Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    U përurua restaurimi i Xhamisë Ramadanije

    Pas një dekade Prishtinës iu rikthye një xhami monumentale

    Myftiu Naim Tërnava: "Ndihem krenar që restaurim i kësaj xhamie është financuar nga Fondacioni "Behgjet Pacolli". "Jemi mësuar të dëgjojmë që restaurimet e objekteve fetare dhe atyre historike janë realizuar nga fondacionet e huaja."

    Behgjet Pacolli: "Këtë nuk duhet ta trajtojmë vetëm si xhami, por si trashëgimi kulturore të popullit shqiptar."


    Më 29 gusht 2009, apo një dekadë pas djegies nga forcat serbe, në një solemnitet rasti në Prishtinë u bë përurimi i xhamisë "Ramadanije", apo siç njihet në popull "Xhamia e Llapit".
    Në inaugurimin e xhamisë së restauruar nga fondacioni "Behgjet Pacolli", përpos shumë besimtarëve, imamëve e të ftuarve të tjerë, ishin të pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i AKR-së, që njëherësh është edhe themelues i fondit, z. Bengjet Pacolli, drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, z. Baki Sfirca, kryetari i KBI të Prishtinës Bahri ef. Sejdiu, pastaj përfaqësues të jetës fetare, kulturore dhe mediale.
    Xhamia "Ramadanie" apo siç njihet "Xhamia e Llapit", është një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës dhe të Kosovës, i përket shekullit të XV apo më saktësisht është ndërtuar më 1470 nga Ramadan Çaushi, emrin e të cilit edhe e mban xhamia. për kah stili i përket xhamive të stilit me kupolë. Tek kjo xhami pikërisht kupola paraqet një ndër karakteristikat e saj, ngase njihet si një kupolë me perimetër më të madh krahasuar me sipërfaqen e xhamisë, po ashtu kur jemi tek kupola e kësaj xhamie duhet thënë se baza e kupolës fillon që nga themeli i xhamisë.
    Xhamia "Ramadanije" që nga ndërtimi i saj e deri më 1999 ka qenë në shërbim të besimtarëve deri kur u dogj nga forcat serbe në luftën e fundit. Xhamia me vlerat e saja arkitektonike paraqet një objekte monumental për kryeqytetit tonë.
    Për dhjetë vjet, pamja e mureve të nxira nga tymi i pat thyer zemrat e besimtarëve që e vizitonin objektin e djegur. Tashmë, ky imazh ka mbetur vetëm si kujtim i hidhur.
    Xhamia "Ramadanije" (1470), është rihapur solemnisht të shtunën, pasi kanë përfunduar punimet për restaurimin e saj, të financuara nga Fondacioni "Behgjet Pacolli". Folësit në këtë ceremoni e kanë vlerësuar rindërtimin e kësaj xhamie.
    Financuesi i restaurimit, Behgjet Pacolli, tha se ndihej mirë kur i shihte besimtarët duke u lutur në xhaminë e meremetuar. "Në muajin e shenjtë të Ramazanit do të ketë edhe një objekt më shumë për kryerjen e obligimeve fetare. Këtë nuk duhet ta trajtojmë vetëm si xhami, por si trashëgimi kulturore të popullit shqiptar". Pacolli tha se duhet që të ruhet gjithçka që dëshmon për të kaluarën.
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se ndihej krenar që restaurimi i kësaj xhamie është financuar nga Fondacioni "Behgjet Pacolli". "Jemi mësuar të dëgjojmë që restaurimet e objekteve fetare dhe atyre historike janë realizuar nga fondacionet e huaja. Me këto vepra solidare, padyshim që Allahu i Madhëruar do t'ia bekojë dhe shtojë pasurinë Behgjet Pacollit". Myftiu Tërnava, tha se forcat serbe i dogjën 218 xhami, duke synuar të zhdukin vlerat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Kosovë.
    Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Bahri Sejdiu, tha se ishte koincidencë e mirë që kjo xhami u hap gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke u shërbyer për falje besimtarëve. "Xhamia e Llapit ishte simbol i identitetit të kryeqytetit, prandaj u dogj nga forcat serbe", tha Sejdiu.
    Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kosovës, Baki Svirca, tha se janë përpjekur që gjatë restaurimit të kësaj xhamie të vjetër të kryeqytetit, ta rikthejnë sa më shumë gjendjen para djegies nga forcat serbe. "Në këtë objekt ndërthuren të gjitha vlerat kulturore, historike, etnologjike, arkitekturore e urbanistike. Instituti është i gatshëm që të japë kontributin për restaurimin e xhamive tjera të dëmtuara në kohë të ndryshme", tha Svirca.



    Fjala e Myftiut Naim Tërnava


    Në këtë ditë të Ramazanit, e ndiej veten mirë që gjindem në këtë xhami ku të parët tanë adhuruan Allahun shekuj me radhë. Ata që e dogjën këtë xhami, menduan se do ta djegin edhe imanin tonë, por gabuan. Për dhjetë vjet, nuk kemi bërë ibadet në këtë xhami, por deshti i Madhi Zot, por Behgjet Pacolli, një njeri i madh, një besimtar i mirë që e kuptoi ajetin Kur'anor "Nuk do ta përfitoni mirësinë e Allahut, nëse nuk jepni në udhën e Tij, atë që e doni më së shumti, pasurinë". Pacolli, bashkë me familjen e tij e rindërtuan këtë xhami, në të cilën prej sot do të rifillojë të falënderohet Allahu. Muhamedi (a. s.) ka thënë: "Ai që e ndërton një xhami, një shtëpi për hir të Allahut, Ai do t'ia ndërtoj një shtëpi në Xhenet. Jemi mësuar që do dëgjojmë që organizata të ndryshme të huaja financuan rindërtimin e xhamive, por sot, e falënderojmë Allahun që na bëri të mundur që të themi: Kemi njerëz tanë, që cilët me paranë e fituar me djersë kujdesen për shtëpitë e Zotit. Në Kuran thuhet se ata që japin në rrugën e Allahut, ndërtojnë xhami, shkolla, spitale, siç po bën Fondacioni "Behxhet Pacolli", bëjnë vepra që i ngjajnë një kokrre, prej të cilës dalin shumë kallinj. Mos të mendoj askush që ka shpenzuar në rrugën e Allahut se ka humbë diçka nga pasuria e tij, Allahu i shumëfishon pasurinë. Ne e lusim Zotin që Behxhet Pacollit t'ia shtojë pasurinë, edhe pse është modest. Para dak ditësh, e pyetën Pacollin sa ishte pasuria e tij. U tha: Pasuria ime të "një metër me dy". Këtë e thotë një njeri që vërtet i frikësohet Allahut. E falënderojmë drejtorin e IMK-së, Baki Svirca dhe drejtorin e Kompanisë "MABETEX" për Kosovë, Islam Pacolli, për kontributin e jashtëzakonshëm për restaurimin e Xhamisë së Llapit.
    Behgjet Pacollin e falënderojmë për ndihmën që ka dhënë në rindërtimin e shumë xhamive, përfshirë këtu xhaminë në fshatin Marec. Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë për ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame të Kosovës, sepse serbët na shkatërruan 218 xhami.
    Ka shumë njerëz që tentojn ta zhdukin besimin e Allahut, por le ta dinë se Zoti ka fuqi. Ata nuk do të jenë të suksesshëm nëse e kuptojmë se nuk jemi vetëm praktikues të namazit, të cilëve nuk u intereson asgjë tjetër. Ne kemi përgjegjësi, sepse jemi kombi më i madh islam në Evropë, prej popujve autokton. Ne do t'ia dalim bashkërisht që të tregojmë se jemi të zotë që ta orientojmë drejt besimtarin. BIK-u nuk e pranon vendimin e Bashkësisë Evropiane, i cili kosovarët i la jashtë liberalizimit të vizave.
    Ne shpresojmë që Kuvendi komunal i Prishtinës do të ndajë hapësirën për ndërtimin e Qendrës Islame. Gjithashtu, ne kemi kërkuar partive politike, dhe Kuvendit të Kosovës që të rishqyrtojnë mundësitë për futjen e lëndës fetare në shkolla publike, të cilën nuk e kanë bërë vetëm Kosova dhe Shqipëria. Sivjet, lëndën fetare edhe islame, e ka futë edhe Rusia, atdheu i komunizmit.



    bislame.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •