Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Artikuj te perkethyer mbi hacking..

    Postuar nga OniB
    Data: 4/12/02 3:51:29 am


    Pershedetje,
    Vendosa te fus rregullisht ne forum (per aq sa do kem kohe dhe mundesi) artikuj te perkethyer nga bota uderground. Do jene te perkethyer ne shqip dhe burimi kryesor i inforamcionit jane serverat Underground.cz dhe hysteria.sk
    Jane komplet informative dhe nuk kane asnji qellim perfitimi.

    Hackeri rus qe nuk iu gezua dot gjate $ ..
    Moske, Mars 2002,
    Nje tjeter hacker (fatkeqesisht) bie ne duart e policise, kesaj here asaj ruse per arsye demtimi te pasurise se tjetrit dhe depertim te palejuar ne networkun e nji banke Amerikane.
    I identifikuar vetem si Nikolai ai u arrsetua ne 15 Mars te ketij viti ne Surgut, Siberi dhe u akuzua per futjen e ilegale ne Web Serverin e Online Recourses, nji kompani qe ofron sherbime Online Banking.
    Sipas Policise, hackeri e perdori me pas kete informacion per te depertuar nji banke ne New York.
    Me pas nepermjet e-maileve, Nikola, kercenoi banken se ne rast te mos pagimit te shumes $15 000 do te publikonte ne internet informacion te plote per klientet e saj, se bashku me informacionin mbi kartat e kreditit.
    Banka (emri i se ciles mbahet anonim nga Policia) refuzoi kete pakt por shume shpejt nderroi mendje pasi Nikolai, qe t'u mbushte mendjen, se nuk tallej, menjehere publikoi ne internet account e 1500 klienteve te bankes. Menjehere pas kesaj, banka doli ne konkluzionin qe do ishte me mire te paguhej shuma e kerkuar. Kjo shume u pagua ne Janar 2002 Nikolait (ne rruge qe akoma nuk jane bere te njohura).
    Deri ketu duket mire, por policia e Moskes, nisi nji hetim te madh (i pari ne historine e ketij lloji ne Rusi) dhe arriti ne perfundimin qe arrestoi Nikolai muajin e shkuar ne shtepine e tij ne Siberi.
    Si e arriti kete?
    Sipas Moscow Times, Nikolai, qe perdorte ne cdo komunikim adrese IP tjeter, u identifikua nga expertet e policise se dy here ne e-maile kishte nji IP ne Siberi pas se ciles u kapen dhe shkuan arrstuan Nikolai. IP ne fjale eshte IP e komputerit te tij ne banesen e tij ne Siberi. Dukej sikur Nikolai do ndeshkohej vetem per Depertim te palejuar ne network por gjerat nuk shkojne dhe kaq mire per te.
    Ne aktakuze u bashkangjit dhe akuza e bankes nga New York, e cila kerkon demshperblim financiar, shumen marramendese $250 000 per demet qe pretendoon se iu shkaktuan nga ky akt.
    per momentin Nikolai mbahet ne arrest burgu dhe ne rast se do vertetohet plotesisht akuza (gje qe per fat te keq sipas Moscow Times duket se do ndodhe) rrezikon denim me burg deri ne 15 vjet, sipas ligjeve ruse ne fuqi.
    Moscow Times konfirmoi se Nikolai eshte nje 21 vjecar, student dhe hackoi banken ne New York nga komputeri i shtepise se tij.
    Processi gjyqesor pritet te filloje ne Maj 2002.

    Marre nga underground.cz qe i rreferrohet Moscow Times
    Pershtati ne shqip,
    Oni
    Nicks Akulli dhe pAli0kiLl
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Postuar nga OniB
    Data: 4/12/02 4:59:10 am


    USA, 21 Mach 2001,
    James Middleton
    Pimpshiz Hackeri qe u be shume i njohur anembane botes, gjate nji fushate pro-Napster ne vitin 2000, duket se eshte futur ne "rruge te drejte". Edhe pse processi i tij akoma vazhdon te jete ne vazhdim ne sitemin gjyqesor Amerikan, Robert Lyttle, sic njihet tani, ka vendosur te beje nje kthese drejtimi duke u bere i njohur si Security Adviser.
    Me nje sere website te "hackuara" ne "llogarine" e vet, ku mes te tjerash perfshihen ato ushtarake, FBI dhe NASA Lyttle ka hapur nje "Security Company" te quajtur Sub-Seven Software. Ai beson se "Security Industry" ka nevoje per keshillat dhe sygjerimet nga e ashtuquajtura "the dark side of the hat"(ana e erret e kapeles).
    "Vetem nje hacker mund te ndaloje nje hacker tjeter. Edhe pse sistemet mbrojtese dhe masat e marra sa vjen e shtohet, Kriminaliteti Kompjuterik nuk ulet, perkundrazi, nganjehere shtohet" thote Lyttle.
    "Viti 2001 arriti ne shifrat marramendese te rreth 21 000 rasteve te raportuara per demtime nga sulme hackeresh, qe eshte disa here me shume se rreth 5000 raste qe u dukumnetuan ne vitin 2000. Sigurisht, duhet te marrim ne konsiderate se kemi dhe nje sasi tjeter gjithsathu te madhe, rastesh te tilla, qe nuk u be publike nag te demtuarit." shtoi me pas Lyttle duke lene te kuptohet se keto shifra do rriten edhe me ne 2002 duke pare statuistikat e fillimvitit.
    Me tej Lyttle sqaroi se rritja e mundesive te ofrimit dhe gjetjes se paketave te pergatitura te "exploits scanners dhe Denial of Services Tools i ndihmoi Hackers padyshim te jene "nji hap me para" se te tjeret.
    "Nuk duhet te jesh nonji gjeni i madh te pergatitesh dhe kryesh nji "Worldwide attack" por te duhen vetem disa burime ndihmese"tha ai dhe vazhdoi se "Te frymesuar nga keto, shume Hackers kane filluar te mendojne se i kane te gjitah mundesite dhe njohurite te pergatisin dhe realizojne missione edhe me te medha. E gjithe kjo nuk na shtyne te mednojme asgje tjeter, pervec rritjes se pasigurise ne WEB."
    Lyttle, nenvizoi se "po te mos ekzistonin "high-profile hackers" nuk do kishte motivim ne krijimin e sitemeve mbrojtese sa vjne e me te sofistikuara. te vjedhesh Karta Krediti apo ndermarresh nji "denial of service (DoS) attack" nuk kerkon ndonje nivel te larte njohurish, te tjerat po"
    Lyttle sqaron se "eshte shume e veshtire te mos ndikohesh nga gjithe keto qe ndodhin ne internet.Sepse njerezit do joshen nga aktivitet ilegale, gjithnje e meshume. Qofte ky aktivitet, perdorja e serialit te nji shoku me installu nje program, kopjimi i nji loje ne Cd, apo marrja e nje kenge ne MP3 edhe kur ajo eshte e mbrojtur nga Copyrights. Keto gjera e bejne akoma me te pamundur ndrsyhimin midis se mires dhe se keqes ne intert, gje qe e ben internetin nji vend te rrezikshem ne shume drejtime. Interneti nuk u zhvillua dot asnjehere ne baza te ekstreme sigurie.Prandaj eshte kaq i pasigurt sic eshte dhe sot. Ta rikrijosh internetin eshte e pamundur. Duhet te krijojme mundesite qe te pershtatmei ketyre veprimive dhe ketij realiteti, duke krijuar sisteme sa me te sigurat ne menyre qe te bejme opinionin te ndeje se duhet te jetoje nje jete virtuale legale dhe jo illegale."
    "Hackerat medojne gjithmone se te besh nje jete ilegale ne internet nuk eshte gje me madhe. Duke shkaterruar nji website, duke vjedh identitete apo duke publikuar dokumente sekrete eshte bere e modes tani. Vazhdimisht degjojme ne lajme informacione per nje grup hackers apo nje tjeter, qe "kane internetin nen kembet e tyre", keto grupe qe jane konsideruar si "Super-Smart", por realisht keta "guyz" nuk disponojne njohuri te larta origjinale dhe as moral" shtou Lyttle.
    Por me tej Lyttle vazhdon duke thene se eshte shume e lehet te krijosh nji strategji mbrojtje ne jeten virtuale. "per me shume se 6 vjet une perdor nji sistem te njejte mbrojtje. Quhet Truri im :-). Gjithmone me kujdesin me te madh nderrmarr nje hap ose nje veprim gjithmone duke qene i sigurte se c'fare po bej. Ne kete menyre eshte e pamundur te gjendesh i papergatitur perballe dickaje qe nuk e di, dhe nuk arrin asnjehere ne situaten e veshtire kur ne ekranin e komputerit tend, zhduken filet e tua, frytet e punes ose veprimaterise tende. Celesi i suksesit te mbrojtjes eshte ne trurin tone" tha ai.
    Lyttle nuk le pa akuzuar dhe FBI. Megjithse kjo nuk eshte nje levizje fort e mire e tij duke pasur parasysh se procesi kunder tij vazhdon akoma ;), Lyttle thekson se FBI dhe organet e tjera perkatese nuk kane arritur akoma dhe biles jane larg kuptimit se "Hacker's Mind" (llogjikes se hakcers). Ai tregon rastin e vet duke thene se "Mua me priten ne nje dhome, dhe sapo filli biseda e kuptova se c'fare do me thoshin ne vazhdim. Ishin aq te pazote per te ruajtur mendimet e tyre saqe ju kuptova gjithsshak dhe kjo "mefshtesi" e tyre me beri te kisha fjalen kryesore gjate gjithe processit me vone".
    Lyttle nuk harroi pa ritheksuar se anyway ai nuk ka per te pasur fjalen kryesore ne gjyq. Si cdo hacker deri me sot ai dondeshkohet te jete ne fund "paguesi" i shpenzimeve te gjyqit dhe budalliqeve te tjera burokratike.
    Realiteti eshte komplet ndryshe vazhdon ai "Ndryshim, pershtatje me situaten dhe goditje vendimtare.Keto jane ato qe te bejne te fitosh kete loje shahu. Te mundesh nji hacker, duhet ta luftosh ate ne menyren dhe me armet e tij.." perfundon Lyttle...
    I urojme sukses ne Gjyq Robert Lyttle dhe Happy hacking te tjereve, se bashku me ne ... :-)

    Pershtati
    Oni
    Nick Akulli & pAli0kiLl
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Postuar nga OniB
    Data: 4/12/02 5:33:38 am


    10.04.2002
    By James Middleton

    FBI ka aritur te kapi edhe nje tjeter pasues anarshist , gjithashtu te lidhur me veprimtari terroriste dhe hacking.
    Joseph Konopka qe perdorte pseudonimin Dr Chaos u arrestua dhe u mbajt ne burg pasi ne 9 Mars u kap per mbajtje ilegale te Sodium dhe Potassium Cyanide (lende eksplozive shume te forta, natyrisht ekstremly illegal ;-)
    Gjithstu ai u akuzua si pjesemarres ne nje sere incidentesh hackeresh dhe gjithstu te kete humbur kontrollin e tij gjate takimeve te magazines 2600 (2600.com)
    Kur u arrestua, mes te tjerash autoritetet gjeten nje saspi prej 15.5 kg (5 Pund) Cyanide dhe nje laptop te mirekompletuar me lidhje wireless (mobile). Te gjitha keto te fshehura ne "strofullen" e tij qe ishte nje tunel ne brebdesi te nje sistemi tunelesh afer Chicago.
    Gjithashtu FBI beri nje "krehje territori" edhe javen e shkuar ne takimin tradicional te revistes 2600.com. Cdo fillim muaji, te premten e pare, revista 2600.com mban takime publike ne qytete te ndryshme, per ata qe jane te interesuar ne technology dhe Communications.

    Sipas raportit, FBI morri ne pyetje rreth 15 pjesemarres duke i pyetur ata kryesisht per Joseph Konopka, tunelet e nentokes, lendet kimikale, ekplozivet, si dhe gjithastu pyeti disa pjesemarres pasi i identifikoi ne baze te nick qe perdorin ne IRC. (kujdes dhe IRC u ndiqka nge FBI ;-)

    Joseph Konopka kerkohej per akte vandalizmi ne bashkepunim me nje grup te ashtuquajtur Realm of Chaos. Duke ju rreferuar raporteve ne USA Today Realm of Chaos eshte nje grup i deshperuar adoleshentesh, me qender ne Winsconsin, qe ka kryer disa akte vadalizmi duke demtuar stacione energjitike, telefonash cellulare si dhe kulla antenash radiosh.

    Konopka po mbahet ne "burg pa afat" pasi Gjykatesi Federal Edward Bobrick tha se ai perben "nje person me rrezikshmeri te larte".
    Kjo ishte si vazhdim ia askionit qe FBI ndermorri ne Shkurt 2002, ku forca te armatosura te FBI mesyne ne banesen e nji adoleshenti 18 vjecar ne Los Angeles, duke konfiskuar gjithe equipment e komputerit qe perdorej kryesisht per mbajtjen e nje website anarshiste dhe per sulme te ndryshme hackeresh.
    Cuditerisht adoleshenti lirohet me vone pa u gjykuar dhe pa paguar asnji lloj kaucioni...
    Kushedi ca "fati" do kete Joseph Konopka...

    Pershtatur nga
    Oni
    ne chat Akulli & pAli0kiLl

    Lidhja e temes me Forumin e vjeter te AlbaSoul-it
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    3rror21 Maska e 3rror21
    Anėtarėsuar
    02-02-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    20
    cool lol
    por nuk ke ndonje adrese te ngjashme ne anglisht ose italisht vetem ēekisht jo.
    cheers
    Ai qe di me se shumti flet me se paku

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •