Pse hesht Presidenti Topi, per zgjedhjet?
E Hene, 31 Gusht 2009
Dy muaj pas 28 qershorit, Presidenti i Republikes se Shqiperise vazhdon te mos prononcohet per procesin elektoral. Nje deklarim i tij do te hidhte poshte aludimet mediatike dhe te korridoreve te politikes per marreveshje midis tij dhe Edi Rames, per postin e Presidentit
Qe nga data 28 qershor kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, te cilat u cilesuan nga shume nderkombetare si me te mirat e realizuara ndonjehere ne Shqiperi, kryetari i shtetit heshtur. Presidenca shqiptare dhe personalisht Presidenti i Republikes, Bamir Topi, edhe pse kane kaluar 60 dite nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, paradoksalisht nuk kane dale ende, me nje prononcim publik dhe zyrtar mbi keto zgjedhje.
Kjo eshte hera e pare ne historine e Shqiperise qe nje institucion i larte si Presidenca, nuk shprehet per zgjedhjet parlamentare edhe pas shpalljes zyrtare te rezultateve te tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nderkohe qe per zgjedhjet ne Shqiperi jane shprehur institucione dhe personalitete te larta nderkombetare.
Presidenti vazhdon te heshte, ndryshe nga te gjithe paraardhesit e tij, Sali Berisha, Rexhep Mejdani apo Alfred Moisiu, te cilet kane pritur te pakten rezultatet zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per t'u shprehur publikisht.
Por duket se Presidenti Bamir Topi nuk po pret nje institucion zyrtar, por nje Kongres partiak per te bere publike qendrimin e tij mbi zgjedhjet. Megjithate edhe pse nuk po respekton postin dhe detyren qe mban, te pakten t'i jape nje pergjigje shqiptareve mbi zgjedhjet, qofte duke marre ne konsiderate ftesen e nje lideri partiak si Edi Rama.
Rendesi ka qe shqiptaret te dine qendrimin zyrtar te Presidentit lidhur me zgjedhjet. Do te ishte jo vetem ne dobi te qytetareve shqiptare, por edhe te vete zotit President nje prononcim i tille publik per keto zgjedhje.
Ne kete menyre, ai duhet t'i jepte fund aludimeve mediatike dhe ato qe behen ne korridoret e politikes, per ate se ekziston nje marreveshje midis Rames dhe Topit, qe do te bente te mundur nje rikandidim te ketij te fundit per postin e Presidentit, ne vitin 2012.
Interesimi i gazetareve, Topi: Nuk jam shprehur, serish do jem i pergjithshem
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, me 9 korrik, u perball me interesimin e gazetareve lidhur me procesin zgjedhor ne vend, ne perfundim te ceremonise se diplomimit te studenteve te nje fakulteti juridik privat. "Une deri tani nuk jam shprehur, por dhe sot do te bej nje shprehje dhe nje prononcim parimor dhe te pergjithshem", - tha Topi, duke u perpjekur qe te shpjegoje: "Arsyet jane shume te thjeshta, sepse une ne menyre absolute nuk mund te influencoj nje proces, i cili eshte ne doren e nje institucioni te miratuar nga Parlamenti dhe te dekretuar nga Presidenti. Pra, eshte KQZ ai qe vepron mbi bazen e ligjit, ai qe kontrollon dhe ai qe certifikon, dhe pertej KQZ aty ku ka kontestime eshte Kolegji Zgjedhor". Ketu Topi nuk fshehu ziline, per faktin se nuk ka anetarin e tij ne KQZ: "Dikur, Presidenti ka pasur perfaqesuesin e tij ne KQZ dhe nese do te ishte ne ate kondicione une do te kisha ze tjeter. Por, meqenese ne momentin e realizimit te ndryshimeve kushtetuese, ne momentin e realizimit te ligjit te ri zgjedhor, partite politike parlamentare e kompozuan KQZ ne menyre bipartizane, ose ta quajme me nje profil te qarte politik, dhe Presidenti sot ne kete Komision nuk e ka perfaqesuesin e tij padyshim qe une do te rri, sikurse te gjithe te tjeret, ne ndjekje te ketij procesi, pa u prononcuar per ecurine e ketij procesi".
Dalja e fundit, ne nje iftar: Te forcohet shteti ligjor
Dalja e fundit publike e Presidentit te Republikes, ishte para pak ditesh, kur mori pjese i ftuar nga Klubi kulturor "Drita" i Shkodres, ne iftarin tradicional qe organizohet cdo mbremje, pas agjerimit te perditshem, pergjate Muajit te Shenjte te Ramazanit. Kryetari i shtetit u shpreh se ne, si shoqeri kemi arritur vertet disa momente shume te rendesishme ne jeten tone politike, institucionale dhe shoqerore, duke i meshuar fort, faktit se "sot ne jemi vend i NATO-s" dhe duke shtuar se "shume shpejt do te jemi vend i Bashkimit Evropian". Por, - shtoi Topi, - padyshim krahas ketyre arritjeve na duhet me shume pune per te forcuar shtetin ligjor, per te forcuar sherbimin ndaj qytetarit dhe institucionet dhe forcat e rendit padyshim qe jane perballur dhe cdo dite u duhet te perballen me krimin pikerisht per te arritur ate qe sapo thashe: vendosjen e shtetit ligjor". Ketu ai theksoi se "per te arritur tek shteti ligjor, per te bere kete sherbim per qytetaret, nje rol te rendesishem ka patur dhe ka edhe besimi tek Zoti. Zoti eshte nje, pavaresisht se kemi besime te ndryshme".
Krijoni Kontakt