
Postuar mė parė nga
Baptist
Keto genjeshtra qesharake lexohen ende me te njejtin pasion si para 4000 vjetesh. Kjo do te thote se truri i njeriut nuk ka evoluuar fare. Eshte vetedija e tija ajo qe evoluon dhe qe mund te retardoje nga agjense te caktuar helmues psikologjik.
Kur lexoj perralla te tipit "behu dhe u bene" nuk arrin te dallosh cila prej genjeshtrave eshte me e madhe. Ose cila pale po RREN?
Kur dikujte iken truri nga ky lloj virusi ideologjik, sic thone disa: "ka vajt per lesh", s'u ben pune tjeter pos "format C:" po edhe atehere, ka mundesi te fshehet diku ne cluster te formatizimit. Duhet bere low level format.
Perralla virusale thote: Ne fillim ishte fjala, vetem tha "behu" ...,
por nuk u be asgje! Keshtu pra, kur e pa se s'po behet asgje, vendosi ti pervilet punes, me ne fund dhe te mos shohe enderra syhapur.
[sespe perndryshe genjeshtres se pare nuk do t'i shtohej e dyta si vazhdim]
Prandaj, peshtyu duart mori ca dhe, dhe e beri balte. Pastaj luajti me lloc peshtyme hyjnore per te mos u thare shekuj me radhe dhe ne fund e beri nje njeri...
Ne fakt e beri lloq se asgje si shkoi per doresh as atehere, lloqi mbeti lloq.
Kaluan edhe disa shekuj me kohen tone dhe ne fund vendosi ta therrase Darvinin, keshilltarin e tij atehere akoma te pa lindur dhe i tha:
-Ma jip nje cik ate teorine e evolucionit se keto figurat e mija s'eshte gjase se kane per t'u perkryer ndonjehere aq sa te ngjallen!
Por as kjo nuk beri pune, sepse teoria e evolucionit ishte rezultat i nje kodi te Biomekanikut tani akoma te pa lindur. (ta gjithe keta jane te pa lindur perpos Darvinit i cili tani poashtu eshte i vdekur) Ne fund iu kujtua te therriste Biomekanikun dhe i tha:
- e ke gje kundi ende ate kodin?
-cilin kod i tha ai?
- ate qe thua se ka mundesi, nje here i leshuar ne kontakt me ambientin e pasur me materie shpenzuese se ka aftesi te vetreplikimit dhe te mbindertimit e avancimit te kodit te vet si pergjegje ndaj kushteve qe e demtojne?
Biomekaniku sikur e hetoi se prapa kesaj pyetje fshehej nje sherr i tha:
-Po tha e kam por s'ta jap. Se po u leshua njehere...
Si nuk ma jep?!
i thote - sillma ketu kur te them.
Biomekaniku u mundua t'i kundervihej, por zoti si zot. Arrogant, jo parlamentar, egoist e agresiv u perlesh me te duke u munduar t'ia merrte me dhune. Ate kod, Biomekaniku e mbante ne nje objekt me vakuum absolut te ndryre mire e te levituar me nje fushe izoluese ne mes te asaj hapesire qe te mos mund te prekte as muret e saj sepse do ti 'hante'.
Por ne perleshje e siper duke u shtyer e terhequr ndodhi qe ajo per nje cast t'u shpetonte nga duart te dyve dhe te bjere ne token ende te zjarrte.
Nderkohe qe Biomekaniku po mundohejt tia spjegonte se nuk guxon te leshohet ai veture-kod, sepse po u la te preke natyren ai do te ngjallet dhe do te zhvillohet panderprere dhe pa asnje limit spontanisht me shpejtesi panderprere cdo here duke iu pershtatur dhe duke zbuluar mundesi te reja te zhvillimit te produktit te vetvetes sa qe per nje kohe jo te gjate (per ata) do te linde krijese shumefish me perfekte se qe jemi ne.
Zoti e shikoi me habi dhe me frike, pastaj filloi te buzeqeshte dhe ne fund qeshi me ze duke thene se ajo ra ne zemren e flakeve qe djegin, shkrijne, shkaterrojne dhe shperfytyrojne cdo gje! Edhe po te jete e vertete kjo qe the, tani ajo u zhduk dhe u cfaros. Pastaj filloi te hingirizej, duke i thene se: -as une nuk do te mbijetoja ato flake - po ti? Dhe e hodhi biomekanikun ne flaket e ferrit. Nga inati qe nuk ia dha.
Cfare ndodhi pastaj pritni te lexoni ne librin tim te ardhshem te shenjte qe do ta zbres enklas per ju ne forumin e sesionit te ardhshem.
Intro trial nga libri ende i pazbritur
Pas miliona vitesh tokesore te asaj ngjarje kur zoti ende po praktikonte diksionin e tij te fjales BEHU. (Por si zakonisht nuk behej asgje), ne qetesi te plote KODI i cili i kishte shpetuar flakeve magmatike ne toke, pas demtimit te kutise ku ishte mbyllur, ne kontaktin e pare me materialet e ngjashme me mikrostruktiren e vet, filloi jeten. Fale lendes se paskajshme reproduktive toke, teoria e Darvinit kishte hyre ne pune dhe po kryente funksionin e vet. Kur e kuptoi zoti cfare ishte bere filloi te therriste c'behu c'behu..., dhe pervoli duart serish per ta permbytur token.... mirepo kodi qe nuk u zhduk nga zjarret nuk u mbyt as me vershime....
Krijoni Kontakt