Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 108
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    UçK-ja nuk është Fondamentaliste

    UçK-ja nuk është Fondamentaliste

    Eshtë dhe kjo një tezë që ka filluar të rigjallërohet shumë kohët e fundit. Përhapësit e kësaj teze janë në shumicën dërrmuese jashtë Shqipërisë. Përhapësit e kësaj teze mbështeten në faktin tashmë të njohur se shqiptarët e Kosovës janë shumica muslimane si dhe në krahasimet e luftës që bën UçK-ja me luftën që u zhvillua në Bosnjë, Ceçeni, Kurdistan dhe Afganistan. Edhe kjo është një tezë që nuk përputhet aspak me realitetin e UçK-së.


    Kurani dhe Flamuri Kombëtar



    Le tu referohemi fakteve.

    Fakti i parë : Në morinë e krahasimeve të luftës që bëhet në Kosovë, nga disa politikanë dhe analistë, ka filluar të përdoret dhe shëmbulli i luftës së popullit çeçen, për pavarsi nga Rusia. Megjithë ngjashmëritë, lufta e popullit çeçen, nuk ngjan me luftën e popullit të Kosovës. Ka disa arsye aktuale dhe historike. Lufta e popullit çeçen kundër Rusisë, thelbi i saj çlirimtar, u mbulua nga velloja fetare, nga muslimanizmi. Edhe Xhokhar Dudajevi, edhe i moderuari Asllan Maskadov edhe fundamentalisti Shamil Basajev, që të tre si doktrinë të tyre përdorën Kuranin. Ndërsa populli i Kosovës dhe drejtuesit e tij, qoftë të UCK-së, apo qoftë politikanët e tjerë, si mbulesë të luftës së tyre çlirimtare kanë antifashizmin.

    Fakti i dytë : Në luftën e zhvilluar në Bosnjë, u përzie lufta civile me luftë fetare. Eshtë e njohur doktrina e Alija Izetbegoviçit mbi kombin musliman. Kësaj ju përgjigj dhe ana serbe dhe kroate mbi kombin e krishterë. Ndërsa populli shqiptar në Kosovë zhvillon një luftë të pastër çlirimtare. Doktrina e luftës së tij është evropiane, moderne dhe civilizuese. Thelbi i UçK-së është antifashizmi. Përpjekjet që bëhen për ta paraqitur UCK-në me tendenca fondamentaliste, janë të pabaza dhe dashakeqe. Për të treguar se UçK-ja nuk ka asnjë tendencë fondamentaliste, po sjellim disa argumente konkretë.

    Së pari: Në radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, marrin pjesë si luftëtare mjaft gra dhe vajza kosovare. Shëmbulli më tipik ishte lufta dhe vdekja heroike e Xhevë Lladrovcit, bashkëshortes së heroit të Kosovës, Femi Lladrovci. Ndërsa fondamentalizmi islamik e ndalon pjesmarrjen e femrës në luftë. Ai e mbyll në shtëpi dhe i vesh ferexhenë duke e përbuzur dhe përdhosur dinjtetin e saj.

    Së dyti : Fondamentalizmi islamik mbi varret e të vrarëve vendos Kuranin. Ndërsa Ushtria çlirimtare e Kosovës mbi varret e luftëtarëve të vrarë, vendos flamurin kombëtar. I gjithë opinioni publik ndërkombëtar është dëshmitar se mbi varret e qindra e mijra dëshmorëve, Ushtria çlirimtare e Kosovës, ka hedhur me qindra mijra flamurë, por asnjë Kuran.
    Së treti : Në ceremonitë e varrimit të luftëtarëve të lirisë në Kosovë, nuk janë dëgjuar asnjëherë syret e hoxhallarëve apo baballarëve të teqeve, por bataretë dhe krismat e kallashikovëve. Vetëm ato i kanë shoqëruar në banesën e fundit dëshmorët e Kosovës. Ku është atëhere « fondamentalizmi » i UçK-së ?
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    UQK-ja është ushtria e Ibrahim Kelmendit, Xhavit Halitit , Rexhep Qosjes , Adem Demacit, Hashim Thaqit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit...ndersa FARK-u ka qen ushtria e vetme e Institucioneve te Republikes se kosoves. E UQKistët qe u pershendeteshin me grushta let shkojn ne Moske dhe peking dhe le ti cakrojn gotat me vllezerit e tyre.

  3. #3
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    Citim Postuar më parë nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    UQK-ja është ushtria e Ibrahim Kelmendit, Xhavit Halitit , Rexhep Qosjes , Adem Demacit, Hashim Thaqit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit...ndersa FARK-u ka qen ushtria e vetme e Institucioneve te Republikes se kosoves. E UQKistët qe u pershendeteshin me grushta let shkojn ne Moske dhe peking dhe le ti cakrojn gotat me vllezerit e tyre.

    JO BRE uçk esht e thaqit aj e ka çliru Kosoven qyyyy
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    mendo pake o i gjore se ata qe luftuan ata qe u vrane e ata te varruarit nuk u vrane per hire te individve po per kosove e pse jo per shqiptari lavdi deshmorve e poshte titosve dhe viqeve te tjer. mjerim eshte ta degjosh nje shqipfoles duke krrakatur me nje kakofoni prej udbashi , sipas juve mlloshi paska pas te drejte ti luftoj shqipetaret se paskan qen fallanga te grupeve te ndyshme , mjerim ta mohoni veten tuaj po ndoshta jemi mullate e mullatet jane me katolik se papa. pyeteni dikend se nga qfare keni dalur prej te gjithve po po jo nga fara shqipetare. FENOMEN BASARDI SKE CIPE PO FAJI I KETI SOJ GJALLESASH KEMI MBET NERT SHKJE QE 100 VITE ROFSHIN TRIMATA E ATEDHEUIT TE GJITHE KUSH LUFTOJ KUNDER SHKAUT.

  5. #5
    UCK-ja ska qen fondamentaliste.

    Shqiptaria esht feja jone.
    "Nuk ka kisha as xhamia feja jone esht Shqiptaria"

    Pra kjo esht dallim i madh mes qeqeneve, boshnjakve e tjer...


    Citim Postuar më parë nga Robben Lexo Postimin
    JO BRE uçk esht e thaqit aj e ka çliru Kosoven qyyyy
    Thaci, ka luftu per karrig, aj e la betimin dhe shkoj ne Rambuej dhe ja fali Kosoven, Amerikes tash jena bo sikur nje baz per NATO-n ne Europe, sikur nje satelit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Edhe Nesa Thaqi Ateher Ka Menduar Per Karrig Edhe Rugova Per Karrig Edhe Ramushi Tani Kosova Me Kapacitetet Hoteliere Sipas Shum Ekonomistve Ka Diku Rreth 2000000 Karriga Dhe Secili Mude Te Ulet Ne Karriga Dhe Puna Behet Vete.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Nese i thuhet aktit perfundimtar te lirise si e dhene e zotit ateher mire

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    UCK-ja ska qen fondamentaliste.

    Shqiptaria esht feja jone.
    "Nuk ka kisha as xhamia feja jone esht Shqiptaria"

    Pra kjo esht dallim i madh mes qeqeneve, boshnjakve e tjer...




    Thaci, ka luftu per karrig, aj e la betimin dhe shkoj ne Rambuej dhe ja fali Kosoven, Amerikes tash jena bo sikur nje baz per NATO-n ne Europe, sikur nje satelit.
    velo po valla shum keq na ka ra haaaaaaaaaaaaa
    ti o i mjer ma me deshir e kishe lan edhe nimilion vjet serbis se sa me ja fal Amerikes heeeee velo velo
    a e pe sot si shkoi puna me viziten e Bajdenit a jo
    sigurisht jo se ju mit e ishe udbes ini ik neper bira te juajat haaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    velo po valla shum keq na ka ra haaaaaaaaaaaaa
    ti o i mjer ma me deshir e kishe lan edhe nimilion vjet serbis se sa me ja fal Amerikes heeeee velo velo
    a e pe sot si shkoi puna me viziten e Bajdenit a jo
    sigurisht jo se ju mit e ishe udbes ini ik neper bira te juajat haaaa
    Kush tha qe un jam me Rugoven pra UDBn? E kundershtoj edhe ato..

    Ani qe ke sot Bajdeni? A e ndegjove qka i tha Serbis "edhe nese nuk e pranoni, ju mund te hyni ne EU" pra shqip i bjen kjo "hajt mos baj dert se hish ne EU se Kosoven e kam un ne kontroll edhe rezuluta 1244 esht gjall".

    Edhe diqka, gjith ato pergaditje e ato flajera qe u beren neper Prishtin kan kushtu, dhe ma mir tja kishum jap ato pare ndonje jetimi se sa meu fry qe po vjen Bajdeni...se Bajdeni erdhi dhe shkoj po papunsin aj nuk ta hjek e cilla esht 60%...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Kush tha qe un jam me Rugoven pra UDBn? E kundershtoj edhe ato..

    Ani qe ke sot Bajdeni? A e ndegjove qka i tha Serbis "edhe nese nuk e pranoni, ju mund te hyni ne EU" pra shqip i bjen kjo "hajt mos baj dert se hish ne EU se Kosoven e kam un ne kontroll edhe rezuluta 1244 esht gjall".

    Edhe diqka, gjith ato pergaditje e ato flajera qe u beren neper Prishtin kan kushtu, dhe ma mir tja kishum jap ato pare ndonje jetimi se sa meu fry qe po vjen Bajdeni...se Bajdeni erdhi dhe shkoj po papunsin aj nuk ta hjek e cilla esht 60%...
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •