Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Mjeket thone qe per nga rrezikshmeria dhe demet gripi i derrit eshte i barabarte me gripin normal.

    Atehere pse gjithe ky alarmizem?
    Sigurisht qe mediat ate duan se nuk kane si ti mbushin faqet e tyre.
    Mos valle ka diçka tjeter ne kete mes?

    Kjo mesele bie pak ere.
    Une nuk e mar vesh, ketu mjeket te keshillojne ne rast gripi te derrit, regjim shtrati nje jave ne shtepi duke pire vetem paracetamole.

    Me vjen keq per kete qe vdiq nga nje grip i tille. Ngushellime!

    Me sa lexova, ai kishte dhe probleme me zemren.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #12
    Dhe ketu ne Amerike keshillonin qe vaksinat per gripin e derrit te merren vetem per raste te renda.

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Nuk eshte grip i zakonshem, eshte virus i perhapur me dashje per te shit ilace, por tani ka dal jashte kontrollit edhe WHO smund te beje asgje!
    Kjo eshte per fat te keq e verteta mbi kete virus. Eshte krijuar ne laboratorij edhe u "perhap" me qellim per te shitur diqka ne kete krize globale financiare. Ky lajme ka qen edhe neper media para disa javesh, po nuk esht perhapur shume.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    H1N1, vdes 18-vjecarja shtatzene

    Sonila Isaku
    E Enjte, 17 Dhjetor 2009

    Gripi i derrave i ka marre jeten nje 18 vjecare e cila ishte ne muajin e tete te shtatzenise. Pacientja e shtruar ne Spitalin Infektiv te Tiranes kishte 6 dite e shtruar dhe ishte nen kujdes dhe mjekim intensiv, por nuk ka mundur t'i beje balle virusit te ri H1N1 i cili ka mberthyer te gjithe boten.

    Rasti

    Mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", pohojne se pacientja eshte paraqitur ne gjendje te rende gripale, kjo edhe per shkak te shtatzenise e cila ul edhe me teper imunitetin e ketyre personave. Mjeket e QSUT-se kane nisur menjehere trajtimin me tamiflu pasi kane dyshuar ne simptomat e 18-vjecares. Nderkohe pas kryerjes se analizave eshte vertetuar se pacientja mbarte virusin H1N1. "Pacientja ka marre ndihmen mjekesore por nuk ka mundur te reagoje pozitivisht ndaj medikamenteve. Vajza ishte ne muajin e 8 te shtatzenise dhe nuk kishte asnje semundje tjeter kronike", ka pohuar Pellumb Pipero, drejtor i Politikave ne MSH. Sipas tij, grate shtatzena jane grup risku ndaj virusit te gripit te derrave. Vdekja e 18-vjecares ka cuar ne 5 numrin e viktimave.

    Viktimat

    Vdekja e djeshme nga gripi i derrave, shenon rastin e pare te pacienteve te cilet nuk kane pasur semundje kronike, ndersa kjo e fundit ishte shtatzene. Nderkohe qe viktimat e tjera pergjithesisht kane pasur semundje te renda, duke filluar nga tumoret e deri tek probleme me mushkerite. Fundjaven e kaluar brenda nje dite u shenuan 3 viktima, ku i fundit ishte 31-vjecari me iniciale E.M nga qyteti i Vlores, i cili u shtrua ne spitalin e Vlores pas disa diteve kurim ne shtepi por pas perkeqesimit te gjendjes u transferua ne Tirane ku humbi dhe jeten. Nderkohe nje grua 47-vjecare nga Shkodra e cila vuante nga mushkerite, hipertensioni dhe obeziteti dhe 51-vjecar po nga qyteti i Shkodres kane humbur jeten po ne te njejten dite nga virusi A/H1N1 ne Shqiperi. Kurse viktima e pare ishte nje burre 53 vjecar nga qyteti i Durresit, i cili vuante nga tumori ne prostate dhe semundje te tjera kronike.

    ISHP konfirmon 334 te prekur nga gripi i derrit

    Sipas informacioneve te Institutit te Shendetit Publik, deri me sot regjistrohen 334 te prekur nga gripi i derrit ku mosha mesatare e rasteve te prekura eshte 23-vjec. Sipas ISHP deri diten e djeshme jane analizuar 2.357 mostra. Te dhenat tregojne se numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15-24 vjec, ku vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Mosha mesatare e rasteve te prekura ne total eshte 23 vjec. Shumica derrmuese e rasteve jane konfirmuar ne Tirane. Por gjate ketyre diteve te fundit, pothuajse te gjitha rrethet e Shqiperise kane shenuar nga nje rast te ri me gripin e derrave. Keshtu, fundjaven e kaluar kane qene 19 qytete te cilat kane pasur persona te prekur nga ky virus, kurse dje rezultuan se jane 21 qytete.

    KJ

  5. #15
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Ky grip perhapet shume shpejt. Per fat te keq edhe ne Shqiperi ka pasur dhe do kete perhapje te ketij gripi (si ne cdo shtet tjeter).

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    H1N1, vdes 25-vjecari tetraplegjik

    Sonila Isaku
    E Enjte, 24 Dhjetor 2009

    Gripi i derrit ka marre edhe nje tjeter jete, pikerisht nje 25-vjecar nga qyteti i Korces. Mjeket e ketij qyteti te cilet edhe trajtuan 25-vjecarin, pohuan se i riu kishte nje sere semundjesh, ndersa bente pjese edhe tek personat me aftesi te kufizuara.

    Vdekja

    Shkon ne shtate numri i te vdekurve nga gripi i derrit. Sipas informacioneve, te bera publike nga Instituti i Shendetit Publik, personi i cili ishte prekur nga gripi i derrit pak dite me pare ka marre trajtimin me tamiflu, por nuk ka mundur t'i beje balle semundjes per shkak edhe te aftesive te kufizuara qe ka pasur. "Raportojme nje tjeter rast vdekjeje prej gripit te ri pandemik ne rrethin e Korces. Pacienti ishte i moshes 25 vjec, i cili kishte edhe semundje te tjera shoqeruese", thuhet ne njoftimin e buletinit informativ te Institutit te Shendetit Publik. Sipas ketij te fundit, numri i te prekurve gjate ketyre diteve eshte ulur, po ajo qe vihet re eshte se rastet qe paraqiten tashme prane qendrave shendetesore, jane ne gjendje te rende, ose te mesme dhe shume pak te lehta.

    Rastet

    Ne Senatorium, eshte duke u kuruar nje tjeter paciente shtatzene nga rrethi i Kukesit. Sipas mjekeve te ketij spitali, pacientja 25-vjecare eshte ne muajin e peste te shtatzenise ndersa pret binjake, por gripi i derrit ka renduar situaten shendetesore te saj. Gruaja prej dy ditesh, ndodhet e shtruar ne repartin e reanimacionit ne Senatorium ne Tirane. Ne fillim gruaja ishte shtruar ne spitalin e qytetit verilindor te Kukesit, me pas ishte transportuar ne Tirane, ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine" dhe prej andej ne Senatorium. Aktualisht mjeket e ketij spitali jane duke i bere frymemarrje artificiale, ndersa pohojne se jeta e saj eshte ne rrezik. "Pacientja paraqet probleme dhe me anemine dhe se po mbahet me frymemarrje te drejtuar per shkak te komplikacioneve ne mushkeri qe ka dhene virusi A/H1N1. Per shkak te ketij virusi, ne rrezik jane edhe dy binjaket qe ajo pret", ka pohuar mjekja Irena Shima. Sipas saj ne kete spital ndodhet e shtruar dhe nje tjeter grua. Pacientja 37-vjecare e ardhur nga Fushe-Kruja, gjithashtu eshte ne gjendje kritike dhe mbahet me frymemarrje te drejtuar.

    Situata

    Gruaja shtatzene e prekur nga gripi i derri eshte rasti i dyte ne vendin tone ndersa pak dite me pare nje paciente ne muajin e 8 te shtatzenise ka humbur jeten. Deri me 22 dhjetor numri i personave te infektuar ne vendin tone kap shifren e 373 personave, ndersa shumica derrmuese e rasteve jane konfirmuar ne Tirane. Por specialistet e ISHP-se bejne me dije se numri i te prekurve ne vendin tone nga ky virus, mund te jete shume i madh, deri ne 60 mije persona, por qe nuk kane kerkuar ndihmen e mjekut dhe e kane kaluar virusin ne gjendje te lehte. Te dhenat nga ISHP bejne me dije se jane marre deri ne daten 22 dhjetor 2500 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15-24 vjec ku dhe vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Ministria e Shendetesise sakteson se survejanca ne te gjithe vendin eshte plotesuar me informacionin mbi shtrimet ne te gjitha spitalet e vendit si dhe eshte perforcuar per zbulimin dhe monitorimin e rasteve me semundje te rende respiratore.

    Te prekurit

    Deri me 22 dhjetor numri i personave te infektuar ne vendin tone kap shifren e 373 personave, ndersa shumica derrmuese e rasteve jane konfirmuar ne Tirane. Por specialistet e ISHP-se bejne me dije, se numri i te prekurve ne vendin tone nga ky virus mund te jete shume i madh.

    Vdekja

    Pacienti nga Korca ishte i moshes 25 vjec i cili ishte tetraplegjik, kishte edhe semundje te tjera shoqeruese. Sipas ISHP-se, numri i te prekurve gjate ketyre diteve eshte ulur, po ajo qe vihet re eshte se rastet qe paraqiten tashme prane qendrave shendetesore, jane ne gjendje te rende ose te mesme dhe shume pak te lehta.

    KJ

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Vdes e gjashta e gripit te derrit

    E Hene, 21 Dhjetor 2009

    Nje grua 51-vjecare nga Kukesi ka nderruar jete dje ne Tirane, pasi ishte prekur nga virusi A/H1N1, i njohur edhe si gripi i derrave. Lajmi u be i ditur nga burime te repartit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Mesohet se e ndjera vuante nga semundja e tuberkulozit si dhe nga kardiopati kronike. Ajo nderroi jete ne reanimacionin e Infektivit ne Tirane ku gjendej prej te premtes, ne gjendje kritike. Gruaja kuksiane qe ka gjetur vdekjen ne Tirane, shenon edhe rastin e gjashte te viktimave nga virusi i rrezikshem.

    Alarmi

    Rastet e fundit te vdekjeve nga gripi i derrit kane rritur alarmin tek institucionet shendetesore. Drejtori i ISHP (Instituti i Shendetit Publik), Alban Ylli, ka pohuar se tashme virusi i gripit te derrit dominon ne popullates ndaj duhet rritur vigjilenca per ta trajtuar ate ne kohe dhe sipas keshillave te mjekeve. "Jemi ne sezon gripi dhe rreziku nga gripi AH1N1 nuk ndryshon nga gripi stinor ndaj perserisim apelin qe popullata te rrise higjienen personale dhe te marre trajtimin e duhur sapo te shfaqe probleme shendetesore.

    Mund te themi se ne si sistem shendetesor kemi rritur vigjilencen, po ndergjegjesojme mjeket per situaten e krijuar por duhet qe popullata ta marre seriozisht situaten dhe te mos neglizhoje shendetin", - ka pohuar drejtori i ISHP, Alban Ylli.

    Virusi

    Specialistet riperserisin se ka nje renie te fluksit te shtrimeve ne spital, dhe se kjo periudhe eshte maksimumi i rasteve qe ka agresivitete nga virusi AH1N1. drejtori i ISHP, Alban Ylli thote se ekziston nje mendim i pergjithshem i eksperteve se virusit i kane mbetur edhe 6 jave nga qarkullimi i tij por nuk dihet nese ai do te rikthehet serish tek ne.

    Sipas te dhenave me te fundit nga ISHP, numri i pergjithshem i rasteve te konfirmuara me virusin A(H1N1) deri tani eshte 350 vete. Mosha e rasteve te prekura eshte nga 18 deri ne 58 vjec dhe shumica e rasteve jane konfirmuar ne Tirane.

    KJ

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Mberrin vaksina kunder H1N1

    E Shtune, 19 Dhjetor 2009

    Sonila Isaku

    Vaksina e gripit te derrave ka mberritur edhe ne vendin tone. Gjate paradites se djeshme jane zhdoganuar edhe dozat e para ne doganen e Hanit te Hotit. Jane rreth 10 mije doza te vaksinave kunder A/H1N1 te kompanise "Omnivest", te cilat do te shperndahen ne Tirane ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne repartet intensive te saj si dhe ne Sanatorium.

    Dozat

    Menjehere pas zhdoganimit te vaksinave ato jane derguar ne Qendren Kombetare te Kontrollit te Barnave, ku do te regjistrohen dhe do te vulosen ne menyre qe te mos abuzohet me to. Me pas kontingjenti prej 10 mije dozash, do te shkoje prane Institutit te Shendetit Publik dhe ky i fundit do te percaktoje edhe masen e dozave qe do te shperndahen ne cdo qender shendetesore apo spital. Vaksinat e mberritura dje jane pjese e nje kontingjenti prej 250 mije vaksinash, te porositur nga Ministria e Shendetesise. "Ka nje plan dergese nga firma farmaceutike hungareze, ku jane edhe vaksinat. Javet ne vijim pritet te vijne 10 mije dozat e tjera, kjo per shkak te mundesise prodhuese te kompanise dhe procedurave te transportit", konfirmon drejtori i Pergjithshem i Politikave Spitalore, Pellumb Pipero. Vaksina vjen nga Hungaria dhe deri tani eshte aplikuar ne shume vende dhe nuk ka asnje raport, qe ky kontingjent prodhimi te kete dhene efekte anesore ne vendet respektove.

    Plani

    Sipas planit te Ministrise se Shendetesise vaksina do te shperndahet neper qendra shendetesore per t'u marre nga falas nga qytetaret. "Besojme se deri ne fund te muajit, do te kemi gati te gjithe sasine e pare te porositur ne Hungari dhe Gjermani me te cilen mendojme se do te perballojme valen e pare te gripit te derrit ne vendin tone. Me pas kjo sasi do te shperndahet ne qendrat shendetesore dhe permes nje fushate promocioni, do t'i bejme thirrje qytetareve te aplikojne vaksinen sa me pare", u shpreh drejtori i Politikave dhe Projekteve ne MSH, Pellumb Pipero. Sipas tij, vaksina qe do te vije ne vendin tone nuk ka efekte anesore afatgjata por vetem ato afatshkurtra, si ndonje alergji momentale apo gjendje te tjera. Nderkohe qe sipas tij, eshte pacienti ai qe vendos nese deshiron apo jo te injektoje kete vaksine. "Vaksina e re ka efekte anesore afatshkurtra, sic mund te jete nje rritje e ndjeshmerise apo nje alergji, por per efektet anesore afatgjata duhet te presim pak me shume kohe. Detyre e ministrise eshte te siguroje vaksinen dhe tu jape qytetareve informacionin e nevojshem ne lidhje me efektet e saj", ka pohuar Pipero. Me nje urdher te posacem te Ministrit te Shendetesise, bazuar dhe ne rekomandimet e OBSH, ky kontingjent vaksinash do te perdoret per imunizimin e grupeve ne risk, qe jane personeli shendetesor, femijet dhe prinderit e femijeve deri ne moshen 5 vjecare dhe personat qe vuajne nga semundjet kronike.

    H1N1, nje pacient ne gjendje te rende

    Nje pacient ndodhet i shtruar ne spitalin e Sanatoriumit ne gjendje te rende. Nderkohe qe pese persona te tjere kane lene kete gjendje dhe jane jashte rrezikut per jeten. Te dhenat jane bere publike nga drejtuesit e Ministrise se Shendetesise te cilet pohojne se situata eshte normalizuar dhe nuk ka vend per panik. Nderkohe qe ne QSUT jane rreth 10 paciente te shtruar por gjendja e tyre eshte mesatare, dhe jashte rrezikut per jeten. Sipas mjekeve duhet bere kujdes dhe pacientet te cilet kane probleme te paraqiten menjehere ne qendrat shendetesore. Deri me tani vendi yne ka shenuar 5 viktima, mes te cilave edhe nje grua shtatzene e cila vdiq para pak ditesh.

    KJ

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    H1N1, nis vaksinimi i personelit shendetesor

    E Merkure, 23 Dhjetor 2009

    Sonila Isaku

    Personeli mjekesor i Spitalit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", jane te paret qe jane vaksinuar kunder virusit pandemik A/ H1N1. Minutat e para te vaksinimit jane shoqeruar pa asnje efekt ne personat qe e kane kryer ate. Por ka pasur edhe nga ata qe nuk kane pranuar te bejne vaksinen, e cila te mbron nga prekja e virusit te gripit te derrit.

    Refuzimi

    E ndien veten te forte, me nje imunitet qe nuk mundet te pershkohet nga virusi i gripit te derrit. Albana Lalaj, infermiere ne Spitalin Infektiv te QSUT -se nuk ka pranuar te kryeje injektimin e vaksines kunder gripit te derrit duke qene se ajo nuk eshte e detyrueshme per te gjithe. Por, edhe frika nga efektet anesore ka bere qe infermierja ta refuzojne vaksinimin. "Nuk e bera vaksinen pasi mendoj se nuk prekem nga gripi. Perderisa nuk jam prekur deri tani, kur ne kemi kuruar me qindra raste, nuk besoj se kjo do te ndodhe me vone", ka pohuar Albana Lalaj infermiere ne spitalin infektiv ne Tirane. Albana tregon se me punen e qe kane trupi i tyre ka fituar imunitet, por edhe nese infermieret perdorin te gjitha masat mbrojtese, nuk ka rrezik per tu prekur nga ky virus. Nderkohe ka pasur edhe te tjere persona, te cilet kane nguruar te injektojne kete vaksine per shkak te efekteve anesore qe ajo mund te jape. Por, drejtuesit e Ministrise se Shendetesise, kane garantuar se efektet anesore jane te paketa, ashtu sikurse edhe vaksina normale.

    Vaksinimi

    Personeli mjekesor eshte vaksinuar i pari ndaj virusit A/H1N1, ne ambientet e spitalit infektiv ne QSUT jane vaksinuar gjate paradites mjeket, infermieret dhe pjesa tjeter e stafit qe jane ne kontakt te drejtperdrejte me pacientet e prekur me gripin e derrit. "Duke qene se edhe OBSH ka percaktuar se ne jemi si me te rrezikuarit nga ky grip, por edhe duke pare rastet te cilet vijne tek ne per tu kuruar, jam nder te parat qe po e kryej kete vaksine. Pavaresisht se kam kryer edhe vaksinen kunder gripit sezonal, por edhe se kam semundje kronike vendosa qe te bej kete vaksine, per te qene me e sigurte" ka pohuar Donika Hoxha, infermiere ne QSUT. Kjo e fundit edhe pse ben pjese tek bluzat e bardha, do te mbahet nen kontroll nga koleget per tre dite me radhe, kohe kjo kur edhe mund te shfaqen efektet anesore te vaksines. "Personeli shendetesor i sherbimeve te infektivit, i qendrave te terapise intensive ne te gjithe vendin, ne te 12 spitalet rajonale dhe QSUT, ka filluar vaksinimi i personelit mjekesor. Neser vaksina do te jete disponibel edhe per qendrat shendetesore te Tiranes dhe te rretheve te tjera gradualisht per t'u vene ne dispozicion te grupeve te tjera te riskut sic jane, femijet e vegjel apo te semuret kronike. Vaksina dhe vaksinimi eshte falas", shpjegon mjeku infeksionit Pellumb Pipero. Vaksina kunder gripit A/H1N1 ka mberritur ne te gjitha konsultoret e femijeve ne poliklinika dhe pritet qe te filloje vaksinimi per femijet 1 deri ne 5 vjec, si dhe te grup moshes 5-25 vjec qe jane te semure kronike.

    Rastet

    Gjate javeve te fundit, mbi 350 persona ne Shqiperi jane prekur nga virusi A/H1N1, i njohur ndryshe si virusi i gripit te derrit, nderkohe qe gjashte te tjere kane gjetur vdekjen prej tij, mes te cileve edhe nje grua shtatzene.

    Te shtruarit

    Drejtuesit e Ministrise se Shendetesise, kane pohuar se ne QSUT por edhe ne Sanatorium ka paciente te cilet jane te shtruar nga gripi i derrit. Nga keta paciente 5 prej tyre jane ne gjendje te rende.

    KJ

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Liste e re per vaksinen e A H1N1

    E Marte, 22 Dhjetor 2009

    Ministria e Shendetesise do te perpiloje edhe njehere listen e personave qe do te marrin vaksinen e virusit A/H1N1. Kontingjenti i pare prej 10 mije dozash nuk eshte i mjaftueshem per te gjitha kategorite e rriskuara. Autoritet shendetesore kane vendosur qe nga faza e pare e vaksinimit te perfitojne bluzat e bardha, femijet e vegjel dhe te rinjte qe vuajne nga semundje te zemres apo mushkerive si dhe grate shtatzena. Vaksinimi per keto grupe pritet te nise pasditen e se henes. 0.5 ml eshte doza vaksines se gripit te derrit. Femijet 0 deri ne 1 vjec do te vaksinohen me gjysmen e saj. Perdorimi i kesaj vaksine qe ne bote ka dhene efekte anesore deri dhe humbje jete, ka hapur debate edhe ne vendin tone. "Edhe pse kjo vaksine ende nuk eshte aplikuar ne vendin tone, sigurojme se ajo mund te kete efekte anesore te lehta, ndersa nuk do te injektohet ne menyre absolute tek personat qe kane alergji nga veza apo jane te semure", ka pohuar drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas Yllit te gjitha qendrat shendetesore ku do te aplikohet kjo vaksine do te jene te pajisura edhe me antidoze te ndryshem, per alergjite qe ajo mund te shkaktoje. Drejtuesit e shendetesise riperserisin se vaksinimi kunder A/H1N1 nuk eshte i detyrueshem. Cdo poliklinike ka percaktuar numrin e personave qe perfitojne nga kjo faze. Kush ka vendosur marrjen e saj, duhet te drejtohet ne qendren e tij shendetesore.

    Keto te fundit jane furnizuar me vaksinen, nderkohe qe sot nis injektimi tek pacientet e pare, qe do te duan ta bejne ate.

    KJ

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •