Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Mustafa Kruja i shkruan Martin Camajt:

    Njė pjesė e letėrkėmbimit mes Mustafa Krujės dhe Martin Camajt, i lidhur me revistėn "Shejzat" ku Camaj punonte dhe Kruja botonte.

    Konsideratė dhe respekt tė pėrulur mes dy intelektualėve. Letra e 30 tetorit ėshtė e fundit, mbasi mė 27 dhjetor Mustafa Kruja ndahet nga kjo jetė. Tė vetmet letra tė arkivit tė familjes

    "Nuk tė vjen keq prej kritikės sė nji plaku pedant po t'i bāj shqipes s'ate." Niagara Falls, 11 fruer 1958


    Fort i dashuni Martin,
    Mė ra nė dorė sod blźni 4-5 i Shźjzavet edhe mā sė pari kėndova artikullin t'ānd. Tue besuem se nuk tė vjen keq prej kritikės sė nji plaku pedant, po t'i bāj shqipes s'ate ndėrmjet nesh qėrtimet qi vijojnė:
    ... nė buzė lumit = nė buzė tė lumit = buzė lumit.


    Shnjergj = Shėn Gjergj. Kėshtu nė rasėt ku e ke pėrmźndun ti, ku flitet pėr Shint (shźnjt, shźjt); ndėrsa po tė jetė emėn vźndi, edhe mā mirė besoj me e shkruem sikur e shqipton vźndi, pra Shnjergj, Shnjin, Shijak et.
    nepėr = nėpėr.
    rrėmye = rrėmb-: kėshtu krejt juga me tė drejtė etymologjike, sepse, nė mos u rrźjsha, vjen prej lat. rapere.


    gjājės = gjāsė, si e shkruej un sod, e gjās, si e kam pasė shkruem edhe un dikur e si e shkrueni ju, dmth. me theks e jo me -ė.
    nuk rrezikonte e me... = nuk rrezikonte me...
    nepėr at kalim tė ngushtė = shtek, shkallė, rrugicė tė ngushtė, ngushticė.
    "me qenė" = qźnė; por ata qenė.


    qė = qi: qyshse ka folė shqip Shqiptari e dersa ka pėr tė folė shqip Gega ka thānė e ka pėr tė thānė QI e kurrė qė! E kurrė s'i ka ramė ndėr mźnd nānės, motrės e bijės sė Gegės qi kjo rroke e shkurtėn mundet me u pėrziem ndėr trutė e kuj me nji rroke tė gjatė me kėto dż shkrola.


    Kėtė trazim e krijuen profesorėt komunista si A. Xhuvani me shokė krejt nergut pėr t'ua kujtuem tė rijve e tė rejave, pėr t'i ēfisnuem e ēuem nė rrugėn e tyne. Tė gjitha gjuhėt e botės janė plot me fjalė qi njeriu, kur āsht i poshtėr si ata profesorė, mundet me i marrė vesht keq. Populli thotė pa kurrfarė tė keqi, gra e burra, "kush i rrin pemės nė bythėt, ai ia han *****."; nji **** mollė, vezė et. et. (Juga e Shqipnij'e mesme).


    Shkodranit, qi me kėtė kuptim pėrdor vetėm fjalėn kokėrr e koqes ia ka kufizuem kuptimet vetėm nė nji, sigurisht i tingullon keq e prandej āsht gjā e arsyeshme me e marrė para sŷshė kėtė pikė; por pėr fjalėt si "qi", tė cilat janė tė pėrgjithėshme, janė sakrilegja ndryshimet e sendėrgjueme.


    Sumė āsht synonym me bythė, e me atź tė vėrtetėn; me gjithė kėtź, askuj nga katundarėt e katundit qi ka kėt'emėn s'i ka shkuem mźndja kurrė qi i duhej ndėrruem emni katundit tė vet. Gjithashtu as familjes Suma nė Shkodėr jo.


    Tekembramja, po shtoj edhe se pėr gegnishten e epėr, ė-ja s'do tė kishte gjetun vźnd aspak n'alfabetin t'onė, pse atje nuk ndihet n'asnji fjalė. Gjithku ka qźnė etymologjikisht si shźnj i nji zānoreje tjetėr, āsht kthye mbasandej n'e, por mā tė shumtėn n'i, ase ā zhdukun krejt.


    fluturģm = pa theks, pėr tė cillin s'ka fé nevoje. Gjithashtu te smirzģ. Mė duket se ky theks askund s'ka nevojė me u pėrdorė nė shqipet.
    njanin = njānin.


    vehte: nga tri format qi kemi, vete - vehte - vetėhe mė duket mā e arsyeshme e para, mbasi kemi edhe vetė e vetėm qi nuk i bājmė veh- e s'mund tė bāhen vetėh.
    thanė = thānė: e dij se edhe kėtź e ke dhuratė nga profesorėt, qi pretendojshin se vetė n-ja ase m-ja ia nep tingullin hunduer zānores qi i prīn, prandej s'ka nevojė pėr theks. Kemi plot shźmbuj qi e pėrgėnjeshtrojnė kėtė thesė. Pra edhe shkāmb e jo shkamb, dām et. et.


    dij: tė lumtė dora! Ishalla edhe Ernestit do t'i mbushet mźndja nji ditė se diej āsht gabim nga ēdo pikpamje.


    Beka? Po atėherė Bekė, pra, a jo? E Bekė Tushi, jo Bek Tushi. Orthografija e nji fjale nuk mundet me qźnė fonetike nė ēdo rasė e vźnd. Thomi Bekė - Beka, Gjokė - Gjoka, Dedė - Deda, Bibė - Biba et. Pra āsht gabim gjithė ditėn mbasandej me e shkruem Bek...- Gjok...- Ded.. e Bib...


    Tė marrim pėr shźmbull edhe fjalė qi s'janė emna veēorė: pesė, gjashtė, shtatė, tetė, nāndė, dhetė; e mbrapa, vetėm pse e shqiptojmė tė shkurtėn tue folė, duhet t'a shkruejmė pes burra, gjasht zogj, shtat pula, tet gjela et.?
    mandej = mbandej (mbasandej); si pastaj (pasandaj)
    bertitte = bėr-.
    herė mba herė = ... mbas here.


    mos ta freskojshin = ....t'a....: a shkruen edhe " mos ti thojshin?". Po bājmė kėtu nji ushtrim gramatike elementare: ai do tė mė shohė e tė mė thotė; tė na shohė e tė na thotė; tė ju shohė e tė ju thotė; t'i shohė e t'u thotė: kjo āsht rregulla e ime.


    Tė shohim tash atź tė Xhuvanit me shokė: ata shkruejnė tė mė (pra jo ngjitas tėmė), tė tė (jo tėtė); por ta ( pra kėshtu bashkė e jo veēas si tjerat!) e ti (kėshtu apo t'i?) thotė, tė na (jo tėna), tė ju e t'u (apo tu), t'i (apo ti?) e t'u (apo tu?).


    Po i sheh kontradikcjonet xhuvanore. E nė qoftė se Xhuvani do tė thonte se tė bashkohet vetėm me zānoret e jo edhe me bashkzānoret, bukurķ, atbotė pra jo vetėm ta shoh, por edhe ti them e tu them! Apo si e ka profesor'i ynė atė rregull tė shkretė?!
    shum = shumė.


    n'at anė e nė kėtė anė tė lumit: shumė mirė. Por atėherė, si e kam shėnuem edhe mā nalt, edhe nė buzė tė lumit ase buzė (prepositė) lumit. Po mė pėlqen kėtė (adj. demons.), se kėshtu e shkruej edhe un; por para emnit qi fillon me zānore duhet apostrofuem kėt'anė. Kėtė libėr, kėt'arė, kėtź e due un.


    Por edhe atė libėr, at'arė, atź merre ti. Athue nuk duhen trajtue si njāna tjetra atė e kėtė, atź e kėtź.
    kadalė = ngadalė, dalkadalė = dalngadalė, kadalekadalė = ngadalengadalė; por mā e āmbėl e dyta kisha me thānė.
    pranverė = prendverė.


    pėr fund tė tyne = pėrfund (prep.) tyne.
    me iau ...! Ē'āsht ky iau? Nji formė e keqe, trashamane, djalektore e gabueme. Me m'a - t'a - ia (i a, ja) - na e (na a) - ju a (jau) - ua (u a , va). Po e sheh vetė gabimin dy fijsh te jau e tre fijsh te iau: āsht personė e dytė plurale pėrdorun pėr tė tretėn; metathesė jau pėr jua; iau pėr jau.
    ngrrye = gėrrye; n- āsht nji parasite qi kujtoj se s'ka gjetun vźnd fort as ndėr fjalorė. Tė kshilloj pėrgjithsisht qi tingullin rr t'a pėrdorish kudo vetėm ndėrmjet zānoresh para e mrapa, se ndryshe, tue qźnė i vėshtirė shqiptimi, mbaron nė r.
    sot = sod. A thue mbas sodi a mbas soti? E kam rrah kėtė problemė ke ABETARI I TĖ MĖRGUEMIT,f.52; por gabimisht tue folė vetėm pėr pesė parė bashkzānore e tue lānė jashtė... edhe nj'aqė: c - x, ē - xh, gj - q, s - z, sh - zh.
    memzi (kr. simvjet), si formė shkodrane āsht e drejtė (por jo me mėzi, as nė djalekt); veēse etymologjisht kanė mā tė drejtė tjerėt qi thonė mezi (me + zi) ase (me + tė zi).
    pėshtue, nji tjetėr formė djalektore pėr shpėtue.
    mbrrīmė = mbė-
    mprojshin = pr-: mp- āsht nji orthografķ antifonetike, mbasi edhe sikur t'ishte m-ja jo nji parasit, por etymologjike, grupi mp- āsht transformuem nė mb- sikur nt nė nd.
    bįr = bar: arsyen e gjźn nė nji shėnim te shkrimet qi ju kam dėrguem pėr rivistėn.


    mbassi = mbasi: kurrė s'qas fonetik'e shqipes bashkzānore tė dumzueme veēse ndėr disa rasa tė pakta zgjedhimi e lakimi. Etymologjisht āsht, po, mbas + si; por kudo qi etymologjija bie ndesh me fonetikėn duhet tė ndjekin kėtź tė fundit.
    gadi (Shkod.) = gati.
    mos tė gjet gjā e ligė = mos tė gjettė.


    viq = viē ( nė qoftė se ky āsht kuptimi te frasa "me ndukė bar viqash".
    thonka = thānka: dihet se kjo mėnyrė e verbit t'onė pėrbāhet prej participit e presentit tė verbit pasun; kėshtu qi thān(ė)ka = ka thānė.


    sod e ksaj dite! Kisha me i falė gjithė ē'tė mė ketė falė Zoti mue me mujt'e me m'a provuem kush se kjo frasė, kaqė fort e pėrdorun sod ndėr shkrime, gjindet kund nė gojė tė popullit ase ndėr shkrime tė lashta.


    Te na thonė "atė ditė e sod", qi don me thānė prej asaj dite e deri sod edhe sod; ase "sod e atė ditė" po me kėtė kuptim. Kurse "sod e ksaj dite" s'e kam ndėgjuem kurrė e nuk m'a mbush mźnden.
    ēarr = qarr.
    kurr = kurrė.


    nė heshtjen mā tė madhe: "heshtja mā e madhe" āsht komparative; pėr superlative duhet "heshtja mā e madhja", "nė heshtjen mā tė madhen".
    nė mźnd = ndėr mźnd.
    vshtirė = vėsh-.
    n'atė zheg dite: do tė jetė sigurisht nji frasė e popullit; por s'ka as logjikė as shije fort.

    E tash, Martin, mbas gjithė ksaj kėrkese qimesh mbi voet, besomė se mė ka kėnaqun mu shpirtin kjo prosė pėrnjimend shqipe prej pźndės s'ate. Por mos e le me kaqė.Qėrtimet, tė lutem, m'i merr thjesht pėr qėrtime atnore e vetėm pse tė ēėmoj e tė due.


    I yti Mustafa


    Romė, 18 /II/ 1958

    Fort i dashuni Mustafė,



    Tash mora letrėn Tuej dhe po Iu pėrgjegjem menjiherė. Jam kenė marak si nuk Iu pėrgjegja deri tash letrės Suej. Posė punės rreth revistės qė po na del pėr hundėsh


    Prof. Koliqit dhe mue, unė pregadis dhe nji speējalizim n'Universitet qė do tė mbarojė me mprojtjen e nji teze filologjike. Kryeneēsisht punoj prap mbi Buzukun. Drejtimi i studimeve mbi ket auktor qė ndiqet prej Ēabejt etj. nuk mė mbushet mendja se asht i drejtė. Interesimi i em tash pėr tash asht eskluzivisht mbi grafin.


    Tash po Iu dėrgoj dhe nji studim temin botue prej Bariqit qė mė pat drejtue nė kėto probleme. Po mė tokon mirė qė mos tė humbi kohė sa tė rrij tue pritė emigrimin pėr Amerikė, qė do tė shkojė pak gjatė pėr arsye t'operacjonit tė Ninės, qė tash asht mjaft mirė.

    Gencit* i shkruej rregullisht dhe prej tė gjithė shokėve tė mij qė kam pasė deri nė sod asht mā i dashtuni. Na kanė afrue disa momente nė jetė dhe nji afinitet karakteri ndoshta. Qėllimi kryesuer asht tė mbrrijė atje dhe tė fillojmė ndoj aktivitet pėr sigurimin e jetės pse vjetėt kalojnė.

    Punėn qė mė porositėt do ta kryej sa ma parė: nuk besoj se ka nevojė pėrmirsimi pėrkthimi i Juej, mbas ēka pashė nė tė parin shikim, por sidoqoftė do ta shikoj me vemendje. Prof. Koliqi asht jashta Rome dhe nė kėto dit kthen. Mė tha se do t'Iu shkruente. Artikulli i Juej asht nė shtyp.

    Pėrfundoj tue Iu pėrqafue pėr sė largu.

    I Juej Mar
    Tė fala shumė Angjeles si nga Nina ashtu nga unė


    Roma, 21 /X/ 1957

    Fort i dashuni Z. Mustafė,


    Mora dorėshkrimin Tuej mbi parathanjen e Frangut tė Bardhė. E kam lexue dhe studjue me vemendje: ndėr kėto nota shifet se sa e njifni Ju gjuhėn shqipe. E kemi dėrgue nė shtyp pse revista do tė dali kah fillimi i muejit t'ardhshėm. Kam bisedue me Prof. Koliqin qė tė botojmė dhe nji faqe tė parathanjes origjinale, natyrisht tė fotografueme. Jemi shum keq me tė holla, por do tė bājmė ē'mos qė ta plotsojmė dhe nga kjo anė kėtė artikull.


    Mbasi SHEJZAT dalin 64 faqesh po e botojmė krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do tė ndalet ky aktivitet i nisun pėr shkak tė pares. Revista asht pėlqye dhe nė Kosovė prej shum kuj dhe nji profesor mė shkruen se kėsi aktiviteti lypin prej nesh. Kam dėrgue vetėm tri copė, por duket se janė tue shėtitė dorė nė dorė si zakonisht ēdo vepėr interesante.

    Si do ta keni pa dhe prej Boletinit tė Shkencave tė Tiranės dhe prej disa botimeve tė Shqiptarėve nė Jugosllavi, asht ngjallė nji interesim i madh pėr dokumentat e vjetėr tė shqipes ndėr tė rijt e soēėm. Mė vjen mirė prandej qė po del nė dritė kapak kapak, mā vonė shpresojmė dhe tansisht, vepra e Juej mbi Frangun e Bardhė.

    Si Nina si unė jemi mirė, megjithse me halle ekonomike. Po vijoj specjalizimin tem nė filologjin shqipe. Merrem gjithnji me grafin e shkrimtarėve tė vjetėr mbas drejtimit tė dhanun nga Bariqi i shkretė. Qėllimi i em asht tė mbrrij atje, por ndėrkaq s'due ta humbi kohėn nėsa po pres.


    Kjo pritje do tė zgjasi pak mā tepėr pėr arsye tė operacjonit ase smundjes sė grues. Jemi tue u pėrpjekė tė hapim dhe nji kopisteri tė vogėl private, kėshtu qė tė dy tė kemi dhe nji zanatė me jetue dhe atje. Nina gjuhėn anglishte e din mjaft mirė pse e ka nxanė dhe n'Universitet, por dhe unė jam tue ia gjetė shtekun qė herė mbas here tė mėsoj diēka nė tź.


    Prof. Koliqi mė tha se do t'u shkruej sa tė shlirohet pak prej punėve mā tė ngutshme qė ka pėr dore. Me kaq kėsaj herė po i nap fund tue Ju urue shėndet e punė tė mbara; shum tė fala dhe Motrės Suej Angjeles dhe djalit.
    I Jueji
    Martini
    Shumė tė fala e nderime Ju dhe Angjeles
    Nina Camaj

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 17-07-2009 mė 12:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Hans-Joachim Lanksch - Elvana Zaimi



    1. Z. Lanksch! Jeni nji ndėr lavruesit e gjuhės shqipe nga mā tė talentuemit pėrmjet pėrkthimesh dyanėshe (pėr ktź jeni nderue edhe me ēmimin kombėtar ”Penda e Argjendtė” pėr vjetin 2001). A mundeni me na kallxue si ju poqi Ora e bardhė me gjuhėn shqipe?




    Isha i ndėrruem orėsh pėr gjuhė. Pėr ta lexue ”Komedinė hyjnore”, nė vitin e fundit tė gjimnazit mėsoja privatisht italianishten e vjetėr... Me shqipen mā parė mė puqi interesimi pėr reliktet e kulturės patriarkale nė tė cilat kisha hasė nė bjeshkėt e Bosnjės e tė Malit tė Zi, bjeshkė kėto qė i shtegtoja mė kambė. Nuk kaloi shumė kohė dhe mjeti pėr t'iu avitė kulturės patriarkale, gjuha, shndėrrohej nė objekt tė vėrtetė interesimi. Nga nji anė, nė kuadėr tė ballkanologjisė, tek studioja rumanishten dhe bullgarishten, mė ”mungonte” shqipja si ajo gjuhė ekzotike qė kishte tipare tė pėrbashkėta strukturore me kėto tė dyja gjuhėt, dhe nga ana tjetėr, mbas nji kohe, zbuloja nji thesar tjetėr qė mė dukej edhe mā interesant se sa interesimet e mia tė derimėatėhershme – fjalėn e gdhendun poetike tė shqipes.




    2. Ju jeni nxansi i poetit tė madh Martin Camaj dhe folni gegnishten e tij t’pasun, jo sall n’pėrkthime, po edhe nė shkrimet tueja origjinale. Tue pasė parasysh shprehjen e famshme t’Martin Hajdegerit se ”gjuha asht kŹla e kenies”, si ndjeheni ju vetė kur krijoni nė ”kŹlėn” e shqipes gegnishte?




    Pėr me mos e bā mizėn buell – unė nuk krijoj. Jam pėrkthyes. Pikė. Nga Martin Camaj kam mėsue shqipen, njisuemishten; ka kźnė dėshira ime me mėsue zyrtarishten, shtatėdhetedytishten. Gegnishten e mėsoja, pothuej padashun, me anė tė poezisė sė Martin Camajt.
    Megjithatź, edhe pėrkthyesi zbret nė vorbullat e asaj mrekullie hyjnore qė i themi ”gjuhė”. Gjuha āsht gjithēka. Njenin e mistereve tė gjuhės e implikon gjuha hebraike tek fjala ”dabar” do tė thotė edhe ”fjala” edhe ”veprim”. Fjala – gjuha – ekziston, āsht tue kźnė, amshueshon (falmani farkėtimin e fjalės) dhe njikohėsisht krijon, vepron. Si dhe vetė Hyu, i cili āsht ay qė āsht tue kźnė, sikundėr e thotė vetė emni i tij nė hebraishte (Jahveh apo tetragramatoni JHVH) dhe i cili, tue kźnė si ay qė āsht tue kźnė krijon: ”Qė pėrpara herėsė ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perėndinė, edhe Fjala ishte Perėndi; Kėjo ishte qė pėrpara herėsė me Perėndine. Tė-gjitha u bėnė me anė t'asaj; edhe pa atė nuk'ubė as ndonjė gjė qė ėshtė bėrė". Fjala dhe krijimi janė nji.
    Fjala ka peshė. Fjala ka ngjyrė. Fjala ka aromė. Fjala ka vėllim. Fjala ka temperaturė. Fjala āsht tingull. Fjala āsht thjellėsi. Fjala āsht naltėsi, gjanėsi, ngushtėsi. Fjala āsht peisazh. Fjala vepron, fjala flet, fjala hesht – fjala āsht e gjithė. Fjala merr frymė, fjala frymėzon. Fjala vret dhe, nėpėrmjet shpirtit qė qėndron nė tź, fjala jep jetė. Fjala āsht fillimi i gjithēkaje, thalbi i gjithēkaje.
    Si pėrkthyes, mue s'mė intereson hiēasgjā transferimi i ”mesazhit” pėrmbajtėsor. Kjo kźnka punė ditari televiziv. As nuk mė intereson pėrkthimi i lehtė, pėrkthimi i drejtpėrdrejtė, nji me nji. Sfida produktive pėr pėrkthyesin fillon nė momentin ku ai s'mundet mā me pėrkthye strukturėn gjuhėsore tė origjinalit, ku duhet me u mundė me materialin e tė dyja gjuhėve me tė cilat punon. Puna me gjuhėn domethanė punė me duvakin qė e ka vū Zoti mes vehtes dhe nesh.
    Mbasi e bātė pyetjen pėr shqipen gegnishte – Zoti e krijoi njerinė. Atź e krijoi mashkull dhe femėn. Dhe na e caktoi detyrėn me u bā nji, nji mish! Ashtu, Zoti e populloi Shqipninė me gegnishtfolėsa dhe toskėrishtfolėsa. Detyra āsht me u shkrī nė nji, me u bā nji mish!
    Apo jo?
    Gegnishten e due. Toskėrishten e dua. Gegnishtja āsht idiomė pėr mrekulli. E ka peshėn e dheut tė randė verior, aromėn e gjarpnit tė shtėpisė, peshėn e dėrrasės sė gurit. Toskėrishtja ėshtė idiomė e shkėlqyeshme. E ka kthjelltėsinė e qiellit mesdetar, buzėqeshjen e Zevsit.
    Tė mos e diskutojmė tani mėnyrėn a kriterologjinė me tė cilėn āsht krijue gjuha e sotme standarte. Prapėseprapi, ajo duket ofrueka nji pasuni tė pashfrytėzueme leksikore dhe, doemos, frazeologjike dhe idiomatike. Fjalori i vjetit 1980 paraqet nji material frazeologjik dhe idiomatik qė s'mundesh me e zatetė nė shkrimet e prejatėhershme tė gazetarisė e shkrimtarisė. Dam. Javėn e kalueme, nė Tiranė, e bleva fjalorin e ri, qėrue nga shpjegimet abuzive ideologjike tė botimit tė 1980-it. Shpresoj se fjalori i ri tė mos jetė fjala e fundit e leksikologjisė shqiptare, ngase nuk i ka pėrjashtue vetėm elementet e ideologjisė sė dikurshme por edhe nji pjesė tė mirė tė korpusit frazeologjik dhe idiomatik qė e kishte fjalori i tetėdhetedyshit. Me kėtź, gjuha standarte i avitet mā shumė asaj qė Martin Camaj quente ”gjuhė tė-tė-tė”. Shpresoj tė ketė pena tė cilat s'kanė me lejue qė ”shqipja e sotme” tė bāhet nji standartishte burokratike, e zbehtė, pa ngjyrė dhe pa jetė.




    3. Dalkadalė lexuesi shqiptar po i avytet universit letrar tė Martin Camajt dhe ata mā tė ndjeshmit i pushton mahnia. A na thoni ju qi keni kenė dishepulli i Camajt, kush ishte pėr ju njeriu Martin Camaj?

    Martin Camaj pėr mue ishte njeri i cili madhėninė e vet e kanalizoi, dendėsoi, pėrqėndroi, eliptizoi nė thjeshtėsi. Kurrė s'kam ndėgjue ndonji fjalė tė zhurmshme prej tij; Martin Camaj tue bėrtitė – pėrfytyrim absolutisht qesharak! Ai ishte njeri me fat orėzi prej emigranti dhe prej shkrimtari tė dėbuem nga letrat e vendit tė tij – ama kurrė s'ndigjoja ndonji ankesė a vaj nga ana e tij. Njeri mā besnik nga ai mė duket s'mundet me pasė nė kėtź botė. Deri nė moment tė fundit, Martin Camaj i mbetej besnik vetvetes. Sa syrėsh paska pasė asokohe nė Shqipni?
    (Dhe sot?)
    Martin Camaj nuk shkruente pėr t'ue botue nė shtėpinė shtetnore botuese. Nuk shkruente as pėr me fitue ”ēmimin e Republikės” dhe as pėr t'u bā deputet nė Kuvendin Popullor tė RPSSH. Ai shkruente ”thjesht” pėr me bā letėrsi. Kėtu, mendoj, qėndron fshehtėsia e fuqisė magjepsėse qė tėrhjek shumėkź nga ata qė kanė nji marrėdhanie mā tė thellė me punėn e letėrsisė.




    4. Tue pasė parasysh kalibrin ase formatin krijues tė Camajt, ku kishi mujt me e vū atź nė kontekstin e gjallė kontemporan dhe atė tradicional t’letėrsisė shqipe?

    Nė kontekstin e traditės letrare, Martin Camaj ka kźnė inovator. Traditėn e liroi nga konvencionet e tejkalueme tė idilizimit e tė heroizimit. E hoqi patetikėn poezivrasėse, e hoqi dekorin e panevojshėm. Nė kontekstin bashkėkohor, me mjetet e poezisė sė lashtė ai na parashtron nji model deri mė tash tė pakapėrcyem moderniteti.
    Thanė fort subjektivisht: pėr mue Camaj āsht maja e majeve tė poezisė shqipe.




    5. Z. Lanksch! Si e shpjegoni faktin qė Camaj fiton gjithnji e mā tepėr adhurues ndėr shkrimtarė tė rī, nėsa vazhdon indiferenca ndaj krijimtarisė sė tij prej brezit t’vjetėr? A āsht ēashtje strategjie, intence ky qėndrim krejt i pėrkundėr karshi veprės sė Camajt ndėr kta dy breza krijuesish shqiptarė?

    Njeriu dhe poeti Martin Camaj i urrente fjalėt e mėdha. Kam pėrshtypje se nė Shqipni tash shumėkush kźnka i ngopun deri nė fyt me letėrsinė e cila bluente fraza tė pėrcipta me fjalė aq tė mėdha sa dhe tė zbrazėta. Koha e asaj garde āsht e kalueme, fjalėn tash e ka avangarda. Avangarda e avangardės mundet me kźnė fjala pakompromisisht letrare e Martin Camajt.
    Njikohėsisht mundemi me konstatue se i ka dalė boja tė shkruemit qaraman a fjalėmadh me tė vetmėn pėrmbajtje tė kombėtarizmit artizanalo-letrar. Tė rinjtė s'e durojnė mā tė kźnėt tė ndryem nė nji copė dheu t'izoluem nga tė gjitha anėt dhe mbrapa shtatė malevet. Vendet e ish-bllokut lindor tė Europės shikojnė kah Europa dhe jo kah e kaluemja e tyne kombėtare. Edhe nė kėtź drejtim, Martin Camaj mundet me kźnė shembull. Ai e kish ēlirue poezinė shqiptare nga kallėpi tejet i ngushtė i tė bāmave letrare mbrendashqiptare tue pėrfshī dhe tema e motive gjithėnjerėzore, mbikombėtare, universale.
    Pėrndryshe m'duket qė puna e tė menduemit e tė shkruemit mbrenda koordinatave tė kohės sė tashme nuk kźnka vetėm punė e brezave mā tė rinj. Mundesh me kźnė mbrendėsisht i ri dhe me 80 vjet, mbrenda vetes mundesh me kźnė i plakosun qysh 25-vjeēar. Avangarda s'āsht punė e moshės biologjike.




    6. Keni kźnė vetė n’Shqipni, keni pa, por edhe me sa njihni prej leximevet, - a ka ndikue vepra e Camajt mbi krijuesat e rī shqiptarė? A asht bā Camaj pjesė integrale e vetėdijes sė tyne krijuese? Mā drejtpėrdrejt: a e ka gjetė Camaj tashmā destinacionin e vet tė pastėr te ndoj akcila elitė shqiptare?

    Dhashtė Zoti!




    Ju falem nderės!!

    Elvana Zaimi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •