Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Post Ku jane shkencetaret e naftes shqiptare?!

    Ku jane shkencetaret e naftes shqiptare?!


    Analiz nga ing. Ahmet Collaku

    E kaluara na padit neve, asgje tjeter nuk eshte me e mbrojtur sesa ajo qe nuk eshte me… Gjithcka qe kemi mundur te bejme, mund ta bejme ende.
    Sigurisht, nuk e kam te lehte te shkruaj kete shkrim, me dredh nje malle i madh, kujtoj te gjithe shoket, koleget, punet tona, friken e perhersheme dhe ato pak gezime, qe mbushen dita-dites tridhjete vite, kala e madhe ndertuar me kohe, qe edhe ajo si vete Zoti nuk ka per tu shembur. Sa malle qe kam per te gjithe shoket!! Po, ku ti gjej? Asnje nuk ndihet i gjalle, rralle lexoj ndonje emer qe me shfaqet si nje meteor i larget dhe vihem ne mendime. Dreqi e mori flas me vete, kaq shume te jene plakur keta shkencetare sa te kene harruar punet e tyre, mos kene me fuqi ti kerkojne ato nga jane e nga s’jane, ketej detit apo pertej detit. Ka shume forma poshterimi dhe perbuzje qe mund ti besh njeriut.
    Poshterimi i nje specialisti apo shkencetari eshte veprimi me primitive dhe cnjerzor Eshte mekat ti vjedhish tjeterit emerin, punen, sidomos mendimin, dhe pastaj ta mohosh si njeri. As nje drejtues shteti, parti e majte apo e djathte, as Ministria Ekonomise, Transportit dhe Energjitikes ku perfshihet nafta nuk i perfill keta shkencetare te vertete, madje ajo nuk i di si emera, cilet jane keta, po le pastaj te dije me cfare pune merren. Sigurisht, ajo shpreson qe keta te harrohen sa me shpejte qe te jete e mundur, te gremisen… Neper digasteret e qeverise Shqiptare mund te jete ndonje pseudoshkencetar, pastrus zyrash, jo me shume, sepse kjo kryqezate e gjate qe nuk po mbaron, eshte kunder shkencetareve dhe specialisteve te vertete te naftes Shqiptare. Fronti pare i luftes i gjithe pushteareve tone, eshte drejtuar kunder naftes, ne fillim ajo shkaterroje inventarin material, me pas krijoje ate ciklon neper zyra dhe fonde ku avulloje gjithacka dhe me vone, dale nga dale I vrau shpirterisht te gjithe specialistet.
    Keshtu, tani keta, te trishtuar fundosen divaneve, duke u perpjekur te zhdukin rrudhat, te ndalojne kohen, por kurre ti kundervihen ketij shteti makut qe e coje ne xero naften, dhe nuk do ta dije per keta shkencetare.
    Te trishton dhe te ve ne mendime fakti se asnje prej kesaj armate te madhe qe mbajti ekonomikisht nje sistem dktatorial gati pesedhjete vite nuk ngrihet te kerkojne pune e vjedhur ne keto vite gjoja tranzicioni dhe demokraci. Nuk ndihet as nje gjeolog me titull apo pa titull, as nje shkencetar, as nje profesor apo doktore, ne baze apo ne qender, brenda Shqiperise, apo jashte Shqiperise, as njeri nuk i thote ndal ketij vandalizmi njezet vjecar? Po kush eshte ajo pasuri, qe po te mungonte, shoqeria njerzore do te kthehen ne Kohen e Gurit? NAFTA! Nafta eshte nervi i ketij globi te cilivizuar ku ne jetojme sot. Te huajit, kur vine ne Shqiperi, lidhen me disa marioneta qe” interpretojne” ato ligje pa kuptim, vetem per te vjedhur punen individuale te mirefilte te specialisteve dhe shkencetareve tane te naftes. Meqenese as nje nuk ndihet, te lind dyshim, a kane ekzistuar dhe punuar vertete keta specialiste dhe shkencetare? Ku jane ata qe i dhane oksigjen sistemit qe shkoje? Valle, i harruan punimet dhe studime e tyre? Ndihen ca peshperitje te dobeta per gjera krejt te te tjera. Perse keta shkencetare nuk zhbirojme punet e tyre ku jane e ku nuk jane? Kaq shume jane plakur?!
    A ka poshterim me te madhe se ky? Eksperienca e punes eshte pasaporte.
    Te kesh punuar vite ne nafte, te kesh bere shume punime, studime, projektime qe kapin vlera kolosale, miliarda dollare, dhe te mos kesh leke te jetosh, apo te mos gjesh punen tende, te bene te mendosh se dicka e madhe calon. Ose keta vete jane fiktive ose shteti yne nuk eshte shtet demokratik, por eshte shtet kusaresh, ku te gjithe vrapojne per te glaberuar pasurite e vendit, kryesisht naften shqiptare. Perse gjithe kjo armate ka frike te kerkoje kete te drejte legjitime, c’behet me punen e tyre? Perse ata kane frike te flasin, te kerkojne vleren materiale dhe morale te punes se tyre, te perplasen me kete palo shtet qe shkaterron naften Shqiptare?
    Mos valle, nderrimi I sistemeve, i ktheu mendjen edhe naftes Shqiptare poshte ne toke qe te mos dale me ne siperfaqe, te fshihet, apo kaq ishte limiti i saj? Apo sistemi komunist ishte kaq i perpiket sa llogariti dhe zbuloje te gjithe vend-burimet e mundsheme, dhe tani ska me? Cfare thone shkencetaret e naftes Shqiptare, cila eshte e verteta shkencore? Nga viti 1957 deri ne vitin 2000, nga Fakulteti Gjeologji- Miniera Tirane jane diplomuar 1628 studenta per deget e naftes. Po ti shtojme kesaj liste te diplomuarit jashte shtetit, si dhe ata te diplomuar pas viteve 2000, ky numur behet edhe me i madh.

    Vertete nje armate e madhe specialistesh Shqiptare, per te cilen besoj se na ka zili gjithe bota. Numuri i shkencetareve te naftes, i atyre qe jane me grada shkencore, doktora dhe profesora sipas nje libri botuar tani afer, i kalon 150. Qqverite Shqiprtare te cdo kallepi majtiste, djathtise, Vangjeliste apo ultra fashiste duhet te ishin shume krenar per kete potencial shkencor, per te cilit habiten shume vende te botes. Shqiperia eshte nje vend i vogel, po ka shume shkencetare. Kesaj armate duhet ti shtojme edhe specialistet e tjere qe nuk kane grada shkencore, por edhe ashtu ata jane shume te kualifikuar, sa ne disa raste qendrojne shume me larte se ata me tituje shkencor. Nuk po i permend me emera keta specialistet te thjeshte gjeologe dhe gjeofizikant te cilet ne shume raste dhe aspekte profesionale, qendrojne shume me larte se ata te celebruarit me tituje shkencor. Kete e thone punimet e tyre individuale.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Do te ishte shume interesante te dinim sa specialiste me grada shkencore ka shteti Rumun qe ka popullate siperfaqe dhe nafte me shume se ne, apo bije fjala Franca? Ka shume pyetje qe shtrohen para specialisteve te naftes Shqiptare, dhe ata duhet te flasin, te japin mendime, perse u shkaterrua industria e naftes, kush e shkaterroje, a ka Shqiperia nafte, a duhet ta rjepin me naften Shqiptare keto kompani te huaja, apo mundet vete keta shkencetare dhe specialiste te organizohen per te realizuar tema studimore dhe te projektojne? Ne kishim nje baze ta madhe mekanike me 37 sonda shpimi qe habiteshin edhe te huajit kur e degjonin. Ku jane ato? A nuk duhet te jap llogari dikush per kete shkaterrim? Dihet mire nga te gjithe se gjate punes tone disa vjecare ne nafte u grumbulluan shume materiale faktike, fushore, kantjerale, studimore, pergjithesuese. Keto materiale, shtetet e botes I ruajne me njeqin kyca, kurse ne i nxjerrim rrugeve, neper ankada popullore, ku shiten edhe gomare, edhe patate.

    Provoni te trokisni ne zyren e ndonje kompanije te huaj koncensioniste qe punon ne Shqiperi, a do ta hap dere? Kurre! Ky informacion dhe material ka nje vlere te jashtezakonsheme. A nuk do te deshironin specialistet dhe shkencetaret qe kane punuar vertete me ato materiale, te merren perseri me to? Sigurisht qe do te deshironin. Mendimi shkencor privat nuk mund te konvertohet ne mendim shkencor shteteror, se mendimi nuk eshte si puna e mbjelljes se misrit apo te patates, gjykimi, interpretimi jane prona intelektuale private qe mbrohen me ligje nderkombetare. Keto kompani te huaja ketu ne Shqiperi kercejne valle. Si operojne ata me te huajit qe shkojne ne vendet e tyre per te njejten gje? Le te na e thone vete me dy fjale shqip, sepse, me siguri keta te huaj kane vite qe e kane mesuar gjuhen tone shqipe dhe nuk kane me nevoje per ata perkthyese e shumte qe jane dyndur koridoreve te ministive. Keto studime jane nje pasuri e madhe, specialistet do te vraponin qe ti hapnin, po kush i le?

    Nje gjeolog me tituje shkencor, i ri, i pasionuar ne gjeologji, me thote se te gjithe ata specialiste shqiptare qe punojne neper ministi apo neper kompani te huaja qe kane lidhje me naften, e gjejne ate vend pune, duke kercyer qe nga ministrite ku jane. Shkurte, ata derivojne studimet dhe punimet tona qe jane neper fondet.
    Cfare nuk eshte bere me keto materiale, qe kane si baze zbulimin e 435 milion rezerva nafte gjeologjike, te 50 milion tone nafte te nxjerre, dhe te 6000 puse te shpuar, arrijtur edhe thellesija 6700m. Shqiperia eshte vendi yne, i te pareve tane. Jane hapur kufijte, ka gati njezet vite qe qeverite Shqiptare i perze nga vendi keta shkencetare, dhe ata shperndahen nga te kater anet e botes. Ata jane Shqiptare, dhe sado mire qe te jene andej, dhe sado te pasur do i merre malli per vendlindjen, per shoket, per punen e tyre te mirefillte, per gjithcka qe lidhet me Shqiperine. A nuk duhet tu beje thirrje shteti shqiptare te gjithe specialisteve te gjithe fushave te naftes, me tituje e pa tituj, si atyre brenda dhe atyre jashte qe te kthehen ne vend per te bere studime dhe projektime per zbulimin e naftes dhe gasit. Kete duhet ta bejne qeverija jone, e quajtur Qeveri Demokratike. Ka njerez, ka materiale, le te punojme vetem me materialet tona shqiptare, jo me ato te kompanive te huaja, dhe do te shikohet se sa te zote qe jane specialistet dhe shkencetaret Shqiptare. Te huajit shtiren te ditur dhe te zgjuar sepse kane neper canta materialet tona, interpretimet tona, se ata e dine mire se qeverite shqipatare duam ta shkaterrojme kete vend.

    Nje ish drejtuesi i nje kompanije te huaj, qe kreu punime ne Shqiperi, dhe qe tani digjet andej nga Saharaja, (!) ne nje e-mail qe me shkruan mua me thot tekstualisht, une ruaj ne kasaforten time interpretimet e tua…(!) Nuk eshte koha per te shitur mend, per te treguar sa di ti e sa di une, ku e ke bere shkolle ti e ku e kam bere une. Nuk eshte koha per te bere shkrime pa moral, per te treguar persekutimet, kapadallekun, hakmarrjet. Fjala eshte te rikujtojme punet tona, ti freskojme ato, dhe te kerkojme aplikim te tyre per te miren e vendit tone. Cdo specialisti nafte i qane zemra per punimet e tij, dhe ai do te bente ghithcka qe ato punime apo studime te verifikoheshin. A ka gezim me te madh se kjo? Per te realizuar kete gje, ka plote rruge qe mund te komunikohet dhe te behen studime te mirefillat. Pervec rrugeve klasike dhe takimeve koke me koke, apo ne auditore, sot, nepermjet internetit, mund te komunikojme dhe te shkembejme informacione, mendime te bejme diskutime dhe studime dhe keto mund ti percjellim kudo ku deshirojme, ne te kater anet e botes, ne cdo gjuhe, pa qene nevoja te bejme udhetime dhe te harxhojme para. Ne kete auditor universal kushdo mund te beje studime, te konsultohet, te tregoje eksperiencen dhe dijen qe ka, te testoje veten.

    Ky eshte nje auditore qe nuk do shefa, do vetem organizim. Neper bote ka shume specialiste te cilet rastesia, fati apo situate I ka flakur dhe te trishtuar bejne pune fizike te rendomta. Ata kane vlera profesionale, kane nje eksperience te madhe ne zbulimin e naftes shqiptare, dhe kjo behet shume e dhembsheme po te mendojme se ata po degradojne. Kjo eshte dhembje dhe humbje per Shqiperine tone. Sa shume ka harxhaur kjo Shqiperi qe I ka kualifikuar ata ne shkollat e vendit dhe ne ato jashte shqiperise? Keshtu ndodh ne vendet e tjera te botes? Shteti Shqiptare ne vend qe ta frenoje, e stimulon kete eksod pa fund, stimulon largimin, harrimin, kete industri emigrimi.
    Qeveria i ka harrua keta shkencetare. Po edhe keshtu, keta shkencetare do te mbahen mend me shume se qeveritaret tane, sepse neser keta qeveritare me lakejt e tyre do te largohen, flaken, si pelenat e femijve. Shkencetaret e vertete militojne per populli, ata nuk kane parti. Perse ministria perkatese, apo digasterat e saj, nuk hapin nje ankete per te grumbulluar gjithe mendimet e specialisteve dhe shkencetarene te naftes Shqiptare per keto probleme, te mbledhe opinione? Perse nuk shkruhen monografi apo studime per specialistet, per ata te djeshemit, Novack, Zuber, Xega, Mishunina, Toptani, e bashkekohesit tane, K. Plaku, E. Veizi, M. Gjikopulli, P. Xhacka dhe shume te tjere. Perse keta specialiste dhe shkencetare te mbulohen me harresen e kohe? Cfare eshte shkruar deri me sot eshte shume pak, atyre u takon me shume, faqe te tera ne enciklopedine e naftes Shqiptare, dhe momografi te plota te jetes dhe punes se tyre sepse kane lene hapa ne token Shqiptare, hapa te cilat tani jane fosilizuar.

    C’ka bere Akadememija Shqiptare e cila deri tani afer kishte ne krye nje kryetar qe ishte i vjeter, gjeofizikant, dhe me disa tituje shkencor, Akademik, Prof. dhe Dr.? Keto shkrime jane po aq te nevojsheme, sa punimet dhe studimet e tyre. Ky veprim qe po zgjat me vite, kenaq vetem te huajit, ata qe nuk na duan te miren, dhe qe fatkeqesisht I kemi te shumte ne numur, si brenda dhe jashte, se populli thote, ajo gje qe zgjatet shume humbet rruges. Temat qe specialistet dhe shkencetaret e naftes shqiptare kane mbajtur dhe referuar neper simpoziumet dhe konferencat boterore, jane nje pasuri tjeter e madhe, per te cilen ministija Ekonomise Transportit dhe Energjitikes nuk do ta dije. A nuk jane keto tema nje fushe tjeter studimore? Keto tema jane vlertesuar nga te huajit, ata I kane sponsorizuar keta specialiste me mijra dollare per ti degjuar, kurse ne Shqiptaret vete, nuk duam ti shohim me sy. Kjo ministrI le te shese dhjete fuci nafte dhe me keto leke te dale nje permbldhe e temave te referuar neper bote nga shkencetaret dhe specialistet tane.

    Gjithe kjo armate specialistesh dhe shkencetaresh eshte nje pasuri e madhe, nje vlere kolosale. Le te mendojne se pari drejtuesit kryesor te shtetit shqipatre, pastaj edhe ata te tjeret neper digastere, ta manazhojne drejte kete pasuri te madhe te shkencetareve tane te naftes, qe naften most te na i marrin te huajit, po ta zbulojme vete, sepse kemi mundesi, aftesi, kemi kete armate te madhe me nje experience gati njeqind vjecare. Le te rrisim besimin tek shqiptaret, specialistet, punetoret dhe fshataret per nje shtet dinjitoze, si te gjithe vendet e botes. Po shteti yne se pari duhet te gjeje, cilet jane keta shkencetare dhe specialiste te naftes Shqiptare, ku jane ata dhe ti mbledhe sa me pare, sepse mjerimin apo mireqenien e nje vendi nuk e ndien asnje tjeter me shume se sa shkencetaret e vertete.


    #

  3. #3
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Teme shume interesante dhe actuale.Morrem rruget e kurbetit se na shporri atdheu e tani punojme kasape e shesim pizza neper bote.
    salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    KOMPANJIA ITALIANE “PIR” ZAPTON NAFTEN SHQIPTARE

    Artikulli ėshtė shkruar nga Artan Puto me 14.05.2004
    link: Osservatorio sui Balcani - : Osservatorio sui Balcani - Compagnia italiana mette le mani sul petrolio albanese

    http://www.osservatoriobalcani.org/a...view/3081/1/41

    "Petrolifera Itao-Rumena fitoi eskluziven e konēesioneve pėr depozitat e karburanit te portit tė Vlorės. Opozita shqiptare e gjykon kėtė akord tė demshem dhe si njė biznes midis Nanos dhe qarqeve tė afėrta tė Silvio Berluskonit.
    Ne ditet e shkuara gazetat shqiptare kanė prezantuar debatin e ndezur mbi marreveshjen e stipuluar nga qeveria shqiptare dhe kompanise italiane “La Petrolifera Italo-Rumena” nė lidhje mė ndėrtimin dhe shfrytezimin e depozitave tė naftes dhe tė derivateve tė saj ne brigjet detare tė Vlorės.

    Ky biznes ėshtė ndjekur dhe analizuar ne mėnyrė tė gjerė nga e perditshmja “Shekulli” ne datat 1, 2 dhe 4 Maj. Artikujt sjellin opinionet e eksperteve ekonomik tė Partise Demokratike, qe ėshtė ne opozite, tė cilėt pohojne se shteti shqiptar nuk ka asnjė fitim nga kjo marrėveshje. Madje kjo marrėveshje trajtohet si njė “biznes” i kryeministrit Fatos Nano me disa qarqe ekonomike italiane qe kanė lildhje me Silvio Berluskonin.
    Sipas kėsaj marrėveshje tė stipuluar nga qeveria shqiptare nė fund tė prillit 2004, kompanjia italiane “La Petrolifera Italo-Rumena” (PIR) do tė marrė me konēesion eskluzivitetin e depozitave tė naftes ne zonen e gjirit tė Vlorės. Ndertoimi i kėtyre depozitave do tė kryhet mbi njė territor rreth 183.000 m², pėr tė cilin kompanjia italiane do tė paguaje njė ēmim simbolik prej 1 euro, pasi vlera reale do tė kompesohet mė anė tė njė investimi prej 12 milione euro tė nevojshem pėr ndėrtimin e portit. Kontrata mbaron pas 30 vjeteve dhe mund tė rinovohet. Pas 30 vjetėsh infrastrukturat e portit do ti kalojne ne pronesi shtetit shqiptar.
    Gjatė periudhes se ndėrtimit tė depozitave tė naftes ose tė investimeve PIR do gezoj lehtesira fiskale tė cilat do evitojne detyrimet doganale pėr importimin e lendeve tė para dhe tė impianteve. Projekti pėr realizimin do tė jetė 9 muaj, ndėrsa punėt pėr ndėrtimin e terminalit tė depozitave do tė mbarojne brenda 2 vjetėsh. Njė investim ky qe perfshih depozitat dhe strukturat e portit do tė kushtoje 32 milion euro.
    Sipas projektit tė propozuar nga PIR terminali do tė ndetohet ne tre faza. Ne fillim do tė ndėrtohet njė depozite prej 37.000 m³ pėr Dizelin e pėr Benzinen, dhe njė depozite prej 6.000 m³ pėr gazin e lengeshem. Kėto depozita do tė kenaqin kerkesat e tregut lokal pėr disel e pėr benzine me 300.000 tonelata ne vit, ndėrsa pėr gazin e lengeshem me 50.000-60.000 tonelata ne vit. Pėr tė pėrballuar koston e lartė tė ndėrtimit tė terminalit dhe pėr tė pėrballuar konkurrencen e terminalit tė Durrsit, PIR i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė drejtėn e tė qenit “operator unik” ne zonen e Vlorės.
    Segretari ekonomik i partise Demokratike Edmond Spaho, ka deklaruar pėr gazeten “Shekulli” qe marreveshja e konēesionit midis qeverisė shqiptare dhe kompanise italiane “mund tė sjelle fitime vetėm pėr ata qe kanė kontraktuar pėr llogari tė shtetit shqiptar, por jo pėr vet shtetin shqiptar”. Pėrsa i pėrket aspektit ekonomik PIR do tė kontrolloje i50-60% tė tregut tė naftes dhe do furnizoje edhe konsumatoret kryesore tė zones, TEC-in e Vlorės, qe do tė ndėrtohet dhe do vihet ne funksionim gati njekohesisht me investimin e PIR.
    Ne kėtė mėnyrė “njė shoqeri italiane jo vetėm qe do kontrolloje tregun e brendeshem tė naftes, por do influencoje edhe mbi nivelin e ēmimit”, thotė Spaho. “ Shumė shpejt tregu i depozitave tė karburanteve do gjendet ne njė situate oligopoli, ku shumė kompani shqiptare do tė jen viktima tė okupimit tė tregut nga ana e njė kompanije italiane”, shkruan e perditshmja e Tiranės.

    Fal lehtesirave tė ofruara nga marreveshjame qeverine shqiptare, kompanija italiane duket sikur do tė ofroje sherbime mė ēmim tė ulet, duke shtyre jashtė nga tregu operatoret e tjerė shqiptar tė sektorit. Ne kėtė menyr PIR do tė realizoje fitime tė mėdha. Duke propozuar rishikimin e marreveshjes drejtuesit e Partise Demokratike kembngulin mbi faktin se kompanija italiane nuk duhet tė kėtė tė drejtat tregtare mbi karburantet, por vetėm mbi depoziten e tyre.
    “Mė kėtė marrveshje economia dhe sektori privat kanė pėr tė humbur, pasi zona e Vlorės ėshtė njė zone mė njė prospektive zhvillimi industrial. Ne kėtė zone do tė krijohet njė sistem monopoli qe do tė eliminoje konkurrencen mbi njė nga artikujt baze, siē ėshtė carburanti”.
    Sipas Sekretarit ekonomik tė Partise Demokratike, qeveria shqiptare ka ofruar falas 18 hektare terren, eskluzivitetin e operacioneve ne tregun e naftes dhe pas 30 vjetėsh do tė marrė ne shkembim strukturat e portit qe kapin vleren 12 milione euro, por qe ne atė moment do tė jenė tashmė tė perdorura dhe tė amrtizuara.
    “Ne kėtė mėnyrė si ėshtė propozuar, marreveshja ėshtė tundra interesave tė vendit dhe opozita do ta refuzoje nėse nuk ri-shqyrtohet”, thotė Spaho. Me kushtet aktuale, ne sektorin e depozitave tė karburanteve ne Shqipėri operojne 43 kompani, midis tė clave 3 janė tė huaja ( greke), 30 operojne mė naften dhe 13 me gazin e lengeshem. Volumi mė i madh i depzites se naftes i takon kompanise shteterore ARMO me 85.000 tonellata, e ndjekur nga kompanija private “Rira s.a.”, “Petrol Impex” e “Global Petrolium Albania”, rispektivisht me 20.000, 15.000, e 12.000 tonelata ne vit.

    Operatoret shqiptar tė sektorit kanė njė kapacitet depozite tė pėrgjithshme prej 184.000 tonelata ne vit. Duke patur parasysh qe njė depozite pėrdoret rreth 5 here ne vit, operatoret shqiptar janė ne gjendje tė furnizojne tregun lokal mė njė importim rreth 920.000 tonelata ne vit, kur nevojat e tregut lokal rrotullohen rreth 500.000 tonelata.
    Sipas avokatit shqiptar tė kompanise italiane Krenar Loloēi, Shqipėria gjendet ne tė njėjtat kushte si italia ne vitet 1960-1970, kur ēdo sipermarres donte tė kishte depozitat e tija personale. Tani ne Itali egzistojne vetėm 7 depozita tė medhaja karburanti. Kjo ka ardhur nga njė kapacitet mė i lartė kontrolli dhe pėr ruajtjen e ambjentit.

    Deputati i opozites Preē Zogaj ka deklaruar pėr shtypin se ne thelb marreveshja e stipuluar pėrfaqėson njė biznes tė kryeministrit shqiptar Fatos Nano, e arritur “ne shkembim tė fjalėve tė mira ose mė mbeshtetjen e qarqeve eonomike italiane tė lidhura mė kryeministrin italian Silvio Berusconi”. Zogaj shton se “ky biznes do i kushtoje shumė shtrenjt shqiptareve. Njė fjale e mirė e Berlisconit ose njė foto e nanos mė tė do na kushtoje 183.000 m² terren tė dhen ne konēesion pėr 30 vjet ne gjirin e Vlorės, qe ne njė prespektive jo shumė tė largėt do tė jetė edhe porti kryesor i Korridorit tė 8”. Deputati shqiptar shton qekjo marrėveshje nuk reflekton maredhenjet mė shtetin italian, por vetėm interesat personale tė Fatos Nanos.
    Deputati i opozites i bėn njė apel sipermarresve tė huaj duke i ftuar tė respektojne legjislazionin shqiptar dhe tė mos bazohen ne “gadishmerine” e papergjegjeshme tė njė kryeministri ose tė njė qeverie qe punon “tundra interesave ekonomike kombėtare”.
    Artikulli i fundit i Shekullit te botuar ne numrin e tė enjtes mė titullin “Vlora dhe vrasja e naftes shqiptare”, akuzon qeverine shqiptare se po e shet ekonomine kombėtare italianeve si ne vitet ’20- ’30 tė shekullit tė kaluar.
    Die parlamenti shqiptar aprovoi konēesionin e depozitave tė naftes. Opozita e tė djathtes braktisi sallen e parlamentit pasiqe kerkesa e saj pėr organizimin e njė sipermarrje ndėrkombėtare pėr konēesionin e zones se gjirit tė Vlorės, nuk u mor parasysh nga maxhoranca socialiste.”
    --------------------------------------------------------------------------

    Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, ne momentin e keaj marrėveshje ishte ne opozite dhe ishte shprehur kundėr kėtij projekti qe sipas tyre “do shkaterronte turizmin e zones”!
    Pas katėr vjetėsh nga publikimi i kėtij artikulli, edhe pse e djathta ne 2005 erdhi nė pushtet, vėrejmė se situata nuk ka ndryshuar aspak, pėrkundrazi!! Shumė nga kėto plane ndryshuan thjesht lokalitetin duke u spostuar nga Vlora afėr qytetit tė Fierit, me perjashtim tė TEC-it dhe depozitave tė naftes se komanise PIR (qe posedohet nga familja italiane Ottolenghi).

    Duke i hedhur njė sy web sitit tė kėsaj kompanije vėmė re kėto tė dhėna:

    Link i web sitit tė komanise italiane "Petrolifera Italo-Romena": http://www.gruppopir.com/opencms/ope...bout.html?id=4

    Link i projektit: http://www.gruppopir.com:8080/custom...ochure_PIA.pdf

    Plani i Konsultės me Publikun dhe Bėrjes Publike tė Projektit tė Terminalit tė PIA-s nė Vlorė: http://www.gruppopir.com:8080/custom...AL%20Shqip.pdf

    http://www.youtube.com/watch?gl=IT&hl=it&v=2wXPG166cIU

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Z collaku me keqardhje po te ka lene koha mbrapa. Shuuuume mbrapa.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •