Aeroporti "Nene Tereza", gati zgjerimi i Terminalit, tani 1.5 milione pasagjere
E Premte, 04 Shtator 2009
Aeroporti Nderkombetar i Tiranes pritet te peruroje me 9 shtator, zgjerimin e terminalit te pasagjereve, duke perfunduar keshtu Fazen B te modernizimit dhe zgjerimit te ketij aeroporti. Disa dite me pare eshte zhvilluar me sukses edhe testi mbi funksionimin e terminalit te ri. Faza B e zgjerimit te aeroportit perben nje investim prej afersisht 20 milione euro, duke arritur keshtu shumen prej mbi 70 milione euro ne total. Nepermjet ketij zgjerimi, aeroporti mund t'u sherbeje tashme 1.5 milione pasagjereve. Zgjerimi i terminalit perfshin shtimin e 13 sportele te reja pritjeje, 3 portave te reja, 1 bari, pese dyqane, nje banke dhe nje pike te re kembimi valutor. Ky zgjerim do te shtoje hapesiren e terminalit te pasagjereve me 3,943 m², lartesia e fasades varion nga 7 deri ne 13.5 metra. Pajisjet e transportit te bagazheve mbulojne nje siperfaqe prej 890 m², cka con siperfaqen e pergjithshme te ndertimit ne 4,833 m². Volumi i objektit eshte afersisht 40.000 m³. Ketu perfshihet dhe nje salle biznesi, e cila nga 130 m² do te arrije nje siperfaqe prej 300 m² . Struktura me nje kat dhe kanale sherbimi nentokesore te pajisura me sistem kondicionimi dhe ngrohjeje do te ofrojne sherbime me cilesore per pasagjeret me te gjitha lehtesirat e duhura. "Punimet te cilat perfaqesojne Fazen B te modernizimit te aeroportit i shtojne 40 per qind siperfaqes se tij ekzistuese, dhe ne kete menyre do te shtojne kapacitetin operativ te aeroportit. Ne besojme se TIA, pervec nje te kaluare te shkelqyer, do te kete edhe nje te ardhme po aq frytdhenese duke pasur parasysh ketu investimin per zgjerimin e terminalit.", thote drejtoresha e Pergjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken. Per te cilen zgjerimi i ketij terminali do te sjelle dhe rritjen e kapaciteteve per levizjen e udhetareve.
Te gjitha projektet jane zbartuar nga kontraktore shqiptare
Gjate fazes B te modernizimit, te gjitha projektet e arkitektit Hin Tan jane zbatuar nga kontraktori shqiptar, Trema Engineering 2 SHPK ne perputhje me standardet nderkombetare (Britanike). Kompania ndertuese gjermane DIEI Consult International ka kontrolluar projektet dhe mbikeqyri ndertimet. Pritet qe kapacitetet ekzistuese teq zgjerohen ne permasa te medha, duke bere te mundur levizjen e lire te qytetareve.
Koha Jone
Krijoni Kontakt