
Postuar mė parė nga
chino
Pajtohem kur thua se ne fund te fundit edhe Gjermania dhe Italia do kishin luftuar njera tjetren. Kjo behet e qarte kur i studion me afer ideologjite e tyre atebote. As e para, as e dyta ideologji nuk parasheh mundesi per ekzistence paralele dhe te barabarte ne mes te tyre. Si mendimi se raca/nacioni yt duhet te jete mbi tjeret (formule e thjeshtuar e nacional-socializmit) ashtu edhe mendimi se shteti yt duhet te jete mbi tjeret (formule e thjeshtuar per fashizmin) krijojne lufte ndaj secilit shtet apo nacion, i cili shihet si jopjeseberes ne shtetin/nacionin tend. Per kete arsye besoj se ne fund do kishin luftuar te dyja nderveti.
Cila eshte e perbashketa e dy ideologjive? Sipas meje: Ideja e lartesimit te grupit apo formacionit tend ne kurriz te cdo grupi/formacioni tjeter; me fjale tjera ideja e dominimit te botes nga grupi perkates me cdo cmim. Nese dy ideologjite perpjeken ne kete pike, shoh afersi jo te vogel ne mes tyre. Dallimet ne rend te pare i perkasin mjeteve per te arritur kete qellim. Apo jo?
*
Krijoni Kontakt