Deputeti dhe botuesi Nikollė Lesi, i cili u kthye nga njė vizitė zyrtare nė krye tė njė delegacioni parlamentar nė Tajvan, tha dje se "qeveria shqiptare duhet tė fillojė negociatat pėr lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me kėtė shtet, i cili ndonėse ėshtė pak mė shumė se Shqipėria si sipėrfaqe, renditet i 14-ti nė botė pėr fuqi ekonomike. Ai tha se akuzat qė Nano u bėri deputetėve Muēi e Bello kishte tė bėnte problemet qė krijonte vizita e deputetėve me Kinėn, e cila ėshtė anėtare e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe ka njė votė pėr ēėshtjen e Kosovės. Lesi sqaron se "nuk flitet pėr tė prishur marrėdhėniet me Kinėn. Duhet qė politika e jashtme shqiptare tė shikojė mundėsinė e fillimit tė marrdhėnieve me Tajvanin pėr tė pėrfituar ndihmė ekonomike pėr Shqipėrinė. Tajvani ofron pėrafėrsisht 1 miliard dollarė investime si dhe zgjidhjen e problemit tė KESH-it. Pse tė hezitojmė, ndėkohė qė nga Kina nuk kemi asnjė ndihmė qė prej vitit 1978?". Ditėn qė delegacioni shqiptar vizitonte Tajvanin, njė delegacion i komunistėve kinezė takoi me urgjencė Ruēin, Berishėn e Metėn pėr tė parė nėse vizita ishte private apo e inicuar nga qeveria. Drejtuesit shqiptarė u shprehėn se janė pėr njė Kinė, por nėnteksti i ministrit Meta tė linte shijen edhe pėr bisedime mė shtetin e vogėl prej 22 milionė banorėsh. Nga datat 14- 18 janar tė kėtij viti nė Tajvan ishin ,pėrvec deputetėve shqiptarė, edhe deputetė italianė, francezė, portugezė, danezė, tė Parlamentit Europian. Ishin edhe katėr kongresmenė amerikanė tė lobit tė presidentit tė SHBA, Bush. Delegacionit shqiptar iu rezervua njė pritje e vecantė nga ministri i Jashtėm dhe zv/kryetari i parlamentit. Ata, nėpėrmjet deputetėve socialistė Muēi dhe Bello, ofruan njė ftesė pėr zotin Nano nė Tajvan, vizitė e cila pritet tė kurorizohet me nėnshkrimin e investimeve nė KESH, apo nė financimin nė vlerėn prej 350 milionė dollarėsh tė rrugės Durrės - Kukės. Deputeti Lesi thotė se po pėrgatitet njė grup tjetėr deputetėsh, gjithsej 23, qė do tė vizitojnė Tajvanin.
Krijoni Kontakt