Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Kabuni me rrush të thatë.

    Tirana e Re
    Global user
    (6/20/00 10:17:33 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Per 4-5 persona duhen:
    Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugë gjelle.

    Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.


    labvlore
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 11
    (11/12/00 2:06:13 am)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Aman ore te keqen pse i shkruan, se na i ben stomaku ger-ger; na shkoi goja leng!Per here te fundit kam ngrene kabuni ne Shqiperi. Ndoshta po e bej nje neser.

  2. #2
    shane_Cl
    Anëtarësuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    UK, Angli, Liverpool
    Postime
    24
    po edhe kjo qenka turke more fiori.
    vecse turqit e gatuajne me: meat, onions, chick peas and rice cooked together,
    info mare nga: http://www.florilegium.org/files/FOO...urkey-msg.html

    nuk e di, por ne korce se kam ngren ndoji her
    nese
    nese dikush tjeter ka me shume info ne kete teme, jeni te mirepritur
    faleminderit klajdi

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Edhe mund të jetë recetë Turke, nuk ka thënë njeri që nuk është. Plus nuk është çudi e madhe dhe të jetë recetë turke, ne shqiptarët kemi huazuar shumë receta (etj) turke gjatë pushtimit, ndaj kjo nuk do ishte e para.

    Për njohuri receta ka në forum që në vitin 2000 nq se e ve re dhe është hedhur tek versioni i ri i forumit në 2002. Pra herë tjetër të lutem, shkruaj vetëm shqip që të dimë çfarë po shkruan dhe mos huazojmë anglishten kur kemi shqipen që merremi vesh të tërë, se pastaj vjen ndonjë vizitor në 2010 e na thotë që kemi shkruar 'turqisht' : )


    Përshëndetje!


    p.s. Emri është Fiori, shkurt për Fioralba!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    E moj Fiori cna ke kujtuar tani shpejt te mami te na bej nje Kabuni, ndoshta eshte turke por kendej nga Dibra nuk behet darsem pa Kabuni.
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'kam ngrene ndonjehere kabuni...a ka ketu ne usa ndonje vend ku ka te gatshme ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e pse te gatshme ta blesh kabunine oj qik..
    ti me talentin tend guzhinor mund te besh kabuni e cfar kabunije..
    ne kopesht kur isha na benin kabuni..
    mbaj mend qe kabunija ishte oriz tip pilafi hedhur siper kanell ne mos gaboj e ca kokrra rrushi tip stafidhe brenda.. e tjera sdi..
    po do pyes si bënet e do te të tregonjë..

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    thashe ta provoja njehere ia vlen apo jo , para se me e gatu or gjal !

    jam shume llupse...ose me mire tahmaqare, jo se ha shume, por du me i provu te gjitha. Keni shpik ndonje gjelle ( gatim ) te ri anej nga nohija juj Brari ? Se po behem gati me ardh.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ti nisu se me kabuni do ta shtroj mjes drek dark.. lol

    un vetem rrushin i haja kabunis ne fakt kur jesh ne kopesht me a pa drek .. se mbaj mend tani..
    se ate pilafin me era kanell nuk e haja dot.. e prej kabunise as ashuret nuk i haja dot qe i hidhnin kanell siper se me kujtonte kabunin e kopshtit..

    sa per gjell te reja do te bejme plot ..cte duac ti..
    psh buk misri do bejme ku ne mes do ket nje shtres nje gisht me spinaq.. e djath.. e do ta ham me sallat domate kastraveca qepo ullinj e pak suxhuk kosove..

    eja..

  9. #9
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Tirana e Re
    Global user
    (6/20/00 10:17:33 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Per 4-5 persona duhen:
    Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugë gjelle.

    Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.


    labvlore
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 11
    (11/12/00 2:06:13 am)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Aman ore te keqen pse i shkruan, se na i ben stomaku ger-ger; na shkoi goja leng!Per here te fundit kam ngrene kabuni ne Shqiperi. Ndoshta po e bej nje neser.


    hahahahah sa kom qesh me ket qe e kom nxi lool. Maj men si kalamo nimojshim Nonen me qeru orizin... ca nuk gjejshe mrena apapapap ... po kohet kane ndryshuar me Fiori ... ku e blen orizin ti?

    Edhe nji gjo mishi duhet me qen mish dashi ... ose mish pate ... per shkak te ynyres merr vesh tina ? lol
    RIPPR

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Cido, kur do me besh i her Kabuni mua? Kam qejf ta provoj i her doren tende kur gatuan
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •