Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Vitori Ēuri tregon..

    “Letrat e OKB nė Dervician:

    Mbyllni burgjet politike se tmerruat botėn”

    01/09/2009 - 08:14



    •

    Afrim imaj

    “Nė harkun e njė viti mora tre letra nga Nju Jorku. Tė tria me tė njėjtin mesazh. “Mbyllni burgjet politike, se tmerruat dynjanė. Stop pushkatimit pėr motive antikomuniste! Mos e ndaloni besimin fetar!”Mėnyra si Vitori Ēuri e veēon kėtė fakt, pėr njė moment tė krijon pėrshtypjen se ish-zyrtarja e lartė e parlamentit komunist ka pasur rezerva pėr sistemin dhe kursin e ndjekur. Po kjo vetėm pėr pak ēaste. Nė pjesėn nė vazhdim, e moshuara zbulon njė tė vėrtetė krejt tjetėr qė nuk bėn fjalė pėr pozicion politik e qėndrim opozitar, por pėr pėrjetime thjesht personale. E tronditur nga korrespodenca jo e zakontė, Ēuri shprehet se ėshtė nisur menjėherė nė Tiranė pėr t’u konsultuar me shokėt e udhėheqjes. Po dhe aty nuk u qartėsua pėrēka duhej t’i pėrgjigjej OKB-sė. Takimi me Rita Markon, ish-nėnkryetarin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, rezultoi jo produktiv, madje ia shtoi ca mė shumė dilemat. “Ia vura tė tria letrat nė tavolinė, kujton ajo, duke i thėnė se duhej menduar pėr njė pėrgjigje. Pėr dy tre minuta Rita u hodhi njė vėshtrim kalimthi dhe sa pa vulėn e OKB-sė u kthye nga unė: Pse pėr kėtė ke bėrė gjithė kėtė rrugė ti? Nuk ėshtė gjė e vogėl, i thashė. A ėshtė OKB-ja?, pyeti ai me gishtin tregues te nėnshkrimi nė fund tė letrės. Po, ju pėrgjigja. As mos e merr mundimin fare. Se ta dish t’i Vito, OKB-ja ėshtė organizata mė reaksionare e botės”. Gjithsesi, siē shprehet ish-drejtuesja e Kuvendit Popullor, ngjarje befasuese tė kėsaj natyre kanė qenė jo tė pakta nė atė periudhė. Nė vazhdim tė intervistės pėr “Panorama”, Ēuri duke zbardhur njė pjesė tė praktikave zyrtare tė parlamentit komunist, shfrytėzon rastin pėr tė pėrgėnjeshtruar “zbulimin” e njė gazetari tė Tiranės qė e trajton si bllokmene me vila nė Tiranė e Selanik. Nė kėtė pikė kėmbėngul pėr ta hedhur nė ligjėratė tė drejtė atė qė pohon lidhur me pasurinė. “Veē kėsaj shtėpie pėrdhese kėtu nė Dervician, Vitori Ēuri nuk ka pasuri tjetėr, por jeton me pensionin e kooperativės qė nuk i del as pėr ilaēet...”
    Zonja Vitori! Ju morėt mandatin e deputetit nė Kuvendit Popullor kur ishit dekoruar “Heroinė e Punės Socialiste”. Ēfarė pėrfaqėsonte ky status i veēantė pėr njė grua tė thjeshtė nga provinca e minoritetit?
    E keni fjalėn pėr privilegje. Do t’i bieja shkurt pėr mos t’u bezdisur: Pėrveē rrogės nė borderonė e kooperativės dhe dietave kur shkoja nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e Kuvendit
    nuk kam pėrfituar asgjė tjetėr. Bile edhe vet fjalėn privilegje e salltanete, pėr aq sa e kam njohur shqipen, kam mundur ta kuptoj vetėm tani nė vitet e demokracisė. Kam qenė idealiste dhe jam munduar gjithnjė tė jem e sinqertė nė ēdo rrethanė, duke menduar se kėtė e bėnin tė gjithė. Koha tregoi se shumė tė tjerė ndershmėrinė e kishin pėr fasadė, pėr demagogji. Unė Vitoria kam bėrė jetėn time kėtu nė kėtė shtėpi pėrdhese dhe jam ndjerė mirė kur tė tjerėt mė kanė nderuar pikėrisht pėr kėtė mėnyrė jetese...
    Tingėllon disi paradoksale qė njė deputete, ca mė tepėr drejtuese e Kryesisė sė Kuvendit Popullor qė vazhdonte tė bėnte jetėn e njė fshatareje tė thjeshtė nė Dropull...
    Ēdo tė thotė nė shqip kjo fjala paradoksale se nuk e kuptoj mirė...
    E pabesueshme. Qė do tė thotė se sot ėshtė e vėshtirė tė besohet qė njė deputete qė drejtonte seancat e Kuvendit Popullor e ngryste jetėn si gratė e tjera nė provincė. Nuk pėrfitonit rrogė tė lartė, nuk kishit makinė zyrtare, bodigard...
    Sa pėr rrogėn, ja u shpjegova. Pėr kėtė rojėn personale as qė bėhej fjalė fare. Lidhur me makinėn personale, nuk mund ta imagjinoja kurrė. E tillė isha gatuar. Nė asnjė mėnyrė nuk e shikoja detyrėn si mundėsi pėrfitimi, por si angazhim moral e shpirtėror pėr tė bėrė mė tė mirėn e mundshme pėr njerėzit dhe popullin tim...
    Pak a shumė kėshtu mundohet tė justifikohet pjesa mė e madhe e funksionarėve tė lartė tė regjimit komunist...
    I kam dėgjuar edhe unė dhe tė them tė drejtėn pėr ata qė i njoh e mė ka lidhur puna me ta mė vjen neveri nga justifikime tė tilla. Tė fshehėsh pėrfitimet e paligjshme qė bėheshin nė atė kohė nė emėr tė postit zyrtar, ėshtė njėlloj si tė fshihesh pas gishtit nė njė ditė me diell. Sidoqoftė, ėshtė puna e tyre. Unė e them me plotė gojėn qė nuk kam qenė kurrė pjesė e kėsaj kategorie. Ata qė mė njohin, bashkėfshatarėt, ish kolegėt e miqtė, e dinė mirė ēfarė ka pėrfituar Vitoria nga posti zyrtar...
    Sidoqoftė, nuk mund tė ishit tėrėsisht jashtė kėtij sistemi. Bie fjala, nuk ndodhte asnjėherė qė Vitoria tė shėtiste me makinėn e parlamentit fėmijėt e tė afėrmit...
    Nuk e di pėr ēfarė makine e keni fjalėn, se unė asnjėherė nuk kam pasur nė dispozicion makinė zyrtare...
    Makinėn qė ju ēonte nė mbledhjet e seancave tė Kuvendit...
    Vitori Ēuri pėr 16 vite qė ka qenė deputete e nėnkryetare e Kryesisė sė Kuvendit Popullor, ka udhėtuar nga Derviciani nė Tiranė me autobus dhe tren si gjithė tė tjerėt. Qė tė jem e sinqertė deri nė fund ka pasur disa raste qė kam rrugėtuar me makinėn e Flamur Ēanit, kur ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv.
    Asnjėherė nuk kam kėrkuar nga administrata e parlamentit mjet zyrtar. Bile e kam quajtur tė jashtėligjshme udhėtimin me vetura zyrtare. Nė fund tė fundit shteti na i jepte lekėt e biletave tė udhėtimit, pavarėsisht se rruga me veturė mund tė ishte mė komode...
    Po tani a pėrfitoni pension tė veēantė si ish-deputete dhe Heroinė e Punės Socialiste?
    Nė kėtė rast do kisha hezituar t’u pėrgjigjesha, por para disa ditėsh mė ka ngacmuar njė kolegu juaj nė Tiranė duke mė quajtur bllokmene me disa vila nė Shqipėri e Greqi, prandaj e shoh tė udhės t’u tregoj “kapitalet” e mija. Tė vetmet tė ardhura qė marr janė ato qė pėrfitoj nga pensioni i kooperativės dhe njė shpėrblim modest si veterane e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Tė dyja bashkė nuk arrijnė 150 mijė lekė tė vjetra. A mė dalin, mund tė thuash. Pėr shpenzimet qė kam, do tė thosha se janė tė mjaftueshme. Po kjo puna e ilaēeve ma prish pak terezinė. Prap se prap kur shikoj se ka dhe mė keq, i them vetes se jam mirė. Nuk jam natyrė qaramane siē bėjnė disa, qė vend e pavend ankohen me zė tė lartė...
    Tė kthehemi te parlamenti. Sa deputetė kishte nė atė periudhė Kuvendi i Shqipėrisė?
    Gjithsej ishin 250 deputetė qė pėrfaqėsonin po kaq zona zgjedhore qė mbulonin rajonet kompakte tė territorit tė vendit. Unė isha deputete e zonės sė Dropullit qė popullohej nga minoritarė. Njė periudhė kam pėrfaqėsuar fshatin Lazarat nė Parlament...
    Si funksiononte parlamenti nė atė periudhė?
    Ai mblidhej dy apo tre here nė vit. Njėra nga seancat destinohej pėr miratimin e buxhetit tė shtetit, tjetra pėr shqyrtimin e dekreteve tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Kishte raste tė rralla qė parlamenti bėnte dhe ndonjė mbledhje jashtė radhe. Nė periudhėn midis dy seancave funksiononte presidiumi i Kuvendit Popullor, tė cilin deri nė vitin ‘82 e drejtoi Haxhi Lleshi qė njihej ndryshe si president i vendit. Pas tij e deri nė fund tė parlamentit komunist, presidiumi u drejtua nga Ramiz Alia. Kuvendi nga ana e vet kishte kryesinė e tij, e cila drejtonte punimet e seancave parlamentare. Unė pėr shumė kohė kam qenė nėnkryetare e Kuvendit. Ishte si tė thuash njė kuvend qė funksiononte krejt ndryshe nga parlamenti i sotėm. Gjithēka qė shqyrtohej e miratohej aty bėhej nė njė farė mėnyre formalisht, pasi tė gjitha procedurat, ligjet e dekretet pėr tė cilėn ne votonim ishin formuluar e pėrcaktuar mė parė nė linjėn partiake. Fabula komuniste “Partia mbi ēdo gjė” nėnkuptonte se tė gjitha institucionet shtetėrore, duke filluar nga Kuvendi Popullor, ishin thjesht zbatuese tė direktivave tė KQ, tė Byrosė Politike dhe forumeve tė tjera tė partisė. Ishte koha e Partisė-shtet...
    Me njė fjalė vetėm dy tre herė nė vit u duhej tė udhėtonit pėr nė Tiranė...
    Nė Tiranė nuk vinim vetėm pėr seancat e radhės sė Kuvendit, por edhe pėr mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ato ishin tė shpeshta. Unė pėr shumė kohė kam marrė pjesė nė komisionin e bujqėsisė. Problemet e saj nė atė periudhė vlerėsoheshin tė dorės sė parė. Kuptohet nė kėto komisione nuk debatonim gjatė si nė rastin e parlamentit tė sotėm, por bėnim njė shqyrtim nė parim tė materialeve qė pėrgatiteshin nga sektori pėrkatės i KQ dhe Ministria e Bujqėsisė, pėr t’ia kaluar pėr ti vėnė vulėn nė seancė plenare. Ishte mė shumė njė takim rutinė qė nuk zgjaste shumė. Madje kishte raste qė nė Tiranė vinim nga ana e anės vetėm pėr 20 minuta mbledhje...
    Ju ishit njė nga drejtuesit kryesor tė Kuvendit Popullor qė jetonit larg Tiranės. A kishit vėshtirėsi nė pėrmbushjen e detyrimeve zyrtare qė pėrmbante ky funksion i rėndėsishėm?
    Mė shumė se njė funksion i rėndėsishėm, ka qenė njė pozicion pėrfaqėsues, pasi siē e shpjegova, Kuvendi nė kohėn e “partisė-shtet” nuk kishte ndonjė peshė tė madhe. Me sa e vlerėsoja, pėrzgjedhja ime nė kėtė detyrė, ndėr tė tjera kishte nė mes domethėnien e pėrkatėsisė etnike. Nė njė farė kuptimi, ishte diēka pėr aparencė, pėr sfond pėr tė krijuar pėrshtypjen tek tė tjerėt se minoriteti respektohet rigorozisht. Megjithatė, brenda kontureve tė kohės, punova me pėrkushtim pėr ta pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht zėrin e zgjedhėsve tė mi.
    Po si funksionare e lartė e parlamentit, si operonit me procedurat zyrtare, me korrespodencėn, me dokumentet e tjera nė kushtet e njė distance kaq tė madhe?
    Me telefon, me postė. Pėr gjithēka merrja dijeni aty ku isha. Bile jo vetėm korrespodencėn e brendshme qė nisej nga Tirana, por edhe atė qė vinte nga jashtė. Po, po edhe nga Nju Jorku mė vinin letrat nė Dervician...
    Letra nga Nju Jorku nė Dervician...
    Tre tė tilla mė kanė ardhur brenda njė viti, bile drejtpėrdrejt nga OKB-ja zyrtarisht. Si tani e kam parasysh pėrmbajtjen e tyre. Tė tria nė njė linjė. Nuk e mbaj mėnd fjalė pėr fjalė tekstin e tyre, por thelbi kishte tė bėnte me represionin, qė sipas tyre, vazhdonte tė ushtrohej nė Shqipėri duke shkelur brutalisht tė drejtat e njeriut. Mė kujtohet fare mirė mesazhi qortues i tyre: “Mbyllni burgjet politike, se tmerruat dynjanė. Stop pushkatimit pėr motive antikomuniste! Mos e ndaloni besimin fetar!”. Nuk mė kishte ndodhur tjetėr herė tė ballafaqohesha me probleme kaq delikate dhe tė them tė drejtėn u trondita jo pak kur u njoha me pėrmbajtjen e tyre. Si mora letrėn e parė, mendova ta kaloja nė heshtje. Kur nuk kaloi shumė kohė, mbėrriti e dyta “toidhjo” si e para. Shkova fillimisht nė Komitetin e Partisė sė rrethit dhe bisedova me Sekretarin e Parė. Lere njė herė pėr njė herė, mė kėshilloi ai, duke aluduar pėr ndonjė provokim nga qarqe antishqiptare. Ashtu bėra. E lashė unė, por nuk mė la OKB-ja. Erdhi letra e tretė. Atėherė u binda qė kishim tė bėnim me diēka tepėr serioze dhe tė them tė drejtėn u vura nė siklet tė madh. Mė pa im shoq tė merakosur dhe u interesua pėr ēėshtjen qė mė shqetėsonte. I tregova tė tre letrat dhe aty pėr aty i kėrkova tė me jepte njė mendim. Kjo nuk ėshtė punė fshati e kooperative, mė kėshilloi ai. Duhet tė shkosh nė qeveri, aty lart, e ta diskutosh me pėrgjegjėsi me krerėt e vendit. Mė bindi dhe qysh tė nesėrmen hipa autobusin dhe mbėrrita nė Tiranė...
    Me kė e diskutuat kėtė ēėshtje nė Tiranė dhe ēfarė u rekomanduan pėr pėrgjigjen qė kėrkonte OKB-ja?
    Nė fakt kėrkova takim me tė madhin, por mė thanė ta konsumoja problemin me Rita Markon, i cili kryente detyrėn e zėvendėskryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Shkova te Rita. I thashė se kam njė problem serioz. Pa hė, ja bėri ai indiferent. Nxora nga ēanta tre letrat e OKB-sė dhe ja zgjata te tavolina e tij, duke i thėnė se duhej menduar pėr njė pėrgjigje, e cila kishte nevojė pėr konsultime me udhėheqėsit e lartė. Pėr dy tre minuta Rita u hodhi njė vėshtrim kalimthi dhe sa pa vulėn e OKB-sė u kthye nga unė: Pse pėr kėtė ke bėrė gjithė kėtė rrugė ti? Nuk ėshtė gjė e vogėl, i thashė unė. A ėshtė OKB-ja?, pyeti ai. Po, ju pėrgjigja. Asnjė gisht letėr mos i dėrgo. Se ta dish ti Vito, OKB-ja ėshtė organizata mė reaksionare e botės. Pastaj Rita shtoi dhe diēka tjetėr, si pėr tė shprehur kompetentin dhe mė tha tė kthehesha e qetė nė Dervician. Po tė vijnė dhe herė tė tjera letra tė tilla?, e pyeta unė duke dalė. Sa tė jenė me vulėn e OKB-sė futi nė sobė dhe mos u lodh me to. Kaq ishte puna e letrave. Po sidoqoftė puna nuk mbeti me kaq...
    vijon nesėr


    Unė, bllokmenja Vitori Ēuri
    Njė gazetar i njohur nė Tiranė bėri njė shkrim ku mė quante bllokmene. Bile thoshte qė Vitoria ka vila nė Tiranė e Selanik. Dikush ja ka vėnė nė vesh. Po pse nxitohesh, more bir i nėnės. Hajde e takoje Vitorinė sa ėshtė gjallė. E ke hapur portėn si nė shtėpinė tėnde. Kur tė vish ato vilat qė tė kanė gėnjyer, do tė pėrmblidhen nė kėto 50 metra katror qė ka shtėpia ime 100-vjeēare. Sa pėr milionat nėna do tė tė tregojė borderorė e pensionit tė kooperativės. Kam dhe njė shpėrblim tjetėr, qė mos tė gėnjej, atė si ish-pjesėmarrėse e Luftės Nacionalēlirimtare. Tė dy bashkė nuk i kalojnė 150 mijė lekė tė vjetra.

    panorama


    '
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    ed rama sipas nje videoje del se e flet greqishten si bilbil kur pershendet kongresin e socialisteve grek mirpo tani del nji gje e re shum e habitshme. vitori curi thot se dhe enveri e qante greqishten.
    ?????

    sa prapa botes paskemi qene ne.


    vazhdon vitoria:



    “Urdhri politik qė tronditi Dropullin:


    Tufėzoni gomarėt e Dervicianit”


    02/09/2009 - 07:55



    •

    Afrim imaj

    “Ishte fillimi i viteve ‘80, kur raportuam pėr tufėzimin e bagėtive. Nė aksionin qė kishte pushtuar vendin pėr ta bėrė fshatin si qyteti, Dropulli ishte ndėr tė parėt. Nė pak muaj futėm nė tufa kolektive tė gjitha delet, lopėt e qengjat dhe kur prisnim pėrgėzimet e rastit, na plasėn shuplakėn fytyrės: “Pse nuk keni tufėzuar gomarėt!”
    Ky moment disi komik nė rrėfimin e Vitori Ēurit, vjen natyrshėm megjithėse me njė dozė rezerve kur vjen puna tek emri i zyrtarit qė i ka qortuar. Fakti qė ngjarja ka pėr protagonist ish-sekretarin e Parė tė Rrethit, i mjafton t’i pėrmendė vetėm funksionin. Pastaj risjell me detaje ndėrhyrjen e tij, qė e tipizon me fjalėn greke “Parathoksos”, qė do tė thotė paradoks, absurditet. “E hoqi rruga dhe erdhi njė ditė sekretari i Parė nė Dervician. Do bėnte njė takim me mėsuesit e zonės. Sa u fut nė qendėr tė fshatit, u habit nga tufa e gomarėve pėrqark dhe harroi objektin e mbledhjes. U nxeh menjėherė dhe duke u hakėrryer me ashpėrsi u shpreh: “Kemi thėnė se kemi tufėzuar gjithēka, po paskemi taborė me gomarė jashtė tufave kolektive”. Foli e foli dhe i ra tavolinės me grusht. “Kemi mashtruar partinė”, shtoi dhe porositi instruktorin qė kishte me vete pėr urdhėruar tufėzimin e gomarėve brenda 24 orėve. E kujton me detaje kėtė ngjarje ish-drejtuesja e Parlamentit komunist, se gjatė kėsaj pėrplasje me sekretarin e Parė, i shoqi u penalizua me largimin nga puna si mėsues. Pėrtej kėtij momenti, Ēuri tregon pėr “Panorama” disa aspekte tė panjohura nga praktika e Parlamentit komunist dhe rolin e saj si pėrfaqėsuese e minoritetit grek nė tė. Bisedat nė greqisht me Enverin nė pushimin e seancave kanė qenė nga episodet mė tė ndjera pėr tė moshuarėn, e cila ka ēmuar siē thotė, artikulimin e shkėlqyer qė diktatori i bėnte gjuhės sė saj....
    Zonja Vitori! Kur u zgjodhėt deputete, siē pohuat, nuk dinit shqip. Si munde tė pėrmbushje detyrėn e pėrfaqėsueses sė zonės sė minoritetit nė njė Parlament ku tė gjitha procedurat ishin nė gjuhėn shqipe?
    Nė fakt, kur u zgjodha pėr herė tė parė deputete nė vitin ‘174, pothuaj se nuk dija shqip fare me pėrjashtim tė disa fjalėve tė zakonshme tė komunikimit tė pėrditshėm. Fillimisht administrata mė ndihmoi me njė pėrkthyes nėpėrmjet tė cilit merrja vesh pėr ēfarė diskutohej gjatė seancave parlamentare. Mė vonė, kur u zgjodha nėnkryetare e Kryesisė sė Kuvendit, u desh qė tė kumtoja vetė nė foltoren e Kuvendit. Kėtu pėrkthyesi nuk bėnte mė punė...
    Pra, filluat tė flisni greqisht nė Parlament...
    Greqisht nuk kam folur asnjėherė nė Kuvend, madje as nė mbledhjet e ngushta tė komisioneve parlamentare nuk e kam pėrdorur gjuhėn e nėnės.
    Atėherė...
    Komunikoja me njė metodė tė veēantė. Ajo sot mund tė duket qesharake, por nė atė kohė ma imponoi nevoja dhe u bėra skllave e saj. Fillimisht e konceptoja diskutimin nė greqisht, e rishkruaja disa herė dhe kur i jepja dorėn e fundit e hidhja nė letėr tė pastėr me germa tė mėdha. Nė Kuvend, kur diskutoja nuk bėja gjė tjetėr vetėm leximin e fjalėve shqip tė formuluara me germa greke. Kuptohet kishte vėshtirėsi, por me kalimin e kohės ia mora dorėn dhe gati nuk e merrte vesh njeri qė teksti qė artikuloja nuk ishte me germa shqip...
    Kishte ndodhur ta ndėrprisje diskutimin nė mes?
    Kishte raste qė ngecesha pėr njė moment, por aty pėr aty e rimerrja radhėn e mendimit pa rėnė nė sy tė sallės. Shumė herė ky defekt humbiste nė theksin e veēantė qė i japim shqipes ne minoritarėt. Sidoqoftė, kam kaluar dhe situata kritike. Mbaj mėnd njė tė tillė nė Kongresin e Kooperativave Bujqėsore. Mė kishin caktuar tė diskutoja e dyta. Nė fillim hezitova. Mė thanė se ishte porosi e Enverit. U ngrita duke artikuluar me metodėn time. Njė ēast, kur lexoja pjesėn pėr kapėrcimin e vėshtirėsive nga bllokada e jashtme, ngeca te fjala vėshtirėsi. Mbi tre katėr herė u riktheva te rrokjet “Vėshi...” Vėshtri...” bile pa e qartėsuar akoma vazhdova mė tej. Si mbarova erdhi e mė takoi Enveri. Tė lumtė, mė tha nė greqisht. Ti di jo vetėm tė flasėsh bukur, por mbi tė gjitha di tė punosh bukur...
    Pse dinte greqisht Enveri...
    Me Enverin kam komunikuar nė greqisht nė tė gjitha takimet qė kam pasur. Ai e dinte gjuhėn greke sa dhe unė. Po, po e pėrvetėsonte mjaft mirė. Sa herė bisedoja me tė gjatė pushimit tė seancave parlamentare, asnjėherė nuk kemi folur shqip, por greqisht. Kam dhe njė histori tjetėr me greqishten e Enverit. Gjatė vizitės nė Grapsh nė ‘78, u organizua njė takim i veēantė me kuadrot e Dropullit. I lajmėruam ata dhe u mblodhėn nė njė sallė. Ende pa ardhur Enveri, mė thanė se ndjeheshin keq pasi pjesa mė e madhe nuk dinte shqip. Flisni greqisht, u thashė, se Enveri e di mirė gjuhėn tonė. Ata u befasuan pėr njė ēast. Filloi takimi. Fund e krye biseda u bė nė greqisht. Kjo ishte befasuese pėr ta...
    Po gjatė takimeve me delegacione tė huaja nė ēfarė gjuhe komunikoje?
    Kishte shumė delegacione qė vendin e vinin, por tė them tė drejtėn prania ime nė takimet me to, mė shumė ishte formale. Aty gjithēka bėhej nė shqip dhe pastaj pėrkthehej. Unė kuptoja aq sa mundesha, bile dhe kur dikush mė pyeste pėr diēka, pėrgjigjen e jepja nė shqip dhe pėrkthyesi bėnte punėn e tij...
    Kėshtu edhe kur shkonit me delegacione jashtė vendit...
    E vėrteta ėshtė se pėr 16 vite sa kam qenė nė kėtė detyrė, asnjėherė nuk kam pasur rastin tė dal jashtė shtetit. Bile dhe njė herė qė u bėra gati pėr tė udhėtuar me njė delegacion pėr nė Kinė, se si erdhi puna dhe ditėn e fundit mė ndėrruan me njė tjetėr...
    As nė Greqi nuk keni shkuar?
    Mos ma zėr nė gojė atė vizitėn e Greqisė, se kam njė histori jo tė kėndshme me tė. Ftesėn e parė nga Athina ma ka bėrė gazetari i njohur grek Pandeli Pandelio. Pata rastin ta takoj kur ishte pėr herė tė parė nė Shqipėri. Erdhi deri nė Dervician pėr tė biseduar me mua. I dhashė njė intervistė pėr trajtimin e minoritetit. Nė fund mė pyeti nėse kisha dėshirė tė vizitoja Greqinė. Do ta mirėprisja njė ftesė tė tillė, i thashė. Iku Pandeliu dhe kur kisha harruar ēfarė kisha fol me tė, mė thirri me urgjencė sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė. Po ti, mė tha qortueshėm, ke kėrkuar tė shkosh nė Greqi. Mbeta ngushtė dhe nuk dija ēfarė t’i thosha. Nuk mbaj mėnd si ju pėrgjigja atė moment, por me sa konstatova, lajmi nga Athina nuk ishte pritur mirė nė linjė partie. Mjaftoi ky sinjal pėr ta kaluar nė harresė punėn e Greqisė. Kaluan kėshtu 10-15 ditė. Nė krye tė muajit, gjatė njė aktivi partie nė Goranxi, veē kur doli prapė...
    Si e kishte marrė vesh Sekretari i Parė ftesėn pėr tė vizituar Greqinė, kur ajo nuk kishte mbėrritur akoma tek ju?
    Ftesa kishte ardhur nė rrugė zyrtare nė Tiranė. Qė aty kishte filluar lėvizja. Pastaj ēėshtja i ishte besuar Sekretarit tė Parė. Atij i kishin ēuar dhe revistėn ku Panajot Pandelio kishte botuar intervistėn me mua. Me sa duket, paragrafi i fundit tė saj me pėrgjigjen pohuese ndaj kėrkesės sė Panajotit nėse kisha dėshirė pėr tė vizituar Athinėn, ishte vlerėsuar negativisht nga strukturat e larta partiake...
    Pėrfundimisht u kalua nė harresė ftesa pėr tė vizituar Athinėn?
    E harrova unė, por procedurat zyrtare, nuk mund tė mbylleshin lehtė. Ftesa vėrtetė ishte personale, por protokolli i vendit fqinj duke respektuar pozicionin zyrtar qė kisha, e mbante tė hapur pėr sa kohė nuk kishte njė pėrgjigje. Kėtė me sa dukej e dinin mirė ustallarėt e Tiranės dhe i dhanė rrugė me format e tyre. U ndjeva keq kur e mora vesh, por ēfarė tė bėja. Ma tha njėri nga sekretarėt e Komitetit tė Partisė nė atė aktivin e Goranxisė. Mė ftoi pėr kafe gjatė njė pushime dhe nė konfidencė mė njohu me pėrmbajtjen e njė telegrami qė i adresohej Athinės nė emrin tim. Po, po, bile nė fund ishte hedhur dhe njė shkarravinė nė vend tė firmės time. Po ēfarė shkruhej nė tė? Gjoja sikur unė pėr momentin isha e zėnė me angazhime tė rėndėsishme dhe nuk mund tė shkėputesha. Nė rastin mė tė parė qė do mė krijohet mundėsia, mbyllej telegrami me nėnshkrimin e sajuar, do tė vizitoj Greqinė. Kishte edhe datėn, e cila i korrespondonte njė muaji mė parė.
    Ēfarė ėshtė kjo?, i thashė sekretarit tė Partisė pa e fshehur fyerjen. Nė tė mirė tė punės, tė Partisė, reagoi ai me njė ton serioz. Pse unė kukull jam, shtova e revoltuar. Sakaq filloi tė mė tregojė pėr anėn delikate ēėshtjes, pėr praktikėn qė ishte ndjekur me ambasadėn greke dhe pėr t’i vėnė kapak e mbylli me porosinė e veēantė, qė sipas tij kishte dhėnė Ramiz Alia pėr kėtė procedurė. Me kaq mori fund historia e ftesės pėr tė vizituar Athinėn...
    Keni pėrjetuar raste tė tjera tė kėsaj natyre?
    Nė njė farė kuptimi unė kam qenė pjesė e strukturave drejtuese tė sistemit tė kaluar, pavarėsisht se deri ku mė dėgjohej fjala dhe nuk mė shkon tė bėj tani tė pakėnaqurėn apo disidentin, siē i thonė asaj fjalės. Fakti ėshtė se sjellje tė tilla ishin si tė thuash bashkudhėtare tė asaj kohe. Kishte bile dhe mė tė ēuditshme se puna e ftesės sė Athinės. “Parathoksos”, i themi nė greqisht. Nuk mė kujtohet si i thonė nė shqip shprehjes qė tregon pėr vendime e veprime tė mbrapshta e tė pamenduara qė krijojnė pasoja. Diku afėr nė mos gabohem me fjalėn marrėzi...
    Si ish-funksionare e lartė, qė bėnit ndėrkohė jetėn e fshatares sė thjeshtė, si i pėrjetonit kėto sjellje tė pamenduara?
    Shpirtėrisht, tė them tė drejtėn nuk jam pajtuar asnjėherė, por kam menduar se me kalimin e kohės do tė evitoheshin. Nė fshat sidomos vitet e fundit tė regjimit, sjellje tė kėsaj natyre arritėn kulmin. Ēfarė nuk hoqėn nė kurriz fshatrat e gjorė. Nuk e di a u kujtohet fushata e famshme e tufėzimit aty nga fillimi i viteve ‘80. Na morėn lopėt, delet, pulat, qengjat dhe o burra “ta bėjmė fshatin si qyteti”. U bėmė njėlloj vėrtetė, por pėr nga fukarallėku, jo nga qytetėrimi. Kriza pėr qumėshtin, djathin e mishin pushtoi qytetin e fshatin bashkė. Ajo u shfaq qė nė muajt tė parė tė aksionit fantazmė. Pati reagime kritike, u dėgjuan zėra, u ekspozua defekti, por pėr kiamet se e mori njeri mundimin pėr tė reflektuar. Bile kur menduam se diēka mund tė korrigjohej, udhėheqja u kujtua se kishin mbetur pa tufėzuar dhe gomarėt(!). Nė Dervician atėherė, gomarėt pėrdoreshin masivisht jo vetėm si kafshė pune, por edhe nė rolin e biēikletės si nga gratė dhe nga burrat. Bėheshin rreth 200-300 tė tillė nė mos gabohem. Prania e tyre binte nė sy sa futeshe nė Dervician. Nė zonėn e Gjirokastrės ishte futur nė zhargonin e pėrditshėm shprehja “si gomarėt e Dervicianit”. Po ndodhi njė ditė qė me fatin e tyre u mor drejtpėrdrejt sekretari i Parė i Rrethit dhe plasi njė zallamahi jo e vogėl...
    Pra, sekretari i Parė urdhėroi tufėzimin e gomarėve tė Dervicianit dhe i futi nė vathė...
    Ėshtė njė ngjarje disi komike kjo puna e tufėzimit tė gomarėve nė ‘82-in. Ishte koha kur rrethi i Gjirokastrės kishte raportuar i pari nė shkallė vendi pėrfundimin e tufėzimit tė bagėtive. E hoqi rruga njė ditė sekretarin e Parė nė Dervician. Nė mos gabohem vinte pėr tė marrė pjesė nė njė takim me arsimtarėt e zonės. Sa hyri nė qendėr tė fshatit i ra nė sy tufa e gomarėve qė kulloste rreth e qark. Pėr njė moment harroi objektin e mbledhjes dhe filloi tė hakėrrehej me ashpėrsi: “I kemi raportuar partisė se kemi kolektivizuar gjithēka, kur paskemi taborė me gomarė jashtė tufave kolektive”. Foli e foli dhe kur pa qė nuk i ndėrhyri njėri u ngrit dhe i ra tavolinės me grusht. “Kemi mashtruar partinė”, tha dhe aty pėr aty porositi zyrtarin qė kishte nė krahė pėr urdhėruar tufėzimin e gomarėve brenda 24 orėve. Pas njė pauze tė shkurtėr, u ēua im shoq, Dhimitri dhe sugjeroi pėr ta parė mė me kujdes ēėshtjen, pasi me tufėzimin e gomarėve do tė rėndoheshin me punė gratė e fshatit dhe do fillonin tė ngarkoheshin si qėmoti. “Ē’janė kėto broēkulla”,- qortoi Sekretari i Parė. Po u nxeh dhe Dhimitri qė nuk ta pėrtonte kur ja hipte nė kokė. “Ti po saboton direktivėn e Partisė”,- iu hakėrrye sekretari Partisė dhe sa mori vesh qė ishte arsimtar i komunikoi pushimin e nga puna...
    Kush ishte ky sekretari i Partisė qė bėri kiametin pėr gomarėt e Dervicianit?
    Janė gjėra tė kaluara kėto e nuk mendoj se ėshtė me interes t’i lakoj me emra personazhet e tyre. Tė thashė se aty urdhėroi pezullimin nga puna tė tim shoqi. Tė nesėrmen bashkė me sekretarin e Parė, ndoqėm njė mbledhje nė brigadėn e vreshtave nė Peshkėpi. Pėrplasja pėr punėn e gomarėve njė ditė mė parė, ishte hapur me bujė qė atė mbrėmje. Dikush e zuri nė gojė edhe aty, kuptohet larg e larg. Njė tjetėr me takt i kujtoi sekretarit tė Parė se mėsuesi, qė kishte pezulluar nga puna nė Dervician ishte burri i shoqes Vito. Pastaj biseda mori rrjedhė tjetėr dhe filluam tė flasim pėr problemet e frutikulturės...
    vijon nesėr


    Me Enverin flisja vetėm greqisht

    Nuk e di pse Enveri pohoi qė s’dinte greqisht kur erdhi nė ‘78 nė Grapsh tė Dropullit. Unė jam takuar e kam folur me dhjetėra herė me tė. Nė tė gjitha rastet kemi biseduar nė gjuhėn greke. Ai e artikulonte mrekullisht, madje njėlloj si unė. Ndodhi njė herė nė kohėn kur ndėrronim teserat e partisė, qė njė pjesė e komunistėve minoritarė shėnuan kombėsinė shqiptare nė dokumentin e anėtarėsisė. E mori vesh Enveri dhe mė tha se duhej riparuar urgjentisht. “Ju jeni kombėsia greke, nuk ka pse tė gėnjejmė Partinė”, qortoi ai dhe menjėherė u bėnė korrigjimet pėrkatėse.


    Ēfarė mė tha Mehmet Shehu nė Dervician nė ‘69
    Mehmet Shehu, ishte ndėr tė parėt zyrtarė tė lartė qė vizitoi Dervicianin. Ishte viti 1969 kur erdhi pėr tė marrė pjesė nė analizėn vjetore tė kooperativės. Tėrė kohės dėgjonte me vėmendje dhe mbante shėnime. Aty-kėtu edhe ndėrhynte. Me sa dukej, i njihte mirė problemet e bujqėsisė. Fliste me pasion dhe nė tė gjitha rastet mundohej tė ishte i saktė nė atė qė thoshte. “Dropulli ėshtė njė hambar i madh, i begatė, por na duhet akoma punė pėr t’i dhėnė pamjen e duhur”, u shpreh nė fund tė analizės. Pastaj rreshtoi njė sėrė investimesh qė qeveria kishte planifikuar pėr bonifikimin, krijimin e depozitave vaditėse, hapjen e tokave tė reja, pėr modernizimin e teknikės bujqėsore etj. Aty pėr aty na kujtoi se njėherazi duhej tė stėrviteshim dhe pėr mbrojtjen. Rreth kėsaj ēėshtje folėm mė gjatė pas mbledhjes kur po pinim kafe me njė rreth tė ngushtė kuadrosh. Aty na shpjegoi se nė Tiranė ishte pėrgatitur njė plan pėr t’i bėrė tė dyja faqet e vargmaleve tė Dropullit nė njė amfiteatėr me bunker.
    Nė atė kohė na dukej si legjendė, por shumė shpejt u realizua. Nga ato ēaste me Mehmetin, mbaj mėnd porositė e tij pėr emancipimin e gruas. Dropulli, mė tha mua, i ka tė gjitha kushtet pėr t’u bėrė shembull nė kėtė aspekt. Nė fund nuk harroi tė ngrinte dollinė pėr “vėllezėrit minoritarė” dhe shtoi diēka pėr miqėsinė e hershme, qė kishte pasur nė luftėn e Spanjės me njė prej djemve tė kėsaj zone...

    panorama
    Where does a thought go when it's forgotten?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •