
Postuar mė parė nga
eldonel
Dr. Maurice Bucaille, (Moris Bukai), doktor dhe shkencėtar, anėtar i akademisė sė shkencave tė Francės, i cili para disa vitesh pranoi Islamin, nė librin e tij La Bible, Le Coran Et La Science, qė bėri jehonė tė madhe nė qarqet shkencore, sidomos ato kishtare,
pėr Kuranin fisnik, thotė:
Nėse njė njeri ėshtė autor i Kuranit, atėherė: Si ka mundur qė nė shekullin e VII-tė tė e.s. tė shkruajė atė, qė sot ėshtė vėrtetuar se ėshtė nė pėrputhje me njohuritė bashkėkohore shkencore? Nuk ka asnjė dyshim: teksti kuranor, qė e kemi sot, ėshtė vėrtet i njėjti tekst sikurse ai, i kohės kur ai u shpall. Ēfarė shpjegim njerėzor mund tė jepet pėr kėtė konstatim? Pėr mendimin tim, nuk ekziston kurrfarė shpjegimi, sepse nuk kam pse tė besoj se, nė kohėn kur nė Francė sundonte mbreti Dagobert, njė banor i Gadishullit arabik, nė sajė tė kulturės sė vet shkencore, ka mundur tė ishte para nesh me dhjetėra shekujsh...
Ėshtė e papranueshme hipoteza se Muhammedi a.s. ėshtė autor i Kuranit. Si ka mundur njė njeri, tė sjellė fakte tė tilla, tė cilat nė atė kohė nuk ka mundur ti elaborojė asnjė qenie njerėzore, dhe tė bėhet, nga pikėpamja e vlerės letrare, autori i parė i letėrsisė sė pėrgjithshme arabe?.
Pėr civilizimin islam, thotė:
Ndėrmjet shekujve VIII dhe XII tė erės sė krishterė, ėshtė bėrė njė numėr i madh hulumtimesh dhe zbulimesh nė universitetet islamike, kurse nė vendet tona tė krishtera ka qenė imponuar kufizimi nė zhvillimin shkencor. Nė kėtė epokė mu aty kanė ekzistuar mundėsi tė shkėlqyeshme pėr kulturė. Nė Bibliotekėn ė halifit nė Kordovė (tė Spanjės), ka pasur 400.000 libra. Aty ka ligjėruar Averosi (Ibn Rushdi). Aty ėshtė transmetuar shkenca greke, indiase dhe persiane. Ja pėrse nga shumė vende tė ndryshme tė Evropės kanė shkuar tė studiojnė nė Kordovė, ashtu siė shkojnė sot pėr pėrkryerjen ė disa studimeve nė SHBA. Sa dorėshkrime tė vjetra kanė arritur deri te ne me anė tė shkencėtarėve arabė tė cilėt nė vendet ė pushtuara sillnin kulturėn! Sa i kemi borxh kulturės arabe nė matematikė (algjebra ėshtė arabe), nė astronomi, fizikė (optikė), gjeologji, botanikė, mjekėsi (Avicena-Ibn Sina) etj. Shkenca pėr herė tė parė mori karakter ndėrkombėtar nė fakultetet islamike tė Mesjetės. Nė kėtė epokė njerėzit kanė qenė mė tė pėrshkruar me frymėn fetare sesa janė sot, por kjo nuk i ka penguar qė nė mjedisin islam tė jenė njėkohėsisht besimtarė dhe shkencėtarė.
rreth pranimit tė Islamit, thotė:
Sikurse edhe francezėt e tjerė, edhe unė Islamin e njihja si fe, tė cilėn e kishte themeluar Muhammedi gjenial. Pata fatin qė si kirurg tė takohem me pacientė muslimanė dhe tė di mė tepėr pėr Islamin. Gradualisht, kur mė janė cituar disa ajete nga Kurani fisnik, kam filluar tė kuptoj se sa pak dija mbi Islamin, ndėrkohė qė njė numėr lajthitjesh vijnė edhe nga shtypi, televizioni, dhe rrugė tė tjera tė zakonshme. Kjo ishte rreth vitit 1926, kur dialogu i muslimanėve dhe i tė krishterėve ishte akoma mundėsi e largėt.
E kuptova se mė duhej ti qasem studimit tė Kuranit drejtpėrsėdrejti, kėshtu qė dy vjet e studiova literaturėn dhe gjuhėn arabe, gjė qė mė lehtėsoi leximin e origjinalit. Shpejt, pas kėsaj, e kuptova se Kurani ėshtė libėr i Zotit dhe se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguari i Tij i fundit.
lexoje qka thojn akademiket e shkencave e jo injoranta si puna juaj .
Krijoni Kontakt