Close
Faqja 336 prej 1135 FillimFillim ... 236286326334335336337338346386436836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 3,351 deri 3,360 prej 11341
  1. #3351
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga BEHARI Lexo Postimin
    shume te krishtere qe shajne ISLAMIN,na hiqen ketu ne forum sikur gjoja jane mysliman,njeri nga ta kam pershtupjen se je dhe ti Still_Rydin!!


    ...........................................

  2. #3352
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Kur ta gjeshė mė bė zė edhe mua ani pse se kam ndėrmend tė vrasė asnjeri me sopatė por dua tė lirohem sa ma parė nga " feja qė e trashėgova nga prinderit" sepse nuk dua tė jem i njejtė me Fe me ata tė cilėt, sė pari e prejnė fėmijėn me thikė nė fyt duke bėrė " allahu ekber".

    ..........................

  3. #3353
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    “Ajo nuk duhet tė dilte nga shtėpia, madje as pėr tė punuar arat pasi Allahu mė kishte thėnė qė ajo duhet tė qėndronte nė shtėpi”,

    Tani edhe mua me ka thene 'Allahu' qe krejt vajzat shqiptare qe te mos dalin nga shtepia asesi, te behemi si ne Afganistan ku grate nuk lejoheshin te dilnin nga shtepite e tyre.

    Sa keq per femijet e saj...

  4. #3354
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    Kur jeni kaq te sigurt, se bota pa islamin do te ishte pa dhune, do te ishte me mire, pse nuk merrni guximin te bėheni te gjithė mysliman? Edhe ashtu nuk do te kishte dhune, bile do te ishte edhe me mire, se ne myslimanet vėlla e quajmė njeri-tjetrin.
    Kur bota 'te kthehet' ne islam, myslimanet do te fillojne ta vrasin njeri tjetrin. Shikoni shembullin e myslimaneve te hershem, kur konvertuan me shpate gjithe Arabine ne islam, filluan ta vrasin njeri tjetrin dhe filloi percarja dhe lufta civile. Kjo eshte natyra e islamit, kultit te vdekjes.

    Nuk ka asnje prove se Muhamedi ishte profet, ka shume prova (ne vet shkrimet islamike madje) se ai jo vetem qe nuk ishte Profet, por njeri shume i keq, tani nuk do te jetojme me perralla se do te marrim prostituta te xhenetit duke luftuar per islamin se kjo genjeshter e kulluar pagane, kush na paska premtu, nje njeri para 14 shekujsh.

  5. #3355
    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te vrasesh te pafajshem

    te ndjekesh islamin do te thote te shkaterrosh jeten tende

    te ndjekesh islamin do te thote te drogohesh me hashash

    te ndjekesh islamin do te thote te shesesh droge

    te ndjekesh islamin do te thote te shkombetarizohesh te jesh pa komb

    te ndjekesh islamin do te thote te shkaterrosh kulturen tende

    Pse ta ndjek islamin?!
    Hajde rren hajde .
    Po qysh ja ke fut si kali peles , pse bre po fol llokum kur se ke as iden se cfar eshte Islami.

    Ma mire ta qet me nejt e me i kshyr gajlet e tua.
    Mungesa e besimit e ben njeriun te cmendur...

  6. #3356
    i/e regjistruar Maska e heroes
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    Duke pare zhvillimet qe po ndodhin ne bote, kjo e fundit do te ishte me mire pa fene islame. Dhune, egersi, prapambetje, ja cfare eshte islami. Pse duhet nje fe si kjo pra?

    Ku ka konflikt sot ne bote, eshte e sigurt qe nje pale eshte myslymani dhe feja e tij.

    Ku plas nje bombe sot, ose e ka bere ETA ose fraksionet e fese myslymane.

    Feja islame eshte prodhuese e luftes. Pa Al Kaeda, Hamas apo Hezbollah nuk do ishte nevoja te prodhoheshin aq arme e bomba, kallashe e rraketa. Prodhohet se myslymanet jane ushtare te vdekjes.

    Islami=dhune
    ateizmi duhet te kete shume guxim para se te etiketoje nje fe si prapambetje.
    pike se pari sepse dituria ne shekuj erdhi ne saje te universiteteve qe u krijuan nga prifterinjte.

    dhe shume zbulime ne shekuj u bene nga dijetare te fese islame.
    dhe sot e kesaj dite investimet me te medha qe bejne krishterimi dhe myslimanizmi ne vende te ndryshme jane shkollat profesionale dhe medresete.

    ateizmi duhet te kete shume guxim para se te etiketoje nje fe si prodhuese te luftes. sepse ne kohet e sotme lufta eshte nje fitim i mire per industrialistet e armeve dhe nje gje eshte e sigurt se ata nuk jane as mysliman e as te krishtere.

    Supozohet se ne jetojme ne demokraci, dhe demokraci nuk do te thote qe ti te shkosh ne nje vend islam, te sulmosh tjetrin vetem sepse ai mendon ne botekuptimin e tij se ashtu si dielli lind e ndricon gjithe diten rruzullin, ashtu edhe allahu drejton e ndricon gjithe jeten e tij. keshtu ai mendon, dhe fakti qe ateistet mendojne ndryshe nuk mund ti japin te drejten atyre te sulmojne te tjeret per tu ndryshuar mendimin.

    kulturat fetare jane universe te mbyllura. duhet te besodh ne ato fe qe ti kuptosh domethenien.

  7. #3357
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    103

    Niēja dhe antikrishti

    E gjithė filozofia e Niēes duket sikur pėrshkon njė rrugė tė vetme e cila tė shpie domosdoshmėrish tek koncepti i mbinjeriut. Nėse do tė bėnim njė skicė tė kėsaj rruge do tė shihnim se ajo ka katėr terma kyē. I pari ėshtė vdekja e Zotit, i dyti ėshtė koncepti i pohimit tė jetės, i treti ėshtė vullneti pėr pushtet dhe i katėrti ėshtė mbinjeriu. Kėto katėr terma janė tė lidhur ngushtė mė njėri-tjetrin. Sė pari i duhet dhėnė fund moralit ekzistues i cili ėshtė thellėsisht religjioz, pra duhet deklaruar vdekja e Zotit, mė pas duhet ti krijojmė vetė vlerat tona, duke u bazuar tek prirja natyrore e vullnetit pėr pushtet, dhe nė konceptin e pohimit tė jetės qė pėrfaqėsohet nga shkrirja e dy lloj karaktereve atij tė tipit Dionisian dhe atij tė tipit Apollonian dhe sė fundmi duhet tė ndėrtojmė Mbinjeriun.


    Hapi i parė nė kėtė rrugė tė gjatė ka tė bėjė me zhdukjen e moralit religjioz dhe gjithēka qė ka tė bėjė me tė . Pėrpara se tė diskutojmė rreth faktit se pse duhej hedhur poshtė ky moral, ėshtė e rėndėsishme tė japim njė panoramė tė shkurtėr tė mjedisit historik nė tė cilin Niēja zhvilloi filozofinė e tij. Ekziston njė thėnie e cila thotė se ēdo njėri ėshtė peng i kohės nė tė cilėn ai jeton. Ai ėshtė i ndikuar pashmangshmėrisht nga ambjenti pėrreth tij. Persona tė njėjtė vendosur nė periudha historike tė ndryshme mund tė arrijnė nė pėrfundime krejtėsisht tė ndryshme nė lidhje me njė ēėshtje tė caktuar. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė tė kuptojmė shoqėrinė e asaj kohe dhe situatat nė tė cilat po kalonte ajo.


    Jeta e Niēes pėrfshiu gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIX . Kjo periudhė karakterizohej nga njė zhvillim i shpejtė teknologjik. Nė sajė tė kėtyre arritjeve njė frymė optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohė u pėrputh pikėrisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Nė kėtė periudhė besohej se zhvillimi material, pėrmisimi i kushteve tė jetesės, teknologjia gjithnjė e mė e lartė do ti sillnin njeriut lumturinė e shumė ėndėrruar. Kjo nuk ishte njė ide fantastiko-shkencore, nė atė kohė kjo besohej si njė e vėrtetė e pamohueshme. Zoti kishte rėnė nga froni i tij dhe vendin e tij e kishte zėnė shkenca. Darvini ishte profeti i ri dhe Darvinizmi ishte doktrina e kėsaj “feje tė re”. Shpresohej dhe besohej se brenda njė shekulli tė gjitha fetė do tė kishin vdekur dhe ideja e Zotit nuk do te ishte asgjė tjetėr veēse njė kujtim i largėt. Nisur nga kjo situatė, besimi dhe morali religjioz kishin rėnė ndjeshėm dhe e ardhmja nuk dukej se premtonte pėr mė mirė lidhur me kėtė ēėshtje. Nė kėtė kohė falė edhe pėrparimit teknologjik kemi edhe fuqizimin e Gjermanisė e cila i mbushte me shpresa tė gjithė popujt gjerman folės. Nė kėtė situatė magjepsjeje teknologjike dhe premisash pėr njė zhvillim tė paimagjinueshėm jetoi dhe Niēja


    Duke parė situatėn nė tė cilėn ai jetonte Niēja mendonte se besimi tek Zoti i krishterė kishte rėnė ndjeshėm aq sa mund tė thuhej se Zoti i krishterė kishte vdekur. Vdekja e Zotit nėnkuptonte qė njerėzimi nuk mbėshtetej mė tek menēuria hyjnore. E mbinatyrshmja u zhduk se nuk kishte mė vend pėr tė.


    Mė shume se kushdo tjetėr ishte pikėrisht Niēja ai i cili u trondit nga ky realitet.


    Ai i frikėsohej pasojave qė do tė rridhnin sapo ēdo njėri do tė bėhej i vetėdijshėm pėr vdekjen e Zotit. Ndėrgjegjėsimi i njerėzve pėr kėtė fakt do tė sillte ndoshta pasoja tė tmerrshme, si psh barbarizma dhe luftėra qė nuk ishin parė ndonjėherė mbi tokė.


    Po pse valle ndėrgjegjėsimi pėr vdekjen e Zotit rrezikonte tė sillte pasoja tė padėshiruara?


    Kur njerėzit tė kuptonin se Zoti nuk ishte mė nė skenė, atėherė do tė mbetej njė boshllėk pėr tu mbushur. Tani qė Zoti vdiq njerėzimi duhej tė ec i vetėm, ai duhet ta modelojė vetė jetėn e tij. Qė tani e tutje nuk ka mė burim tjetėr vlerash pėrveē vetė njeriut. Po ēfarė vlerash do tė ekzistonin qė tani e tutje? Kush do ishin kriteret mbi tė cilat do tė zhvillohej jeta njerėzore? Koncepti darvinist mbi evolucionin e pandėrprerė tė llojeve, kishte shuar ēdo dallim ndėrmjet kafshės dhe njeriut. Sipas Niēes nė qoftė se njerėzve do tu kėrkohej tė besonin pikėrisht kėtė, atėherė askush nuk duhej tė habitej nėse nė arenėn e sė ardhmes do tė kishte luftra qė nuk ishin parė ndonjėherė mbi tokė. A nuk ishte ndoshta Hitleri trupėzimi mė i qartė i kėsaj frike tė Niēes?


    Atėherė ē’duhej bėrė? Sipas tij duhej bėrė rivlerėsimi i vlerave, nė kėtė mėnyrė ai e paraqet veten si njė Zarathustėr tė ri, qė njėsoj si profeti i vjetėr do tė bėhej njė mėsues i madh i moralit. Pikėrisht nė kėtė moment fillon dhe merr formė e gjithė filozofia e tij. Pėr tė evituar pasojat e frikshme qė do tė vinin si rrjedhojė e vdekjes sė Zotit, ai merr pėrsipėr tė zėvendėsoj moralin e vjetėr, dhe tė bėjė rivlerėsimin e tij. Ky do tė ishte qė tani e tutje misioni i tij.


    Hapi i parė dhe i domosdoshėm nė kėtė rrugė tė gjatė ishte shpallja nė mėnyrė publike e faktit qė Zoti tashme kishte vdekur. Kjo do tė sillte sipas tij ēlirimin e njeriut nga prangat e religjiozes dhe e gjithēkaje qė ka tė bėjė me tė. Ky fakt sipas tij hapte njė horizont tė pafund pėrballė njeriut. Ai kėtė fakt nė veprėn e tij Menēuria e hareshme (1882) e shpreh me kėto fjalė: “Mė e rėndėsishmja prej ngjarjeve tė fundit ėshtė qė “Zoti vdiq”, qė besimi tek Zoti kristian ėshtė bėrė njė besim i pa vlerė…Nė fakt ne filozofėt dhe “shpirtrat e lirė” ndjehemi si tė ndriēuar si prej njė agimi tė ri nga lajmi se “Zoti vdiq”; zemrat tona janė tė mbushura me mirėnjohje , mahnitje, parandjenja dhe shpresa. Mė nė fund horizonti ngjan sėrisht i hapėt, edhe pse jo i shkėlqyer; mė nė fund, anijet tona mund tė ēajnė drejt detit, pėrballė rreziqeve, gjithēka ėshtė sėrish e lejuar pėr atė qė gjykon; deti, deti ynė pėrsėri shtrihet i hapėt para nesh; ndoshta kurrė mė parė s'ka ekzistuar njė “det” i hapėt si ky


    Por nuk mjafton vetėm tė deklarosh me gojė se Zoti paska vdekur, duhet edhe ta vėrtetosh pse ky Zot duhet flakur. Niēja kėtė gjė e ka bėrė mė sė shumti nė veprėn e tij Antikrishti. Po pse sipas tij morali fetar duhet flakur? Pėrse ideja e Zotit ėshtė e dėmshme pėr njeriun? Tė gjitha kėtyre pyetjeve ai i ka dhėnė pėrgjigje nė veprėn e sipėrpėrmendur dhe ne do ti shohim shkurtimisht arsyet se pse ai mendon se duhen bėrė ato.


    Gjėja e parė qė vėrente Niēja ishte se midis besimit tė krishterė dhe njohjes shkencore ka njė mospėrputhje tė madhe. Sipas tij Zoti i krishterė i frikėsohet shkencės. E vėrteta shkencore mund tė arrihet vetėm nga njerėzit tė cilėt kanė kultivuar, shpirtin fisnik nė veten e tyre, kėta njerėz nuk kanė lidhje me moralin e krishterė i cili sipas tij mohon gjithēka tė vėrtetė qė ka nė qenien njerėzore. Njohja pėrbėn thelbin e shkencės dhe Zoti i krishterė pikėrisht kėsaj i druhet. Fryti i ndaluar i parajsės, a nuk ishte sipas biblės pikėrisht fryti i njohjes?! A nuk ėshtė ndoshta e vėrtetė qė priftėrinjtė kanė tentuar gjithmonė ti ndalojnė njerėzit pėr tė arritur tek njohja e vėrtetė duke i bėrė ata tė besojnė se dija ėshtė diēka djallėzore nė vetvete. A nuk ishte ndoshta e vėrtetė qė Jezusi kishte thėnė : “Bekuar qofshin ata qė nuk dinė se pėr ta ėshtė pėrgatitur mbretėria e Perėndisė” Sipas Niēes Zoti i frikėsohej shkencės se ajo e bėnte njeriun tė ngjashėm me tė, sipas tij sa mė shumė njeriu tė pėrparoj nė njohje aq mė pak ka ai nevojė pėr Perėndinė. Dhe kėtė sipas tij priftėrinjtė e dinin shumė mirė pėr kėtė arsye ata kishin bėrė ēmos qė njeriu tė mbahej larg njohjes me ēdo mjet tė mundshėm. Fakti qė sipas Niēes njohja shkencore e bėnte njeriun tė ngjashėm mė Perėndinė shprehet qartazi kur nė faqen 61 tė librit tė tij ai thotė:”…Shkenca tė bėn tė ngjashėm me Zotin- pėr priftėrinjtė e zota gjithēka merr fund kur njeriu bėhet shkencor! Tek kapitujt e parė tė librit tė Zanafillės ai shihte tė pėrmbledhur tė gjithė qėndrimin e fesė sė krishterė nė lidhje me shkencėn, ky qėndrim pėrkrahet normalisht edhe nga priftėrinjtė. Ai po nė faqen 61 tė librit tė tij e shpreh kėtė fakt me kėto fjalė: “Mė kuptuat. Fillimi i Biblės pėrmban tė gjithė psikologjinė e priftit. Prifti njeh vetėm njė rrezik tė madh shkencėn- kuptimin e shėndoshė tė shkakut dhe pasojės.


    Nė pikėn 48-49 tė librit tė tij Niēja e paraqet gjerėsisht kėtė fakt. Pėrfundimisht sipas tij feja dhe tė gjithė ata qė e pėrfaqėsonin atė vinte ne kundėrshtim me tė vėrtetėn shkencore, e vėrtetė kjo e cila sipas tij mund tė arrihej vetėm nga njerėz tė cilėt kishin shpirt me tepricė gjė e cila ishte nė antitezė mė moralin e tė krishterė i cili ishte ishte nė kundėrshtim tė plotė me natyrėn njerėzore.


    Njė tjetėr kritike qė Niēja ngriti kundėr fesė sė krishterė dhe moralit qė pėrfaqėsonte ajo nė librin e tij Antikrishti kishte lidhje me konceptin pohimit te jetės qė ai zhvilloi. Niēja mendonte se dekadenca qė ai konstatonte nė kulturėn e tij tregonte njė pranim tė forcave qė punonin pėr shkatėrrimin e jetės dhe jo pėr ndėrtimin e saj.


    Nė librin “Lindja e tragjedisė” (1872) Niēja zhvilloi diskutimin e tij tė famshėm lidhur me modelin Apollonian dhe Dionisian tė jetės. Pėr Niēen, Dionisi ishte simbol i rrjedhės dinamike tė jetės, e cila nuk njeh kufij ose pengesa dhe i sfidon tė gjitha kufizimet. Nga ana tjetėr Apolloni ishte simbol i rregullit, kufizimit dhe formės. Sipas Niēes tragjedia kishte lindur pikėrisht si pasojė e pushtimit tė modelit dionisian ndaj atij Apollonian. Ai shihte tek lindja e tragjedisė njė reagim tė elementit apollonian pėr ti bėrė ballė tėrbimit tė sėmurė tė dionisit. Pėr Niēen bashkimi i elementėve dionisianė me atė apollonian do tė pėrbėnin njė arritje tė lartė tė natyrės njerėzore. Mos ti jepje vendin e duhur elementit Dionisian deri edhe ta mohoje atė ishte sipas Niēes njė ēmenduri e vėrtetė. Kjo nėnkuptonte mohimin e natyrės njerėzore. Pėr Niēen shkrirja e modelit dionisian me atė apollonian do ti jepnin kulturės moderne njė standard tė pėrshtatshėm dhe funksional sjelljeje nė njė kohė kur besimi fetar nuk do tė ishte mė nė gjendje tė luante funksionin e tij. Kjo shkrirje do ti jepje jete njė modeli i cili do ti thoshte po jetės, pra do tė punonte pėr ndėrtimin e saj, gjė e cila sipas tij i mungonte modelit ekzistues tė asaj kohe.


    Ishte pikėrisht fakti qė besimi fetar e mohonte kategorikisht modelin dionisian ajo qė e zhvlerėsoi atė nė mendjen e Niēes. Pėr tė besimi fetar jo vetėm qė e mohonte kėtė model, gjė e cila binte nė kundėrshtim tė plotė me natyrėn njerėzore, por edhe e konsideronte atė djallėzor. Pėr Niēen etika e krishterė mohonte nė thelb jetėn. Duke mohuar elementet dionisianė tė cilėt janė pjesė pėrbėrėse e jetės sonė, etika e krishterė i thoshte njė jo tė madhe asaj.


    Niēja nė librin e tij faqe 21 e shpreh kėtė fakt me kėto fjalė: “Pra, Zoti i degjeneruar nė kundėrshtim tė jetės, nė vend qė tė jetė njė trasformim i lavdishėm i saj dhe njė PO e pėrjetshmė pėr tė. Tek ky Zot shihet deklarata e armiqėsisė ndaj jetės , ndaj natyrės ndaj vullnetit pėr tė jetuar!


    Ky fakt ishte mėse i mjaftueshėm pėr ta flakur kėtė mėnyrė konceptimi dhe pėr tė vendosur nė vend tė kėsaj njė model tjetėr i cili do tė ruante raportet e drejta ndėrmjet modelit Apollonian dhe atij Dionisian. Fakti qė modeli i krishterė ishte nė thelb mohues i jetės, pėrbėnte pėr Niēen argumentin e mjaftueshėm pėr ta shpallur kėtė model si tė rrezikshėm pėr njerėzimin


    Niēja e mohonte konceptin e njė sistemi universal dhe absolut tė cilit duhet ti bindeshin tė gjithė njerėzit, kjo sepse sipas tij nuk ekziston vetėm njė natyrė njerėzore sjellja e sė cilės mund te rregullohet thjesht duke vendosur disa rregulla. Njerėzit janė tė ndryshėm dhe tė pranosh sipas tij njė moral universal nėnkuptonte tė mos merrje parasysh dallimet ndėrmjet njerėzve. Sipas tij propozimi i njė morali universal binte nė kundėrshtim tė plotė me natyrėn njerėzore. Nė kėtė drejtim krishterimi predikonte pikėrisht kėtė, moralin universal. Kjo, sipas Niēes i mohonte njeriut tė gjitha energjitė jetėsore . Pėr tė morali i krishterė ishte antinatyrorė dhe pėr pasojė ai e dobėson dhe e prish njeriun. Njė arsye kjo mė tepėr pėr ta flakur sa mė shpejt kėtė besim.


    Pyetjes se pėrse ekzistojnė sisteme tė tilla morale anti natyrore, Niēja i pėrgjigjet duke shpjeguar dy tipe morali. I pari ėshtė morali i pronarit, ndėrsa i dyti ėshtė morali i skllavit.


    Tek morali i parė e mira nėnkuptonte gjithnjė fisniken, ndėrsa e keqja vulgaren. Ky njėri i cili e zotėron kėtė moral i pėrcakton dhe i krijon vetė vlerat e tij. Ai nė njė farė mėnyre ėshtė gjykatės i vetes sė tij dhe nuk mundohet qė tė marrė miratim pėr atė qė bėn nga ndokush jashtė vetes sė tij. Vullneti pėr pushtet ėshtė motori lėvizės qė i jep jetė veprimeve tė tij. Morali i tij ėshtė ai i vetėlartėsimit. Niēja tek ky njėri shihte tė mėshiruar gjithēka qė ishte fisnike, vitale, jetėsore, sublime etj.


    Pėrbri kėtij morali ekzistonte edhe morali i skllevėrve. Sipas kėtij morali e mira nėnkuptonte gjithēka qė shėrben pėr tė lehtėsuar ekzistencėn, keqardhja, durimi, pėrulja, barazia etj. Morali i skllavit nuk nxitet nga vullneti pėr pushtet i cili sipas Niēes ishte instikti natyror, me anė tė tė cilit vepronte njeriu. Gjithēka e keqe, dekadente dhe antinatyrore perfshihej nė kėtė moral. Sipas Niēes “skllevėrit” e urrenin moralin e pronarit dhe u hakmorėn ndaj tij . Kjo hakmarrje konsistonte nė konsiderimin e tė gjitha virtyteve tė moralit tė pronarit si vese tė kėqija. Nė mėnyrė tė pabesueshme “mentaliteti i turmės” e mposhti moralin e pronarit, duke arritur tė bėnte qė tė gjitha cilėsitė fisnike tė dukėn si vese dhe tė gjitha cilėsitė e dobėta tė duken si virtyte, do tė shprehej Niēja nė njė nga veprat e tij. Tė dobėtit thoshte ai kanė qėndrim negativė kundrejt ēdo shtytje natyrore , siē ishte psh. vullneti pėr pushtet. Morali i skllavit pėr Niēen kishte nė thelb Vullnetin pėr mohimin e jetės, njė parim ky qė sipas tij ishte njė parim shpėrbėrjeje dhe kalbėzimi.


    Sipas tij morali evropian ishte njė moral skllevėrish i cili mohonte epėrsinė e vullnetit pėr pushtet. Po kush ishte pėrgjegjės pėr kėtė? Kush ishte ai qė e ushqente kėtė moral tė prishur dhe anti njerėzor? Kush ishin ata qė i interesonte kultivimi i kėtij morali? Tė gjitha kėto pyetje pėr Niēen konvergonin tek krishtėrimi, dhe morali i tij. Kishte vetėm njė fajtor pėr triumfin e moralit tė skllavit ndaj atij tė pronarit si edhe pėr luftėn qė i ishte bėrė gjithēkaje e cila kishte tė bėnte me kėtė moral gjatė shekujve. Ky fajtor quhej Krishtėrim. Kjo gjė shfaqet qartė nė pothuajse ēdo faqe tė librit antikrishti. Pėr tė qenė mė konkret do tė japim disa citime nga ky libėr.


    Nė faqen 24 tė librit tė tij Niēja thotė lidhur me qėndrimin e krishterė ndaj morali tė pronarit: “E krishterė ėshtė urrejtja pėr vdekje ndaj zotėrinjve tė tokės, ndaj “fisnikėve” … E krishterė ėshtė urrejtja pėr shpirtin, pėr krenarinė, guximin, lirinė, pėr lirshmėrinė e shpirtit; e krishterė ėshtė urrejtja pėr shqisat, pėr gėzimet e shqisave, pėr gėzimin nė pėrgjithėsi.


    Nė faqen 23 tė librit tė tij lidhur me qėndrimin e krishterė ndaj moralit tė skllavit ai thotė : “Nė krishterim janė instiktet e tė nėnshtruarve dhe tė shtypurve qė vihen nė dukje: janė shtresat mė tė ulėta ato qė kėrkojnė tek ai shpėtimin e tyre. Tek ai, hetimi mbi mėkatin, autokritika, inkuizicioni i ndėrgjegjes ushtrohen si zėnie me punė, si rrugėdalje nga mėrzitja; nė tė efekti ndaj njė tė fuqishmi, tė quajtur “Zot” mbahet gjallė (nėpėrmjet lutjes); nė tė maja mė e lartė konsiderohet e paarritshme, dhuratė, “falje. Niēja qartazi i identifikon vlerat e krishtera me moralin e skllavit, aq sa ai ne vend konceptit moral i skllavit pėrdor fjalėn vlerat e krishterė. Kjo gjė duket qartė kur ai nė faqen 45 tė librit tė tij thotė: “ Nė njėrėn anė qėndrojnė vlerat e krishterė nė tjetrėn vlerat fisnike. Kjo ishte njė nga arsyet e forta qė sipas tij e bėn moralin e krishterė tė denjė vetėm pėr tu flakur tutje si forma mė e ligė e dekadencės.


    Pėr Niēen, njeriu koncepte tė tilla si keqardhje, barazia, durimi, mėshira ishin vlera qė pėrfaqėsonin moralin e skllevėrve dhe kėto vlera pėrbėnin thelbin e moralit tė krishterė.


    Nė portretin qė Niēe i bėnte njeriut ideal- Shprehet Roger Scruton nė librin e tij “Histori e shkurtėr e filozofisė moderne” nė faqe 202- nuk ka vend pėr mėshirė: mėshira nuk ėshtė tjetėr veēse joshje e sėmurė pas dėshtimit. Ajo ėshtė vrasėsi mė i madh i vullnetit, dhe formon zinxhirin qė i lidh me pranga skllevėrit njėri pas tjetrit. Ankesa kryesore e Niēes kundėr kristianizmit qe se ai e kishte ngritur kėtė ndjenjė tė sėmurė nė shkallėn e kriterit tė vetėm tė virtytit; kėsisoj ai kishte hapur rrugėn pėr ‘moralin’ e skllavit, qė i bazuar tek mėshira, duhet medoemos tė mohojė mundėsitė ekzistuese tė lulėzimit tė njeriut.


    Niēja e shpreh qartazi kėtė gjė kur nė faqen 8 tė librit tė tij thotė nė lidhje me keqardhjen ose mėshirėn: “Krishterimi ėshtė quajtur fe e dhembshurisė Dhembshuria i kundėrvihet ndjenjave stimuluese , atyre qė rrisin energjinė e vitalitetit: dhembshuria ka efekt ndrydhės. Atėherė kur tregohesh i dhembshur humb forcė. Mė tej nė faqe 9 ai e zhvillon mė tej kėtė koncept duke thėnė: “Ėshtė rasti ta pėrsėrisim ky instinkt ndrydhės dhe ngjitės pengon ato instinkte qė synojnė nė ruajtjen e jetės dhe nė rritjen e saj si vlerė. Dhembshuria qoftė si shumėfishuese e mjerimit , qoftė si konservatore e ēdo tė mjeri, ėshtė njė instrument parėsor pėr shtimin e dekadencės .


    Kėto ishin nė vija tė pėrgjithshme kėndvėshtrimi i Niēes pėr vlerat e tė krishtera. Pėr ti pėrmbledhur tė gjitha nė disa fjalė mund tė themi se pėr Niēen feja e krishterė ishte antishkencore, mohuese e ēdo instikti jetėsorė, kultivuese e moralit tė skllavit, antinatyrore nė ēdo aspekt tė saj dhe mbartėsja mė e madhe e simptomave tė dekadencės njerėzore. Pėr kėto arsye duhej shembur e gjithė ndėrtesa tashmė e krisur e moralit tė krishterė dhe duheshin rivlerėsuar vlerat, gjė qė do ti jepte ēdo njeriu lirinė dhe hapėsirėn pėr tė shprehur atė qė ishte natyrore tek ai. Njė njeri i cili nuk do jetonte mė me moralin e skllavit, por njė njeri i cili do tė shkonte drejt njė ekzistence mė tė lartė. Pra me pak fjalė duhej shkuar drejt “Mbinjeriut”, dhe hapi i parė drejt kėsaj ishte zhdukja e gjithēkaje qė tė kujtonte qoftė edhe pėr sė largu moralin e tė krishterė.









    Bibliografia





    1. Frederich Nietzche; Antikrishti; Tiranė, 2000


    2. Samuel Enoch Stumpf; Filozofia; botime Toena , f 355- 366


    3. William Raeper dhe Linda Smith; NJė Hyrje tek Idetė, Botim shkollor, f 99-104


    4. Roger Scruton; Histori e shkurtėr e Filozofisė Moderne, Botime Besa;f 202

  8. #3358
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te vrasesh te pafajshem
    11 shtator, shite ne Irak, suni ne Liban. A nuk kane qene te pafajshem viktimat?!

    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te shkaterrosh jeten tende
    Po u ktheve ne myslyman, humbe shoket, punen dhe familjen.

    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te drogohesh me hashash
    (akuze e shiteve ndaj suneve)

    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te shesesh droge
    (akuze e suneve ndaj shiteve)

    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te shkombetarizohesh te jesh pa komb
    Para se te me kete mua vlla, nje myslyman ka cecenin, ka palestinezin.

    Ne islam nuk ka emra shqiptare si Bardhyl apo Tomorr, po ka Abdullah dhe Hasan.

    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    te ndjekesh islamin do te thote te shkaterrosh kulturen tende
    Ne islam nuk ka kenge popullore shqiptare po ka ilahie.

    Citim Postuar mė parė nga Karl_Ēekiēi Lexo Postimin
    Pse ta ndjek islamin?!
    Islami eshte si epidemi vdekje prurese per popujt, nuk ndiqet por luftohet

  9. #3359
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    103
    Ky libėr ėshtė njė ndėr ato pak vepra tė kritikės tekstuale qė janė hartuar me mendimin pėr tė qenė tė lexueshme edhe nga publiku i gjerė, ndėrkohė qė kjo shkencė, sipas autorit tė librit, pėr mė se 300 vjet ka vuajtur nga mungesa e lexuesve1. Nė tė vėrtetė, pėrpara kėtij libri, e vetmja pėrēapje pėr tė shkruar njė vepėr nė fushėn e kritikės tekstuale qė tė ishte e mundur tė lexohej dhe tė studiohej edhe nga joekspertėt, ėshtė ndėrmarrė nga profesori i Universitetit tė Birmingemit, David Parker2. Zakonisht, veprat e kritikės tekstuale pėrbėjnė njė rebus tė vėrtetė pėr jospecialistėt nė kėtė fushė dhe rrallėherė ndodh qė ato bėhen pjesė e librave mė tė shitur, po qė kur Bart Ehrman, pa dyshim njė nga njohėsit mė tė mirė tė kritikės tekstuale nė botė, botoi kėtė vepėr, brenda harkut kohor tė tre muajve libri i tij u shit nė mė shumė se 300.000 kopje; shifėr kjo me tė vėrtetė shumė e lartė pėr njė tekst tė kėsaj natyre.


    Libri, pas daljes nė qarkullim, ka shkaktuar reagime tė dyfishta. Disa e kanė cilėsuar si bestseller-in mė tė pakėndshėm tė vitit 20053, po aq provokues sa edhe vepra e Dan Brown-it, “Kodi i Da Vinēit”. Kėto reagime kanė ardhur kryesisht nga krahu i fundamentalistėve tė krishterė, pjesė e tė cilėve ka qenė njė herė e njė kohė edhe vetė Ehrman-i. Nga ana tjetėr, prej shumė specialistėve tė tjerė, vepra ėshtė vlerėsuar si njė ndihmesė e rėndėsishme nė fushėn e kritikės tekstuale. Kėto vlerėsime tė fundit nė dobi tė librit janė shprehur, kryesisht, nga kritikė tė moderuar apo liberalė. E me gjithė diskutimet dhe stuhinė qė ka ngritur rreth vetes, ky libėr mbetet, pa dyshim, njė nga veprat mė me ndikim tė kohėve tė fundit.


    Ehrman-i, nė vazhdėn e ideve tė autorėve tė tillė si Walter Bauer4, James Dunn5 etj., ka vėnė nė dyshim teorinė klasike tė marrėdhėnieve ndėrmjet herezisė dhe ortodoksisė. Sipas tij, kjo teori ėshtė shumė skematike dhe nuk paraqet realitetin e Krishterimit tė hershėm. Autori e shpreh kėndvėshtrimin klasik pėr termin “ortodoksi” me kėto fjalė: “Termi “ortodoksi” (fjalė pėr fjalė, “mendimi i drejtė”) pėrfaqėson mėsimet e dhėna nga Jezusi dhe dishepujt e tij, tė pėrēuara dhe tė pėrhapura nė gjithė botėn dhe tė dėshmuara nga shumica e besimtarėve nė ēdo kohė. Ata qė pohojnė se janė tė krishterė, por mohojnė ndonjė pikė tė kėtij mėsimi ose qė e ndryshojnė atė nė ndonjė mėnyrė, pėrfaqėsojnė “herezinė” (fjalė pėr fjalė, “zgjedhje”), pėr arsye se ata, me vullnet tė plotė, kanė vendosur tė keqparaqesin apo tė mohojnė tė vėrtetėn. Herezia, nė kėtė mėnyrė, ėshtė gjithnjė dytėsore ndaj sė vėrtetės dhe rrjedh prej saj nga njė lloj prishjeje dhe zvetėnimi. Pėr polemistėt e krishterė, kėto zvetėnime kanė qenė gjithnjė mendimet e njė pakice njerėzish…Sido qė tė jetė, herezia paraqet njė ndotje tė mėsimit tė vėrtetė tė krishterė me ide tė huazuara nga Judaizmi ose nga filozofėt paganė.”6


    Pėr Ehrman-in, si dhe pėr autorėt e tjerė qė pėrmendėm mė lart, kjo teori nuk paraqet realitetin e Krishterimit tė hershėm. Autori i librit, nė veprat e tij, ka pėrkrahur pothuajse plotėsisht tezėn e studiuesit Walter Bauer, i cili, duke hedhur poshtė konceptin skematik tradicional pėr herezinė dhe ortodoksinė, shpjegon realitetin e vėrtetė nė Krishterimin e hershėm. Pėr Bauerin, Kisha nuk ka pėrbėrė njė ortodoksi tė vetme, prej sė cilės kanė dalė njė shumėllojshmėri lėvizjesh rivale, por gjithsesi heretike e nė pakicė. Pėrkundrazi, Krishterimi i hershėm ka mishėruar njė shumėllojshmėri formash, mes tė cilave asnjėra nuk pėrfaqėsonte shumicėn e qartė dhe tė fuqishme tė besimtarėve kundėr tė tjerėve. Nė shumė zona, ajo qė mė vonė u quajt “herezi” ka qenė, nė tė vėrtetė, forma e vetme dhe burimore e Lrishterimit. Nė hapėsira tė tjera, kėndvėshtrime qė mė vonė u cilėsuan si heretike kanė bashkėjetuar me kėndvėshtrime qė mė vonė do tė pėrqafoheshin nga shumica e tė krishterėve, ndėr tė cilėt pjesa mė e madhe e besimtarėve vėshtirė se bėnin ndonjė dallim ndėrmjet formave kundėrshtare. Pra, “ortodoksia” e kuptuar si njė grup i bashkuar qė mbėshtetej nė doktrinėn apostullore e qė pranohej nga shumica e tė krishterėve nuk ka ekzistuar nė shekullin e dytė dhe tė tretė. As nuk ėshtė “herezia” njė formė dytėsore, e prejardhur nga njė shkrirje me idetė judaike apo tė filozofisė pagane. Besime tė cilat, nė kohė mė tė vonshme, u pranuan si ortodoksi dhe ide tė damkosura si herezi kanė qenė, nė tė vėrtetė, vetėm forma rivale interpretimi nė Krishterimin e hershėm. Me kalimin e kohės, mesa duket, njėra palė fitoi pushtet e fuqi mė tė madhe pėr shkak tė rrethanave tė caktuara historike dhe shoqėrore. Vetėm kur njė grup i tillė ia doli tė ushtronte njė pushtet tė mjaftueshėm nė tė gjithė sferėn e Krishterimit, atėherė lindi ideja e “mendimit tė shumicės” dhe “besimi i drejtė” filloi tė pėrfaqėsonte shumicėn e Krishterimit7.


    Pėr Ehrman-in, para se kjo formė e Krishterimit qė sot pėrfaqėson atė qė quhet “ortodoksi” tė bėhej forma mbizotėruese, ndėrmjet grupimeve rivale nė shekullin e dytė dhe tė tretė ėshtė zhvilluar njė luftė e ashpėr. Gjithsecili mundohej tė godiste grupin kundėrshtar duke lėshuar akuza mbi moralin e tij, mbi vėrtetėsinė e shkrimeve tė pėrdorura prej tij, si edhe duke ushtruar trysni politike, ekonomike dhe shoqėrore mbi tė. Mė pas, nė sajė tė rrethanave tė favorshme historike, grupi qė pėrfaqėson sot shumicėn e tė krishterėve u bė mbizotėrues dhe, duke qenė i tillė, e shpalli idenė e tij si njė etalon, me tė cilin duhej matur gjithēka. Mbi tė gjitha, ky grup, pas fitores, dogji tė gjitha librat e kundėrshtarėve tė vet, si dhe persekutoi individėt qė pėrhapnin idetė kundėrshtare dhe sė fundi, e shkroi historinė e krejt konfliktit sipas kėndvėshtrimit tė vet8.


    Krishterimi i hershėm nuk kishte pushtet nė duart e tij, ndaj edhe trysnia ekonomiko-politike ishte jo fort efikase. Nė kėto rrethana, i gjithė konflikti zhvillohej rreth fjalėve dhe ideve e sidomos rreth shkrimeve qė secila palė zotėronte. اdo grup pėrpiqej qė t’u jepte shkrimeve tė veta njė autoritet gjithnjė e mė tė lartė, duke i lidhur ato me figura tė mėdha tė Krishterimit tė hershėm, si Jakobi, Pali, Pjetri etj.. Pėr mė tepėr, ēdo grup pėrpiqej tė argumentonte tezėn e tij duke u munduar tė gjente mbėshtetje edhe nė librat e kundėrshtarėve. Pikėrisht nė kėtė ēast vijmė nė thelbin e tezės sė Bart Ehrman-it. Sipas tij, skribėt nė Krishterimin e hershėm nuk kanė qenė profesionistė;9 pėrkundrazi, ata kanė qenė, thjesht, njerėz qė njihnin shkrimin e kėndimin, njerėz tė ditur tė bashkėsive tė krishtera qė kopjonin shkrimet e krishtera pėr nevoja vetjake apo me kėrkesė tė ndonjė miku. Skribėt profesionistė janė shfaqur nė Krishterim nė njė periudhė shumė tė vonshme, aty nga shekulli i katėrt. Pėr kėtė arsye, ėshtė e natyrshme qė nė kopjet e hershme tė jenė bėrė gabime tė shumta gjatė kopjimit. Por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti se kėta skribė kanė qenė tė pėrfshirė personalisht nė debatet teologjike qė kanė marrė plot jetė njerėzore nė Krishterimin e hershėm. Nė njė vepėr tė tij, Bart Ehrman shpreh qartė tezėn se dorėshkrimet e Dhiatės sė Re nuk janė prodhuar nga makina jofrymore, tė afta pėr riprodhime tė pagabueshme. Pėrkundrazi, ato janė kopjuar nga duart e gabueshme tė atyre njerėzve qė ishin thellėsisht tė kushtėzuar nga konfliktet e kohės sė tyre. A ka ndikuar konteksti polemik nė tė cilin kanė jetuar skribėt nė mėnyrėn se si ata i kanė kopjuar tekstet e tyre? Teza e kėtij studimi ėshtė se konteksti polemik ka ndikuar, se mosmarrėveshjet teologjike e veēanėrisht debatet mbi kristologjinė, i nxitėn skribėt e krishterė tė ndryshonin fjalėt e shkrimit tė shenjtė nė mėnyrė qė t’i bėnin ato mė tė dobishme pėr debatin. Skribėt e ndryshuan tekstin nė dorėshkrimet e tyre pėr t’i bėrė tekstet mė qartėsisht “ortodokse” dhe mė pak tė “keqpėrdorshme” nga kundėrshtarėt e tyre10.


    Nė tė gjitha veprat e tij, si edhe nė kėtė libėr, autori pėrpiqet tė tregojė mėnyrėn se si skribėt i kanė ndryshuar shkrimet e tyre gjatė kopjimit, si p.sh., pėr tė luftuar hebrenjtė, paganėt, herezitė etj.. Nė kėtė pikė, ndihmesa e Bart Ehrman-it ėshtė e pashoqe; kjo e ka bėrė atė njė prej ekspertėve mė nė zė tė kritikės tekstuale dhe tė Krishterimit tė hershėm.


    Nėse, siē do tė shohim nė kėtė libėr, skribėt herė pas here kanė ndryshuar tekstin biblik nė mėnyrė tė qėllimshme, tė nxitur nga arsye dogmatike, ėshtė me rėndėsi tė pyesim nėse e kanė bėrė kėtė nisur nga dashaligėsia dhe qėllimet e mbrapshta, apo kanė vepruar nė bona fide dhe, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, kjo i ka ēuar ata nė ndryshimin e tekstit biblik? Sipas Bart Ehrman-it, alternativa e fundit ėshtė ajo qė ka mė shumė gjasa tė jetė e vėrteta.


    Pėrmes cilit proces, atėherė, skribėt kanė arritur, ndonėse nisur nga qėllime tė mira, tė ndryshojnė tekstin biblik? Nė njė nga librat e tij, autori e shpjegon mė sė miri kėtė gjė. Sipas tij, tė riprodhosh njė tekst ėshtė nė shumė mėnyra e ngjashme me interpretimin e tij. Tė gjithė ekzegjetėt biblikė e njohin faktin se konceptet paraprake qė ka njė komentues lidhur me tekstin qė po shqyrton, ideologjitė, bindjet, kuptimi qė ai i jep jetės etj., ndikojnė nė mėnyrėn se si ai e sheh dhe e kupton tekstin. Komenti pa koncepte paraprake ėshtė i pamundur. Konceptet dhe parimet qė njė njeri ka pėrvetėsuar nė jetėn e tij nuk mund tė hiqen si njė rrobė kur komentuesi i qaset tekstit pėr ta shqyrtuar. Ka njė lloj marrėdhėnie tė ngushtė ndėrmjet tekstit dhe interpretimit tė tij. Ky interpretim nuk ėshtė njė rrugė me njė kalim, nė tė cilėn ėshtė teksti ai qė jep kuptimin e tij; pėrkundrazi, rruga ėshtė me dy kalime dhe kuptimi qė dikush i vesh njė teksti pėrcakton pjesėrisht mėnyrėn se si teksti lexohet dhe kuptohet. Disa teoricienė letrarė kanė shkuar edhe mė tej se kaq, duke argumentuar se konceptet paraprake, vlerat, dėshirat (qofshin tė vetėdijshme apo jo) qė lexuesi ia ngarkon njė teksti janė ato qė, nė tė vėrtetė, pėrcaktojnė kuptimin e tij.11 Sipas kėsaj teorie, kuptimi i njė teksti nuk lind e zhvillohet vetvetiu, por ai formohet ose shtrembėrohet nga qeniet njerėzore (interpretuesit) qė ndėrfusin nė tekst lidhjet e tyre shoqėrore, kulturore, historike, si dhe kontekstet intelektuale tė tyre, kontekste kėto qė ndikojnė nė mėnyrėn se si njė njeri e “sheh” dhe e gjykon botėn qė e rrethon, duke pėrfshirė kėtu edhe tekstin qė ai shqyrton. Sipas kėsaj teorie, kėta faktorė kanė mė shumė se sa thjesht ndikim nė mėnyrėn se si kuptohet njė tekst. Ato, nė tė vėrtetė, prodhojnė interpretimin.12


    Shumė pak lexues, pėr hir tė sė vėrtetės, kur lexojnė njė tekst, janė nė gjendje tė kuptojnė se ata vetė janė duke gjeneruar kuptime nga ai tekst. D.m.th., ata janė duke zbatuar strategji interpretuese pėr t’i dhėnė kuptim tekstit. Zakonisht, mendohet se strategjitė interpretuese janė tė nevojshme vetėm pėr interpretimet ideologjike tendencioze dhe jo pėr tė pėrftuar kuptimin e “qartė” tė tekstit. Mirėpo, nė tė vėrtetė, edhe kuptimi i qartė i tekstit, qė mendohet se pranohet nga tė gjithė, ka nevojė pėr njė bashkėsi lexuesish, pėr njė bashkėsi interpretuesish qė kanė koncepte tė pėrbashkėta si pėr botėn, ashtu edhe pėr procesin e tė kuptuarit. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse nė botė tė ndryshme, me koncepte paraprake tė ndryshme, ēdo tekst, si p.sh. shėmbėlltyra e samaritanit tė mirė, mund tė marrė kuptime tė ndryshme, deri edhe tė kundėrta, pėr shembull, pėr njė aleksandrin tė shekullit tė katėrt, pėr njė pastor anglikan tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė apo pėr njė akademik marksist tė shekullit tė njėzetė. Asnjė prej kėtyre komentuesve nuk beson se ėshtė duke parė nė tekst diēka qė nuk ekziston; asnjė prej tyre nuk mendon se ėshtė duke i vėnė tekstit kuptime qė ai, nė tė vėrtetė, nuk i pėrmban.


    Rėndėsia e gjithė kėsaj qė shpjeguam, pėr Bart Ehrman-in, qėndron nė faktin se ajo na ndihmon tė kuptojmė sa mė mirė se ēfarė kanė bėrė nė tė vėrtetė skribėt kur kanė kopjuar apo modifikuar tekstin e tyre. Pėr Ehrman-in, veprimtaria e skribėve ėshtė e ngjashme me ēdo proces leximi dhe interpretimi. Secili prej nesh i jep njė kuptim teksteve qė lexon e, nė njė farė mėnyre, ne “e rishkruajmė” tekstin (ia shpjegojmė vetes “me fjalėt tona”). Skribėt, diēka mė fjalėpėrfjalshėm, kanė rishkruar tekstin qė po kopjonin. Jo rrallė ka ndodhur qė tė jetė pikėrisht mėnyra se si ata i kanė kuptuar kėto tekste ajo qė i ka shtyrė ata t’i rishkruajnė ato jo vetėm nė mendjet e tyre, siē bėjmė tė gjithė ne, por mbi letėr. Kur ne rishkruajmė njė tekst nė mendjet tona pėr t’i dhėnė atij kuptim, ne bėjmė interpretim; kur njė skrib rishkruan njė tekst nė letėr (pra, ndryshon fjalėt e tij pėr tė fiksuar sa mė mirė kuptimin qė ai mendon se teksti pėrmban) ai ka ndryshuar fizikisht tekstin. Nga njėra anė, veprimtaria e skribėve ėshtė shumė e ngjashme me atė qė ne bėjmė ēdo ditė sa herė qė lexojmė njė tekst, ndėrsa nga ana tjetėr, duke e shkruar nė letėr kuptimin qė i jepnin njė teksti, ata kanė bėrė diēka qė ndryshon nga ajo qė ne bėjmė zakonisht. Ata, nė tė vėrtetė, kanė ndryshuar tekstin biblik, kėshtu qė, teksti qė kėtej e tutje ėshtė shndėrruar nė njė tekst krejtėsisht tė ri.13


    Kjo ėshtė mėnyra se si, sipas Bart Ehrman-it, shumė skribė kanė ardhur deri nė ndryshimin e tekstit biblik. Njė mėnyrė qė ndonėse, sipas autorit, nuk ėshtė nxitur nga qėllime tė mbrapshta dhe tė liga, gjithsesi, ka sjellė ndryshimin e tekstit biblik qė skribėt kanė kopjuar. Kėto ndryshime, sipas Ehrman-it, nė disa raste kanė qenė tė motivuara dogmatikisht dhe kanė sjellė si pasojė qė shumė tekste qė konsiderohen me rėndėsi dogmatike, tė jenė, nė tė vėrtetė, variante tė mėvonshme tė krijuara nga skribėt. Nė librin e tij me titull “Zvetėnimi ortodoks i Shkrimit” (The Orthodox Corruption of Scripture), autori ka marrė nė analizė mė shumė se 200 versete, ku skribėt, gjatė procesit tė tyre tė interpretimit, kanė ndryshuar tekstin biblik. Nė librin tonė, autori ka bėrė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė disa shembujve domethėnės qė tregojnė karakteristikat kryesore tė veprimtarisė sė skribėve.


    Pėr mė tepėr, ndihmesa e Bart Ehrman-it ėshtė e rėndėsishme edhe nė njė tjetėr kėndvėshtrim. Sipas pėrkufizimit klasik, qėllimi dhe detyra e shkencės sė kritikės tekstuale janė qė teksti “t’i afrohet sa mė shumė qė tė jetė e mundur fjalėve qė ka thėnė autori”14. Kritikėt tekstualė, pėrmes zbatimit tė aparatit kritik, shpresojnė qė t’i sjellin sa mė afėr origjinalit qė tė jetė e mundur fjalėt e autorėve tė librave tė Biblės. Ata e bėjnė kėtė duke zgjedhur, nė mes tė njė morie variantesh, atė qė ata mendojnė se ėshtė origjinali dhe duke shmangur atė ēka mendojnė se pėrbėn shtesa tė krijuara nga skribėt nė periudhat e mėvonshme.


    Ky kėndvėshtrim klasik i shkencės sė kritikės tekstuale, nė ditėt tona, ėshtė kritikuar nga shumė teologė, si edhe specialistė tė njohur tė kėsaj fushe, ndėr tė cilėt Helmut Koester15, William L. Petersen16, David Parker17 etj. Po ashtu edhe Bart Ehrman-i ka dhėnė ndihmesėn e tij nė diskutimet e zhvilluara rreth kėsaj ēėshtjeje. Autori argumenton se, zakonisht, kritikėt tekstualė janė munduar tė pėrcaktojnė atė qė autori ka thėnė duke zgjedhur nė mes tė njė morie variantesh atė qė ata, pasi zbatimit tė metodės sė kritikės tekstuale, besojnė se ėshtė mė i sakti, duke anashkaluar tė gjitha format e tjera tė tekstit qė ata mendojnė se pėrbėn njė ndryshim tė tekstit tė bėrė nga skribė tė mėvonshėm. Pėr Ehrman-in, kjo mėnyrė e tė vepruarit ėshtė e gabuar. Sipas tij, ėshtė e vėrtetė se tė pėrcaktosh ēfarė ka thėnė njė autor ėshtė shumė e rėndėsishme pėr interpretimin e njė teksti, por kjo metodė pune anashkalon mundėsinė e pėrdorimit tė formave tė mėvonshme tė tekstit pėr tė kuptuar historinė ekzegjetike tė pasazhit tė marrė nė shqyrtim e, nė kėtė mėnyrė, pėr tė rritur gjithnjė e mė shumė njohjen tonė mbi historinė e hershme tė Krishterimit. Pėr autorin, format e mėvonshme tė tekstit, na tregojnė mėnyrėn se si tekstet janė kuptuar nė periudha tė ndryshme tė historisė sė Krishterimit dhe kjo na bėn tė kuptojmė mė mirė historinė e hershme tė tij. Nė kėtė libėr, autori e ka bėrė mė sė miri kėtė, duke treguar mėnyrėn se si njė tekst ka pėsuar ndryshime tė shumta nė kohė tė ndryshme, nė varėsi tė debateve tė zhvilluara nė Krishterimin e hershėm dhe tė kuptimeve qė u janė ngarkuar teksteve nė periudha tė ndryshme.


    Pėrmbledhtazi, mund tė themi se pėr Ehrman-in koncepti i mėvonshėm i ortodoksisė ėshtė nė shumė mėnyra njė anakronizėm, pasi asnjė grup nė Krishterimin e hershėm nuk ka pasur fuqinė e nevojshme dhe pėrkrahjen e shumicės sė besimtarėve pėr tė bėrė tė mundur, nė kėtė mėnyrė, eliminimin e grupeve rivale. Pėrkundrazi, krishterimi nė kėtė kohė ka qenė i pėrbėrė nga njė shumėsi grupesh rivale qė luftonin me njėri-tjetrin pėr mbizotėrim. Skribėt qė merreshin me kopjimin e tekstit biblik, ishin tė pėrfshirė edhe vetė nė kėto polemika tė ashpra. Mjedisi konfliktual ku ato jetonin solli si pasojė ndryshimin e tekstit biblik nga skribėt, ndonėse nisur nga qėllime jo tė kėqija, pėr t’i bėrė ato mė qartėsisht “ortodokse” dhe mė pak tė “keqpėrdorshme” nga kundėrshtarėt e tyre.


    Nė kėtė libėr, autori, duke analizuar dorėshkrimet dhe variantet qė gjenden nė to, ka vėrtetuar nė mėnyrė bindėse kėtė fakt qė, falė punės sė palodhur disa vjeēare tė tij, tashmė po pranohet gjithnjė e mė shumė nė qarqet e kritikėve tekstualė.






    Referenca




    [1] Bart Ehrman, “Misquoting Jesus”, HarperSanFrancisco, San Francisco2005


    [2] David C. Parker, “The Living Text of the Gospels”, Cambridge University Press, Cambridge, 1997.


    [3] Tucker, “The Book of Bart.”


    [4] Walter Bauer, “Heresy and Orthodoxy in early Christianity”, Fortress Press, Philadelphia, 1971.


    [5] James Dunn, “Unity and Diversity in Early Christianity”


    [6] Bart D. Ehrman, “The Orthodox Corruption of Scripture: The Effect of Early Christological Controversies on the Text of the New Testament”, Oxford University Press, New York, 1993, f. 5-6.


    [7] Po aty, f. 7


    [8] Pėr kėtė, por edhe pėr mė shumė, shih: Bart Ehrman: “Lost Christianities: The Battles For Scripture And The Faiths We Never Knew”, Oxford University Press, 2003, f. 1-7.


    [9] Bart Ehrman, nė njė shėnimt tė librit tė tij, shpjegon: “Me skribė profesionistė, unė kuptoj njerėz qė janė tė pėrgatitur nė mėnryė tė veēantė apo qė janė paguar pėr tė kopjuar njė tekst si pjesė e zanatit tė tyre. Nė njė periudhė tė vonshme, murgjit nė manastire kanė pėrgatiteshin pėr kėtė, por nuk paguheshin. Unė e kam vendosur edhe kėtė kategori mes skribėve profesionistė.” (Bart Ehrman: “Misquoting Jesus”, f. 221).


    [10] Bart D. Ehrman, “The Orthodox Corruption of Scripture”, f. 3-4


    [11] Autori mė pėrfaqėsues i kėsaj teorie ėshtė Stanley Fish. Shih dy pėrmbledhjet me ese tė tij, “Is There a Text in This Class?” dhe “Doing What Comes Naturally”. Pėr Ehrman-in, gjithsesi, kjo teori nuk duhet pėrqafuar nė tėrėsinė e saj.


    [12] Bart Ehrman, nė njė shėnim, shpjegon se kjo teori shkatėrron njė nga parimet kryesore tė tė ashtuquajturit Kriticizmi i Ri (New Criticism), sipas sė cilit kuptimi i njė teksti ėshtė i pavarur nga ndikimet e tij mbi lexuesin, qofshin kėto psikologjike apo tė llojeve tė tjera. Sipas tyre, kuptimi i njė teksti gjendet brenda tij. ثshtė detyrė e specialistėve ta gjejnė kėtė kuptim duke zbatuar mėnyra dhe kritere objektive gjatė procesit tė analizės. Kritikė tė tillė si Fish, qė nė anglisht njihen si “reader-rensponse critics”, e kundėrshtojnė kėtė “mit tė objektivitetit”, siē e quajnė ata, duke pohuar tė kundėrtėn; se kuptimi i njė teksti nuk mund tė ekzistojė nė mėnyrė tė pavarur nga lexuesi qė e shqyrton atė. Kjo tregohet nga fakti se tė njėjtat fjalė marrin domethėnie krejtėsisht tė kundėrta nė kontekste tė ndryshme, si dhe nga fakti se lexues tė ndryshėm me kponcepte praraprake tė ndryshme u ngarkojnė fjalėve tė tė njėjtit tekst kuptime tė ndryshme. Madje, sipas tyre, edhe i njėjti lexues, zakonisht, e kupton njė tekst nė mėnyra tė ndryshme nė kohė tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, sa herė qė lexohet njė tekst, ndėrtohet njė kuptim dhe sa herė qė ai rilexohet, edhe kuptimi i tij rindėrtohet, pak a shumė, nė mėnyrė tė ndryshme. Nė kėtė kuptim, leximi, procesi i ndėrtimit tė njė teksti, nuk dallon shumė nga shkrimi, ndaj edhe sa herė qė ne lexojmė njė tekst, tė njohur apo tė panjohur, nė tė vėrtetė, e rikrijojmė apo e rishkruajmė atė tekst. Me pak ndryshime, shėnimin nė fjalė mund ta gjeni nė: Bart D. Ehrman, “The Orthodox Corruption of Scripture”, f. 46, shėnimi 121.


    [13] Me pak ndryshime, kėtė mund ta gjeni nė: Bart Ehrman, “The Orthodox Corruption of Scripture”, f. 29-31.


    [14] Kirsopp Lake, “The Text of the New Testament”, London, 1913, f. 1; pėr mė shumė, shih: E. Jay Epps, “The Multivalence Of The Term "Original Text" In New Testament Textual Criticism”, Harvard Theological Review, 1999, Vėll. 92, nr. 3, f. 245-281.


    [15] Helmut Koester, "The Text of the Synoptic Gospels in the Second Century," nė Petersen, bot., “Gospel Traditions in the Second Century”, f. 19-37


    [16] Petersen, “What Text Can New Testament Textual Criticism Ultimately Reach?” f. 136-37.


    [17] David C. Parker, “The Living Text of the Gospels”

  10. #3360
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Po pse eshte gjithmone allahu ai qe i flet robve?! Pse nuk u ka fol asiher Muhameti?!

    Ose Meti, shkurt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •