Darwin, po eshte e vertete qe Perendia e di fare mire se c'do te ndodhe ne te ardhmen, perderisa edhe kohen ai e krijoi. Por fakti qe njeh te ardhmen nuk mund t'i ngarkohet si faj. Te mos harrojme se Perendia engjejt dhe njerezit i pajisi me arsye per te dalluar te miren dhe te keqen, gje qe nuk e beri te kafshet.Perendia vertet e krijoi te mire Luciferin, por gjithashtu e dinte fare mire qe ky i fundit do te ngrinte krye.. e megjithate Perendia e krijoi, sepse Luciferi i duhej ta perdorte si mashe per te provuar vullnetin e njerezve
P.sh. nje femije, i cili nuk eshte formuar ende logjikisht dhe, si pasoje, nuk mund te dalloje te miren nga e keqja, kur shkon dhe vendos gishtin ne korrent, e rremben me force dhe e largon tutje.
Nuk mund te besh te njejten gje edhe me nje te rritur, i cili i di pasojat e venies se gishtit ne korrent. Ne rastin e te rriturit, mund te japesh nje keshille; asgje me teper, sepse e ka mendjen ne vend dhe eshte i lire te zgjedhe. Ne te kundert nderhyn ne lirine e tij. (Shikoje pak konceptin e lirise dhe rishqyrto idete ne lidhje me te).
Pra, ne rastin konkret, njohja, arsyeja, eshte kriter per cenimin ose jo te lirise se dikujt. "Dituria ju ben te lire"- thote ap. Pavli.
Konkluzion: nga nje person qe nuk ka arsye, nuk mund te pretendosh se nderhyrja, qofte edhe per nje cast ne jeten e tij, perben cenim te lirise se tij, sepse si mund te jete i lire dikush nga momenti qe nuk mund te dalloje gjera elementare si e mira apo e keqja, liria apo skllaverimi?... Po perseris thenien e ap. Pavlit: "Dituria ju ben te lire".
Krijoni Kontakt