4. Gjuha shqipe dhe dialektet e saj
    Nga MI CORAZON në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-10-2003, 15:19
  5. Dialektet regjionale dhe izoglosat
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •