Te japesh mendimin tend atehere kur ta kerkojne me ngulm, dhe pastaj te denohesh per hipokrizi, kjo eshte shume e padrejte.
Me e keqja qe do te kisha pritur do te ishte nje shtrembrim turinjsh, por kurresesi nje nje qendrim zemrak. Une per vete do ta kisha quajtur gjene me te pa-drejte qe mund te me kishin bere ne nje rast te tille.
Te qellon psh ne nje dite te zakonshme, kur ti je duke rrufitur tere endje kafene e mengjesit e teksa pertyp tere lezet titujt e artikujve kyresore te shtypit qe dikush te te perplase ne fytyre nje pyetje. Banakieri psh, te ngul syte teksa te sherben kafene e bere per merak te pyet se c'mendon per inflacionin apo per zgjidhjet e parakoheshme. Ti nuk ke deshire ti pergjigjesh, jo per ndonje arsye te madhe, por thjesht nuk ke deshire te japesh mendimin tend. Te sajosh nje pergjigje nuk te duket aspak e ndershme, pasi nuk do qe te njollosesh ndergjegjen tende me njolla hipokrizie.
Te duhet te gjesh nje rruge te mesme, e teksa vret mendjen i mbytur ne djerse per te gjetur pergjigjen qe jo plotesisht do te shprehte mendimin tend, por qe njekohesisht nuk do te ishte larg te se vertetes, kupton se je ne bela.
Miku i ngushte te pyet nje mengjes per vrimat e kafkave, ose le te themi per dicka me te thjeshte, per njollat ne fytyren e kamarieres.
Mendohesh, dhe dicka brenda vetes te thote se pyetja nuk eshte aq e thjesht. Me siguri eshte dicka me e komplikuar qe fshihet pas saj. Analizon te tera pergjigjet e mundshme, por nuk kenaqesh, e si pasoj tenton te ndrosh temen e bisedes. Ai ( miku) e perserit edhe me i vendosur pyetjen e tij, ti ngul syte ftohte, dhe pret veshe ngritur pergjigjen.
Tani qe ai e perseriti pyetjen edhe me i vendosur, ti je edhe me i bindur se fshihet dicka pas pergjigjes, e si pasoj edhe me i vendosur per te mos u pergjigjur.
Shikon oren dhe ngrihesh duke thene se te duhet te shkosh, pasi ke lene nje takim. Je i kenaqur se edhe kesaj here do te shpetosh nga pyetja qe po ta prish humorin e kesaj dite te qete.
Gabohesh.
Ne te njejten ore te po asaj dite ai te telefonon dhe pasi te ka pershendetur te perplas nga ana tjeter e receptorit te njejten pyetje. Toni i zerit te tij eshte stoik. Ai hesht dhe pret pergjigjen. Nga ana tjeter e telefonit degjohet frymarrja e tij dhe heshtja, qe eshte edhe ajo duke te folur me gjuhen e saj.
Ti mbyll telefonin, shkeput linjen dhe pasi merr fryme qetesisht justifikon veten. Difekt, telefoni pati difekt!!!
Merr fryme lirisht, dhe duke u orvatur ne hapesiren e dhomes paramendon levizjat e tjera qe do te ndihmojne nga halli ku ke rene.
Te nesermen nuk e pi kafene ne lokal. Ndihesh me i qete ne shtepi. Shkon ne poste dhe prere kerkon te ta heqin numrin e telefonit. I kenaqur se tashme i ke shkeputur te gjitha rruget me (ATE) kthehesh ne shtepi, kur ja jot shoqe te zgjat nje leter qe te adresohet ty. Eshte nga miku yt. Me duart qe te dridhen hap letren dhe nuk cuditesh aspak kur ne te lexon pyetjen qe po ta nxin jeten. Aty per aty vendos, te nderrosh adresen. Ne pritje te shtepise se re shkon me pushime ne nje qytet tjeter te vendit, nderron identiten, bile edhe nuk pranon te shoqerohesh me te panjohur.
Por belaja nuk mbaron.
Je duke ndjekur ne televizor emisionin tend te preferuar, kur nje edicion special lajmesh nderpret gjithcka. Spikeri, me nje ton shume serioz, pasi ka fiksuar syte ne kamera, shqipton fare qarte emrin tend, dhe me pas citon me tone shume serioze pyetjen qe miku yt te ka bere vetem nje jave me pare. E di i dashur qe nuk u beson as syve e as vesheve, por pas nje gjysem ore edicioni special do te perseritet serish, dhe kesaj here spikeri, jo vetem qe do te drejtoj pyetjen , por do te beje edhe nje analize te gjate per pasojat qe mund ti shkaktoj heshtja jote kombit.
Ti fik televizorin, por tani je edhe me i bindur se nuk duhet te pergjigjesh.
Gjeja me e mire eshte te emigrosh.
Me te ardhurat qe ke le gruan dhe familjen dhe merr rugen e kurbetit. Me siguri mendon se tani do te jesh me i qete, por gabohesh. Mekanizma te tera ngrihen, dhe ne cdo moment te drejtojne te njejten pyetje. Ambasadori vjen te takon dhe te ben pa ju dridhur syri te njejten pyetje.
Nga stacionet e huaja televizive transmetohen emisione speciale, dhe spikarat nga vende, bile kontinente te ndryshme pyesin dhe pastaj heshtin e presin. Ti pret qe heshtjes ti vije fundi, por ata qendrojne perpara kamerave me dite te tera pa levizur, pa folur, te heshtur.
Ti me i bindur se kurre nuk do te pergjigjesh.
Ne protesta te heshtjes tende mijra njerez hyjne ne greva urie, qindra flijojne veten. Papa te pyet nga vatikani, superfuqite te kercenojne me rrenim, por ti serishmi hesht.
Presindentet e te gjitha vendeve mblidhen ne takime speciale per te gjetur nje rrugdalje nga kriza qe rrezikon njerezimin, por ti spranon qe spranon te pergjigjesh.
I lodhur, i rraskapitur nga pyetja qe po ta nxin jeten vendos te vete-vritesh , por jo te pergjigjesh.
Shkon ne kuzhine, merr thiken dhe teksa je bere gati te presesh damaret degjon spikerin te citoje nje tjeter pyetje, nje tjeter EMER. Teksa ndjen peshen e clirimit nga makthi qe te ka bere nje dore njeri, perpiqesh te kuptosh rendesine e pyetjes se re drejtuar nje X. X hesht, heshtja vazhdon. E keshtu gjerat perseriten me te njejtin ritem derisa nje dite te bukur ti perseri ndodhesh ne kuzhine, me thiken vendosur mbi damare, gati per tu vete-vrare ne pranine e nje kamere qe po transmeton life vete-ekzekutimin tend, por me nje ndryshim te vogel. Kesaj here,
je nje nga ata qindra qe do te flijosh veten ne shenje proteste ndaj heshtjes se X-it.
Krijoni Kontakt