
Postuar mė parė nga
gerrard73
Une kam qene i pranishem si gazetar ne disa konvertime shqiptaresh keto vitet e fundit. Dhe ju siguroj se ka nje tendenze aq te madhe te njerzve normal per t'u kthyer ne origjinen e te pareve sa askush nuk eshte ne gjendje t'a imagjinoi.. Pamvarsisht nga burrokracia e Kishes Katolike, qe paradoksalisht behet edhe pengese me ritualin e saje monoton. Nje muslimani qe deshiron te kthehet ne katolik, duhet te ndjek nje kalvar te vertete, ku se pari duhet te ndjek katikizmin, pastaj te pagazohet dhe te krezmohet. Dhe nje proēes i tille don kohe dhe pune. Sipas Kishes nese nje musliman deshiron te kthehet ne Katolik, ai duhet te mohoje ē'do besim tjeter dhe te pranoje Jezusin shpetmtar te njerzimit, deri ketu gjithēka ne rregull. Sikur mos te mjaftonin te gjitha, duhet t'a ndiej shpirterisht besimin e ri dhe te jete nje besimtar i devotshem. Kjo per mendimin tim eshte e tepert dhe burrokratike. Eshte e tepert per faktin se vlen vetem moralisht, dhe eshte nje demokraci e teprur qe automatikisht shendrrohet ne "autolezionizem"". Shqiptaret nuk kane nevoje te shendrrohen ne besimtar te devotshem, shqiptaret kane nevoje te braktisin islamin. Pamvarsisht nese neser, do te shkojne ne Kishe rregullisht apo jo. Ne shume raste kam bere edhe polemika te ashpera me shume prifterinj, qe nga ana morale kane te drejte, por nga ana pragmatike Jo. Ne Kosove mbi 50 % te shqiptareve jane te gatshem qe te konvertohen ne katolik, konvertimi i tyre eshte vetem ēeshtje kohet. Kisha Katolike shqiptare po te ndjekte politiken qe ndjek islami, si ne trojet shqiptare ashtu edhe ne xhiro neper bote, shqiptaret do te konvertoheshin brennda dy dekadave. Kisha Katolike ka zgjedhur nje rruge tjeter, duke bere gjithmone rolin e viktimes ku duhet kethyer gjithmone faqja tjeter, dhe ne shume raste pa qene ne gjendje as te ngreje zerin per te mbrojtur te drejtat e komunitetit te saje.
Ku eshte Kisha Katolike e Kosoves qe nuk e ngre zerin kunder ketyre akteve kaq barbare qe ndermerren ndaj besimtareve te saje? Po te kishte ndodhur nga ana tjeter e barrikades, do te kishim patur protesta ne rruge, pa permendur shown qe ishte bere neper media. Me kujtohet rasti kur politikani Ben Blushi shkroi nje liber qe fliste per konvertimin e shqiptareve ne islam, duke permendur metodat qe perdoreshin. Pothuase patem nje grusht shtetit. Zoti Blushi mori kercenime edhe me vdekje, komuniteti musliman ne Shqiperi doli ne konference per shtyp. Dhe kjo ndodhi vetem per nje liber, qe nga ana tjeter nuk thoshte asgje qe nuk eshte e vertete.
Une nuk them se Kisha Katolike te sillet si talebanet, kyte kurre, do te ishte turpi me i madh. As nuk pretendoj qe te shkele jetiken e saje qe natyrisht drejtohet nga qeveria lart(Vatikani), por te pakten minimumin e perkrahjes morale duhet t'a pretendojme. Historia e ka treguar se, ne nje popull qe ka shumice islamike, te drejtat e pakices jane shkelur gjithmone. Bile eshte nje eufemizem nese themi se shkelen te drejtat e pakicave ne rregjimet islamike. Fatmirsisht ne trojet shqiptare nuk kemi rregjime islamike dhe as shtete islamike, por gjithmone dhe me pak eshte duke ardhur toleranca. Dhe do te ishte hipokrizi nese pretendojme se kyte "tolerance" e kane prishur te krishteret si pakice. Do te ishte qesharake nese pretendojme se shtepia e kesaje familje eshte djegur nga njerz te tjere perveē se talebaneve kosovar.
Kosova eshte nje shtet demokratik dhe laik. Besimi i te gjithe qytetareve eshte i mbrojtur me ligj. Dhe secili ka te drejte te zgjedhe, besimin, veshjen, muziken, te dashuren, krahun politik, skuadren e zemres, dhe te gjitha menyrat e te jetuart.
Une ketu nuk kam asgje kunder talebaneve. Une nuk kam asgje sepse nuk jane askushi. Nuk ndiej as urrejtje dhe as simpati, te urresh do te thote t'i keshe frike. Ata urrejne pjesen tjeter te popullsise shqiptare, qofshin ata te besimit musliman qofte te besimit te krishtere. Urrejne sepse kane frike nga pjesa e shendoshe e popullit shqiptar, qe natyrisht eshte maxhoranca. Urrejne sepse ndihen ne veshtirsi, urrejne sepse ndihen te vetmuar. Une e kam me Kishen Katolike qe vazhdon te beje rolin e viktimes, eshte e kuptueshme kultura e "kthimit te faqes tjeter", por jo te na marrin per budallenj.
Krijoni Kontakt