Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 48
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Më kanë thënë shoqet mbrëmë
    merre moj merre plakun e
    Më kanë thënë shoqet mbrëmë
    merre moj merre plakun e

    O ju thaftë goja mori shoqe
    ç'ka ta boj unë plakun
    Duj e pas unë cunin e
    O ju thaftë goja mori shoqe
    ç'ka ta boj unë plakun
    duj e pas unë cunin e

    Bëj kuvend me vajzat e
    Bëj kuvend me vajzat e
    Shif vajzat shqipëtare
    Bukur hedhin valle
    Shif vajzat shqipëtare
    Bukur hedhin valle
    ----------(refreni)

    Më kanë thëne shoqet mbrëmë
    merre moj merre djalin e
    Më kanë thënë shoqet mbërmë
    merre moj merre djalin e

    O ju lumtë goja mori shoqe
    e do ta marrë unë djalin e
    bashkë ta lidhim jetën ne
    O ju lumtë goja mori shoqe
    e do ta marrë unë djalin e
    bashkë ta lidhim jetën ne

    O kam dy ditë moj që s'të kam parë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O me kë ke moj hedhur sevdanë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O me një djalë o moj në mëhallë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O hodha dorën moj mbi gjerdanë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O mora dy trëndafila t'bardhë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O një për çupë e moj një për djalë,
    moj syzeza gushëbardhë
    Liebe! liebe, lass mich los!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Kuqe, tu befte dita nje mije e nje...........drite pac perhere, seriozisht, ate kengen me plakat e qan ima ate me dajat e vete (permetare hesapi) dhe une nuk i kujtoja dot tekstin....c'fare kenaqesie me ke dhene, lere lere

    Zogë ku më që-
    zogë ku më qënke, moj,
    hajde, moj rritur-ë?
    (2 herë)

    Anës e pas a-
    anës e pas anës, moj,
    o, moj të lumit-ë.
    (2 herë)

    *******

    Zogë ku më që-
    zogë ku më qënke, moj,
    hajde, moj rritur-ë?

    Anës e pas a-
    anës e pas anës, moj,
    o, moj të fushës-ë.
    (2 herë)

    Me shami të ho-
    me shami të hollë, moj,
    lidhur, moj gushës-ë.
    (2 herë)

    *******

    Zogë ku më që-
    zogë ku më qënke, moj,
    hajde, moj rritur-ë?

    Anës e pas a-
    anës e pas anës, moj,
    o, moj të malit-ë.

    Hap më hap me ça-
    hap më hap me çapin, moj,
    o, moj të djalit-ë.
    (2 herë)
    Liebe! liebe, lass mich los!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    CH
    Postime
    3


    Melodi dhe tekste i gjeni edhe ne kete faqe:
    http://www.alb-midi.ch.tf

  4. #34
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    (po e rifreskoj nje here temen)

    Vika deti tallaz tallaz

    Eh vika deti mi lale,
    o tallaz tallaze
    (2 here)

    Eh se m'ka zon o mi shpirto,
    sevdaja me plase
    (2 here)

    -- Refreni --
    Jarina lalin o,
    më don e të due
    jarina lalin o,
    ti qonke për mue

    E kjo sevdaja mi goce,
    qe m'ka zon me tye
    (2 here)

    E ta pres vetllen lala,
    amon me gjith sye
    (2 here)

    (Refren)

    E vika deti mi lale,
    amon truma truma
    (2 here)

    E kush të don o mi shpirto,
    o ma fort se una
    (2 here)

    (Refren
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  5. #35
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Kur pata nji lule t'bukur

    Kur pata nji lule t'bukur
    thash' se do ta kem përher'.

    Iku, fluturoi si flutur,
    edhe s'mujta me i marr' erë

    Lulen n'dorë unë kur e pata
    kimetin nuk ia dita.

    Vaj sa shpejt oh u ngris nata
    unë kët' gja nuk e prita.

    Lulja prej doret ç'më doli,
    e prej gjumit unë jam çu'.

    Natë e shkretë, oh, në mendime
    asnjëher' s'e kam harru'.

    gjithe kenga perseritet 3 here nese e mbaj mend mire!
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  6. #36
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    O Hajredin Pasha
    O po vjen Radikës
    O vallë ku jan o malet e Dibrës (2x)


    Vallë ku jan o malet e Dibrës
    O te kalaja o po bëjnë kuven' (2x)


    O bëjnë kuven' e po tek kalaja
    Hajredin Pashën e ka gjet belaja (2x)


    Hajredin Pasha o more hutaçe
    S'rrihet Dibra pash mër me kërbaç (2x)

    O lidho me vdeke e po lidhë të tane
    S'nigjon Dibra jo me dhanë nizam (2x)


    Hajredin Pasha ku e ke lanë ushtrinë
    Gjithë në Dibër besa mi kan gri (2x)


    O gjithë në Dibër besa mi kan gri
    Jo ma pak se 12-mijë (2x)


    Jo ma pak o se 12-mijë
    Kan' mbet' n'istikam e n'varrezë ç'kan hy (2x)
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  7. #37
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Postuar më parë nga Kuqalashja
    [B]Kanë dal' plakat në lëmë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Kuvendojnë rëndë-rëndë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Nuset që kemi s'na bëjnë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    D'u themi djemve t'i lënë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Si ti lën' e ku ti lënë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Po të tjerat ku ti gjëjnë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    /B]
    oh vdeksha une c'na ke sjelle!
    E pashe me shume vonese, po kenaqesia eshte e njejte
    Summertime baby!

  8. #38
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    KENGA E QESENDISJES:

    O moj nuse o moj nure,
    mos je nga mendja kobure
    Hiqe vallen si dhe ne,
    se shpejt do biesh perdhe.

    Hoshteva ne nje shulle,
    nuk do njerez me mendje fle...
    Hiqe, hiqe kapardine,
    do mbeten dhente ne brinje
    Qen e ujqer do ti grijne!
    Summertime baby!

  9. #39
    Ja nje kenge qe e degjoj shpesh keto kohet e fundit se me pelqen shume

    Sa here ne gezime mblidhen
    Njerezia kur festojne
    Pogonishte vallen preferojne
    Hidhe vallen me ngadale
    Syzeza porsi nje ngjale
    Kur ti lot, cudite nje mehalle

    Ref
    Dridhe, tunde shamine me lezet
    Si nje zane e bukur po me ndjek
    E bukur eshte vallja
    Kur kercen sorkadhja

    Valle e bukur dore per dore
    Nusja porsi lule bore
    Pogonishtja valle shekullore
    Pogonishte valle e bukur
    E kercen gjithe Shqiperia
    Nje tradite kjo nga Cameria

    Ref
    Dridhe, tunde shamine me lezet
    Si nje zane e bukur po me ndjek
    E bukur eshte vallja
    Kur kercen sorkadhja
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Teme interesante..besojeni tek i lexoja mundohesha ti shoqeroj edhe me pak ze dhe melodine..shume prej tyre jane aq te bukura...
    Do ju lutesha qe te mos i perziejme..pra "kenge popullore" qe te metet interesante si teme..Une si fillim do sjell nje kenge..pastaj..duke shkruar dhe duke kenduar.."hajde pra..opaaaaaa" lol
    * * *
    Mori cike lule rudine
    ndalu pak ne zemren time
    Po cka t'bana une i mjeri
    qe me largohesh si ylberi
    Sa here t'dal ne shteg me m'ardhe
    une jam diell ti bahesh hane

    Kur del dada neper fusha
    flok't e saj porsi drenusha
    ndalu pak se shume u lodha
    mu lodh zemra e mu tha goja

    Te kerkoj neper mengjese
    bahesh drite e me ik si rreze
    sa here t'dal ne shteg me m'ardhe
    Une jam diell ti bahesh hane.
    muzg i heshtur

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •