Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 83
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Faza 2 e luftės kundėr terrorizmit

    Caqe tė tjera tė luftės sė SHBA-sė kundėr terrorizmit pritet tė jenė: Uzbekistani, Iraku, Jemeni, Taxhikistani, Somalia, Sudani, Malajzia, Filipinet dhe Indonezia

    Duket se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po pėrgatiten pėr “Fazėn 2” tė sė ashtuquajturės ‘luftė kundėr terrorit’, njė fushatė qė analitikėt thonė se mund ta kombinojė veprimin ushtarak me masa financiare dhe presion diplomatik. “Lufta jonė kundėr terrorit fillon me “Al-Qaedan”, por nuk pėrfundon atje,” ka paralajmėruar presidenti amerikan George W. Bush. “Ajo nuk do tė pėrfundojė derisa ēdo grup terrorist me shtrirje globale tė jetė gjetur, ndaluar dhe mundur.”

    Uzbekistani

    Uzbekistani ka lejuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė ta pėrdorin gjatė luftės nė Afganistan hapėsirėn e tij ajrore, si dhe njė aeroport pėr furnizimin me ndihma humanitare. Qeveria uzbeke ka problemet e veta me militantėt islamikė dhe pak vetė besojnė se bashkėpunimi i Tashkentit ėshtė bėrė pa ndonjė ēmim. Washingtoni thotė se Lėvizja Islamike e Uzbekistanit ka kontakte me rrjetin terrorist “Al- Qaeda” dhe pėrbėn njė kėrcėnim rajonal qė duhet ērrėnjosur. Shumė vetė besojnė se Amerika mund ta ndihmojė Uzbekistanin tė bėjė kėtė gjė, ndėrsa mund tė bėjė veshin e shurdhėr ndaj shtypjes nga ana e qeverisė tė grupeve tė opozitės.

    Taxhikistani

    Ka njoftime se ushtarakė amerikanė dhe evropianė kanė vepruar nė Taxhikistan, fqinj I drejtpėrdrejtė i Afganistanit nė veri. Njoftimet sugjerojnė se “Al- Qaeda” ka stėrvitur dhe mbėshtetur rebelėt islamikė qė luftojnė kundėr qeverisė taxhike. Nė tė shkuarėn, Taxhikistani ėshtė akuzuar nga fqinjėt e tij se ka lejuar praninė e kampeve stėrvitore pėr rebelė islamikė nė territorin e tij, njė akuzė qė e ka hedhur poshtė me forcė.

    Iraku

    Nuk ėshtė publikuar ndonjė prove e qartė qė ta lidhė Irakun me sulmet e 11 shtatorit, por Iraku mund tė jetė pjesė kyēe nė fazėn e dytė. Presidenti Bush e ka paralajmėruar Bagdadin se duhet tė lejojė rikthimin e inspektorėve tė OKB-sė pėr armėt, ose pėrndryshe do tė pėsojė, gjė qė ka nxitur spekulime tė mėdha lidhur me njė sulm ndaj Irakut. Por zėvendėspresidenti amerikan, Dick Cheney, tha mė vonė se nuk ėshtė vendosur ende ēėshtja se ēfarė duhet bėrė me Irakun. Alternativa kryesore, thonė analitikėt, do tė jetė fillimi i njė offensive ajrore, ndoshta nė njė shkallė edhe mė tė madhe se nė dhjetor tė vitit 1998.

    Sudani

    Nė vitin 1998 Sudani u bė objektiv i goditjeve tė raketave amerikane pasi SHBA e akuzoi atė pėr lidhje me “Al Qaedan”, tė cilėn Washingtoni e mbante pėrgjegjėse pėr bombat e vėna nė ambasadat e saj nė Kenia dhe Tanzani nė fillim tė atij viti. Ka pasur njoftime se Amerika ka plane rezervė pėr tė sulmuar objektiva nė Sudan, ku ishte vendosur Osama Bin Ladeni para se tė shkonte nė Afganistan. Megjithatė, qė nga 11 shtatori qeveria sudaneze ka shtuar pėrpjekjet e saj pėr tė arrestuar dhe dorėzuar terroristė tė dyshimtė.

    Jemeni

    Jemeni ėshtė vendi i origjinės sė Osama bin Ladenit dhe amerikanėt dyshojnė se njerėzit e tij ishin pas sulmit ndaj anijes luftarake amerikane USS Cole nė Jemen, ku u vranė 17 ushtarė amerikanė. Nė mes tė dhjetorit forca jemenase tė sigurisė, me ndihmėn e informacioneve amerikane tė zbulimit, sulmuan disa fshatra malore qė dyshohej se strehonin pjesėtarė tė rrjetit “Al- Qaeda”. Ishte hera e parė qė nga 11 shtatori qė njė qeveri arabe pėrdorte forcėn ushtarake ndaj pjesėtarėve tė dyshimtė tė “Al- Qaedas” dhe shumė vetė besojnė se kjo mund tė shėnojė fillimin e “Fazės 2” tė luftės sė Amerikės ndaj terrorit.

    Somalia

    SHBA-ja thotė se “Al-Qaeda” ka baza nė Somali dhe flota amerikane kanė filluar tashmė tė patrullojnė vijat detare. Ky vend mysliman nuk ka njė qeveri qendrore efikase dhe shumica e vendit ėshtė e ndarė nė zona klanore qė drejtohen nga udhėheqės qė janė nė konkurrencė me njėritjetrin. Kryeministri kalimtar I Somalisė, Hasan Abshir Farah, I ka kundėrshtuar me forcė akuzat amerikane, por ai ka thėnė gjithashtu se do ta mirėpriste dislokimin e ekipeve ushtarake
    amerikane nė Somali pėr tė hetuar lidhur me praninė e mundshme tė pjesėtarėve tė “Al-Qaedas”.

    Filipinet

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė dhėnė mbėshtetje logjistike pėr fushatėn e Manilas kundėr “Abu Sayyafit”, njė grup militant mysliman qė besohet se ėshtė i lidhur me Osama nin Ladenin. Kėshilltarė ushtarakė amerikanė kanė shkuar tashmė nė Filipine pėr t’i stėrvitur trupat e tyre nė operacionet kundėr rebelėve, tė cilėt veprojnė nė jug tė vendit. Zyrtarė filipinas janė tė bindur se Abu Sayyaf ka marrė armatime, ėshtė stėrvitur dhe ka marrė ndihmė logjistike nga “Al-Qaeda”. Ata thonė se ky rrjet vendosi lidhjet e para mė “Abu Sayyaf”-in nė fillim tė vitit 1990 dhe se rrėmbimet e kohėve tė fundit “kishin shenjat e gishtėrinjve tė “Al-Qaedas’”.

    Malajzia

    Qeveria malajziane u ka kėrkuar Shteteve tė Bashkuara tė shpjegojnė pse vendi i tyre ėshtė quajtur si burim i mundshėm aktiviteti I Al-Qaeda. Gazeta ‘New York Times’ njoftonte duke cituar burime zyrtare amerikane pa emėr se pjesėtarė tė Al-Qaeda kanė pėrdorur aeroportin ndėrkombėtar tė Kuala Lumpurit si pikė tranziti. Thuhet se dy nga rrėmbyesit e aeroplanėve nė sulmet e 11 shtatorit, Khaled al- Midhar dhe Nawaq al-Hamzi, janė filmuar nė njė takim nė Kuala Lumpur nė Malajzi sė bashku me operativė tė tjerė tė njohur tė Al-Qaeda. Njoftohet se anėtarė tė Grupit Muxhahedin Malajzian kanė qėndruar pėr ca kohė nė Afganistan.

    Indonezia

    Disa njoftime kanė sugjeruar se Amerika mund t’i ketė si objektiv disa pjesė tė Indonezisė, ku militantėt islamikė kanė krijuar baza tė forta. Kreu i Agjencisė Kombėtare tė Zbulimit tė vendit, gjenerallejtėnanti Hendropriyono, ka konfirmuar kohėt e fundit se pjesėtarė tė “Al-Qaedas” kanė marrė pjesė nė luftime nė ishullin Sulawesi. Grupe militante vendase, si “Laskar Jihad”, qė kanė stėrvitur mijėra vetė pėr tė luftuar kundėr tė krishterėve, besohet se kanė lidhje me “Al-Qaedan”. Thuhet se Washingtoni ėshtė I mėrzitur nga mungesa e gatishmėrisė sė forcave indoneziane tė sigurisė pėr tė vėnė nėn kontroll militantėt islamikė.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15

    lufta kunder terrorizmit

    kur masakrimi publik i mijera veteve ne gradacelat binjake ndodhi ne amerike,presidenti Bush nuk nguroi te shpalle lufte kunder terrorizmit nderkombetar me preteksin se u sulmua demokracia ne tempullin e saj.Ai kerkoi nga komuniteti nderkombetar qe te mbeshteste ameriken ne te drejten e saj te vetmbrojtjes dhe te sulmonte cilindo shtet qe amerika do ti drejtonte gishtin dhe zoti bush do ta akuzonte si rrezik i sigurise te kombit.Qe nga ajo dite e zeze ne amerike njerezve u eshte hequr e drejta e fjales te lire pasi cdo njeri qe flet hapur kunder politikes te presidentit trajtohet si tradhetar .natyrisht qe askush nuk mund te bie dakort me idete e njerezve si Bin laden te cilet vrasin per hir te fondamentalizmit te nje feje cilado qofte ajo,por duhet qe njerezit te kene te drejten e informacionit ne lidhje me arsyet qe shtyne keta njerez te kryejne keto krime te shemtuara.Shtetet arabe te lindjes te mesme kan pas me miliona viktima te luftrave te ndezura ne nje fare menyre nga amerika,ata jane ne varferi te skajshme dhe e shohin ameriken,prezencen e saj ne rajon dhe diskriminimin e myslimaneve ne pergjithesi dhe sidomos palestinezeve (pa mar parasysh etjen e madhe qe amerika ka per naften e tyre)si lufte kunder islamit.Popullsia dhe qeverite e ketyre vendeve e kane distancuar veten nga keto akte terroriste,(as per irakun nuk ka prova qe mund te ket bashkepunuar ose bashkepunon me keto org)por per sa kohe amerika dhe izraeli do te vazhdojne te njejten politike te jashtme te ndjekur nga dhjetra shtete (me politikane te koruptuar te cilet ngrene doren per ta ne OKBperfshi ketu edhe shqiperine)edhe sulmet terroriste do te jene rrjedhoje e saj ku dhe padyshim do tu japin ketyre vendeve avantazhe politike per te ndermar fushata ushtarake ne cdo vend qe do ti rezistoje ofertave te grabiqareve te medhenj te naftes etj.Pra vetvetiu lind pyetje se mos valle kjo lufte eshte e domosdoshme per bosat e medhenj ne amerike per te zevendesuar luften e ftohte,se si ka thene dhe nje president i madh amerikan (natyrisht me i madh se bushi)se popujt duhet te kene friken e luftes gjithmone me vete.
    buzeqesh

  3. #3
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Ti jetonke ne Londer.
    Une jetoj ne Amerike, jam musliman, dhe askush nuk ma ka hequr te drejten e fjales, as mua dhe askujt tjeter.
    Shkaqet pse terrorrizmi ka ngritur koken i dime te gjithe, eshte injoranca dhe zilia e vendeve te lindjes se mesme, qe per cdo gje ja hedhin fajin amerikes, po mir e bojn ata , kur nuk i le amerika dore te lire Izraelit, ti boj ato venet e lindjes se mesme pilaf.
    Amerikes ata te lindjes se mesme ti fryjne, se ja dhe po e hudhen dhe i bomb tjeter, ose dy ose tre, ja do vriskan nja 10 mije amerikane, po ku do shkojn pastaj te mjeret, ke allahu do e mbajn frymen se do i bojm pistil do i bojm qe te mallkojn diten kur kane lindur.
    Po gjall do jemi dhe do e shofim si do shkoj ky muhabet.
    Kush kruhet me Ameriken i bo varrin vetes, vetem se nese per Rusin me vinte pak keq se e kishim nje fare nostalgjie etj, per kta morrat e Lindjes se mesme nuk me vjen keq fare, dhe ishalla zhduken komplet nga harta e botes, se vetem per bela jon.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Pershendetje,

    Edhe une jam ne SHBA, aprovoj pergjithesisht mesazhin paraprak te USHTARIT TE MIRE, e gjitha eshte cka vertet duhet ndier te gjitha mendjet e shendosha ne bote. Nuk kam asnje dyshim ne luften eventuale te drejte te SHBA-ve ndaj cinikeve te Lindjes se Mesme. E keqja eshte se pos qe ata rrezikojne zhdukjen e merituar te tyre, rrezikojne edhe zbehjen e pa-nevojshme te fese Islame.

    Ne Shqiptaret me sa duket kemi qene fatbardhe qe nuk jemi Religjioz te vertet, me siguri se nje shkalle e larte religjionizmi do te kishte pasoja te pa-para per ne. Fuqite e Medha nuk na vequan per fene tone dominuese, bile ishin me teper Shtetet Islame ato qe kundershtuan Intervenimin vertet human qe Fuqite e medha e bene ne Kosove.

    Kaq kesaj rradhe, gjithe te mirat dhe suksese ne vitin qe po troket!

    Gezuar 2003!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    MILANIST I KEQ Maska e Luani Kuqezi
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    238
    Arbit me respektin me te madh do ti thoja se INTERVENIM=NDERHYRJE dhe RELIGJIONI=FEJA. Jo per gje po ngaqe kemi futur kaq shume fjale te huaja ne prdorim sa nuk na duhen te tjera.
    Ushatarit do ta pyesja nese eshte mysliman nga prindrit dmth sa per te thene apo besimtar i vertete i perkushtuar jo ekstremist por i perkushtuar dmth falesh disa here dite per dite, vete ne xhami, mban mjeker te gjate ose ke sasine e "harremeve" qe feja nuk i lejon, ke ngjyre lekure si arabet apo vishesh si nje arab????
    Nqs jo atehere nuk vuan njelloj si myslimanet arabe ne Amerike dhe Kanada. Spo them se ato vuajne po sigurisht qe amerikanet kane nje opinion negativ per ta ne fillim dhe ka pasur raste ekstreme ku kane keqtrajtuar shume prej tyre!!
    Persa i perket politikes qe doqi presidenti Bush jam dakort dhe me Ushtarin se arabet jane treguar mjaft ziliqare gjithmone por dh me Botaed sepse dihet qe Amerika po abuzon me Lindjen e Mesme, e kthen opinionin publik nga ana e saj me CNN vetem per naften e mallkume.
    Khan is my idle,
    Germany is my team,
    Victory is my religion!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    ne rradhe te pare do te doja te sqaroja se une nuk kam shkruajtur aspak persa i perket mbrojtjes te njeres pale ne luften kunderr terrorizmit,dhe as nuk kam thene qe e drejta e fjales ne amerike eshte marre ne menyre te dhunshme dhe domosdoshme ne te gjitha rastet(mjafton te permendim Micahel moore dhe Jon pilger per kete)por qe duke mos pas informacion te zgjeruar dhe te pavarur dhe duke u trajruar ne te gjitha fushat si tradhetar dhe duke u bere alienizmi yt nqs ti shkon hapur kunder politikes te presidentit.nuk mund te besh polemika mbi kete teme nqs ti e ndane thike (ne te krishteret dhe ata myslimanet)sepse del hapur lufte kunder fese,dhe kjo eshte pikerisht ajo hipokrizia e washingtonit.une po perpiqem qe ta shohe jo vetem nga pikepamja e amerikes dhe e shqipetareve kete ceshtje por ne menyre me te gjere te pare nga te gjitha palet.mjafton qe te lexosh gazeta te majta ne evrope (france ,angli)qe te mendosh pak me teper per ndergjegjshmerine e (EL PRESIDENTE).Une jam vetem kunder padrejtesive dhe imponimit te opinioneve per interesa te rrjeteve te caktuara ne cfaredolloj strategjie qe mund te perdoret per realizimin e tyre.
    buzeqesh

  7. #7
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Luano, si thu ti, pse kane amerikant mendim te keq per muslimanet?
    Nuk te vjen Suedezi te te hedhi ne ere o mik.
    Jane 20 e kusur vjet terrorrizem qe kryhet nga muslimanet qe ja ka dhene emrin e keq muslimaneve.
    amerika ka bere ceshte e mundur tua respektoje fene atyre, madje sot kur Christmasi eshte duke u sulmuar majtas e djathtas askush nuk thote gjysme fjale per ramazonin e Bajromin.
    Pra sado tolerante eshte treguar USA, prap ata viktimat, duke e patur ne natyre qe miresjelljen e shohin si dobesi, kafshojne doren qe i ushqen si qen te terbuar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Alaska
    Postime
    61
    ushtari i mire,me duket me me vend mos te besh deklarata ekstremiste.fudja dhe arabet njerez jane, te cileve fatkeqesisht u behet nje propagande e poshter.

    luani kuqezi,me duket se nga fundi nentorit, ne tor. u be goxha zhurme per vendosjen e "x-mas" tree ne qender te qytetit myslymanet,i vetmi grup kundra ketij emri kerkonin te quhej peme paqe,me duket,mjafton te mos kishte lidhje me katolicizmin. as qindra zoter indiane nuk dalin kundra x-mas trees,as mijera sekte te perhapura ne bote,madje,madje as cifutet nuk ndihen te kercenuar nga nje peme me drita.fyerje ndaj islamizmit??? ppffff
    nuk flas per miretrajtim te arabeve ne amerike se nuk e di,po sa per kanadane,me shume kujdesen per myslymanet sesa per ata qe u vrane ne kulla.neper punerat qe kane qene jane,neper shkolla nuk i ngacmon njeri,asgje nuk ka ndryshuar.madje mua me duket se me mire u sillen tani se me pare.fundja nuk jane te detyruar te rrine ketu.ne vendet e tyre femijet mund te gjejne pune si kamikaze,se drejt e ne parajse shkojne me pas...

    ti abedin, ca jane ato komente me gjak komunisti,gjak i ndyre? a mos ka ndonje grup gjaku "komunist" kur ben analizat?jo per gje se i bie qe ti apo prinderit e tu,e ndoshta dhe gjysherit e tu kane qene komunist.pra dhe ti je denbabaden komunist i ndyre. iiiiiiii
    e dyta,ke te drejte kur thua se myslymanet kane bere shume per ne si popull.se nuk cuan asnje ndihme ne kosoven bashkefetare(rrofte islami),na lane 500 vjet mbrapa,shtypin femren duke e kthyer ne nje skllave qe mbart edhe drute,e shume e shume te mira te tjera te panumerta si keto. sa per ate qe islamizmi i ka ruajtur nga asimilimi i sllavit apo i grekut,me fal qe po flas kshu po nji m... i ka ruajtur.vendi ruhet kur mbizoteron ndjenja e kombit,e gjuhes se perbashket,thjesht patriotizmi,jo ca ulje me b...perpjete ne nje dhome ku qelbet era kembe.
    C:\DOS
    C:\DOS.RUN
    RUN:\DOS.RUN

  9. #9
    MILANIST I KEQ Maska e Luani Kuqezi
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    238
    O, wait a second!!

    Une jam i paanshem ne komentet e mia! Doja vetem te merrja vesh se si qenka kjo puna e Ushtarit qe edhe tha se eshte mysliman pastaj ia merr me furi dhe me inat duke i share myslimanet dhe sidomos ato "ne ju bejme shkrumb" dhe "s'kruheni dot me ne ju" sikur sme pelqyen fare se nuk merret vesh se kush eshte NE dhe JU.

    Nqs ti e quan veten patriot i terbuar amerikan dhe jo shqiptar, une them se eshte ndyresi te hiqesh si tradhtar dhe ti thuash nje shqiptari qe ti te beke keshtu dhe ashtu vetem prej fese, kur e pranon vete se nuk je ndonje besimtar kushedi se car si pothuajse gjithe shqiptaret.
    Khan is my idle,
    Germany is my team,
    Victory is my religion!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    o cuna mos u zini mo se ne fund te fundit vetem po shkembejme idete tona ne menyre inteligjente,sic u takon qenieve inteligjente.u keshilloj te lexoni michail moore per luften kunder terr ose australianin john pilger.i pari nuk mund te gjendet ne amerike ose me veshtiresi edhe pse eshte amerikan pasi eshte nje njeri qe flet shume hapur kunder politikes te presidentit(sic kam shkruajtur dhe me lart),kurse te dytin mund ta gjeni me titullin the rulers of the world.
    buzeqesh

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •