Close
Faqja 25 prej 1135 FillimFillim ... 15232425262735751255251025 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 11341
  1. #241
    Kisha katolike po i shpall lufte zbulimeve 20 vjecare shkencore mbi HIV/SIDE-n.

    Paragraf i shkeputur nga nje artikull shkencor:

    ...The most common form of HIV transmission is through having unprotected anal sex, a practice both gays and straights engage in. Having unprotected vaginal sex is considered quite risky as well. There are still differing opinions about transmission of HIV during oral sex. It is thought to not be as easily spread orally as it is by having unprotected anal or vaginal intercourse, but it still offers a possible route of transmission. So remember the word OVA -- oral/vaginal/anal....

    Pak a shume perkthimi i bie:

    ...Forma me e rendomte e transmetimit te HIV eshte me sex anal te pa mbrojtur, ne praktike gay (homosexualet) dhe te drejtet (heteroseksualet) lidhen ne te. Berrja e sexit vaginal te pa mbrojtur konsiderohet rezik gjithashtu. Ndersa akoma ka opinione te ndryshme per transmetimin e HIV gjate sexit oral. Thuhet qe nuk eshte aq lehte te transmetohet me sex oral sa me sexin anal dhe vaginal, megjithate egziston mundesia e transmetimit. Pra mbajeni ment fjalen OVA - oral, vaginal, anal....

    Per te lexuar me shume mbi mbrojtjen shkencore ndaj HIV-it, klikoni ketu

    StterollA

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Mendoj se ne kete kohe qe ka ardhur eshte e kote qe Vatikani te bej te tilla predikime se rrinia e dites sotme shikon shume me larg ne jete e nuk beson ne gjithcka cka i thuhet.
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  3. #243
    E verteta eshte qe prezervative nuk jane 100% te sigurt ne mbrojtje ndaj sexually transmited diseases.

    Sekxi nuk ka me kuptimin intim te dikurshem por eshte thjesht dicka per te kaluar kohen per njerezit egoiste te shoqerise se sotme.

    Prandaj e vetmja menyre per t'u mbrojtur nga sexually transmited diseases eshte te respektosh veten ne rradhe te pare, dhe tjetrin, duke iu dhuruar jo sepse te vjen per te bere sex, por sepse ai person vlen per ty me teper sesa vetja jote.

    Artikulli ka lidhje me perhapjen ne mase ne disa vende afrikane, ku seksi eshte si ne vend te vaftit te te ngrenit. Njerezit nuk jane te edukuar, dhe kur nuk dine si te mos bejne sex, si mund te dine si te mbrohen. Le te mesojne te permbahen dhe pastaj te perdorin dhe prezervativat.

    Une nuk jam katolike, por kete bindje ama e kam. Sexi eshte per ata qe vleresojne njeri tjetrin, dhe jo per ata qe e shikojne tjetrin per ta shfrytezuar per nje nevoje qe kane.

    Shendet
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #244
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Manulaki, nuk me duket se eshte seksi thelbi i subjektit te kesaj teme. SIDA eshte nje semundje qe po perhapet me hapa galopante dhe qendrimi i Vatikanit sigurisht nuk po ndihmon ne parandalimin e kesaj semundjeje.

    Asnje gje e bere nga dora e njeriut nuk eshte 100% e sigurte. Megjithate, prezervativet kane provuar te japin nje ndihmese shume te madhe ne kete rast.

    Sa per nivelin e ulet te edukimit qe manifestojne vendet e siperpermendura, jam shume dakort me ty. Pikerisht kete po shfrytezon dhe Kisha Katolike per te perhapur doktrinen e saj me te fundit. Une dhe ti jemi te sigurte se ne vendet me popullsi "me te edukuar" teza e tyre mbi "prezervativet dhe SIDA-n" nuk do te pinte shume uje. Ka shume katolike ne bote qe perdorin prezervativin, ashtu si ka shume prifterinj e murgesha qe jane shprehur kunder kesaj fushate te Vatikanit.
    Pyetja ime qendron: sa larg shkon pacipesia e Vatikanit per te mbrojtur "parimet e veta"?

    Permenda ne fillim te shkrimit rastin e grave kosovare te perdhunuara ne kampet e perdhunimit serbe. Kur erdhen ne Shqiperi e filluan te abortojne pjellen e mosqoftit, Papa dergon mesazhin se do te prese ndihmat humanitare!!!

    Ne kete 25 vjetor, Papa Gjon Pali vjen me shume fitore e te mira per njerezimin, por problemi i Vatikanit ka qene dhe mbetet "vonesa" e tyre per te pranuar gabimet. Kjo ka bere qe rrotullimi i tokes perreth diellit te mos pranohej deri 700 vjet me vone, qe ēifuteve te vrare nga nazizmi te mos u kerkohej falje deri 40 vjet me vone.
    Madje po ta shtyj pak me tutje, kushti qe prifterinjte katolike te mos martohen apo te mos kryejne mardhenie seksuale ka shtuar ne mase pedofiline e ushtruar nga keta te fundit.

  5. #245
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    N efene islame konvertuane te gjitha kombet qe ishin te roberuara nga turqit ose arabet. Asnje qe nuk ishte nen roberine e keture nuk konvertoje. Kan konvertuar te tjeret edhe 99%, Azeret, Uzbeket, Magrebasit etj etj.Nuk ishim vecse ne. Ne skemi pasur popull "vella" qe te na ndihmoje ndonje her, sic kishin serbet etj.Per kete shkak dmth V shekuj roberi e bene te veten.
    Me e cuditeshme eshte ajo qe sot ka njerz qe okupatoret V -shekullor i quajne miq e bemires.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #246
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Vatikani, cilesoi Kopernikun, Brunon dhe Galileon si heretike para kater shekujsh.
    Para dy shekujsh, Vatikani i vleresonte keta shkencetare me emra te larte.

    Tani kane problem kryesor pedofilizmin dhe homoseksualizmin e klerikeve katolike neper bote.

    Kjo fushate kunder perzervativit ngjan me teper si nje perpjekje per te shmangur vemendjen nga problemi nr. 1 ...
    Summertime baby!

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    "Vonesa" e Vatikanit

    Henri, shpresoj se nuk e ke hapur temėn pėr tė sulmuar Vatikanin (tė cilin e pėrbėjnė shumė persona), por pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Pėr hir tė sė vėrtetės vendosa tė shkruaj disa rreshta.

    Teksa parashtron njė problem fut edhe dy a tri tjerė thuaja se gjithēka thotė Vatikani ėshtė nė kundėrshtim me arritjet e shkencės...
    Nuk jam i thirrur qė tė gjykoj mbi njohuritė tua tė deritanishme, Henri, por pėr aftėsinė tėnde tė mėsosh nė tė ardhmėn nuk dyshoj.
    Kam pėrshtypjen se i ke paraqitur disa informacione tė shtrembėruara - ti e di mė sė miri a kanė qenė tė qėllimshme apo jo. Nėse dėshiron tė dish qėndrimin e Kishės Katolike mbi dhunimin atėherė lexoje si ėshtė mė poshtė:

    Dhuna mbi personin femėror ėshtė e drejtuar kundėr lirisė njerėzore. Pėr kėtė arsye ky ėshtė njė delikt qė e dėnon e drejta edhe kishtare (kan. 2356-2357) edhe civile. Pėrdhunuesi ėshtė i obliguar tė dėmshpėrblejė tė gjitha dėmet qė me atė rast i ka pėsuar personi i caktuar dhe, ndoshta, prindėrit e saj, sipas kėrkimeve tė ligjit ekzistues dhe vendimit eventual gjyqėsor (dėmi i pėsuar, fitesa e humbur, harxhimet e tė lindurit nėse ka ardhė deri te shtatėzania etj.). Ndėr disa moralistė katolikė pas enciklikės “Humanae vitae” (krahaso nr. 13) dominoi mendimi se vajza apo gruaja e dhunuar guxon tė marrė mjete kontraceptive pėr tė mos ardhur deri te shtatėzania, sepse kjo konsiderohet mjet i mbrojtjes kundėr sulmuesit tė padrejtė, respektivisht hedhjes pėrdhunuese tė farės mashkullore nė organizmin femėror. Megjithatė abortimi nuk ėshtė i lejuar tė bėhet sepse jeta njerėzore nuk guxon tė bjerret (shkatėrrohet) po edhe nėse ėshtė ngjizur me dhunė nė personin femėror."

    Kėtė e thotė Kisha jo sepse ka shpikur diēka nga vetvetja por sepse ėshtė mbrojtėse e tė Vėrtetės Hyjnore: Jeta ėshtė e shenjtė!!! Ky ėshtė Ligji i Zotit qė mbron tė gjithė njerėzit: edhe mua edhe ty! Nuk ka rrethanė (arsyena) "tė mjaftueshme" qė do tė justifikonte vrasjen! E keqja ėshtė e keqe kudo, kurdo, kushdo ta bėnte.
    Nuk po e zgjas se mė duket se kjo ėshtė jashtė teme, por ja se Henri nuk e ka vėrejtur kėtė...
    Pėr rrotullime tė tokės e diellit mendoj se mund tė diskutohet nė njė temė tė dytė...
    Pėr pedofilinė mund tė diskutohet nė temėn e tretė...

    Henri e di se kėtu po flasim pėr prezervativėt dhe qėndrimin e Vatikanit ndaj tyre dhe jo pėr priftėrinjtė e motrat e nderit...

    Nuk kam dėshirė tė hyj nė shtretėrit e bashkėshortėve e tė shoh se kush ēka bėn e kush ē`faj bėn, por ja se si duket edhe kjo qenka punė serioze. Dhe ashtu ėshtė. Gjendja alarmante e pėrhapjes sė SIDA-s kėtė na vėrteton.
    Kam pėrshtypjen se Henri e paraqet Vatikanin si fajtor pėr pėrhapjen e kėsaj sėmundje. E paēa gabim!

    E kemi fjalėn pėr prezervativ qė bėn pjesė nė jetėn familjare, pra nė jetėn e ēiftit martesor.
    Kisha gjithmonė ka qėndruar kundėr keqpėrdorimeve tė tė drejtave martesore duke mbrojtur pastėrtinė martesore. Pėr dallim prej sterilizimit (tė bėrėt i papjellshėm) tė personit (qoftė nė mėnyrė tė pėrheshme apo pėrkohshme) prezervativėt bėjnė pjesė nė sterilizimin e aktit martesor. Edhe njėri edhe tjetri kanė njė qėllim - pėr tė bėrė tė pamundur shtatėzaninė.
    Kontraceptivėt janė kundėr dashurisė martesore, sepse natyre e kėsaj dashurie ėshtė qė ēifti martesor t`i ipet njėri-tjetrit nė dorėzimin e plotė. Intervenimet kontraceptive kėtė e shembin e kėshtu vjen nė shprehje hedonizmi dhe egoizmi. Ky ėshtė parimi i Kishės Katolike nė pėrgjithėsi. Prindėria e pėrgjegjshme. Tė kesh fėmijė (planifikimi familjar) dhe tė ruash martesėn. Mirėpo nė jetėn e pėrditshme ekzistojnė sa e sa raste qė duhet marrė nė konsiderim nėse dėshirojmė qė tė vijmė nė pėrfundimin e konsideratės morale tė personit. Kisha thotė se nė planifikimin familjar mjeti i vetėm i lejuar qė tė ruhet dhe pėrkrahet dashuria martesore ėshtė pėrmbajtja periodike, dmth. kryerja e akteve martesore nė ditėt e papjellshme tė gruas. Dhe kemi shembuj tė mrekullueshėm tė kėsaj metode qė gjithnjė e mė shumė aplikohet. Pėr befasi ajo edhe e forcon lidhjen martesore, pra ēiftin ndėrmjet veti.
    Madje "Manulaki" shumė me vend ka folur rreth vlerės sė seksit nė martesė qė plotėsisht ėshtė ēėshtje e temės. Dhe ta kesh me dije se pikėrisht pėr shkak tė mosrespektimit tė kėtyre vlerave qė i thotė Kisha ka ardhė deri te njė gjendje katastrofike tė Sida-s.

    Tani mė trego kush qenka "vonuar" e kush duhet "tė pendohet"?
    IHS

  8. #248
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,329
    Postimet nė Bllog
    22
    E dini kur eshte themeluar Vatikani?

    Sigurisht qe nuk e dini, pasi po ta dinit do tu dukej vetja si nje kokrize rere ne nje plazh te mbushur plot me rene.

    Vatikani ka cdo te drejte te mbaje nje qendrim te tille, eshte qendrim qe e ka mbajtur 20 shekujt e egzistences se vet dhe kjo nuk ka per te ndryshuar as sot as 1 shekull si sot, pasi nuk eshte feja qe i pershtatet stilit te jetes se mekatareve njerez, eshte njeriu qe duhet ta jetoje jeten e tij sipas mesimeve te Zotit.

    Vatikani nuk mban nje qendrim te tille per te pafete apo per jo-katoliket, keshtu qe ju nuk keni perse shqetesoheni. Ky qendrim eshte mese i drejte ne baza fetare pasi Vatikani nuk predikon maredhenie seksuale para apo jashte-matesore. Ky eshte thelbi i problemit qe njerezit ashtu si kafshet u pelqen te kene shume partnere, u pelqen te shkojne me kurva, dhe kur mekati i con drejt vdekjes, ata perpiqen te bejne te pamunduren per te justifikuar mekatin e tyre, arrijne deri aty sa sulmojne institucionin fetar te 1 miliard besimtareve. Pilulat, prezervativet jane vetem disa prej formave qe nuk mbrojne shpirtin e njeriut, mbrojne vetem friken nga vdekja.

    Teksa ju predikoni perdorimin e preservativave, Vatikani predikon nje shoqeri ku mbisundon dashuria midis njerezve, ku maredheniet seksuale nuk jane produkt i epshit te castit, por i dashurise qe ka mare bekimin hyjnor ne martese. Ju perpiqeni te gjeni menyra qe te shpetoni trupin nga vdekja, Vatikani u predikon besimtareve te tyre ate menyre te jetuari qe predikon Perendia.

    Ati gjithmone e keshillon birin e tij ne moshe te vogel, qe kur i biri te rritet, te mos beje ato gabime qe do ti kushtojne shtrenjte. Ai i meson te birit te mos preki arme me dore, pasi arma te merr jeten. Kurse njerezit ne rruge i predikojne te birit armen duke i dhene edhe nje mbrojtese anti-plumb qe gjoja do ta shpetoje nga vdekja.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #249
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Vatikani nuk gabon kurre.
    Cili qe qendrimi i Vatikanit ndaj teorise se Kopernikut mbi sistemin diellor?

    Cili eshte qendrimi i Vatikanit sot?

    Albo, c'ka te hyje ketu arma e antiplumbi?
    Vatikani eshte deri ne gryke me gabime qe nuk ja fal dot historia!

    Por qe ja falin, me perulshmeri te plote, besimtaret.
    Summertime baby!

  10. #250
    Afrika ka 5 milone te infektuar me side, India vetem ka 4.5 milojne, ne SHBA per cdo vit infektohen nga 40.000 njerez, Amerika Latine ka mbi 1 miljon te infektuar me HIV. GJithesit jane MBI 40 MILIONE njerez te infetuar me HIV ne Bote. Ky eshte realiteti i botes se socme. Ju po na tregoni qendrimet 20 shekullore te Vatikanit ( qe padyshim jane me gabime fatale). Feja islame sexin jashte marteses e ka te ndaluar, shume here besimtaret muslimane e kane thene kete edhe ne forum. Ju u jeni perqeshur duke i quajutr fanatike dhe dhe anti-perendimore (Botes se perparuar). Tani jeni ju ato qe ktheheni ne fanatike kundra realitetit qe ka bota qe sot jetojme. Lutjet e ciles do fe qofshin nuk do ndryshojne asgje. HIV ka 40 milojna rrenje mes nesh sot dhe te vetmin ilac te saj mund ta gjen shkenca, qe sugjeron PERDORIM TE PREZERVATIVEVE.

    Vatikani s'ben gje tjeter qe i zhyt ne nje injorance edhe me te thelle keto njerzit e "paedukar", sic i keni quajtur me larte. Me vjen keq qe u jepni krah ketyre tezave shkateruese.

    StterollA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •