Te nderuar motra e vellezer shqiptare !
Jam anetare i ketij Forumi te nderuar shqiptare qe mbi nje vit.U jam mirenjohes juve te gjitheve, per gjithe ato shkrime,komente,ide e velera te postuara ne shume tema, e qe me keni mundesuar te mesoj shume.I jam mirenjohes cdonjerit,per sado pak kontribut qe ka dhene e po jep per pasurimin e fondit tone te dijes e iluminizmit.
Ky Forum,me i madhi dhe me seriozi nder shqiptaret e gjithe rruzullise,ka nje kontribut te vecante per ofrimin e dijes,njohurive,fakteve e pervojave nga me te ndryshmet,per te gjitha kategorite qe e vizitojne,qe nga adoleshentet,burrat e grate e reja e deri te moshuarit,qe natyrisht sejcili sipas interesave te veta,ka mundur e mundet t`a gjeje veten.
Per te gjitha keto vlera,njohuri,fakte e pervoja,besoj se pajtohi me mua qe FSH meriton t`i ipet nje titull nderi nga institucionet e te dy shteteve shqiptare ne Ballkan,por per kete sikur nuk kane kohe e interes titullaret tane...nejse
Te nderuar,
Qellimi i hapjes se kesaj teme eshte te bisedojme haptas per shume probleme jetesore te kaluares,te sotmes dhe te ardhmes tone.Do te duket shume retorike,per disa edhe shume patetike e pretencioze kjo teme,por duke pare kahjet e interesave tona shqiptare te koheve te fundit...,qe pa dyshim pa kurrfare cenzure shprehen e manifestohen ne kete Forum,me keqardhje mund te them se preokupimet tona,interesat dhe shpresat sikur jane shume te venitura,te cekta, te vakta,afatshkurtra dhe pa nje vizion gjitheperfshires, cfare e meritojne hallet,problemet,te arriturat dhe dobesite e shpresat tona.
Jemi nje komb i ri nga mosha e bashkekombasve tane qe jetojne sot,por edhe komb me nje te kaluar sa heroike aq edhe tragjike te shumten e herave,komb i formuar nga nje perpjekje e qendrese titanike e qindra brezave qe i rrezistuan fortunave,urraganeve e tmerreve nga me te medhat e historise se natyres e te njerezimit....
Jemi nder ata popuj qe i rrezistuan pushtimit rromak,nuk humbem nga invadimi barbar hun,got,vizigot,avar,sllav,turk e serb...
Keto nuk jane lavde e mburrje te kota....jane fakte me te cilat mburret edhe Evropa e ditur.
Ku jane galet,britet,keltet,daket,thraket,iberet....?,humb en pa nam e nishan ne vorbullen e popujve te rinje,gjermane,slllave,arabe,turqe,osmane....
Dhe,sot kemi kombe e shtete e perandori qe linden nga hiri i shkrumit,zjarrit e poshtrimit te galeve,ibereve,briteve,kelteve....,kemi francez,belg,anglez,spanjoll,austriak,zvicerran... por ,jo me kelt,gal,brit,iber...
Por, ka vetem nje popull, qe lirisht mund te thirret ne rrenjet e veta antike,te thirret ne Pirron,Leken,Dioklecianin,Konstantinin ,Justinianin....e te del balle hapur para gjithe njerzise, e ne mesjet te thot se ja une kam Gjin Bua Shpaten,Ballshen,Muzaken,Gjergj Kastriotin,Leken e Dukagjinit..nga palca,gjaku e shpirti i te pareve t`mi...
Kam kalorsin me te madh e me te ndritur qe i dha nje popull Evropes plak-kam Gjergjin e Gjon Kastriotit,kryetrimin e kalorsin qe i dha ndere e burrni shpates se Pirros e Lekes se Madh...,kam krutanet qe i bane balle furtunes se sulltaneve per njezetepesvjet,ma shume se cdo komb tjeter ne kete skaj te humbur te Ilirise...kam Shkodren,qe e fundit i dha nder e lavdi shpates e mburojes arbnore...
----
Burrat e forte edhe munden,por nuk dorezohen.Te paret tone-arberit trima,u munden nga ma e madhja e ma egra perandori e botes,por nuk u dorezuan..
Gjithcka bene,edhe fene nderruan,edhe ushtare e askere shkuane deri ne Jemen e Arabi,por gjuhen e te pareve,besen,kanunin e emrin kurr se nderruan.Thane jemi arnaut,aravanit,arber,por kurr turk,grek,latin e shkja...deri ne diten e kijametit keshtu ishte e do te jete...
Dhashte i lumi Zot te jete keshtu!
Koheve te fundit,disa djeme e varza tonat,nga gjaku e dhimta jone,sikur kane filluar t`a harrojne kete amanet,be e bese, qe te paret tone i paten dhene Hyit t`vet , qe per per gjithcka n`kete bote,mos me shkele mbi gjakun,gjuhen,besen e nderin e arbrit,pa marrre parasysh se se si, e kujt i lutet vellau yne,cilit emer te te madhnueshmit zot... Hyit tone!
Sot, kur rodi i shqyptarit,ka mbrri me ba dy shtete ne troje te veta,kur ka mbrri me ba shkolle e dije shqyptare nder te gjitha viset tona,kujt i duhen me na nda e perca,e me na sha vllane me vlla..per kurrnjigja...? Kujt..?
Kujt i hyne n`pune sot mu marre me dokrra e prralla te arabit, turkut e grekut e serbit,e me i perca vllaznine per nji pune qe kurr se kem pasur tager me nda....?
Se cili zot,pejgamer a profet ka kjene ma i mire e ma i pare ...!?
Cka ka shqyptari me kete pune ?
Krijoni Kontakt