Gripi prek komandot ne Afganistan
02/09/2009 14:50
Virusi i gripit A H1N1 ka prekur 4 komando shqiptare me mision ne qytetin e Heratit ne Afganistan.
Burime te besueshme te Top Channel bejne me dije se ushtari Denis Sulko nga Lushnja pjese e brigades se nderhyrjes se shpejte po kurohet ne spitalin spanjoll te kampit, per shkak se gjendja e tij eshte me e rende.
Ndersa tre ushtaret e tjere jane izoluar ne nje dhome te kampit ku edhe po marrin mjekim.
Ushtaret shqiptare jane nisur kohet e fundit ne Afganistan dhe kryejne misionin nen komanden italiane. Sipas burimeve te besueshme ne kete kamp ka patur edhe 8 raste te tjera te prekura nga gripi i derrit por ata kane qene ne rradhet e ushtareve spanjolle.
Ministria e Mbrojtjes shqiptare ende nuk i konfirmon zyrtarisht rastet e prekura nga ky virus. Nderkohe jane te aferm te tyre te cilet te shqetesuar kane kontaktuar me Top Channel per te mesuar me tej per shendetin e kater ushtareve.
Nga ana tjeter as Ministria e Shendetesise nuk eshte e informuar nga mbrojtja per kater rastet per te cilet nuk dihet nese jane infektuar ne vendin ku ata kryejne misionin ushtarak apo e kane marre ne kohen kur ishin ne Shqiperi.
Top Channel ka arritur siguroje foto te vendstrehimit te ushtareve tane atje te cilat nuk jane aspak te pershtatshme.
Ndersa trupat e tjera qe jetojne ne kamp jetojne ne dhoma te pershtatshme ushtaret shqiptare qendrojne ne nje cader te rrezuar ku qendrojne 25 persona bashke ku higjiena eshte e manget dhe temperaturat shume te larta.
Krijoni Kontakt