Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    UNMIK-u nuk dha leje për ndërtimin e xhamisë

    Ata që e njohin mirë qytetin buzë Ibrit, kohëve të fundit i befason kisha e ngritur nga serbët në "Kodrën e Minatorëve", prej nga shihet i gjithë qyteti dhe ku asnjëherë nuk ka pasur kishë, ndërsa kërkesa e BI-së për ndërtimin e Xhamisë së Ibrit asnjëherë nuk mori përgjigje pozitive nga autoritetet e UNMIK-ut.

    Dy objektet e trashëgimisë kulturore, që me vite kanë prezantuar kulturën dhe historinë shqiptare, mulliri dhe xhamia që ishin ndërtuar ngjitur me Urën e Ibrit në Mitrovicë, më nuk ekzistojnë, njëri i shkatërruar në kohën e komunizmit e tjetra në luftën e fundit. Vetëm qytetarët e moshës së mesme mbajnë mend gjurmët dhe vendin ku ishin ato, ndërsa sot të rinjtë nuk dinë as gjurmët pasi është fshirë edhe një pjesë e historisë dhe kulturës sonë që me shekuj ka ekzistuar në këtë vend.



    Motivet e "sigurisë"


    Pikërisht në vendin ku ka qenë Mulliri Vjetër dhe Xhamia e Ibrit, serbët, falë edhe tolerancës së pashembullt të misionit të OKB-së, kanë ngritur monumentet e tyre, që s'kanë qenë kurrë aty dhe që kanë erë politike, tek mulliri ata kanë ngritur një lapidar për kinse viktimat e MATO-s dhe luftës, ndërsa vendi i xhamisë ka mbetur bosh. Drejtuesit e Bashkësisë Islame në Mitrovicë thonë se në anën e poshtme të urës, ku ka qenë Xhamia e Ibrit, tash nuk gjenden as themelet e saj. Sipas tyre, Bashkësisë Islame dhe banorët shqiptarë të besimit islam prej përfundimit të luftë skano bërë me qindra kërkesa për rindërtimin e saj, por nuk është lejuar nga UNMIK-u, me arsyetimin se nuk ka siguri. Është anakronike kur një populli nuk i lejohet rindërtimi i objektit të kultit për motive të sigurisë dhe prishjes së raportit, ndërsa një minoriteti i lejohet ndërtimi i objektit të saj të kultit aty ku nuk ka pasur asnjëherë objekt të tillë. Serbët "siguruan" leje për të ngritur edhe një kishë të madhe në "Kodrën e Minatorëve", prej ku shihet e tërë Mitrovica atje, ku asnjëherë nuk ka pasur kishë.



    Kërkesat për rindërtimin e xhamisë hasën ne vesh të shurdhër


    Shumë qytetare të Lagjes së Boshnjakëve, të cilët kanë kryer ritet fetare në këtë xhami, kanë ngritur zërin në institucionet vendore e lokale, por edhe ato ndërkombëtare për nevojën e rindërtimit të xhamisë, por çdo herë është thënë se për motive të sigurisë kjo çështje duhet të presë. Fevzi Beqiri, i cili çdo ditë kalon përskaj ish- xhamisë së Ibrit, thotë se vazhdimisht kanë kërkuar rindërtimin e saj, e cila ka qenë aty deri në kohën e luftës, por asnjëherë nuk kanë marra përgjigje pozitive. Përfaqësuesit e BI-së theksuan se shumë herë për këtë çështje ka reaguar edhe Bashkësisë Islame në Mitrovicë, duke shprehur indinjatë për veprimet e pamatura dhe të njëanshme të UNMIK-ut, që nuk kishte lejuar rindërtimin e Xhamisë së Ibrit. Përderisa serbët janë lejuar të ndërtojnë edhe objektet kolektive në mesin e shqiptarëve.



    KOSOVA SOT
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga lamb-of-god Lexo Postimin
    BRAVOOOOOO, sepse jan ba ma shum Xhamia se furra te bukes me i ushqy njerzit.
    Po Islami dhe Xhamiat jan Ushqim shpirti sikur furrat ushqim stomaku. Shqiptaret jan duket u ndrinqu nga drita e ALLAhut me islamit ishallah kjo vazhdon
    BAC, SU KRY

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •