Shqiptari i mistershėm
Mesazhi i "Kodit Temesvar"
Milo Temesvar ėshtė, ose ishte njė intelektual shqiptar. Ishte ose ėshtė, sepse fati i tij ėshtė i dyshimtė. U zhduk disa dekada mė parė dhe nuk u gjet asnjėherė. Ai pat thėnė se nė ēdo mesazh duhet gjetur gjithmonė njė kuptim, edhe nėn njė germė tė vetme. Ashtu siē ndodh edhe nė rastin e njė zhdukjeje. Ai ka lindur nė Shqipėri, ndoshta nė fi llim Luftės sė Parė Botėrore. Edhe mbiemri me tė cilin ėshtė bėrė i njohur nuk ėshtė i vėrteti. Atė e ka vėnė pėr arsye tė panjohura ashtu siē ėshtė edhe vetė jeta e tij, duke e huazuar prej emrit origjinal tė qytetit Temesevar (Timisoara) nė Rumani. Pseja e kėsaj zgjedhjeje, sigurisht qė nuk dihet. Milo u largua nga Shqipėria drejt Moskės pėr shkak tė devijimeve nga bindjet e majta. Ai nuk i pėrfundon studimet akademike, por nė Moskė drejton njė laborator hetimi mbi qarkun logjik tė makinave qė mendojnė dhe disa vite mė vonė jep mėsim gjuhėt sllave nė Kaliforni. Tėrhiqet nga katedra me kėrkesėn e shėrbimeve sekrete amerikane e pas kėsaj ai zhduket pa lėnė gjurmė. Qė nga ajo kohė personalitete tė kulturės i janė kushtuar nė mėnyra tė ndryshme kėrkimit dhe studimit tė vėllimeve tė pakta qė ka lėnė pas. Umberto Eco ka folur pėr "The Pathmos Sellers", dhe gjithnjė kujton rėndėsinė e "Mbi pėrdorimin e pasqyrave nė lojėn me shah" tė cilin e ka pėrkthyer vetė nga origjinali nė gjuhėn gjeorgjiane. Nė "Essais sans letre" Georges Perec i kushton disa rreshta nė seksionin kushtuar shkrimtarėve me tė drejtė tė harruar. E rėndėsishme kėtu ėshtė fakti qė sipas tij, Milo Temesvar ka ndėrruar jetė gjatė diktaturės sė Videlės nė Argjentinė. Hipotezė e argumentuar edhe nga njė dokument i CIA-s, e cila fatin e kėtij intelektuali duhet ta ketė pasur shumė pėr zemėr. Megjithatė, ky dokument u pėrgėnjeshtrua disa kohė mė vonė pas njė artikulli nė tė pėrditshmen "Pùblico" qė mbante pikėrisht fi rmėn e Milo Temesvarit. Tė nesėrmen e vendimit me vdekje nga Khomeini kundėr Salman Rushdie, Temesvar polemizon me qeverinė britanike duke mos qenė dakord me azilin politik qė Anglia i lejoi shkrimtarit indian. Sipas tij, Rushdie duhej dorėzuar tek autoritetet iraniane, duke teorizuar se nė kėtė mėnyrė do tė pėrshpejtohej edhe pėrhapja e principeve demokratike nė botėn islamike nėpėrmjet njė seri martirėsh. Por editoriali kishte edhe njė rėndėsi tjetėr, ishte njė shenjė qė intelektuali shqiptar ishte ende nė jetė. Mė pas u fol edhe pėr ēmendi duke e krahasuar me tė trishtuarin Ezra Pound, ndaj edhe mendohej se i kishte dhėnė fund krijimtarisė. Megjithatė, njė rastėsi i dha fund tė gjitha koniunkturave mbi fundin e aktivitetit tė tij. Nė vitin 2002 njė bibliofi l anonim, gjeti nė Pragė nė njėrin prej atyre pazareve qė kanė bėrė qė qyteti tė cilėsohet si bohem, nė njė koleksion tė Helena Blavatsky-t, emrin e Milo Temesvar nė njė libėr xhepi botuar nga Bonnotis Parisiensis. Titulli ishte "Diabolus Antiquus". I shkruar nė gjuhėn franceze, ky vėllim nuk ishte tjetėr veēse njė pėrgjigje ironike ndaj revistės sė Walter Benjamin "Angelus Novus". Viti i publikimit ėshtė 1999. Bėhet fjalė pėr njė nga krijimet e fundit tė ofruara nga shqiptari misterioz, Milo Temesvar.
Shumė herė gjatė studimeve tė mia mė ėshtė dashur tė mer-rem me njė fi gurė tė veēantė, qė ėshtė Milo Temesvar. Siē e kisha vėnė re mė parė nė "Apokaliptikė dhe integrale", Temesvar ishte i njohur (pėr pak njerėz) si autor i "Burimet biblio-grafi ke tė J.L.Borges", "Mbi pėrdorimin e pasqyrave nė lojėn e shahut", "The Path-mos Sellers". Mė ka ndodhur tė pėrmend akoma nė hyrje tė "Nė emėr tė trėnda-fi lit", duke specifi kuar se si "Mbi pėrdori-min e pasqyrave nė lojėn e shahut" ishte publikuar vetėm nė gjuhėn gjeorgjiane (Tibilisi, Mamardashvili, 1934). Pasi e deshifrova me shumė mundim atė tekst kuptova se kisha gjetur (mė mirė tė detajuara dhe tė sakta) tė gjitha detajet tė cilat i rrėfeva mė pas nė atė romanin tim. Ishin mjaftueshėm pėr tė mė bindur se si Temesvar ishte njė personazh unik, padrejtėsisht i panjohur, tekstet e tė cilit duhet tė dilje e ti kėrkoje. Fare rastėsisht, gjatė udhėtimeve tė mia mes stallave, mbledhėsve tė antikave e antikuarėve tė ēdo qyteti, mė ra nė dorė, nė Sofje, njė kopje (ah sa i plasaritur) e njė tjetėr vepre tė Temesvarit, kėsaj here nė rusisht "Tajnaja Vecera Leonardo da Vinci", Anekdoty, Moskva, 1988. Titulli e tregon qartė se ėshtė njė lexim i cili i kushtohet "Darkės sė Fundit" tė Leonardos. Ajo qė tė bėnte mė shumė pėrshtypje ėshtė data e kėtij libri. Jo domosdoshmėrisht njė libėr shfaqet kur autori ėshtė ende nė jetė, por aspekte tė ndryshme tė tekstit tė Temesvarit sugjerojnė, se deri nė vitin 1988 ai ishte ende nė jetė. Nė tė kundėrt, nuk do tė kishte mundur tė kishte para-sysh librat e GĆ©rard de SĆØde mbi misterin e "Rennes-le-Chateau", tė shfaqura mes fundit tė viteve 60 dhe 70, e as bestsell-erin e famshėm tė Lincoln, "Baigent e Leigh Holy Blood, Holy Grail", qė i pėrket vitit 1982. E sigurisht qė tė paktėn deri nė vitin 1988, Temesvar nuk do tė mund tė kishte marrė lajme pėr librin e kohėve tė fundit "Kodi da Vinēi", por duke qenė se ky roman me fat nuk bėn gjė tjetėr veēse pėrmbledh me shumė aftėsi mos-kokėēarėse tė gjithė materialin e SĆØde-sė ashtu edhe tė Lincoln-it me shokė dhe nuk ishte nevoja e "Kodit Da Vinēi" pėr tė shtyrė Temesvarin drejt kundėrshti-mit sarkastik tė asaj qė ai e cilėsonte si njė falsifi kim historik. Argumentet qė ai ndėrmerr pėr tė ēmontuar tė gjitha hipotezat imagjinare mbi Krishtin qė martohet me Magdalenėn, duke i dhėnė kėshtu origjinė dinastisė sė Merovinja-nėve e mė pas edhe tė Urtėve tė Sionit, nuk ka pėrse ti sjellim kėtu. Sepse janė tė njėjtat tė pėrdoruara nga njė fi lologji e shėndetshme dhe ndėrgjegje historike tė bashkuara nė njė analizė kritike tė kundėrshtive qė shfaqen nė ēdo hap tė kėsaj gjinie, ndėr tė tjera edhe uniforme e madje edhe shumė ripėrsėritėse, tė kėtyre veprave qė i pėrkasin fantazisė historike. Ajo qė tė bėn pėrshtypje dhe qė mė shtyn tė propozoj rizbulimin e veprės sė Temesvarit ėshtė kundėr-teoria qė ai pėrpunon. Diskutimi i tij nis nga "Darka e Fundit" e Leonardo da Vinēit, pasi qė nga tekstet e SĆØde-sė apo tė pėrsėritėsve tė tij tė shumtė kishte marrė lajmin e interpretimin qė pėrmban tani bėrthama e librit tė Brown. "Darka" leonardeske duket se konfi rmon hipotezėn e SĆØde-sė se Shėn Gjoni, i cili gjendet nė tė djathtė tė Krishtit shfaqet pa asnjė pikė dyshimi si njė grua dhe se vepra i kushtohet dy tė martuarve aspak mistikė, Krishtit dhe Magdalenės. Ndėr tė tjera, arkitektura e pashpjegueshme qė ka nxitur kureshtjen e kėsaj pikture ku apostujt qė gjenden nė tė majtė tė Krishtit ndahen prej tij nga njė hapėsirė mė e ngushtė dhe ata nė tė djathtė kanė mė tepėr hapėsirė. Kjo e fundit me sa duket vjen pėr ti lėnė vend dhe pėr tė shfaqur sa mė dukshėm njė lloj trekėndėshi tė pėrmbysur qė drejtohet nga Jezusi, qė pa pikė dyshimi ka domethėnien e njė vagine (virtuale), ose thėnė ndryshe, zonėn pubike tė njė trupi femre. Temesvar vėzhgon se pėrveē mospėrputhjes tė ēdolloj hipoteze mbi faktin se Magdalena mund tė ishte nusja e Krishtit, e madje edhe nėse pėr arsye simbolike Leonardo kishte dashur tė pikturonte njė vaginė, nuk shpjegohet pėrse do ta kishte sjellė kėtė aluzion konfidencial me njė shkėputje tė pa-shpjegueshme mes Gjonit dhe Krishtit, shkėputje qė nuk do tė kishte arsye pse tė ishte kaq e dukshme as nėse Gjoni do tė ishte pėr Krishtin dishepulli i preferuar, e as nėse pėr aventurė Magdalena, nusja e tij. Ajo qė Temesvarit i bėn pėrshtypje ėshtė natyra e skenės ku dishepujt nė tė majtė shfaqen tė lidhur me Mjeshtrin, gati pėr njė bashkėbisedim alarmi, ndėrsa grupi nė tė djathtė duket sikur janė nė ikje e sipėr.Kėtu, Temesvari argumenton, se mė shumė se njė darkė mes Mjeshtrit dhe dishepujve, apo tė njė feste martesore, "Darka" e Leonardos fl et pėr prishjen mes njė grupi. Ajo pėrcjell njė shkėputje, pėr tė cilėn Krishti ėshtė i paralajmėruar nga gishti i ngritur i Tomės dhe nga dy apostujt e tjerė qė pėrkulen drejt tij si pėr ta paralajmėruar. Kush po kom-ploton kundėr Krishtit? Jo vetėm Juda. Leonardo nuk ishte ndonjė anėtar apo superior i tė Urtėve tė Sionit, por njė analist i alarmuar i mbrapshtive tė ko-hės kur jetoi, i cili te "Darka e Fundit" shihte paralajmėrimin e njė komploti historik qė na pėrket ende sė afėrmi. Le tė ekzaminojmė me detaje kush dhe ēfarė pėrfaqėsojnė dishepujt nė tė majtė sipas Temesvarit. Nuk ka asnjė dyshim qė Gjoni ka tiparet e njė gruaje, dhe mbi hermafrodizmin kanė debatuar kritikėt e ēdo vendi dhe ēdo epoke. Por herma-frodizmi, ose tė qenit i tė dy gjinive nuk do tė thotė femėrore. Gjoni, mė shumė shfaqet si njė homoseksual si njė prej atyre tė paralajmėruarve mė parė nga Jezusi, qė nė vend qė tė shkaktojnė ndonjė skandal mė mirė do tė bėnin qė tė lidhin njė gurė nė qafė e tė hidheshin nė det - dhe ngjarjet qė pasuan tregojnė pėr Gjonin qė mėrgon nė Pathmos ku mbi njė shkėmb mbi det, kapet prej njė deliri drithėrues tė Apokalipsit, tė shtyn tė mendosh qė ai edhe mė vonė, ka mbajtur mbi supe keqardhjen e thellė, keqardhjen pėr tendencat e tij jonatyrore dhe pėr tradhtinė kundėr Mjeshtrit. Ka shumė mundėsi, argumenton Temesvar, qė Gjoni tė mos pėrfaqėsojė homosek-sualitetin nė mėnyrė specifike, por mėkatin mishtor nė tė gjitha varietetet e tij, e megjithatė, duket se ėshtė simbol i tė njėjtit mėkat pėr tė cilin edhe vetė Leonardo ndihej fajtor. Cilin pėrfaqėson Pjetri qė, tė mos e harrojmė pas darke do tė mohojė Krishtin? Pjetri, qė ishte hebre nga lindja pėrfaqėson Sinagogėn qė komploton me lobin homoseksual pėr tė eliminuar Krishtin. Sipas projektit hebraik pėr pushtimin e botės siē bėhet e ditur nė protokollet e tė Urtėve tė Sionit (qė me sa duket qarkullonte qysh nga kohėt e Leonardos), Pjetri i drejtohet lo-bit homoseksual qė tė pėrhapė nė botėn kristiane paturpėsinė, nė mėnyrė qė tė tundte themelet e moralit. Buzėqeshja e tij nė pikturė ėshtė kėrcėnuese dhe dora e tij drejtohet nga Gjoni sikur ti tregojė se ēfarė duhet tė bėjė. Po Juda ēfarė pėrfaqėson? Ngjyra e tij ėshtė mė errėt se e tė tjerėve dhe sipas Temesvarit, ai ėshtė pėrfaqėsimi i Muhamedit dhe i botės arabe nė pėrgjithėsi. Mund tė duket e ēuditshme, thotė Temesvar, qė Sinagoga e Pjetrit tė lidhet me Islamin pėr tė shkatėrruar krishterimin. Por kėtu duhet pasur parasysh qė Leonardo nuk mund tė kishte dijeni tė faktit qė themelimi i shtetit tė Izraelit, hebrenjtė do tė ishin nė konflikte direkte me mys-limanėt dhe, "Darka" u pikturua rreth vitit 1495, kur sapo kishte nisur dėbimi i hebrenjve nga Spanja, tė cilėt mė parė, jetonin bashkė me arabėt. Pėrgjatė gjithė traditės mesjetare hebrenjtė dhe arabėt ishin parė si armiqtė e krishterimit, ndaj edhe nuk kishte asgjė tė jashtėzakonshme nėse shiheshin si aleatė nė komplotet e tyre. Ndėrsa sa u pėrket tre apostujve tė tjerė nė tė djath-tė, ata shfaqen tė hutuar. Me pak fjalė me "Darkėn e Fundit", Leonardo dėshi-ronte tė lajmėronte bashkėkohėsit e tij se qė nga fillimi komploti i pėrshkruar nga protokolli ka funksionuar, por sig-urisht pa e ditur se ai do tė vijonte deri nė ditėt e sotme, duke marrė forma tė ndryshme, duke u ndarė nė kom-plote tė pavarura, nė atė tė hebrenjve ortodoksė, tė arabėve fondamentalistė, apo nė atė tė homoseksualėve. Nga leximi i interpretimit tė Temesvarit, lindin edhe disa pyetje. Temesvar ishte homofobik, antisemit, antiarab apo dėshironte tė akuzonte Leonar-don pėr tė gjitha kėto? Por si mund tė lidhet kjo homofobi e hamendėsuar e Leonardos me homofilinė e tij tashmė tė vėrtetuar? Ndoshta, Leonardo dėshi-ronte tė kualifi kohej si anėtar i komplotit dhe jo vetėm homoseksual, por edhe hebre. Ndoshta pikėrisht kėsaj teorie i detyrohet edhe fakti qė, edhe duke shk-ruar me shkronja latine, ai vazhdonte ti stilonte nga e djathta nė tė majtė dhe nga ana tjetėr tė vendoste anagramėn e Leonardo da Vinēit nga D(avid) N(oah) AriĆ© Colon Vida, tipike e njė hebreu. Apo mos ndoshta Leonardo, homofi l, donte tė denonconte komplotin arab-hebraik qė kishte pėrfshirė edhe homoseksualėt pėr ti diskretituar? Nė kėtė rast Gjoni do tė ishte njė viktimė e kėtij komploti dhe arratisja e tij nė Pathinos do tė ishte njė mėnyrė pėr tu shpėtuar joshjeve nga Pjetri dhe Juda dhe Apokalipsi tė mos jetė gjė tjetėr veēse alegoria e rezultateve profetike nėpėr tė cilat do tė kalonin shokėt e tij? Apo mos ndoshta Leon-ardo dėshironte tė denonconte teoritė e ndryshme, pėrfshi kėtu edhe "Kodin Da Vinēi", duke e ndėrtuar "Darkėn" si njė bllof provokues, duke i shtyrė tė gjithė drejt interpretimit? E megjithatė, sido qė tė ketė qenė, e sigurt ėshtė qė "Darka e Fundit" nuk tregon historinė qė duket tė tregojė dhe qė me kaq thjeshtėsi e kanė shpjeguar naivėt. Temesvar e pėr-fundon kėtė libėrth me njė seri pyetjesh ngacmuese, tė bazuara mbi argumente tė sigurta numerologjike. Pėrse emri Leonardo Vinēi pėrbėhet nga 13 shkronja dhe 13 janė edhe panelet qė duken nė afresk dhe 13 janė edhe pjesėmarrėsit? Temesvar nuk bėn deklarata, por na thotė se nė ēdo mesazh edhe nė atė mė tė pafajshmin nė dukje duhet kėrkuar dhe gjetur njė kuptim sekret edhe nėn njė shkronjė. Dikush ka komplotuar ose komploton ende nėn hije, na thotė Temesvar. Dhe ndoshta ndonjėrit prej kėtyre komploteve i pėrket edhe zhdukja e tij. Ndoshta ai kishte vėnė nė dukje, shifra qė ende duhet tė kishin mbetur tė fshehura.
shqip.
Krijoni Kontakt