DURRËS- Një ngjarje e pazakontë për fshatin ka ndodhur në Hardhishtë të Durrësit. Një vajzë 19 vjeçare që kishte shkuar për tu larë në lumë ka rënë pre e përdhunimit që e kishin pikasur atë të vetme. Lajmin e bën të ditur Policia e Durrësit e cila thotë se tashmë i ka arrestuar dy prej autorëve dhe njëri është në kërkim.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur ditën e shtunë kur një e re, banore e fshatit Hardhishtë kishte shkuar për tu larë në lumin pranë banesës së saj. Ndërkohë, tre të rinj që kanë kaluar bregut kanë parë se vajza ishte vetëm duke marrë rreze dielli dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. E shokuar 19 vjeçarja A.Sh. iu ka rrëfyer familjarëve të cilët nuk kanë hezituar ti drejtohen policisë. Pas përshkrimit që ajo ka bërë për personat që e dhunuan, policia tha se ka arritur të vërë në pranga dy nga autorët. Ata janë 20-vjeçari Ismail Troplini banues në fshatin Romanat dhe Isa Kokomani, 21-vjeç, nga fshat me vajzën.
Ndërsa është shpallur në kërkim personi i tretë i dyshuar, Denis Plaku, rreth 20 vjeçar, edhe ky banues në Romanat. "U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura në bashkëpunim", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 102/2 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë.
Krijoni Kontakt