Narcizmi nė disa shkrime vetėmburrėse
( Rreth disa vlerėsimeve qesharake tė botimeve nė diasporė )
Pjetėr Jaku
Nėse nuk ka poetė, ka lexues, por disa nga krijuesit e diasporės nuk janė as nė nivelin e lexuesve, ndėrsa shkruajnė e vetėmburren dukshėm si belula tė njė kohe tjetėr. Kam kohė qė lexoj krijimtarinė e disa autorve, qė krijojnė e botojnė jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Nga gjithė kėta, nuk mund tė pėrmend mė tepėr se tre-katėr emra. E, ndėr ta , nuk janė aspak dhe nuk mund ti radhis kurrėsesi emrat e atyre qė pėrmenden rendom nė shtypin shqiptar dhe shpėrndahen nėpėr dhjetra site, pa asnjė lloj pėrgjegjėsie, tė paktėn qytetarie, pėr tė orientuar lexuesin e atij niveli, qė kėrkon ndihmėn e kritikės.
Por ēndodh?
Krijuesit shkruajnė pėr njėri- tjetrin, ose porosisin shkrime tė shpėrblyera, pėr krijimtari qė nuk mund tė kualifikohet as nė nivelin e dobėt. Dukshėm cėnohet krijimtaria dhe orientohet gabim lexuesi, sidomos tė rinjtė me sadopak talent. Nė tė gjitha shkrimet e tyre vėrehen superlativa si: poeti i madh, mė shumė se poet krijim i jashtzakonshėm, krijime universale, krijuesit amerikanė kanė ētė mėsojnė prej iks autori shqiptar (qė kurrė nuk ka botuar nė njė ndėrmarrje botuese amerikane, qoftė edhe nė njė gazetė lagjeje!) etje. etj ēmenduri pafund.
Kush i bėnė kėto?
Shkruesit e parathėnieve dhe tė vlerėsimeve tė librave, duke dashur te nxerrin nė pah njohuritė e tyre, duke dashur tu thonė tė tjerėve se sa kulture ata kanė, ose duke perligjur shperblimin qė marrin, pėrdorin termat nga mė tė mjegulltit, marrė nėpėr fjalorė tė llojllojshėm, qė pėr fat tė mirė nuk mungojnė. Nė shumė raste, as vetė shkruesit nuk i kuptojnė fjalėt qė venė nė tituj, pėr mė shumė qė titujt nuk pėrligjin assesi nivelin e librit pėr tė cilin shkruhet. Natyrshėm belulat e letėrsisė sė sotme, vetėmburren pėr mė shumė se njohės tė letėrsisė. Thua se ata e mėsuan Homerin se si ti pėrdorte metaforat, se si ti krijonte heronjtė, se si ti pėrshkruante betejat, se ēforcė ti jepte Odiseut e ēdurim Penelopės, thua se ishin po kėta qė e mėsuan Bėrnsin se si tė shkruante Gruan e qymyrtarit, le pastaj pėr Lorken dhe Brehtin, qė as i llogarisin fare. Kur merr tė lexosh veprat pėr tė cilat kritika ka shkruar me superlativa tė shfrenuara, stepesh nga dobėsitė qė kanė, aq sa tė neveritet edhe ajo pak krijimtari qė vėrtet mund tė vlerėsohet kalueshem.
Konkretisht?
Mė vjen keq qė po e nis me njė vlerėsim, qė Gjekė Marinaj i bėntė librit poetik tė Agim Shehut, botuar nė gazetėn Tema tė datės 23 gusht 2009, por shija qė mė dha leximi i atij shkrimi, qe mjaft e hidhur. Nė njėfarė mėnyre fyhej Agim Shehu, edhe pse duke i ngjitur pa lidhje ndonjė superlative.
Ndjehem keq pėr dy arsye:
E para: Kisha tjetėr mendim pėr krijuesin Marinaj, tė cilin mė shumė e kam njohur pėr inerci tė njė poezie tė lashtė, se sa pėr tėrė fillin krijues . Ka vite qė i lexoj vlerėsimet e tij pėr botimet dhe, zhgėnjimi ka ardhur gjithnjė nė rritje. Sa i takon krijimtarisė, pėr Gjekėn kanė shkruar e shkruajn disa pėrcjellės botimesh, pse jo dhe tė porositur. Ndoshta Marinaj mendon se kėshtu i shton vetes vlera dhe miq, duke mos e kuptuar, se jo vetėm vetės , por edhe krijuesve u bėn dėm, ai i shtyn mė tutje tė botojnė libra pa asnjė vlerė dhe tė heqin nga kursimet e tyre jo pak, pėr ti bėrė vetėm letėr. Por, njėkohėsisht nuk sheh as veten, kur indirekt e vetėlerėson hapur.
Sė dyti: Nuk ndjehem mirė qė po marr si model shkrimin pėr poetin Agim Shehu, pasi respektoj krijuesin Shehu e njohjen qė kam, qė nė vitet e para tė 90-tės, kur merrja, nė njė rrugicė tė Tiranės, librat e pėrkthyera e botuara prej tij.
Si e vlerėson Gjeka , vėllimin poetik Loti alpin tė Agim Shehut?
Libri i Agimit ėshtė botuar nė vitin 2002, plot shtatė vjetė mė parė dhe Gjeka kujtohet tani (?) Pse i duhej Gjekės ky shkrim? Dukshėm shihet qėllimi pėr tė vėnė nė pah krijimtarinė e tij. Nė kėtė rast mjeti justifikon qėllimin dhe mjeti ėshtė libri i Agimit. Nė shkrimin e shkurtėr, ndryshe nga shkrimet e tjera, Gjeka nuk u kėrkon ndihmė fjalorėve, por humorit tė Pėllumb Kullės. Me njė fillim me shprehje tė pėrēarta, i kujton lexuesit se ėshtė vetė njė poet i madh , teksa shkruan pėr Agimin. Lexojeni veē titullin: Agim Shehu, kur poeti tė frymėzon tė bėhėsh poet, pastaj i drejtohet vetes me pyetjen retorike: Si nuk paska njėsi tė sakta matėse, pėr tė matur madhėshtinė e poetėve dhe tė artit tė tyre? Dhe, pėr mė keq beson se nuk ka, kur edhe njė amator e din njėsinė matėse tė ēdo lloj arti.
Autori i shkrimit pėr librin e Agimit, e fyen pėrsėdyti, kur vė nė dyshim njohjen e ndjenjave tė rinisė nga ana e poetit. Pėr ēfarė tjetėr dallohet poeti , veē ndjenjave? Veē kėsaj, habitet se si ka mundėsi qė poeti dėshminė e plotė e jep pas moshės 50 vjeēare?! A nuk ishte Lasgushi mbi 80 vjeēar i rėnė nė dashuri? I rėnė nė dashuri, siē mund tė bjerė njė 80 vjeēar! Dhe a nuk ishte Kadare qė, edhe pėr kėtė aspekt dhe fuqinė qė ka poeti, do e ēmonte Poradecin?
Gjekės nuk i falet tė mos i di kėto e shumė e shumė tė tjera!
Nė tėrėsi shkrimi vuan nga mungesa serioze tė vlerėsimit tė njė libri, edhe pse pėrpiqet, tė ngre poezine e Agimit me krahasime si kėto: Pėr mbi to ( vargjet), marrin frymė si me frymėmarrjen e luleve spėrkatur mė njė vesė stuhi ( !) dufe ndjenjsah qė rrjedhin si ujvara e rrotull tyre njė blerim i virgjėr nė rrėpira shkėmbejsh (!) etj ejt
Cili ėshtė Beluli nė kėtė shkrim?
Duke shkruar pėr librin e Agimit, Gjeka gjėnė mėnyrėn tė flas, nė mė tepėr se nė gjysmėn e shkrimit, pėr veten, pėr njė poezi tė vjeēme, gjashtė vjet pas Lotit alpin. Pse u kujtua pikėrisht tani, kur poezia e Gjekės me librin nė tėrsi tė Agim Shehut nuk ka asnjė lidhje? Vetėm pėr tė treguar se, ndoshta, pa e lexuar Agimi poezinė e Gjekės, ajo paska interferuar nė lririzmin e lotit , ose lotin e vė nė plan tė dytė, thua se libri qenka krijuar nga vajza e Gjekės. Gjatė leximit tė kėtij shkrimi, tė bie nė sy pėrdorimi i vetės sė parė, ndersa libri pėr tė cilin shkruan, konkretisht Loti alpin, vihet nė vetėn e tretė.
Nisur nga ky shkrim dhe mendimi i Gjekės, indirekt libri i Agim Shehut ka vlerė vetėm sa njė poezi e Gjekės. Atėherė cili ėshtė poeti i madh? Natyrisht Gjeka, ndonėse ai shkruan pėr Agimin!
Dhe ?
Nė fund tė fundit poezia e vėrtetė qėndron, pa mendimet dhe vlerėsimet e Gjekės as tė Pjetrit. Krijimtaria surrogate dhe arti pėr art nuk shkon mė larg se te krijuesi, sado tė vlerėsohen edhe nga emra tė mėdhenj, tė cilėt nuk kursejnė pesė rreshta, sa pėr ti hequr qafe tė ngjiturit pas xhakete, me qėllimin e vetėm pėr ti vėnė nė kopertina thėniet e tyre.
Nė fund tė fundit , pse tė mos i themi hapur ato qė mendojmė dhe shprehim, qoftė vetėm me veten tonė, kur lexojmė shkrime tė tilla, qė nuk pėrputhen aspak me veprėn pėr tė cilėn shkruhet?
Vetėm kėshtu do tė ndihmojmė njėri-tjetrin dhe, vetėm kėshtu nuk do ta bindim veten gabimisht se jemi poetė tė mėdhenj, kur mund tė mos jemi hiē poet!
Kur lexoj njė poezi tė bukur, qoftė edhe njė tė vetme, nuk kam pse tė mendoj autorin. Poezia ėshtė e mjaftueshme!
Mjaft mė!
Detroit, 23 gusht 09
Krijoni Kontakt