Vertet e cuditshme!...
Por, Hugoi i madh thote se lumturia nuk te mbyll nje dere pa te hapur nje dere tjeter. Hidhe shikimin larg dhe do te shohesh se ka me mijra diej dhe me siguri njeri prej tyre eshte krejtesisht per ty. Mjafton te guxosh, por edhe te mos i afrohesh aq sa te te djege. Ky eshte sekreti...
Pershendetje dhe kurajo, nga Mciri
...dhe tani jemi te lumtura me nje nga yjet...e jo diellin e tregimit...
Me kalimin e kohes do ta kuptosh qe cdo eksperience e jetuar me cdo person eshte e paperseritshme...
29-10-2009
-------------------
Sa heret me doli gjumi sot,me sy te perlotur veshtroja nje foto ne mur,mu duk qe donte te me thoshte dicka.Ishte imagjinat,po ku flet fotoja!?
U zgjova ngadal u mundova qe askush mos te mi verej syt e perlotur,por nuk ja dola,ata rridhnin!Mbesa ime u zgjua e para,me perqafoj dhe me verejti shiqimin qe e kisha tek fotoja e me tha:
-Hallë,a te kam thënë qe unë jamë engjëllusha jote?Pse qanë?A nuk më don mua?
-Jo shpirti i hallës nuk po qaj,po kam fjet shum e syt me janë skuqur!U mundova ta mashtroj!
Dola ngadal ne oborr lëshova një ofshame të thellë nga brendësia e zemres,dhe mu duk që më doli zemra nga vendi,mirpo disi u lirova!
U ktheva brënda por dicka më shtërngonte në fyt,më dukej sikur do mbetem pa ajr,ika në dhomen time,mora ca fotografi i shiqoja dhe mu duk që paksa më lehtësuan.Pas kafës së mëngjesit ika tek varrezat dhe me rend i vizitova,për qudi askush nuk ma uroj ditëlindjen,eh thash moj e ngrat,i vdekuri nuk ka mundësi të t'uroj!E dija po imagjinoja,sa mirë që ëndrrat dhe imagjinatat nuk mund ti merr askush!................
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Meqe kalojnë ditet, dhe dalin pengesa ne komunikim, per te te pershendetur Ty e panjohura, me deshiren qe te jeshe mire te dergoj keto vargje falnderimi!
GJYMTYRËT E HESHTJES
Sa e gjatë kjo ditë, kjo heshtje, kjo vetmi
akoma nuk të dëgjova zërin , nuk të lexova mendimin
në horizont është shtrirë trazimi!
Përse më dërrmohen gjymtyrët më zverdhet buzeqeshja
nuk dua të endem shtegut që më nxjerr matanë
pa ty ! S ' kam rreze! Pos vaj e lot - muranë !
Nëse nuk e ndjen ç'do të thotë i përhumbur
Eja! Shiko si dridhen gjymtyrët , si dalin thinjat në kokë
për të ruajtur hijen e shijes që kishte nata vonë !
Je mbuluar me hidhërim ? Më ke lanë jashtë buzëqeshjes
Përderisa unë lag me lot lirikën për ty
më vjen të plas nga malli të jehojnë gjymtyrët e heshtjes !
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
me pelqeu tregimi juaj per nje copez te jetes tende...ndoshta po ti beje nje redaktim te mirfillte tregimi do te delte edhe me i mire..
megjithate nuk ishte tregimi jot ai qe me beri te te shkruaj...me shume u ngacmova nga ajo qe shkruani rreth historise fatkeqe qe pershkuan Himitsu histori qe me shume se e vertete me duket nje pjelle e fantazise se autores..kam degjuar se dashuria nuk njeh pengese..dhe ajo fatkeqe e paska dashte shume...nese do ishte e vertete as vdekja nuk do e kishte ndare por ja qe ajo zgjodhi me mire te moj perzihet ne telashe..
me vjen inat qe shume njerez gjykojne nje fenomen pa e njohur thelle ate..e kam fjalen per komentet qe ju beni rreth nje kodi zakonor te lavdishem siq sot quhet rendom Kanuni i Lek Dukagjinit..nuk e di nga i ke marre ato theniet se sipas kanunit duhet fejuar keshtu e ashti..nga krahina nga ku vjen ti kam pershtypjen se nuk e ke fare idene se cka ne te vertete permban ky kanun ...jo vetem ti por nje pjese e mire e shqiptareve qe ndoshta as kapakun e ketij kanuni nuk e kan pare ndonjehere e le me ta kene lexuar e studiuar e qe vazhdojne ne menyre sistematike te hedhe balte mbi te..une e kam te trashegua nga familja por edhe e am lexuar kete kanun dhe te them te drejten kerkund nuk kam hasur gjera te tilla se po ja moren qikes shamine do te martohet me ate qe ja mori apo per fejesat ne djep.etj .thjeshte akuza per te njollosur kete kod zakonor...qe po te zbatohet ashtu siq i ka nenet e tij nuk ka shance nje djale te ngacmoje nje femer e jo me ti marre shamine apo edhe me e keqja nderin..se i iken koka per dhjame qeni..e vajzat malsore atje ku vepron me shume ky kanun nuk dalin kodrave te liqenit apo hoteleve e moteleve dhe te zgjohen ne mengjes te dhunuara..malsorja e ruan vehten dhe kur dikush tendon ta ngacmoje apo c'nderoje ka kush e mbron..e nje mbrojtes i fuqishem eshte bash ky kanun...dhe jo neperkembes i te drejtave te saj...
nuk eshte edhe aq e tmerrshme te vrasesh per hakmarrje..nuk duhet te abuzohet me kete fakt..nese dikush me ka vra mund te te them se nuk pata njeri teper qe dikush tjeter te ma dergoje ne perjetesi..nese ti ke ngritur dore ndaj meje a nuk e kam te drejten edhe une te mbrohem ..a nuk e kam edhe une te drejten te te kundervihem...e di qe vetem zoti e jep jeten dhe ai ka te drejte tja marre gjithkujt...ama nuk kam pse jetoj me pasi te jem c'nderuar..e bash ky kanun e percakton qarte kur te lind e drejta tja marresh jeten dikujt tjeter..e bash kur meson nepermjet ketij kanuni se po demtove dike do te duhet ti kthesh demtimin i ben njerezit me te frenuar per te ndermarre hapa te gabuara...qe neser te jesh faqebardhe ne jeten tende dhe te mos ndihesh i turperuar nga vetja apo pjestare te familjes tende...
nuk mendoj se ishte vendi per te diskutuar shume mbi kete teme por thjesh ju shkrova qe kur te flasim per dicka duhet te jemi kompetente per ate cka flasim...
Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 04-11-2009 më 19:38
Krijoni Kontakt