QuarkXpress 5 u paraqit pas pesė viteve tė gjata DTP tė cilat ndėrruan profilin e programit aq tė dėshiruar pėr thyerje tė publikimeve. A do tė mbetet Xpress-i i ri superfuqi dominuese grafike?

QuarkXpress i takon galerisė sė patejkalueshme tė simboleve tė teknologjisė kompjuterike. Kur flasim pėr PostScriptin, shpesh e pėrshkruajmė nė mėnyrė ilustrative edhe si themel tė DTP-sė dhe industrisė grafike. Nė kėtė dioptri Xpress ėshtė njė mur mbajtės i cili tė kėsaj ndėrtimtarie tė pėrgatitjes digjitale pėr shtyp i jep njė qendrueshmėri dhe pėrdorshmėri. Para pesėmbėdhjetė vitesh, sistemet operative grafike dhe kompjuterėt tė cilin i pėrkrahnin ato bėnin hapat e parė - u parashikohej ardhmėri e ndritur, por nuk mund tė notonin aq shumė ne ujėrat profesionale. Pikėrisht nė kėtė kohė, kompania Quark i ofroi tregut tė DTP-sė njė vegėl i cili u bė njėsi matėse e fuqisė dhe pėrdorshmėrisė sė kompjuterėve MAcintosh nė botėn e pėrgatitjes pėr shtyp.
Vetėm njė numėr i vogėl i programeve nė historinė kompjuterike ia ka dalur qė tė demonstrojnė aq bindshėm fuqinė dhe caqet e vėrteta tė teknologjive, nė mėnyrėn si e ka bėrė kėtė QuarkXpress. NJė ngritje e furishme e Xpress-it pasoi nė momentin kur qarqet konservative tė porfesionistėve grafikė vėrejtėn se ky program nuk imponohet me opcione, por ofron njė dozė precize dhe tė matur tė funksionalitetit qė mundėson thyerje tė publikimeve intenzive tipografike dhe grafike. QuarkXpress qė nga fillimi ishte i orientuar nė thyerjen e gazetave, revistave, broshurave dhe katalogjeve, duke u ofruar dizajnerėve vegla tė fuqishme tė cilat pėrdoren shumė lehtė. Njė interfejs i thjeshtė, koncept i qartė, tipografi e shkėlqyshme dhe PostScript outputi i patejkalueshėm janė disa nga veēoritė e kėtij programi i cili fitoi simpatinė e dizajnerėve dhe redaktorėve teknik. Sot, QuarkXpress ėshtė njė DTP program dominues pėr Macintosh dhe PC, njė vegėl me tė cilėn thehen shumica e gazetave dherevistave tė cilat publikohen nė botė. Pėr kompaninė Quark shpesh thuhet se ishtė mjaft inerte nė publikimin e versioneve tė reja tė Xpress-it. Pėr botėkuptimet eso me kjo dinamikė ėshtė pothuajse e pakuptimtė, duke pasur parasysh se QuarkXpress 4 u paraqit mė 23 prill 1997, ndėrsa QuarkXpress 5 u promovua zyrtarisht mė 23 janar tė kėtij viti. Shumė analistė nė mėnyrė jokritike shkruanin pėr gjoja “paaftėsinė” e Quarkut pėr tė projektuar versionet e reja tė Xpressit, pasi qė pėr pak u bėnė pesė vite qė nga ridizajnimi i fundit i kėtij programi. E vėrteta, si duket, ėshtė krejt ndryshe - Quarku i bėri pėr vete shfrytėzuesit pikėrisht me kualitetin e vet dhe pauzat e gjata nė mes tė versioneve tė reja. Pėr dallim nga kompanitė tjera tė cilat vazhdimisht shkurtonin kohėn e paraqitjes sė versioneve tė reja tė paketeve tė njėjta softverike, Quarkut i dėgjohej zėri shumė rrallė, duke mos ofruar kurrfarė risish spektakulare pėr DTP platformat e veta.

Treshi fenomenal, Katershi solid

Se sa janė inertė edhe shfrytėzuesit e QuarkXpressit shihet edhe nga popullariteti i versionit 3.32 i cili mund tė pėrdoret pa problem edhe nė kompjuterėt 386 me sistem operativ Windows 3.1 apo nė Macintosh modest nga tė nėntėdhjetat e hershme. QuarkXpress 3.32 edhe pėrkundėr interfejsit tė stėrvjetruar megjitahtė ende vlerėsohet shumė lart (do theksuar
kėtu se edhe nė Qendrėn Grafike tė gazetės sonė, pėrkundėr faktit se e kemi nė dorė versioni 5.0, pastaj mė parė e kishim edhe atė 4.0, megjithatė ende vazhdojmė tė punojmė me versionin legjendar 3.32). Posaēėrisht do theksuar njė efekt tė kėtij programi i cili i ka mbijetuar kompjuterėt nė bazė tė performansave tė tė cilėve fillimishtedhe ishte projektuar - QuarkXpress 3.32 edhe mė parė ishte program i shpejtė, por, nė kompjuterėt e sotėm qindra herė mė tė shpejtė se tė dikurshmit, ka arritur nivelin nė tė cilin tė gjitha operacionet kryhen sa hap e mbyll sytė. Natyrisht, vitet kanė lėnė gjurmė nė kėtė program, ose thėnė mė saktė, kanė vizatuar mospėrputhshmėrinė e tij me rrethinėnmoderne. Kur nė vitin 1997 u paraqit versioni 4 u pa se Quarku nuk posedoon ndonjė atu tė mirėfilltė, por edhe se shfrytėzuesit nuk presin ndonjė ndryshim tė madh nė principin e deriatėhershėm tė punės. Nė regjistrin e dėshirave tė cilin Quarku nuk e pėrmbushi ishte edhe futja e pėrkrahjes pėr tabela, mangėsi kjo e cila edhe mė shumė i shtynte shfrytėzuesit e versioni tė mėparshėm qė tė mos kalojnė nė tė riun. Sa i pėrket Windowsit, versoni 4 megjithatė solli pėrparim tė nevojshėm, kishin nė dorė aplikacionin 32-bitėsh i cili i pėrshtatej standardit tė Windows 95, pastaj modulin tė avancuar pėrshtyp, kompatibilitet mė tė pėrsosur me formatit EPS, u shtuan disa opcine... Me siguri qė mė e rėndėsishmja ishte se performansat nuk u pėrkeqėsuan dhe, pas disa serive tė “update”- ėve gratis, u arrit njė stabilitet i lakmueshėm i kėtij aplikacioni. Gjėrat u komplikuan paksa kur nė vitin 1999 u paraqit Adobe InDesign 1.0 i dizajnuar me idenė pėr tė shkelur QuarkXpressin dhe pėr tė fituar monopol nė tregun DTP. Adobe ka investuar shumė para, dije dhe kohė nė InDesign. Ky program ėshtė mjaft i arrirė nė fushėn e tipografisė digjitale dhe pėrgatitjes pėr shtyp, dhe Quarku, sė paku nė letėr, fitoi njė konkurrent tejet serioz dhe tė rrezikshėm. Mirėpo, praktika, tregon se nuk ėshtė aq lehtė tė shkaktohet turbulencė nė segmentin stabil dhe tė pjekur tė tregut tė DTP-sė. Pėrkundėr kėsaj, Adobe edhe mėtej me mjaft agresivitet paraqitet me InDesignin e vet, eliminon gabimet dhe integron gjithnjė mė shumė fuqi grafike. E meta mė serioze e InDesignit janė performansat dhe preciziteti i shfrytėzuesve tė cilėt merren me thyerjen e publikimeve dhe pėrgatitjen pėr shtyp. Nė fillim tė kėtij viti u paraqit edhe versioni InDesign 2.0 i cili si duket i ka tejkaluar sėmundjet e fėmijėrisė dhe ka zgjeruar listėn edhe ashtu tejet ipmresive tė mundėsive tė veta.

Logjika e ndėrrimeve

Dominimi i Quarkut nė vitet kaluara nuk u soll nė pyetjeasnjėherė, bile as InDesigni i cili ėshtė mė i fuqishėm dhe mė modern se Xpressi pothuajse nė tė gjitha kategoritė, nuk arriti tė lėkundė atė nga pozita e liderit nė botėn grafike. Megjithatė, ishte qartė se Quarku duhet tė gjejė njė strategji pėr tė ardhmen sepse pritej qė do tė rritej apetiti i shfrytėzyesve pasi qė Adobe tregoi “DTP muskujt” e vet me InDesign. Me padurim u prit versioni 5 i Quarkut i cili mė vite tė tėra kaloi nė fazėn beta. Edhe pse QuarkXpress posa paraqit nė treg, qysh tani mund tė konkludohet se Quark i ka mbetur besnik praktikės sė vet.Komponentet mė tė rėndėsishme tė programit kanė mbetur tė njėjta si nė versionin e kaluar, mungojnė pėrmirėsime esenciale, ndėrsa njė rėndėsi tejet e madhe ėshtė dhėnė Web dizajnit dhe reciklimit tė dokumenteve ekzistuese tė destinuar pėr shtyp. Kesaj radhe tabelat nuk mungojnė, ndėrsa kemi fituar edhe Layerėt, ėshtė pėrmirėsuar indeksimi, opcioni Preview pėr shtypje, menytė kontekstuale... FAlė periudhės sė gjatė tė testimit, QuarkXpress 5 ėshtė vėrtetė njė aplikacion stabil, i aftė tė vihet pėrballė kėrkesave mė tė komplikuara tė dizajnit grafik. Qysh nė takimin e parė me versionin e ri tė Xpressit imponohet pyetja: Pse Quarku e ka vendosur nė fokus tė interesimit tė vet pėrkrahjen pėr teknologjitė tė cilat gati-gati nuk kanė lidhje me pėrgatitjen pėr shtyp? Pothuajse tė gjitha materialet pormovuese janė pėrplot me rrėfimet pėr pėrkrahje pėr XML dhe HTML dhe ky kurs i ri i Quarkut kėrkon njė spjegim shtesė. Duke shikuar me kujdes trendet nė teknologjitė e publikimit, Quark u me tė drejtė ka konkluduar se ekziston njė potencial i madh nė publikimet pėr web dhe librat elektronik. Nė anėn tjetėr, em programin Xpress janė thyer me miliona faqe, tė cilat, edhe pse janė nė formė digjitale, nuk munden aq lehtė tė pėrgatiten pėr web. NĖ kėtė kontekst, teknologjia XML paraqet mėnyrėn pėr ndarjen e formės nga pėrmbajtja dhe definimin e strukturės sė dokumenteve.

(c) koha ditore