Close
Faqja 33 prej 1135 FillimFillim ... 23313233343543831335331033 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 11341
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Te thuash qe nuk ekziston, nuk eshte forme pohimi
    Pohim ose "proposition" siē i thone ne anglisht, nuk ka ate kuptim qe mendon ti, por faji nuk eshte yti se te ngaterron ajo "po"-ja, por ne gjuhe s'ka llogjike. Kuptimi i fjales eshte ai qe merr ne perdorim dhe jo ajo ēfare na ngjan neve nga pamja e jashtme.

    -Jashte po bie shi.
    -Jashte nuk po bie shi.

    Keto, qe te dyja jane pohime plako.

  2. #322
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    C'e vrisni mendjen kot me keto lloqe.
    Ti Darwin ja fut kot fare, nuk e di se kush te ka thene se e keqja nuk vjen prej Zotit, ne muslimanet besojme se "e mira dhe e keqja vjen prej Allahut" (hadith). Cdo gje eshte e krijuar nga Zoti edhe hapat e tua Darwin, edhe levizja e gishtave qe ben ti ne tastjere. Ti nje fjale the ne Latinisht dhe nuk e perktheve dot sepse nuk u krijua ne mendjen tende ne momentin qe ti doje, pra nuk ke aftesi totale te besh ate qe do ti, vertete ti je nje krijese me cilesi zgjedhese qe te zgjedhesh mes te mires e te keqes mes asaj apo asaj tjetre, por nese nuk do Zoti ti nuk ben dot as hapin me te vogel.
    Persa i perket temes.
    Nuk dua te flas per krristianizmin se si beson ai per Djallin, por ne muslimanet besojme se Djalli eshte krijese e krijuar nga zjarri ashtu sic jemi ne te krijuar nga Toka, ndersa Engjejt jane te krijuar nga drita. ky eshte dallimi i pare midis Djallit dhe Engjejve, i dyti: Engjejt kane cilesine e te kryerit te detyres pa asnje fare kundershtimi qe do te thote se jane krijesa me cilesi jo zgjedhese. Kur thame me larte se Djalli eshte i krijuar nga zjarri do te thote se ai eshte Xhind. Pyetja qe shtrohet, pse Djalli jetonte me Engjejt dhe jo me xhindet. Ne kete bote ka krijesa jo zgjedhese qe jane Engjejt, jane krijesa zgjedhese qe jane Xhindet dhe NJerezit, si dhe krijesa te lira sic jane kafshet. Nese xhindi ose njeriu eshte i devotshem ndaj Zotit, eshte me larte se Engjelli, ne te kundert ai eshte me poshte se sa kafsha. Dime se xhindet jane krijuar para njerezve dhe xhindi me i devotshem aso kohe ishte Djalli, dhe Zoti e shperbleu ate ne kete bote duke e vendosur te jetoje me engjejt, pas krijimit te njeriut te pare Adamit, Zoti u tha Engjejve peruljuni Adamit, te gjithe u perulen pervec Djallit, dhe ky quhej rrebelim, ti do te thuash se sipas fjaleve te mia djalli ishte xhind dhe skishte pse te perulej perderisa urdhri ishte per Engjejt, urdhri i drejtuar nga Zoti nuk ishte pikerisht per Engjejt por i pergjithshem, psh. nese urdhrerohet qe i gjith fshati te dale jasht tij, kjo nuk i bie vetem njerezve por edhe gomarit, tjeter, nese nje shkodran hyn ne Tirane dhe thuhet: e gjithe Tirana te dale jashte nuk eshte fjala vetem per tiranasit por edhe per shkodranin, e tille pyetje eshte shtruar ne Kur'an qe ne arabisht eshte mjaft e kuptueshme dhe eshte pak e veshtire ne shqip por jo e pakuptueshte qe u drejtohet shumices qe te bindet edhe pakica". nese une do te shkruaja fragmentin ne arabisht si ti ne latinisht do te thoja qe fjala ne arabisht "il-le-shejtan do te thote u perulen.........pervec djallit ku il-la e cileson pasi qe ishte prej banoreve te vendit.
    Besimi qe djalli krijon te keqen eshte gabim sepse djalli nuk krijon asgje ai vetem shtyn drejt te keqes, por c'e shtyu djallin drejt te keqes kur s'kishte shtytes drejt saj ne ate kohe,
    VETVETJA shembull: Ne muajin e Ramazanit te gjithe ata qe quhen Djall jane te lidhur gjithkush qe vepron keq e shtyn "Nefsi"-vetvetja.
    Tjeter, kemi Shejatinu-l-xhinni dhe Shejatinu-l-insi Djaj xhind (sic eshte e njohur) dhe Djaj njerez (ne cilesine e djallit), Allahu na tregon se ata djaj njerez jane me te rrezikshem se ata xhind sepse: nese themi Bismilah ata djaj xhind largohen nga frika, ndersa njeriu nuk han pyke (me humor) nga kto gjera dhe jane me te rrezikshem.
    Me mire nuk mund te ta shpjegoj dot.
    me repekt Rapsodi
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #323
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Se harrova!!
    Nese e keqja krijohet nga Zoti nuk do te thote se se Gjithemiresia bie poshte si tipar sepse te miren e gjen ai qe e kerkon si dhe e kunderta, sepse Zoti, nese me krijon mua "hapin" si levizje te kembes e krijon kur une e deshiroj ta bej kete hap. Besoj se e kupton me tutje!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #324
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Po te jete engjell i rebeluar, atehere detyrimisht eshte krijese e zotit.. Rrjedhimisht edhe e keqja vjen prej perendise, keshtu qe Gjithemiresia tretet si tipar.

    praa: Njeriu, njeriu.. (eh, me aq te poshter sa e bejne njeriun, me siguri qe ka kapacitetet te krijoje nje figure te tille letrare )
    Une per vete jam per pjesen e dyte te pyetje : Qe djalli eshte pjese e krijeses njerezore per mua eshte e qarte por doja te dija medimin tuaj !
    Me Respekt AuGuSt_

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Po te jete engjell i rebeluar, atehere detyrimisht eshte krijese e zotit.. Rrjedhimisht edhe e keqja vjen prej perendise, keshtu qe Gjithemiresia tretet si tipar.
    Djalli fillimisht ishte engjell. Eosfori ose ndryshe Luciferi. Ra nga gjendja ne te cilen ishte per shkak te krenarise se tij. Dhe u shnderrua nga engjell drite ne djall. Nga i mire ne te keq.

    Sigurisht qe eshte krijese e Perendise. Por Perendia e krijoi te mire. Vete zgjodhi dhe u be i keq. Pra, thenia: "e keqja vjen prej Perendise" nuk qendron.

    Krijesave Perendia u dha mundesine te zgjedhin. U dha lirine. Ashtu sic edhe sot te gjithe jane te lire te zgjedhin.

    Tani shtrohet nje tjeter pyetje: ne qofte se Perendia nuk e beri te keqen, atehere si shpjegohet prejardhja e se keqes ne bote?

    E keqja ekziston (eshte e pranishme) ne bote, por nuk ka ekzistence ne vetvete. Ekzistence ne vetvete ka vetem Perendia, sepse vetem Ai ekzistonte qe ne fillim pa marre ekzistencen nga dikush tjeter.

    Ekzistenca, akoma dhe e njerezve, eshte e dhene nga Perendia. D.m.th. ekzistojme sepse dikush tjeter (Perendia) vendosi keshtu dhe jo sepse e deshem ne.

    E keqja eshte mungesa e se mires, ashtu si erresira eshte pasoje e mungeses se drites. Atje ku ka drite, nuk ka erresire.

  6. #326
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    Djalli Engjell i rebeluar apo nje krijim i qenies njrezore ?!
    Djalli eshte ai shpirti rrebel brenda nesh qe ngrihet kunder moralit dhe arsyes gjakfohte.

  7. #327
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Sigurisht qe eshte krijese e Perendise. Por Perendia e krijoi te mire. Vete zgjodhi dhe u be i keq. Pra, thenia: "e keqja vjen prej Perendise" nuk qendron

    ne rregull atehere.. ne te gjithe jemi te krijuar apo jo?? Krijuesi eshte Perendia.. pra vetem ai ka ekzistuar gjithmone dhe do te ekzistoje gjithmone..

    Perendia vertet e krijoi te mire Luciferin, por gjithashtu e dinte fare mire qe ky i fundit do te ngrinte krye.. e megjithate Perendia e krijoi, sepse Luciferi i duhej ta perdorte si mashe per te provuar vullnetin e njerezve dhe miresine brenda tyre (pavaresisht se ne te vertete fjala miresi, nuk ka vetem kuptim fetar), pa u merakosur fare qe cdo gje, deri te atomi dhe qeliza me e vogel e ketij universi e jo me njeriu, po zbatojne planin qe eshte shkruar qe ne kohen kur Perendia ishte e vetme asokohe tek shetiste ne.. (hmm, ne cfare "vendi" perderisa universi nuk ekzistonte para 6 diteve te Gjenezes ?? )



    Krijesave Perendia u dha mundesine te zgjedhin. U dha lirine. Ashtu sic edhe sot te gjithe jane te lire te zgjedhin.

    Te lire ???? ne nuk jemi te lire.. te lire do te ishim sikur pas vdekjes, te ekzistonim shpirterisht por pa Perendine si rregullator shpirteror. (po kjo hipoteze nuk ekziston per asnjerin nga ne te dy, sepse une mendoj qe do pushojme se ekzistuari, kurse ti mendon komplet ndryshe nga une !!!)

    Nuk mund te quash liri, kur permenden denime te llahtarshme "per rebelim heretik".. Quhet Vullnet Rrethanor, por jo i lire.. Ose "vullnet i lire" eshte : Vrit 3 miliarde njerez, por sekonden e fundit pendohu me zemer te paster, dhe ti shpeton sepse fajin per keto 3 miliarde e ka paguar ne kryq dikush tjeter per ty !!


    Ti dhe une dhe gjithsecili nuk zgjedhim !!! Ne zbatojme plane, sepse dhe rrethanat ne te cilat ne marrim vendime, jane pjese e planit..po llogjikoj thjesht duke e marre ekzistencen e Perendise si fakt te mireqene..
    duke ndjekur kete llogjike, nuk e kuptoj pse Perendia vazhdon te krijoje njerez, kur shumica e tyre, eshte e destinuar "ti hipe autobuzit te metalurgjikut", dhe ai kete e di fare mire, madje e ka percaktuar vete..
    Prektora

  8. #328
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Djalli eshte frut i rebelizmit tone

  9. #329
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    C'e vrisni mendjen kot me keto lloqe.
    Ti Darwin ja fut kot fare, nuk e di se kush te ka thene se e keqja nuk vjen prej Zotit, ne muslimanet besojme se "e mira dhe e keqja vjen prej Allahut" (hadith).

    Cdo gje eshte e krijuar nga Zoti edhe hapat e tua Darwin, edhe levizja e gishtave qe ben ti ne tastjere.

    pra cdo gje eshte krijuar nga zoti.. edhe gjynahet e mija, apo jo ?? se une nuk bej vetem hapa, por mund te bej dhe veprime qe jane ne kundershtim me "kushtetuten islame".. pra une zbatoj ate qe zoti ka bere ne plan !! e cfare llogarish mund te kerkoje nje qenie superiore e tille, kur ne jemi zbatues ordinere te planeve te tij ??

    ndersa ti vete, ku do ta ngjitesh ate tabelen "vullneti i lire" ne kete rast ?? mund te gjesh ndonje vend per te?

    Perderisa "E mira dhe e keqja vijne prej Allahut", atehere ai nuk kishte pse nxehej me ate ciftin e gjore, vetem sepse kafshoi nje frut peme ne kopshtin e tij ...


    Ti nje fjale the ne Latinisht dhe nuk e perktheve dot sepse nuk u krijua ne mendjen tende ne momentin qe ti doje, pra nuk ke aftesi totale te besh ate qe do ti, vertete ti je nje krijese me cilesi zgjedhese qe te zgjedhesh mes te mires e te keqes mes asaj apo asaj tjetre, por nese nuk do Zoti ti nuk ben dot as hapin me te vogel.

    Ketu ekziston nje zakon i keq.. menjehere hamendesohet per mendimet e tjetrit, a thua se ai tjetri nuk eshte vetem i perfaqsuar nga germat, por ti ke vite qe e njeh ate..
    meqe vlen dhe per ty, sepse do ta kesh shume te zorshme ti pergjigjesh shprehja ka pak a shume kete kuptim : "barra e te provuarit, bie mbi ate qe afirmon dhe jo mbi ate qe mohon"..

    (edhe mjaft me keto gjera, sepse dikush tjeter [qe nuk je TI] shkruan ate qe do kur ti vije, dhe nuk thote fjale qe nuk ua di kuptimin as vete, sepse ..
    hmmm, c'flas kot dhe une, hee?? Ate moment ishte zoti ai qe beri qe une te mos ta dija, sepse me kete shpjegim jemi ne rregull te gjithe !!

    sa kollaj ishte ky shpjegimi !!


    Tani a mund ta them une proven themelore te besimit tend (personal!) meqenese qenka qejf te jesh ne mendimet e tjetrit ? eshte pak si qark i mbyllur, careful..

    "Allahu ekziston sepse e thote Kurani" (por bashke me allahun, edhe iblisi i cili eshte ne te vertete personazhi kryesor i kesaj shfaqjeje/teme, edhe cdo gje tjeter qe thuhet aty, njeriu, kafshet, engjejt... gjithcka)

    "Kurani eshte perfekt sepse ka ardhur nga zoti"

    puna eshte qe te dyja fjalite, vertet provojne dicka, por vetem njera-tjetren ne kete rast !!


    Se harrova!!
    Nese e keqja krijohet nga Zoti nuk do te thote se se Gjithemiresia bie poshte si tipar sepse te miren e gjen ai qe e kerkon si dhe e kunderta, sepse Zoti, nese me krijon mua "hapin" si levizje te kembes e krijon kur une e deshiroj ta bej kete hap. Besoj se e kupton me tutje!

    Ouuu???!!! me thene te drejten me tutje nuk e kuptoj dot, sepse ate dite qe desha une ta perktheja "ate latinishten" zoti beri qe une "ta harroja"..
    apo ai krijon vetem ato veprime qe jane "per mire" ?? sepse konfuzioni po me shtohet akoma me shume ngaqe ai po me lejon te shkruaj keto rreshta qe nuk duhet ti pelqejne dhe aq, si thua ??

    Kurse gjithemiresia ka kohe qe bie si tipar perderisa kemi te bejme me kete lloj diktature hyjnore..
    Dhe meqenese zoti supozohet qe eshte miresia 100% eshte e cuditshme sesi e keqja krijohet po nga ai, sepse nga miresia absolute nuk mund te dale e keqja pasi eshte e panjohur fare per te..

    respekte anembane
    Prektora

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e cannibal_corpse
    Anėtarėsuar
    25-08-2002
    Vendndodhja
    ferr
    Postime
    6
    Djalli merr formen e enes ku hidhet.
    njeriu,nje gabim i zotit.. apo zoti thjesht nje gabim i njeriut? [F.Nietzsche]

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •