Gropa e qireēit. Ka kohė qė Prishtina drue āsht shndėrrue nė nji gropė tė madhe qireēi tue pėrbi e shkri gjithēka. Nuk ka kāngė ja libėr, pjesė teatrore ja film, nuk ka ēāshtje ja temė tė madhe, nuk ka entuziazėm ja iniciativė qė ska me humbė e shkrie a thue se rā ka nfar grope tpėrbindshme qė ska kush me e fā. Gropė e pangop. Njerėzit nganjihere tbāhen krejtėsisht tanestezuem, tpandieshėm, grogi. Hutue e vrazhdėsue luftash, deportimi, apartheidi, akulturimi, pseudohistorie e pseudoedukimi, habitė e zhgėnjye vlerash e titujsh trremė, trullue gjuhe letrare, hutue e nxanė lufte pėr tmbijetue e pshtue njaq sa edhe Krishti me u shfaq e ringjall nkėtź qytet tonin, skish me e diktue kush. Madje, drue se kishin me e kryqėzue sėrishmi.
AMERIKA I FLET KOSOVĖS. Moti skisha lexue letėr tfar politikani si ajo e zotit Dell dedikue shqiptarėve tKosovės. Dedikue Kosovės. Amerika po i flitte Kosovės. Neve tė tanė. Jo se su pajtova me zotin Dell se arma duhet me mbet mjet i fundit, po nletrėn e tij kishte aq shumė pėrgjithėsime sa qe zor me mbet indiferent. Dhe....ne ishim shurdh...ska reagim, ska feedback. A thue se sjeton kush kėtu. U gėzova kur e lexova gjegjen e Daut Demakut. E kuptova si britmė: une jam kėtu, une jetoj kėtu. Pokėshtu u gėzova kur lexova edhe reagimet, sado tvonueme, pėr nji ēashtje madhore si gjuha letrare e vitit 72. Sa kisha nis me mendue se kėtu nime askush sjeton, se kėta njerėz sjanė tjetėr pos dofarė zoon politikon e njerėz anestezue apartheidi e akulturimi. Zombi tpėrkryem. Si prek gjā. Si trazon gjā. Jetojnė tue mos jetue, pa vetėdije viktima tmotos sė njoftun amerikane: Mine not question why. Mine just to do or die. (Sasht punė źmja me pyet. Źmja āsht me punue ja me dekė).
ATA QĖ JETOJNĖ KĖTU. Shkrimet e mia pėr gjuhėn letrare tė vitit 72 i kam kuptue si ftesė pėr tmendue e pėr trishikue veten ngjuhė. Pėrpjekje me e bā nji hap anash e me e rishikue rrugėn e kalueme. Apel pėr vetėdijesim gjuhėsor, si kishte me thanė Sherif Elshani. Nis nga nji realitet karikatural gjuhėsor i Kosovės sot, si argument i pamohueshėm, mendoj se ska ēāshtje ma madhore e urgjente se sa rishikimi dhe rivlerėsimi i normės sė pėrcaktueme nga elita komuniste e vitit 72. Nmos pėr asgjā tjetėr, atėhere nga fakti se spati sukses. Dėshtoi. Ska dėshmi ma tmadhe pėr kėte dėshtim se vet Kosova. E konfuziteti ngjuhė domethanė konfuzitet nkrye, konfuzitet nshtet ose pėr shtet. Me nji krahasim tlargėt, une edhe luftėn nMaqedoni e pėrjetoj si pasojė tė kėtij konfuziteti ngjuhė. Si keqkuptim i motos nga shekulli XIX: Nji popull, nji gjuhė, nji shtet. Kėsodore, mendimet e shprehuna nformė reagimesh nKohėn Ditore, ose edhe si intervista, i kuptova si kontribute njerėzish qė jetojnė kėtu, qė kanė pėrgjegjėsi, qė mendojnė e dinė me mendue, qė janė tkujtuem mbi ēāshtjet madhore shqiptare, qoftė edhe tue mos u pajtue aspak me mue, qoftė edhe tue huq plotėsisht argumentimin. Andaj, mendoj se kėto kontribute ishin tpakta dhe meritojnė nji koment e edhe nji argumentim shtes tźmin.
ELSHANĖT. Ishin dy reagime nKohėn Ditore. Dhe, rastėsisht, tė dyja me mbiemnin Elashani. Skam se ēka me i shtue shkrimit tė zotit Sherif Elshani. Ai āsht i shpėtuem, i salvuem magjie e tabuje. Argumentimi dhe pėrjetimi i zotit Elshani mbān optimist. Nuk e di edhe sa kohė do tė shtiremi se jemi dikush qė sjemi, por une due me besue gjykimin e shnosh tnjerėzve tKosovės. Ata dijtėn me i ndihmue vedi me u ēlirue, besoj se kanė me dijtė me i ndihmue vedi edhe me u ēlirue ngjuhė.
Sidomos e gjej tangazhuem e tkujtuem zotin Bislim Elshani nēāshtjet e gjuhės. Zoti B. Elshani spajtohet me mue, por une e falėnderoj pėr seriozitetin dhe pėrkushtimin me tė cilin i kishte hy dhe po e pėrjetonte temėn. Nga ai shkrim mė shėrbeu pėrvoja e tij si mėsues i gjuhės shqipe, e cila e kishte shqetėsue zotin Elshani, posi mue. Nė kėtź pikė pajtohemi. Tė dy jemi tė tmerruem me mėnyrėn se si kosovarėt e flasin gjuhėn letrare. Por pyetjes Pse i japim gjegje tkundėrta. Ai shkakun kėtij fenomeni nuk ia gjen nė vitin 72, por nė komponentėn psiko-sociale, nė familjen patriarkale dhe sistemin arsimor. Nuk e mohoj se janė pa ndikim, por zoti B.Elshani, tue i ikė vitit 72 me tanė shkrimin e botėkuptimin e tij, pėrbān edhe nji argument shtes pėr tezėn time se ai vit dhe ato vendime janė tabu! Sguxon me fol pėr to. E keqja e shkrimit tė zotit B.Elshani āsht se ai āsht ma i gatshėm me i gjetė njerėzit e Kosovės tlanun, jointelegjentė, tprapambetun, tpazotė me i mėsue nji grusht rregullash, sesa me dyshue, bile pakėz, se ēu vendos dhe pse u vendos ashtu nTiranėn e vitit 72. Ēfarė vendime e norma qenkan ato sa nga viti 72 e tekėndej, pėr tridhetė vjet, 1 milion e gjys njerėz sun i mbajnė mend e mėsojnė. U imponuen dhunshėm apo ishin vendime tmarruna vullnetarisht? Pėr kėtź ma vonė.
DIGLOSIA. Jo drejtpėrdrejt por nshmang, pėr kėtź riaktualizim tė standardit gjuhėsor qė kishin shkaktue shkrimet e mia, foli edhe zoti Isa Bajqinca. Sidoqoftė, e pėrjetova si guxim dhe kontribut intelektual pėr nji ēāshtje madhore. Nga ana tjetėr, duhesh nime me qenė i guximshėm e me i dalė nmbrojtje vitit 72. Pajtohesha me zotin Bajqinca me nji pikė, se linguistėt e Kosovės janė qyqarė, si tha. Ai tpaktėn foli, mori guximin, qoftė edhe me shkretue e diskualifikue. Isha kurioz pėr argumentimin qė ia bān asaj norme. Fatkeqėsisht, zoti Bajqinca ma shumė se argumente natź intervistė kishte kualifikime, pėrēmime, arrogancė, vetėkėnaqėsi tatillė sa slinte vend pėr ndonji lexim e vlerėsim ma serioz. Intervista me botėkuptimin e tij ntź e diskreditojshin vetiu zotin Bajqinca. Arrogancė tatillė moti skisha diktue, tatillė sa me u krahasue edhe me Krishtin! Por arroganca e zotit Bajqinca qė e kishte shpall veten autoritet gjuhėsor, ishte ndisproporcion gjeometrik me ato troha argumentesh tpėrmenduna. Po thom, as e kishte vlź me ia kushtue edhe kėta dy-tre rreshta, sikur zoti Bajqinca tė mos ishte nji nga ata qė vūe kanė gisht natź dokument tė vitit 72. Pėr me arsyetue, po e sjell vetėm nji vlerėsim. Nga intervista konstatoj se zoti Bajqinca, qė nga viti 72 e tekėndej, pėr tridhetė vjet si autoritet gjuhėsor, ska qenė nė gjendje me e diktue nji fenomen ma tė lehtin gjuhėsor: diglosinė. Zoti Bajqinca nuk e ditka se jo ka diglosi nKosovė, po Kosova āsht shembull eklatant diglosie, si Greqia. Me i thanė vetes profesor, autoritet, Krisht, trim, e mos me qenė nė gjendje me e diktue diglosinė, āsht aso huqje e madhe, sa tbān me u ndie keq pėr tź. Nga ana tjetėr, si u bā qė pėr tridhetė vjet nKosovė, me tana kėto institute, me tana kėto katedra, me tana kėto autoritete, e tė mos e kemi as edhe nji shkrim tė vetėm pėr diglosinė (sa di une?). Si u bā qė tė mos shkruhet e tė mos folet pėr diglosinė pėr tana kėto vjet nKosovė? Si pėr sėmundjen e tokės nfamilje. Diglosia dhe mungesa e ēfarėdo ekspertize qė do e konstatonte pėr mue āsht nji nga argumentet e fuqishme qė dėshmojnė se viti 72 dhe gjuha standarde janė tabuja e fundit shqiptare. Nuk u shkrue, kisha me thanė, sepse po e konstatove diglosinė ti si autoritet, si gjuhėtar, si Bajqincė, si Ajet, duhesh ndoshta edhe me e shpreh dyshimin tānd ndaj vendimeve tė vitit 72. Por, kėta njerėz skanė dyshime! Kėta sdonė me dyshue. Donė me besue. Po them, atituda e tyne nuk āsht shkencore. Āsht atitud religjioze. Pėrmasat e kėsaj huqje dhe fatkeqėsie tė tyne ma sė miri shihen nė kėtź kontradiktė frapante: kėta gjuhėtarė bājnė fe nga gjuha e cila nuk e njeh fenė!
ZOTI. Isha mjaftue me kaq sikur zoti Bajqinca tė mos e bānte edhe nji huqje monumentale. Ai krahason veten me Krishtin dhe citon Biblėn ngjuhėn letrare, pa dijtė se nė gjuhėn letrare Zoti sekziston. Āsht i ndaluem. Kjo gjuhė shqipe, kjo e vitit 72, nuk e njeh Zotin. Āsht e sterilizueme dhe e dlirun Zoti e besimi. Bajqincės i ka ikur vetėm ky detaj i vogėl: nė vitin 72, nShqipni, Zoti ishte i shpallun me dekret inekzistentė. Bajqinca ka vūe gisht e āsht pajtue qė gjuhė pėr tanė shqiptarėt me qenė gjuha e atyne qė e kishin vrā Zotin. Kėsodore, āsht mėkat me e livdue Krishtin e me e citue Biblėn ngjuhėn letarare, zoti Bajqinca. Po siē āsht mėkat ndaj gjuhės satyne qė se kanė njoftė Zotin me u fal e me iu lut Zotit ngjuhėn e tyne, ose si zoti Bajqinca me u krahasue me Krishtin. Kisha dėshirue qė kjo tishte far mjeti stilistik, metaforė, e jo fakt. Nji vetėm liri e teprueme eseisti, por fatkeqėsisht kėtź dėshirė tźmen e davarit menjihere Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe. Kurani i gjuhės standarde tvitit 72. Ja se ēpėrmban Fjalori pėr fjalėn ZOTI. Tju kujtoj se ky Fjalor vlen edhe sot e kėsaj dite dhe kush se ka ndrrue ende sepse, si jam tue thānė me qinda here, viti 72 āsht tabu, sguxon kush me e prek.
ZOT, ~I m.sh. ~ sipas parafytyrimeve fetare e mistike: qenia mė e lartė e mbinatyrshme, e trilluar nga fetė e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botėn, qėndron mbi tė dhe drejton gjithēka; perėndi. Ska zot. Nuk i lutemi mė zotit.
Mbāhet se i ndigjoj tue thānė se, punė e madhe, e ndrrojmė pėrmbajtjen e fjalės Zot dhe ka pėrfundue gjithēka. Por, po u ndrrue pėrmbajtja e fjalės Zot, shembet gjithēka natź gjuhė, si komunizmi. Si magjia. Firon dogma e pagabueshmėnķs satyne qė pėrcaktue kanė normėn. Dogma si dogmė, po e ndrroi vetėm nji element tė vockėl, si nė kėtź rast Zotin (sic!), atėhere ndrron krejt. Edhe ata tvitit 72 po gabokan, si tanė ne tjerėt. Qenkan tvdekshėm. Po thom, u ndrrue fjala Zot, atėhere duhet ndrrue edhe standardi e gjuha qė ka ndalue Zotin dhe i ka dhanė kėso pėrmbajtje kėsaj fjale.
YLLI NFLAMURIN E GJUHS SHQIPE. Fjalėn Zot Fjalori e ka me germė tvogėl. I sajuem nga ata qė vrā e kanė Zotin nShqipni, sāsht me u ēudit se shembujt qė i gjejnė pėr fjalėn Zot janė: Ska zot. Nuk i lutemi mė zotit. Nmomentin kur u vendos se cila ka me qenė gjuha standarde shqipe, gjuha e tanė shqiptarėve, nShqipni Zoti ishte i shpallun me dekret inekzistent. Po e theksoj dekret, sepse sishte plebishit. Ishte dhunė. Fjalėn dekret lexojeni: dhunė. Po me dekret xhamitė dhe kishat qenė shndėrrue nMAPO e depo. Bibla e Kurani qenė ndalue e falja e livdimi i Zotit denohej. Po e pėrmend kėtź fakt historik sa pėr targumentue se pėrcaktimi pėr gjuhėn e tanė shqiptarėve qe bā me nji moment ēmendie e deliri telitės komuniste shqiptare. Asgjā sishte normale natź shtet e ska si tishte normal as standardi i caktuem prej asaj elite. Nuk āsht imponue dialekti tosk me dhunė, thonė ajatollahėt e gjuhės, po se āsht ma i bukur, ma i formėsuem. Por, pėr nji njeri normal a smjafton me thanė se kjo elitė e kishte vrā Zotin, me dekret. Pėr mue ky fakt āsht argument krucial i prezencės sė dhunės gjatė vendosjes. Imagjinoni guximin dhe fuqinė e njeriut qė kishte vendos me e shpall Zotin inekzistent? Si mendoni, Enver Hoxha, personifikimi i kėsaj elite komuniste, njeriu qė e kishte vrā Zotin, i gjithėpushtetshėm si faraon, prezent nsallėn e Kongresit tė Shqipes, ku fjala e hymjes nkongres nga ministri i arsimit Thoma Deliana mbyllet me fjalėt mė lejoni tė falėnderoj udhėheqėsit e Partisė e tė Shtetit, me shokun Enver Hoxha nė krye, pėr nderin qė na bėjnė me pjesėmarrjen e tyre nė kėte Kongres... , si mendoni, kishte me u pajtue me ēkado tjetėr pos me ndonji gjuhė qė i get atij, Zotit, jo atij nqiell, po kėtij ntokė? Natyrisht, elita komuniste, e cila fjalėn Zot e shkruen me germė tvogėl e fjalėn Kongres me tė madhe, ka me i gjet me qinda arsye pėr me e dėshmue tosknishten, gjuhėn e shokut Enver dhe taradhave partizane, si ma tavansueme. Dialekti tjetėr, gegnishtja, do tė mbetej gjuhė e anmikut klasor, e mbretit dhe klerit, e Fishtės dhe Shkodrės, gjuhė e njerėzve tė deklasuem e tė rangut tė dytė, gjuhė e njerėzve qė i besojnė Zotit dhe e shkruejnė me tė madhe fjalėn.
Nuk e kuptoj nji gjā: kush i mbushi mendjen klerit nKosovė me bā kėso gabimi, qė tmos thom mėkati, sa me e transliterue Biblėn e Kuranin ngjuhėn ku snjihet e mėkatohet Zoti. Ato munden me qenė tė shkrueme edhe nė dialektin tosk edhe nate geg, por assesi nė gjuhėn e vitit 72. Sepse gjuha e vitit 72 āsht gjuhė e dlirun, e sterilizueme Zoti. Āsht gjuhė e vrame Zoti. Pėr mue, posi ylli pesėrremsh nflamur, pokėshtu edhe norma e vendosun nvitin 72 mbetet yll pesėrremsh i harrnuem nflamurin e gjuhs shqipe.
SHQIPJA DIVINE. E lexova edhe intervistėn e zotit Idriz Ajeti. Diktova dhe ndjeva nligjėrimin e tij tonin e studiuesit, dhe seriozitetin e nji autoriteti tė qenė tė gjuhėsis nKosovė. Tė paktėn, te zoti Ajeti se ndjeva atź ambicie prej polici, qė kishte I.Bajqinca, sa me ua mbyll gojėn njerėzve, me ua ndalue mendimin, fjalėn e lirė, mbylljen e gazetave dhe televizioneve, pėrjashtimin e moderatorėve nga puna. Sado, mduhet me konstatue se nargumentimin qė zoti Ajeti i bān vendimit qė tosknishtja me qenė nthemel tshqipes ndihet ajri i ndejun. Fitova pėrshtypjen se nargumentimin e tij sāsht hapė dritarja pėr tridhetė vjet. Po ndalem te nji mendim i zotit Ajeti. Pajtohem se ska dialekt tė njė gjuhe qė tė mos mund merret e tė vihet nė bazė tė gjuhės letrare. Jo nji dialekt, por edhe gjuha e nji shkrimtari tvetėm si, ta zāmė, Manzzoni ja Dante nItali, e pranoj, mun merret pėr bazė tė standardit. Por, kur zoti Ajeti nis me gjet arsye linguale pėr me e dokumentue se dialekti tosk na qenka ma i avansuem e ma i normėzuem se ai geg, mendoj se zoti Ajeti bān gabimin ma tė madh qė mundet nji linguist me e bā. Mund tjem i gabuem, por nuk ka mjete lingustike me tė cilat nji dialekt mundet me u quejt superior ndaj tjetrit. Nuk e kam gjet asnji linguist tė ditun, i cili me seriozitet kishte me konstatue epėrsinė e nji gjuhe mbi tjetrėn. Ato zakonisht janė opinione, projeksione personale, paragjykime, stereotipe, bindje qė egzaktnia shkencore sun i konstaton. Āsht vetėm nji pikė ku i gjen tok tanė lingustėt, se gjuha evoluon, ndryshon, perpetuon. Ska etalon tė gjuhės. Tė vetmin etalon qė vź nji gjuhė mbi nji tjetėr historia e standardizimeve gjuhėsore njeh dhunėn, ose po e quejmė edhe ndryshe, autoritetin shtetnor. E arsyeja āsht e thjesht. Po ta kishim nji shqipe divine, nji koncept platonian pėr shqipen, me nji lehtėsi marangozi kishim me e matė se cili dialekt āsht ma afėr shqipes divine dhe po atź moment skishte me ekzistue problemi i gjuhės. Por, fatkeqėsisht, ska shqipe divine. Dhe ma e zeza, zoti Ajeti me argumentimin e tij mė bind se as ka qenė fare koshient pėr mungesėn e lirķs sė pėrgjithshme nShqipnķn e vitit 72. Ska si me qenė i padhunshėm vendimi pėr normėn e standardin nė nji vend i ditun si diktatura ma e egėr nEvropė. Si mundet me qenė i lirshėm vendimi pėr standardin e gjuhės nė nji vend ku ska liri. Ku diktatori e nderon tubimin me prezencėn e tij? Kjo ti kujton zgjedhjet e lira tė vitit 92 nKosovėn nėn aparthejdin serb (sic!). Andaj, mendoj se shumė ma afėr tvėrtetės āsht Ramiz Kelmendi, kur nuk mundohet me i dhanė arsyetim shkencor vendimeve, por emocional e patriotik. U pajtuem, sepse dojshim me qenė Nji dhe sepse ishim tė rrezikuem nga asimilimi nJugosllavi. Por, jo se nji dialekt na qenka ma i avansuem se tjetri. Arsyetimet e zotit Bajqinca e Ajeti mi dėshmojnė tė dy si viktima tpėrkryeme tė nji manipulimi monumental telitės komuniste tShqipnķis. Dekor i asaj diktature. Me keqardhje mė duhet me e konstatue edhe nji gjā tjetėr, qė e diktova te zoti Ajeti: mungesėn e dyshimit. Sun e kuptoj shkenctarin pa dyshim, pa skepsė. Pėr mue, shkenctari pa dyshim āsht nji contradicto in adjecto. Nji rreth katror. Nji oksimoron. Āsht pikėrisht mungesa e dyshimit qė kisha konstatue te nėnshkruesit e atij dokumenti, qė mka bā me i kushtue pak kohė kėsaj ēāshtje. Dhe, pėr ta kuptue ma mirė se ēfarė atitude religjioze e konsideroj une kėte, po e citoj nji fizikan amerikan, Richard P. Feynman:
[vijon
Krijoni Kontakt