
Postuar mė parė nga
Himitsu
Idealet e Gjermanisė
Qėllimi kryesor i Gjermanisė nė atė kohė ishte rifitimi i territoreve Gjermane, tė humbura me firmosjen e Traktatit tė Versajės. Njė qėllim tjetėr ishte shtimi i territoreve tė minoriteteve gjermani nė Austri me idenė pėr tė formuar Gjermaninė e Madhe (ide kjo edhe e partisė fashiste e shfaqur nė Itali, ku me termin Perandoria Romake, pretendonte tė merrte ato territore qė kjo perandori kishte pėrfshirė nė tė nė lashtėsi, por kuptohet kjo ishte vetėm njė thirrje propagandistike). Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e shkėputura nga Austria si edhe me pjesėn gjuhė folėse gjermane nė territoret e Polonisė dhe Ēekosllovakisė tė humbura gjithashtu si pasojė e Traktatit tė Versajės. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Ēamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikėrisht kėto motive, qė lejonin nė njė farė mėnyre Gjermaninė tė kėrkonte kėto territore.
Hitleri i paraqiti raporte tė shumta Neville Ēamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi qė i bėhej minoriteteve gjermane nė ato territore. Kur Gjermania naziste, mori kėto territore nga Polonia dhe Ēekosllovakia, ai u prit ngrohtė nga gjermanėt aty. Por ky entuziazėm nuk do tė rezultonte si njė gjė pozitive mė vonė. Me fundin e luftės, kėta minoritete, u zhvendosėn me forcė nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetėm njė vend pėr tė shkuar, ata do ti drejtoheshin Gjermanisė.
Njė arsye tjetėr e fortė ėshtė edhe kushtet e vėshtira tė vendosura nė Konferencėn e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetėm partia naziste do mund ta lironte Gjermaninė nga ai pakt. Shumė shpejt, shėrbimi ushtarak i detyrueshėm do tė rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i lartė pėrmendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanisė dhe gjermanėve tė drejtėn pėr tė funksionuar si njė shtet i vėrtetė.
Kėto dhe lojėra tė tjera propagandistike, do tė pėrdoreshin mė vonė nga partia naziste pėr tė arritur qėllimin e saj tė vėrtetė tė luftės. Gjithashtu vetėm kėshtu partia naziste e Hitlerit mund tė kryente diskriminime shoqėrore dhe ideologjike, duke bėrė qė njė pjesė e mirė e intelektualėve dhe kundėrshtarėsh politik, tė largoheshin pėr tė gjetur strehė diku tjetėr. Me kėto ide, diskriminimi ndaj hebrenjve kishte filluar, duke marrur prej tyre njė pjesė tė mirė tė pasurisė dhe duke i zėvendėsuar ata nga vendet e larta tė punės me punonjės gjerman, qė sipas tė njėjtės propagandė, ishin racė ariane (raca mė e pastėr nė botė).
Krijoni Kontakt