Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Çka mendoni për paganizmin?

    Cilat nga keto perendi i adhuronin edhe iliret...

    Me shume info

    A ka ndonje far baze logjike qe duhet te adhurohen keto perendi?

  2. #2
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Së pari kur flasim për paganizëm ilir, duhet të keni paraqysh një fe të lashtë autoktone, natyrale, që erdhi duke u dobësuar vazhdimisht, por asnjëherë nuk vdiq. Ende sot është gjallë.

    Perënditë iliro-shqiptare janë një pasqyrim i realitetit fizik të botës. Një metaforë për atë që ndodh në realitet.

    Psh Kulshedra në tokë sjell shtërngatë, kurse Dragoi nga qielli e gjuan me rrufe dhe e mbyt Kulshedrën.

    Të bëjmë një krahasim me atë që ndodh realisht.

    Kulshedra në tokë, është ajo zonë ku elektriciteti pozitiv ka ngarkesë të madhe, dhe kjo tërheq grumbuj resh të mëdha, duke prishur motin.

    Këto re që janë me elektricitet negativ, menjëherë shkaktojnë reaksionin, ngarkesa elektrike bie drejt në tokë, në formë të rrufesë.

    Kështu kemi një dualitet Kulshedër-Dragon, që na shfaqet edhe në realitet Elektricitet Negativ dhe Pozitiv.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po ti mesia4ever çka mendon per paganizmin, dhe a e njeh realisht se ç'eshte paganizmi?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    deri ne kohen kur mbizoteronte paganizmi,bota e njohur e asaj kohe njohu zhvillim te papare,me hyrjen ne loje te religjioneve monoteiste fillon erresira mesjetare.u desh rilindja europiane qe te rifilloje dhe njehere zhvillimi.

  5. #5
    Per paganizmin ma se miri ka shkru Aristidh Kolia,ju vetem duhet ta gjeni librin dhe ta lexoni,dhe do shikoni qe nuk jane guret dhe gjerat abstrakte objektet ku kane besu paganet pellazge-ilire!
    Ne Greqi tashme ka ma se 30 vjet qe paganizmi ka fitu terren!

    Fete monoteiste kane kopju gjithçka pagane dhe u kane ndryshu vetem emnat dhe historine!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  6. #6
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Te krishteret ne pergjithesi te gjitha perendite pagane i shohin si demone.
    Kjo ka qenë një luftë ideologjike kundër kulturës së pastër vendase.

    Perëndia Ilire Bolla, vritet nga Shëngjergji (sipas legjendës). Dihet se kulti i gjarpërit është një ndër kultet kryesore tek iliro-shqiptarët.

    E çfarë më duhet një fe që kulturës sime i shton gjëra të panevojshme, e i heq ato që janë thelbësore??

    Kultura jonë është paganizmi ilir. Ata që luftojnë paganizmin, me ose pa vetëdije po luftojnë kombin shqiptar.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Kjo ka qenë një luftë ideologjike kundër kulturës së pastër vendase.

    Perëndia Ilire Bolla, vritet nga Shëngjergji (sipas legjendës). Dihet se kulti i gjarpërit është një ndër kultet kryesore tek iliro-shqiptarët.

    E çfarë më duhet një fe që kulturës sime i shton gjëra të panevojshme, e i heq ato që janë thelbësore??

    Kultura jonë është paganizmi ilir. Ata që luftojnë paganizmin, me ose pa vetëdije po luftojnë kombin shqiptar.
    Mas pari a mund te vritet dicka qe s'ekziston?! Neve s'na ne duhen legjendat e mitet, por faktet. S'ka qene kulture paganizmi, por asgje hiq.

  8. #8
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Mas pari a mund te vritet dicka qe s'ekziston?!
    Pra është e njëjta gjë: Shëngjergji nuk ka ekzistu, sikurse Jezusi nuk ka ekzistu.

    Legjenda për Shëngjergjin është legjendë kristiane, ju e keni shpikur dhe e keni mbajtur për shekuj me radhë, dhe kjo simbolizon kinse-fitoren e fesë së re kundër perëndive të lashta.

    Neve s'na ne duhen legjendat e mitet, por faktet.
    O krye-mërdhitë, merre Biblën, gjaje naj fakt, nmujsh me gjet, qysh dielli sillet rreth tokës. Shih ti faktet !!!!

    S'ka qene kulture paganizmi, por asgje hiq.
    E paske fjalën për kokën tënde, që me të vërtetë s'paska asgjë hiç !!!!!

  9. #9

    Festë me flijime pulash në Kishën e Satrivaçit në Hoçisht të Devollit

    Përpara disa orësh ishte hapur një temë nga Explorer, me emërtimin "Tek kisha e Satrivaçit, paganizëm i paparë" me adresë
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=126542
    por u fshi a u zhvendos diku tjetër nuk e di.
    Doja të bëja një koment për këtë ndodhi, e t'i lutesha hapësit të temës t'i postonte edhe një herë fotot ilustruese të kësaj "feste".
    ....
    Mbjellja e grurit në vjeshtë shoqërohej me flijimin e një gjeli, duke besuar se forca e pjellorisë së tij do të kalonte në lëmin e grurit, duke sjellë të korra të mbara.
    Gjeli shoqëron edhe perëndeshën Persefonë (Korën).
    Flijimi i pulave më tepër është dhuratë rituale në kohën e korrjes së grurit gjatë korrikut edhe pse festohej në 24 qershor.
    Në vend të atyre rreckave të thurura e të sajuara duhet të kishte tufa kallinjsh gruri të zgjedhura e të bëra gërshet duke i lënë aty të varur deri në të korrat e ardhshme.
    Përveç mendësisë primitive, shto edhe sjelljen kriminale ndaj mjedisit... për të ardhur turp!
    ...

  10. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Përpara disa orësh ishte hapur një temë nga Explorer, me emërtimin "Tek kisha e Satrivaçit, paganizëm i paparë" me adresë
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=126542
    por u fshi a u zhvendos diku tjetër nuk e di.
    Doja të bëja një koment për këtë ndodhi, e t'i lutesha hapësit të temës t'i postonte edhe një herë fotot ilustruese të kësaj "feste".
    ....
    Mbjellja e grurit në vjeshtë shoqërohej me flijimin e një gjeli,...
    ...
    M'shpi teme, ene e ardhmja e mikut, festohej me nji flijim pule ose gjeli.....
    A thu paskemi qen pagan e nuk e paskemi dit???
    Jarigas

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •