-
i/e regjistruar
Drejtori plagos bashkëshortin e mësueses
Drejtori plagos bashkëshortin e mësueses
Drejtori i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran të Gostivarit, sot rreth orës 11 me dy plumba ka lënduar bashkëshortin e mësueses, Mulqie Iseini, i cili kishte shkuar për t’u interesuar se pse gruaja e tij është larguar nga puna. Sherri ka plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolen dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur, ky i fundit është larguar nga shkolla dhe është nisur drejt ambulancës. Gjatë rrugës ka humbur ndjenjat, ndërsa deri tek mjekët e ka çuar një person.
“Diku nga ora njëmbëdhjetë apo njëmbëdhjetë e gjysmë, pacienti ishte i lënduar në dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. Ne e pamë poshtë në rrugë vinte duke shqepuar, menduam se janë rrahje, por pastaj një arsimtarë e solli lartë me dorën e përgjakur dhe këmbën e përgjakur. Shpejt e shpejt i dhamë ndihmën e parë këtu e bëmë atë që mundëm dhe thirrëm ndihmën e shpejtë prej Gostivari të dorëzohet shpejt në spital”, theksoi Mejdi Jakupi, mjek.
Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e të plagosurit Nexhazi Iseini është stabilizuar. Sipas sektorit të punëve të brendshme, drejtori i shkollës, Shaban Saliu, është kapur nga policia dhe ndodhet në paraburgim.
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/18237.html
-
-
i/e regjistruar
Rufi Osmani del ne mbrojtje te drejtorit
Kryetari i Komunës së Gostivarit zoti Rufi Osmani, sot shprehu keqardhjen e tij për rastin e djeshëm ku u plagos i bashkëshorti i njërës nga mësueset e shkollës fillore "Perparimi" të fshatit Çegran. Por ai akuzoi se i gjithë rasti ka ndodhur pas provokimit që ka bërë bashkëshoprti i mësueses. Madje Osmani tha se i gjithë ky incident, mund të jetë inskenuar qëllimisht për shkak të lidhjeve familjare që ka me drejtorin e kësaj shkolle.
"Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Gostivarit shprehim keqardhje të thellë për këtë incident të papëlqyeshëm. Shpresojmë se raste të kësaj natyre nuk do të përsëriten në të ardhmen . Dëshiroj të jap këtë informatë shtesë se drejtori i shkollës në fjalë ka qenë i provokuar nga personi i plagosur edhe në mënyrë verbale edhe duke hyrë dy herë pa qenë i autorizuar në zyrën e tij, dhe atë akt të papëlqyeshëm të përdorimit të armës e ka bërë në vetëmbrojtje", thekson Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Drejtori i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran të Gostivarit, dje me dy plumba ka lënduar bashkëshortin e mësueses, Mulqie Iseini, i cili kishte shkuar për t’u interesuar se pse gruaja e tij është larguar nga puna. Sherri kishte plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolën dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur tani gjenden i shtrirë në spital ku po kurohet nga plagët e marra.
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/18288.html
-
-
nuk esht asgje per tu habitur,mir kur nuk shkojn krejt nxensat ne shkoll me revole ne cante
kan arsye
1.drejtori e perdor
2.vetmbrojtje
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt