-
Dituria pa vepër është shkatrrim i vërtetë ?
Prezenton: Sabri Selmani
Transmetohet nga Haba b.Eret se i dërguari i Allahut ka thënë:" Kur benu Israilët u shkatërruan,filluan të mirren me tregime"( sahihul Xhami).
Dituria e dobishme dhe vepra e mirë janë qelës i lumturisë, esenca e shpëtimit të njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush furnizohet me dije të dobishme dhe pastaj ua mundëson Allahu të veprojë punë të mira,ai ka fituar një të mirë të madhe dhe një lumturi në dy botërat. Thotë Allahu: Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.( nahl 97).
Sado që të jetë fjala tërheqëse, sado që të jetë fjalë e zjarrtë nëse ajo nuk buron prej zemrës dhe nuk e beson njeriu atë që e thotë, ajo mbetet e vdekur.
Njeriu nuk ka mundësi ti besojë asaj që thot përveç nëse ajo fjalë bëhet një trup dhe një realitet të asaj që e thot. Kur fjala e njeriut kthehet në praktikë atëherë besojnë edhe njerëzit e tjerë.
Allahu thotë në Kuran:" A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?(bekare 44). Po ashtu Allahu ka thënë për Shuajbin: Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!"( Hud 88). Pastaj Allahu thotë: O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!(saff 2-3).
Ka thënë Menavi në tefsirin e tij,se benu Israilët,fëmijët e Jakubit alejhi selam kur e lanë punën e tyre filluan të mirren me tregime dhe u mjaftuan ato. Ndërsa në një tansmetim tjetër kur filluan me tregime u shkatrruan, dmth kur ata u mbështetën vetëm në fjalët e tyre dhe lanë punën u shkatrruan. E si mos të jetë kjo kur ka kërcnim të rrept për ata të cilët kanë dije dhe nuk punojnë me të.
Usame b. Zejd thotë se kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:
" Do të vijë një njeri ditën e gjykimit ,do të hudhet në zjarr ku do të sillet në të sikur që sillet gomari,do të mlidhen banorët e zjarrit duke i thënë i atij: O filan,a nuk ke qenë prej atyre që ke urdhëruar në punë të mira dhe ke ndaluar nga të këqijat?. Thotë: Kam qenë prej atyre që kam urdhëruar në punë të mira por nuk i kam vepruar, kam ndaluar nga të këqijat ndërsa ato i veproja".(Buhariu dhe Muslimi).
Nga Ebu Berze Eslemij transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: Nuk do të kalojë biri i Ademit në ditën e gjykimit gjërsa të pyetet për jetën se ku e ka hargjuar ,për dijen e tij se çka ka vepruar me të,për pasurinë e tij nga e ka marrur dhe ku e ka shpenzuar dhe për trupin e tij ku e ka hargjuar"(Termidhiu, hadith i vërtetë sipas Albanit).
Zejd b. Erkam thotë: Nuk ju kam thënë juve përveq atë të cilën e ka thënë i Dërguari i Allahut, thoshte:
" Kërkoj o Zot mbrojtje nga Ti prej diturisë që nuk ka dobi, prej zemrës që nuk frigohet, prej shpirtit i cili nuk ngopet dhe prej lutjes e cila nuk i përgjigjet asaj".( Muslimi).
Nga Xhundub b. Abdullah transmetohet se ka thënë i Dërguari i Allahut:
" Shembulli i dijetarit i cili ua mëson njerzëve të mirën dhe e harron veten e tij është sikur shembulli i qiriut i cili u bënë dritë të tjerëve ndërsa e djeg vetën e tij"(Transmeton Mundhirij me zingjir të mirë).
Transmeton Enes b. Maliku se i Dërguari i Allahut ka thënë:"natën që kam udhëtuar në miraxh,kam kaluar pranë një populli të cilët shponin buzët e tyre me hekur prej zjarri. Thotë i Dërguari i Allahut: Pyeta, kush janë këta njerëz? Tha: ligjëruesit që kanë qenë në dunja, i urdhëronin njërzit në të mirë ndërsa e harronin vetën e tyre dhe ishin nga ata që e lexonin librin e Allahut,e nuk logjikonin".
Poashtu Aliu përmendi sprovat që do të jenë në fund të kësaj bote dhe atëherë i tha Omeri: Kur do të jetë kjo o Ali? I tha: kur do të bëhen njerzit të ditur në emër të fesë dhe do ta mësojnë dijen jo për të punuar dhe do të përiftojnë nga kjo botë në llogari të ahiretit".
Ka thën Ibnu Mesudi: Mësoni, dhe atëherë kur mësoni veproni".
Lukman b.Amir thotë: Ebu Derda thoshte: Frigohem prej Zotit tim ditën e gjykimit që të më thrras mua para të gjitha krijesave dhe të më thotë: O Uvejmir. I them të përgjigjem ty o Zot. Më thotë: Cka ke punuar në atë që e ke mësuar?".
Ka thënë Hasan el Basriu: I kam takuar disa njerëz të cilët ishin që më së shumti urdhëronin në punë të mira dhe bënin vetë atë dhe kam takuar disa njerëz të cilët më së shumti ndalonin nga e keqja dhe e linin atë. Ndërsa ne tash jemi disa njerëz të cilët më së shumti urdhërojnë në të mirë por vet nuk e veprojnë ndërsa janë prej atyre që më së shumti ndalojnë nga e keqja dhe bien në të. Si do të jetë jeta me këta njerëz?.
Thotë Ibnu Xhemaa Allahu e mëshiroftë: Dije se e tërë ajo që është cekur prej vlerës së dijes dhe dijetarve është për qëllim ata dijetar të mirë,të devotshëm, të cilët veprojn dhe me veprën e tyre kanë për qëllim fëtyrën e Allahut dhe afrimin tek Ai dhe xhennetet e Tij. E jo ata të cilët e kanë kërkuar dijën e tyre me qëllim të keq ose për ndonjë të mirë të kësaj bote, apo për pozitë, apo pasuri apo për tu shumuar pasuesit e tij.
Imani i vërtetë kur vendoset në zemër jep ndikimin e tij në sjellje. Islami është një besim që e bën besimtarin të jetë aktiv dhe i lëvizshëm.Ai posa të realizohet në ndjenjat e njeriut mënjë her lëvizë që atë ta manifestojë në pamjen e jashtme dhe pastaj e kthen atë në një realitet. Programi i i qartë i islamit qëndron në shëndrrimin e ndjenjave të brendshme të besimit të njeriut në një motor të gjallë duke përmisuar në mënyrë të qartë moralin dhe duke krijuar një lidhje të fortë mes asaj të jashtmës dhe të brendshmës.
Për këtë duhet që i menquri ta llogarisë veten e e tij para se të fillojë punës dhe të shikojë në synimin dhe qëllimin e tij.
Kiel-Gjermani
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt