Teubeja nė Ramazan

Teubeja ėshtė detyrė e pėrhershme nė ymrin e njeriut, pėrshkak tė nevojės sė pėrhershme qė ka njeriu pėr tė nė kėtė jetė, sepse nuk ndalet sė bėrit mėkate gjatė jetės sė tij. Andaj mėkatet nuk duhet tė bėhet shkak qė tė largojnė nga udhėtimi yt drejt All-llahut dhe kthimi kah pendimi. Besimtari nuk duhet tė humbė shpresėn e as tė demoralizohet, sepse All-llahu i kė thirru idhujtarėt nė pendim, poashtu edhe zullumqarėt edhe kriminelėt.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Ėshtė e sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanė dėnimin e xhehennemit dhe dėnimin e djegies”. (El-Buruxh: 10).
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotė: “Shikoni kėtė bujari dhe fisnikėri tė All-llahut. Ata i kanė vrarė miqtė e Tij, kurse Ai i thėrret nė pendim dhe falje”. (Ibn Kethiri; 4/ 60).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse vėrtetė All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!”. (EZ-Zumer: 53).
Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotė: “Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] duke e komentuar kėtė ajet ka thėnė: All-llahu [subhanehu ve teala] i ka thėrritur nė falje ata qė kanė menduar se Mesihu ėshtė Zoti, ata qė kanė menduar se Mesihu ėshtė i biri i Zotit, ata qė kanė menduar se Uzejri ėshtė i biri i Zotit, se All-llahu ėshtė i varfur, ai qė mendon se dora e All-llahut ėshtė e ndrydhur, ata qė mendojnė se All-llahu ėshtė treshi. Kėtyre njerėzve u thotė:
“E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues?”. (El-Maide: 74).
Urdhėro, o kėrkues i sė mirės
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Natėn e parė tė muajit Ramazan prangosen shejtanat dhe xhinėt e inatosur, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe nuk hapet asnje derė, happen dyert e xhennetit dhe nuk mbyllet asnje derė. Thėrret njė thirrės: o kėrkues i sė mirės urdhėro, kurse ti o kėrkues i tė keqes nguro. All-llahu nė ēdo natė ka njerėz qė i liron nga zjarri i xhehenemit”. (Tirmidhiu, hasen).
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke hypur nė mimber tha:
“Amin, amin, amin. I thanė: o i Dėrguar i All-llahut duke hypur nė mimber tė dėgjuam duke thėnė: amin, amin, amin. Tha: “Mė erdhi Xhibrili [alejhis-selam] e mė tha: cili e takon Ramazanin e nuk i falen mėkatet dhe hyn nė xhehenem; e largoftė All-llahu, thuaj amin, e unė thash: amin”. (Ahmedi, sahih).
Po, na ka ardhur ky muaj i bekuar, edhe ti, nisu kah Zoti, ndaj tė cilit ke bėrė mėkate, i pėrulur, i penduar, duke qajtur e thuja:
O Zot i gjithėsisė, unė u pendova
O Ti qė jep tė mira, me jep udhėzimin
Sepse po spatėm udhėzim, asgjė s’na bėn dobi
Rėshqitjet e mija pranoi me falje, butėsi dhe mėshirė
Sepse askush pėrveē Teje kėshtu nuk vepron.
Vėlla i dashur!
Nėse nuk tė fallen mėkatet nė kėtė muaj, nėse nė kėtė muaj nuk tė lotojnė sytė, nėse zemra jote para Zotit tėnd nuk pėrulet nė kėtė muaj, vallė kur do tė ndodh kjo gjė?!
Vėlla, a nuk tė kanė lotuar sytė nga frika prej All-llahut asnjė herė?
A nuk e ndien se zemra yte ėshtė afėr All-llahut nė kėtė muaj?
A nuk mendon se ėshtė mundėsi e madhe qė tė shtosh adhurimet dhe frikėrespektin, pendimin dhe mposhtjen nė kėtė muaj?
Le tė jetė ky muaj fillimi i pendimit tė sinqertė dhe tė vėrtetė para All-llahut [subhanehu ve teala], vepėr me tė cilėn do tė shtojmė kontaktin tonė me All-llahun [subhanehu ve teala]. All-llahu [tebareke ve teala] thotė:
“Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe mė udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe mė tė matur”. (Muhammed: 17).
O ti njeri!
Ja, All-llahu [subhanehu ve teala] na qorton duke na thėnė:
“O ti njeri, po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė?”. (El-Infitar: 6).
Po. O ti njeri, ēka tė mashtroi qė tė kalosh kufinjtė qė i ka caktuar All-llahu dhe tė bėsh mėkate ndaj Tij?!
Vallė i injoron dhuntitė ndaj Tij?!
Ose ke haruar kontrollin dhe Madhėrinė e Tij?!
Unė jam ai qė e mbylli derėn pėr
Ti fshehur mėkate e mija qė i bėjė
Kurse Syri i Zotit vazhdimisht mė shikon
Sa i butė ėshtė All-llahu, qė mė jep afat
Unė vazhdoj tė bėjė mėkate, kurse Ai mua mė mbulon.
Vėlla, mos shiko sasinė e mėkatit, por shiko Madhėrinė e Atij qė i ban mėkat.
Vėlla, aq sa kujdesesh pėr shiqimet e njerėzve ndaj Teje, aq mė tepėr kujdesu pėr Shikimin e All-llahut ndaj teje.
Ka myzhde pėr ty
Ja pot ė ofroj myzhde nga Zoti dhe Pejgamberi yt.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Thuaj: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse vėrtetė All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!”. (Ez-Zumer: 53).
“Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kijametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė”. (El-Furkan: 68- 70).
Sa dhunti e madhe dhe sa fitim i madh.
All-llahu [subhanehu ve teala] i zėvendėson tė kėqijta dhe i bėn tė mira. All-llahu ekber!
Kėtė fitim nuk e le pas dore askush tjetėr pėrveē se injorantit ose atij qė nuk i dėshiron dhuntitė.
Pra, vėlla i dashur pendohu, nėse i dėhsiron kėto tė mira. Nėse dėshiron qė mėkatet tė tė shndėrrohen nė vepra tė mira.
Dėgjo se ēka thotė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“All-llahu mė shumė gėzohet me pendimin e robit tė Tij se sa njeriu qė gjindet nė shkretėtirė, tė cilit i ka humbur deveja, nė tė cilėn e ka pasur ushqimin e tij dhe e gjenė”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė se All-llahu ka thėnė:
“O biri i Ademit! Nėse mė lutesh dhe mė shpreson, ti fali mėkatet qė i ke bėrė dhe nuk mė intereson asgjė mė tepėr. Biri i Ademit, nėse mėkatet tuaja arrinė kupen e qiellit, e pastaj kėrkon falje, ti fali mėkatet dhe nuk mė intereson asgjė”. (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu thotė:
“O robėrit e Mi. ju bėni mėkate gjatė natės dhe gjatė ditės, kurse unė ua fali tė gjitha mėkatet, andaj kėrkoni falje, qė tua fali”.
“All-llahu e shtrin Dorėn gjatė natės qė tė pendohet ai qė ka bėrė gabime gjatė ditės dhe e shtrinė Dorėn gjatė ditės qė tė pendohet ai qė ka bėrė mėkate gjatė natės. Kėshtu vazhdon deri sa tė del dielli nga perendimi i tij”. (Muslimi).
Kur e pa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] njė grua duke e kėrkuar fėmiun e sajė nė mesin e njerėzve tė zėrė rob, dhe kur e pa e pėrqafi dhe e shtėrngoi pėr gjoksi tha:
“A mendoni se kjo mundet ta hedh fėmiun e saj nė zjar? Thanė: jo. Tha: “All-llahu ėshtė edhe mė i mshirshėm se kjo grua ndaj fėmiut tė sajė”.
All-llahu ekber!
A nuk mjaftojnė kėto hadithe qė tė na nxisin pėr pendim dhe kėrkim tė faljes!
A nuk ėshtė e madhe kjo bujari qė tė na stimulon nė pendim!
I lartėsuar qoftė All-llahu sa i mėshirshėm, sa i butė dhe sa Bujar qė ėshtė!
Pasiqė mu ngurtėsua zemra dhe mė ngushtuan rrugėt
Shpresėn time e ndaj teje e kam bėrė shkallė pėr te falja yte
Mėkati im mu duk shumė i madh
Mirėpo kur e krahasova me faljen tėnde, falja Yte ishte mė e madhe
Edhe mė tej je Falės i mėkateve
Bujar dhe Falės, dhurat dhe nderim.
Ji i ēelur me vetveten!
Ēka tė ndalon nga pendimi dhe rruga e pėrmirėsimit?!
Ndoshta thua: familja, shoqėria dhe shokėt!
Ose frikėsohem tė pendohem e tė kthehem sėrish nė mėkatet e vjetra!
Kam shumė mėkate, e si ka mundėsi qė All-llahu tė mi fal tė gjitha mėkatet!
Kam frikė pėr familjen dhe pasurinė time!
Tė them: vallė, do t’i thuash kėto fjalė para All-llahut [subhanehu ve teala]?
Dije se kėto janė pengesa tė imagjinuara dhe tė cilat i then frika nga All-llahu [subhanehu ve teala].
Nėse shpirtėrat janė tė mėdhenjė
Lodhet trupi nė realizimin e aspiratave tė tyre
Je krenar me fenė tėnde. Je i vendosur pėr tė bėrė punė tė mira dhe pėr tė vazhduar nė kėto tė mira. Mbėshtetu nė All-llahun, e pastaj kujto mėshirėn e All-llahut dhe gjėrėsinė e Faljes sė Tij.
Vėllau im. Nėse nė kėto ēaste tė vjen meleku i vdekjes, a do tė ishe i kėnaqur qė ta takosh All-llahun nė kėtė gjendje?!
Vėlla, mos ik nga vetvetja dhe llogaria e sajė, nėse nuk e llogarit sot, do ta llogaritish nesėr, nesėr do tė pendohsh, mirėpo do tė jetė vonė, sepse atė ditė nuk ban dopbi pendimi.
Lindje e re
Dije se pendimi nuk ėshtė i veēantė vetėm pėr kėtė muaj, por vazhdon edhe pėr muajt tjerė. Mirėpo ndoshta nė kėtė muaj tė bekuar ėshtė lindja yte e re. njeriu mund tė lind dy herė: atė ditė kur tė del nga errėsira e barkut tė nėnės dhe atė ditė qė del nga errėsira e mėkateve nė dritėn e adhurimeve.
Miku im!
Shoqėrohu me njerėz tė mirė tė cilėt tė bėjnė dobi edhe pas vdekjes tėnde, duke u lutur pėr ty. Rri dhe shoqėrohu me ta. Duro me ta deri nė momentin kur do tė udhėtosh te Zoti yt, atėherė kur do tė thuhet:
“(u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend”. (Er-Rad: 24).
Kujdesu se ēfarė njerėz ban pėr shokė, a do tė jenė ata qė do tė luten pėr ty siē i ka mėsuar All-llahu muslimanėt tė luten pėr vėllezėrit e tyre duke thėnė:
“Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: "Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!”. (El-Hashr: 10).
Ose do tė bėhesh nga ata qė kur do tė dalin para All-llahut do tė thonė:
“Atė ditė zullumqari do t'i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: "I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit!" O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar”. (El-Furkan: 27- 29).
Para se tė mbyllet dera
Vėlla i dashur!
Tani, para se tė mbyllet dera pėrcakto rrugėn nė tė cilėn do tė ecish dhe metodėn e cila tė udhėheqė nė jetėn e kėsaj dhe asaj bote.
Sa gėzim dhe lumturi e madhe e kaplon zemrėn e besimtarit kur kthehet te All-llahu me pendim dhe tė futet nė karavanin e burrave tė devotshmė…vall-llahi ėshtė lumturi tė cilėn nuk e ka shijuar askush tjetėr pėrveē atij qė e ka pėrjetuar.
Vėlla…nėse ke vendosur tė pendohesh dhe tė kthehesh…tė nėnshtrohesh dhe pėrulesh…dije se pendimi i ka disa kushte tė domosdoshme:
1- keqardhja pėr atė qė ke bėrė.
2- largim nga mėkati.
3- vendosje qė mos tė kthehet nė atė mėkat. E nėse kthehesh pėrsėrite pendimin…mirėpo me vendoshmėri.
4- pendohu para se tė vjen shpirti nė fyt dhe para se tė del dielli nga perendimi.
Njė lutje
All-llahu im, Ty tė takon i tėrė falėnderimi, Ti mė ke krijuar, mė ke furnizuar dhe mė ke bėrė musliman.
All-llahu im, qofshė i Lartėsuar, tė kam bėrė mėkat me dhuntite e tuaja, i Lartėsuar qofsh, tė kam kundėrshtuar edhe pse je madhėshtor.
All-llahu im, nėse nuk mė fal ti, kush do t’mi fal mėkatet? Nėse nuk mė mėshiron, kush do t’mė mėshiron?!
All-llahu im, nuk kam Zot tjetėr tė cilin do ta lus dhe do ta shpresoj.
All-llahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mėshirėn, faljen dhe butėsinė Tėnde mos mė refuzo. Mė prano, o Ti qė e pranon pendimin nga robėrit dhe i fal gabimet.
All-llahu im, sadoqė janė tė mėdha mėkatet, mėshira Yte ėshtė edhe mė e madhe, sado qė janė tė mėdha gabimet, Ti i fal tė gjitha gabimet.
All-llahu im, i kam bėrė padrejtėsi tė madhe vetvetes, kurse askush pėrveē Teje nuk i fal mėkatet, mė fal me falje prej Teje dhe mė mėshiro, sepse Ti je falėsi dhe i mėshirshmi.
All-llahu im na kthe te Ti nė mėnyrėn ma tė mirė…me mėshirėn Tėnde, o mė i Mėshirshmi i mėshiruesve.

Amin.

Bekir Halimi

http://www.albislam.com/artikuj/arti...NrArtikull=132
www.albislam.com