Paraqet, Sabri Selmani
Gjermani

Ishte korrespodenti i njohur amerikan me prejardhje italiane Marko Markoni i Transatlantik Wireless Telegraph i cili me shum nguti kishte vrapuar i entuziazmuar pranė dyerve tė New York Times pėr tė publikuar korrespodencėn e tij mbi ujdin qė kishin arritur kapitalistėt amerikan dhe ata Rusė pėr konstruktimin dhe ndėrtimin e kanalit pėr lidhjen e Danubit me Detin Egje.

Shkruan : Arben Jahiu

Kėshtu qė me datėn 18 janarė tė vitit 1913 gazeta prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull "Kapitalistėt amerikan dhe ata Rusė kanė arritur marrveshjen pėr ndėrtimin e pėrbashkėt tė rrugės lundruese qė do ta lidhte Danubin me Detin Egje" duke vazhduar citatin e Markionit ė rejat e arritura nga kėtu Shėn Peterburgu tregojn efektin pozitiv tė bisedimeve ne mes kapitalistėve amerikan dhe atyre Rusė pėr fillimin e pėrbashkėt tė konstruktimit dhe ndėrtimit tė kanalit ujor qė do tė lidhė lumin Danub me detin Egje , kjo donė tė thotė njė kanal ujor qė do tė lidhė lumin Morava dhe lumin Vardar deri te ujėndarėsi i Preshevės ku do tė shtrihej pėr nė jug deri tek Vardari i epėrm".

Ishin vitet e gjata bisedimesh , demostrimė force dhe aktivitete tė gjithėanėshme diplomatike atėhere mes pesė superfuqive botėrore Francės, Anglisė , SHBA-sė dhe Rusisė qė gjithėsecila po tentonte tė vendoste monopolin e saj nė kėtė projekt gjigant inxhinjerik , bisedime qė po rrezikonin tė degjeneronin nė njė konfrontim tė hapur ushtarak.

Menjėher pas fillmit tė luftrave ballkanike dhe fillmit tė rrėzinmit te Perandoris Otomane , filluan edhe interesimet e para pėr kėto rajone.
Shum kohė mė parė nė vitin e largėt 1841 filloi interesimi dhe u hapėn shum pyetje pėr kapacitetet lundruese tė Moravės sė Madhe si sistemi mė i komplikuar ujor nė Serbi dhe kėshtu qė filluan edhe lundrimet e para tė anijeve tė postės deri nė Qupri dhe nga kėtu edhe u hap debati nė atė kohė pėr tė analizuar kapacitetet lundruese tė krejt Moravės e vecmas tė degės jugore tė saj.
Kėshtu qė ishin Amerikanėt mė saktėsisht ishte Shoqėria shtetėrore amerikane pėr hapjen e kanaleve me kryetar Eugen Herbel qė nė vitin e largėt 1848 e kishin dizejnuar dhe projektuar planin e hapjes dhe ndėrtimit tė kanalit duke e emėruar
"Linja e gravitetit e ekonomis europiane nė relacion me kanalin e Suezit" .Ata ishin tė parėt qė e hodhėn idenė pėr hapjen e njė kanali qė do tė krijonte njė rrugė lundruese prej Danubit e deri nė Portin e Selanikut e mandej pėr tė vazhduar deri tek kalimi i Suezit dhe mė tutje.

Kėshtu qė Lugina e Preshevės qė e mund tė quhet vija ndarėse e dy bazenve tė mėdha atij tė Moraves sė Madhe dhe Vardarit gjithmon ka qenė nė vėmendjen e madhe dhe gjithmon e vecmas nė shekullin e kaluar nė fillim shekullin e 20 gati se ishte shėndrruar nė moll sherri mes Francės , Anglis , SHBA-sė dhe Rusisė.

Nė tendencė pėr tė ruajtur influencėn e saj nė zonat e trafikut ballkanik Franca krijoi aleancėn e saj tė parė me atėherė me me qeverin serbe tė udhėhequr nga Obrenoviqi e qė kishte si qėllim tė pėrjashtonte konkurrencėn angleze dhe tė eliminonte rėndėsinė e kalimit tė Gjibraltarit duke krijuar kėshtu rrugėn e re lundurese qė do tė kalonte nė zonat qė nuk do tė ishin nėn influencėn angleze.
Pėr kėtė arsyeje edhe kompania e njohur franceze qė ishte njė konglomerat serbo-francez me emrin "French-Serbian Shipping Company" qė e kishe krijuar Millosh Obrenoviqi pėr tė rregulluar trafikun lundrues nė Danub , Savė dhe Moravė nė bashkpunim me kompanin tjetėr franceze "Principal Shipping Company" zhvilluan me miratimin e Napoleonit tė 3 me datėn 14 shtator tė vitit 1850 fillimin e studimeve dhe krijimit tė projektit tė publikuar qė nė at kohė pėr restaurimin dhe hapjen e njė kanali qė do tė lidhte Danubin dhe Vardarin pėr tė krijuar rrugėn lundruese pėr nė portin e madh tė Selanikut. Serbia nė atė kohe kishe shfaqur interesim maksimal pėr kėtė projekt dhe kishte lehtėsuar gjitha proceset ligjore pėr fillimin e punimeve .


Ishte vetėm intervenimi i atėhershėm i Rusis qė nė momentet e fundit u kundėrshtua aplikimi i "Principal Shipping Company" qe e kishte bere me daten 1 korrik te vitit 1859 pėr marrjen me koncesion pėr 30 vite tė lundrimit nėpėr kėtė kanal posa qė ai tė ndėrtohej. Millosh Obrenoviqi i kėrcėnuar nga qeveria e Moskės se atėhershme me prishjen e mardhenieve diplomatike ( qė per Serbin ishin shum domethenese ne kohen e luftrave kunder Perandoris Osmane) pranoi kėrkesat e Rusis pėr mos dhėnien me koncesion tė drejtės sė lundrimit kompanis franceze "Principal Shipping Company" qė ishte edhe pronė e vetė Napoleonit tė 3. Pas shum negociatave dhe vetėm pas intervenimit tė konsullatės Ruse nė Beograd ishte arritur marrveshja qė kompanis shtetėrore Ruse ti jepej e drejta e ndertimit dhe shfrytėzimit tė mė vonshėm tė kėsaj rruge lundruese dhe mė nė fund marrveshja ishte arritur me 18 shtator tė vitit 1860.
Mardhėniet e prishura me francezet ishin arsyeja qe me ne fund Obrenoviqi kishte pranuar tė jepte edhe disa tė drejta tė limituara Francės pėr tė drejtėn e lundrimit dhe kėshtu ne vitin 1864 francezėt tė irrituar e kishin prishur pėrfundimisht mardheniet me Obrenoviqin dhe e kishin ndėrprerė punimet pėr restaurinim e Moravės dhe as qė kishin filluar ndėrtimin e kanalit.

Derisa tensionet nė aksin Serbi-Francė-Rusi po vazhdonin lidhur me dominimin e projektit dhe rruges lundruese ne vitin 1867 anija me emrin "Morava" me ekspeditėn e udhėhequr nga Ante Aleksiq kishte filluar hulumtimet serioze pėr vlerėsimin e kapaciteteve lundruese te Moravės.
Disa vite mė vonė shoqata me emrin "Messenger of Serbian Learned Society" ne vitin 1879 e publikon librin qė ishte njė punim shkencor i Ante Aleksiq me emrin "Morava , gjendja prezente dhe mundesit e saj lundruese" qe ishte njė vlerėsim dhe pohim pėr mundėsin e ndėrtimit tė kėsaj rruge dhe analizat e punės teknike dhe arsyetimin e fitimeve ekonomike.

Por vetėm fillim shekulli i 20 ishte koha kur seriozisht filluan interesimet konkrete pėr fillimin e ndėrtimit tė aksit magjik Danub-Moravė-Vardar-Deti Egje.
Ishte viti 1904 kur filloi levizja pėr lidhjen e Danubit me detin Egje dhe hapjen e kanalit qė do ti lidhte kėto dy lumenj .Pėr tu realizuar kjo ide interesim special kishin shfaqur Anglia dhe Gjermania qė si demshpėrblim kishin pranuar tė financonin vet punimet dhe krejt projektin.Ishin kontaktet e bėra me rrethet e influencės sė biznesit ne Angli dhe Gjermani qė i kishin tėrhqeur shum vėmendjen pėr kėte ide edhe tė qeveris sė SHBA-se nė atė kohė e cila me jo seriozitet i kishte refuzuar kėrkesat e kryetarit tė shoqatės sė hapjes sė kanaleve Eugen Herbel pėr financim tė punimeve.

Kėshtu qė pėr herė tė parė shfaqet pa asnjė dilem interesimi i herėshėm amerikan pėr rajonet e ballkanit dhe bėhen vlerėsimet e para pėr pasurit e tyre , tė jashtme e tė brendėshme duke ndikuar drejtperdrejt edhe nė pėrpilimin e politikave tė shum administratave tė tjera amerikane nė vijim.
Interesi amerikan pėr rajonin e Lugines sė Preshevės ishte i herėshėm shum mė i herėshėm se sa qė dihet dhe shkruhet nga publicistika , historia dhe media shqiptare.
Pėr Luginėn e Preshevės shum kohė mė herėt shfaqen intereset dhe hedhen shtizat e interesit nga fuqit kryesore tė asaj kohe dhe kohės sė sodit duke u pėrpiluar plane dhe ide pėr dominimin e rajonit dhe projektit gjigant tė rrugės lundruese Danub-Deti Egje.

Sidoqoft gjendja e rėnduar ekonomike e politike nė Europė dhe relacionet e saj me krizat ballkanike tė asaj kohe e kishin hudhur dhe shtyer pėr shum kohė fillimet e punimeve duke u zhvendosur prioritete nė rrafshe siguris sė territoreve dhe luftrave pėr zgjerime territoriale qė filluan pas tėrheqjes sė Turqis nga ballkani.
Luftrat filluan dhe pas vitit 1912 ishte shum e rėnd qė tė eliminoheshin pasojat dhe konsekuencat e shkatrrimeve nga luftrat.Kėshtu qė deri nė vitin 1962 nuk ishte evidentuar asnjė tendenc pėr vazhdimin e realizimit tė punimeve.
Pas kėtij viti filluan edhe njėher analizimet dhe projektimet e punimeve vlen tė theksohen disa nga punimet shkencore lidhur me kėtė ide.


Intelektualėt Serb nė mbėshtetje tė projektit - serbian hydrodiplomacy


Pak mė poshtė do tė shkruaj vetėm disa fakte tė viteve mė tė fundit pėr riaktualizimin dhe zhvillimet pėr idenė e hapjes sė kanalit lidhės ujor mes Moravės dhe Vardarit e qė do tė kaloj nėpėr Luginėn e Preshevės.
Me datėn 24 deri me 27 mars tė vitit 2002 nė Nju Orleans tė SHBA-se nė hotel Marriot , intelektuali serb Lubisha Adamovic ligjerues nė Universitetin shtetėror tė Floridas mbron punimin me titull " Fiksion apo Fakt : ambiciet politike-kombėtare dhe marrdheniet ndėrkombėtare " ku nė vazhdėn e elaborimit tė tij pėr rėndėsin e bashkpunimit ndėreuropian ai si shtyll tė tret tė kėtij bashkpunimi e sheh korridorin ujor Morava -Vardar qė sipas tij do tė duhej tė ishte pika me kyce e bashkpunimit europian e vecmas vendeve danubiane pėrfshir Gjermanin , Austrin , Hungarin , Kroacin ,Serbin , Maqedonin dhe Greqin qe sipas tij do tė shėnonte edhe fillimin e njė ere tė re bashkpunimi edhe nė nivel mė tė gjerė gjeopolitik mes ketyre vendeve dhe SHBA-se dhe pjesės tjetėr tė globit.

Nė konferencėn e 23 tė vendeve danubiane tė mbajtur nga data 28 deri me 31 gusht tė vitit 2006 profesoresha serbe Boilova Elena nė ligjerimin e temės 6 me titull "Ndėrtimi i kanalit lidhės ujor mes Moravės dhe Vardarit -lidhja e Danubit me Egjeun -mundėsit" profesoresha serbe pėrpara dhjetra diplomatėve dhe njerėzve me influenc nė vendet si Gjermania , Franca , Austria shtjellon iden dhe vecmas pėrfitimet marramendėse ekonomike pėr vendet qė do ta financonin kėtė projekt .
"Pėr ndėrtimatrėt tanė nuk ka kufij , kemi inxhinier , arkitekt pėr ta realizuar kėtė projekt " thote profesori Milleusniq dhe vazhdon " mundet tė bėhen kombinimet me ndėrtimin e pendave dhe kjo duhet tė bėhet me anėn e bashkpunimit dhe donacioneve nga Banka Boterore per zhvillim me seli ne Uashington dhe Banka Europian per zhvillim me seli ne Londėr , duke ditur qė pas kėsaj edhe do tė mundemi tė ndėrtonim edhe hidrocentrale afer kanalit dhe kjo do tė ketė zhvillim tė madh pėr sistemin hidroenergjetik " .Sipas profesor Mileusniq ndėrtimi do tė zgjaste 12 vite dhe do tė punėsoheshin mbi 22.000 njerėz.

Deri sa intelektual serb dhe ata tė huaj po merren me promovimin , thurrjen e planeve dhe organizimin e konferencave tė ndryshme pėr pėrfitimin e mbėshtetjes sė botės perėndimore nė realizimin e kėtij projekti , politika , dhe inteligjenca shqiptare e vecmas ajo e Luginės sė Preshevės humbin kohėn e tyre nė aktivitete boshe dhe jasht robusit real tė ndėrtimit tė njė politike moderne mbi baza tė interesit ekonomik dhe material , duke lėshuar rastin pėr rikthimin e merituar tė vėmendjes sė botės ndėrkombėtare tek kėrkesat e drejta tė popullit autokton shqiptar.
Askush sot nė politikėn botėrore nuk mbėshtet kėrkesat e njė pale tjetėr politike pos vetėm kur interesi ekonomik dhe gjepopolitik ėshtė nė interesin e saj , por ato interesa duhet ndėrtuar me oferta dhe promovime tė resurseve e jo me promovimin e mjerimit dhe formės fėmijėrore tė tė bėrit politikė.



Shum kohe me pare me kishte ngacmuar ne vazhdimesi emėrimi amerikan per kete rajon me emėrtimin e cuditshem Lugina e Presheves.

Por ajo qe me shum me ngjallte edhe me teper kuriozitet tashme ishte e qart.Amerikanet qe jane te njohur per zbulimet e ndryshme te pasurive nentoksore e mbi toksore heret e kishin nuhatur rendesin e gjer strategjike qe kishte ky rajon jo vetem per Ballkanin por edhe te nje rendesie me permasa kontinentale e me gjere.

Edhe njėhere bindem mbi sinqeritetin amerikanė nė relacion me Shqiptarėt edhe njėhere bindem mbi dėshirėn e sinqertė tė tyre pėr ta ndihmuarė kėtė popull tė dalė nga humnera historike.

Edhe idea e fundit e njė kongresisti amerikanė buron nga sinqeriteti i Tij , nga njohuria e Tij e gjerė mbi politikėn e jo nga dėshira e Tij pėr tė lozur me shqiptarėt.