Udhëheqës të lëvizjes «kisha emergjente» brenda krishterimit ungjillor janë «duke respektuar»
muajin mysliman të Ramazanit, shkruan autori i librit të ri të shitur shumë, «Antikrishti islamik», që
argumenton se Bisha e Zbulesës ka shumë gjasa që të dalë nga brenda botës myslimane.
«Këtë vit, një grup të «krishterësh emergjentë», të drejtuar nga një prej pastorëve më me ndikim të
Shteteve të Bashkuara, Brajën MekLareni, kanë shpallur që ata do të jenë, në fakt, duke
«respektuar' muajin e shenjtë mysliman bashkë me një partner mysliman'», shkruan Joel
Riçardsoni (Joel Richardson) në një komentim të sotëm të WND-së. «Ramazani është muaji që
myslimanët e falënderojnë Allahun, perëndinë e tyre, për zbritjen e Kuranit te Muhamedi, profeti i
tyre. Në blogun personal të MekLarenit, ai shpalli kohët e fundit qëllimet e tij: «Ne, si të krishterë,
kërkojmë përulësisht që të bashkohemi me myslimanët në këtë respektim [ritual] të
Ramazanit si një akt që e nderon Perëndinë dhe shprehje e paqes, përbashkësisë dhe
afërsisë».
Riçardsoni shton se MekLareni nuk është duke agjëruar për shpëtimin e miqve të tij myslimanë.
«Përkundrazi ai po kërkon përmes praktikës së këtij rituali islamik që të promovojë “të mirën e
përbashkët, së bashku me njerëz të traditave të besimeve të tjera”»
Asambleja Biblike
Krijoni Kontakt