Në periudhën e fundit, veçmas pas suspendimit më dhunë të autonomisë teritorjale e politike të Kosovës, u imponue nevoja e pashmangëshme që të gjitha shtresat shqiptare të Kosovës të unisohen e të bëhën të një mendimi e veprimi për çështjen madhore kombëtare, për mvetësimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar.
"Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri
e drejton qëllimin e jetës së njeriut".
Intelegjenca dhe populli shqiptar drejt e kuptoi këtë
domosdoshmeri dhe si një iu bashkuan Levizjes së rezistencës aktive paqësore. Ajo që duhej bërë më së pari ishte pajtimi kombëtar brenda Kosovar. Akcion që më sukses u zhvillue në të gjitha trojet shqiptare i
udhëhequr nga rinia, intelegjenca shqiptare në krye më plakun e urtë Profesor Anton Çeta. Kontribut të veçant në suksesin e këti akcioni , sa human aq patriotik, dhanë klerikët e besimit islam dhe katolik, si Dr. Don Lush Gjergji, Imami Xhevat Kryeziu dhe shumë e shumë të tjerë.
Brënda një viti u pajtuen pothuja të gjitha gjaqet dhe hasmerit nemes shqiptarve. Anekënd Kosovës, në kultet fetare, në livadhet e pajtimit e gjetiu mbahen tubime më pjesmarrje masive të popullit në të cilat krijohet platfomë mbarkombëtare për pajtim, unitet
platfomë mbarkombëtare për pajtim, unitet e bashkim kunder armikut shekullor serbo-sllav, më moto se uniteti ndervëllazëror është burim force dhe qendrese.
Si kurr më parë, të gjitha strukturat shqiptare kosovare i vuanë vetit detyrë që të rezistojnë okupatorin me të gjitha mundësit dhe secili të kontribojë çështjes fundamentale për pamvarsinë e Kosovës. Brenda këtyre dhjetë vjetëve, për këtë qellim u mbajten shumë simpoziume shkencore, u botuan shumë libra e
shkrime tematike. Qellimi rrenjësor ishte të mbahet morali i popullit, të mbahet uniteti dhe bindja së kur luftojnë të gjithë të bashkuar për ideale të lirisë fitorja është e sigurt.
Kontribut në mbajtjen e moralit të popullit gjatë gjithë kësaj periudhe dha intelegjenca shqiptare, mjetët e informit publik në Kosovë, Shqipëri e në vende tjera, shumë artist të muzikës popullore: Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Nikollë Nikprelaj, Sali Mani, Arif Ladi e shumë të tjerë, kori i burrave nga Gjakova, artistet e filmit e teatrit. Ndonse u veprue në rrethana të rënda, në të gjitha periudhat, e mbajten gjallë jeten në Kosovë, moralin dhe revulucinaritetin e pupullit shqiptar , me profesionalizmin, guximin e patriotizmin e tyre. Ata më përkushtim realizuan mesazhin e rilindasëve:
"…folklori do të bashkojë shqiptarët
dhe populli do te rrembejë edhe
njëhere shpatat luftarake…"
Bashkësitë fetare, islame e katolike, luajten një rol shumë të rëndsishem si gjatë rezistencës aktive paqësore ashtu edhe gjatë Luftës Çlirimtare. Kishat e xhamitë më tërë potencialin e tyre u angazhuan për çështje kombëtare dhe i dhanë ndihmes të pakontestushme rezistencës së popullit dhe trijumfit
të luftës së lavdishme çlirimtatre. Objektet e tyre nuk ishin vetem tempuj fetar, por gjithnjë e më shumë u shendrruan, në tempuj kombëtar. Në objektet e tyre
tyre u mbjaten shumë tubime, soliminitete e simpoziume më tematikë kombëtare. Gjatë luftes aty u strehuan e gjeten shpetim më mira gra, pleq e femijë. Kontribuan në mbajtjen e moralit të popullit e në zbutjen e çëshjes humanitare. Ju afroun ndihmë femijëve, grave e pleqve që për këtë kishin nevojë.
Në Kosovë dhe për Kosovën në dhjetë vjetet e fundit është zhvilluar një luftë e pa kompromis propagandistike. Pushtuesi serbe më qendër në Beograd bashkë më filialat e sajë zhvilloi një fushatë antishqiptare. Duke falsifikuar faktet dhe historinë synonte të bindë opinjonin e brendshem dhe të jashtem së Kosova është tokë serbe, së është djepi i Serbisë .
Rreth Kosovës zhvillohej edhe një lufte specifike e cila behet në një menyrë të padukshme, ose misterioze. Kreatorë e kësaj lufte që bëhet prapa perdeve, larg syrit të botes, larg opinionit publik është rafineria e pushtuesve serbe më qender në Beograd bashkë më filialat e saj jopublike dhe jozyrtare nëpër botë. Esenca e kesaj lufte, qe nuk ka se si te quhet ndryshe
perveçse lufte speciale, ishte goditja e koordinuar,
që vetëvetiu në peizazhin e gjithmbarshem kishte një kolorit të përgjithshem e të kooperativizuar, kunder forcave më të vendosura për ta hequr zgjedhën e pushtimit serb për realizimin e Referendumit Popullor te vitit 1991. Lufta speciale është plotesim i luftës
politike, propagandistike dhe ushtarake që bënë pushtuesi serb kunder popullit shqiptar, për ta mbajtur edhe më tej nën sundimin e vet kolonial ose të pakten neokolonial.
Arsenali i kesaj lufte speciale jane shpifjet, intrigimet, inskenimet, gënjeshtrat, trillimet. Të gjitha këto kanë një qellim: te mbjellin huti, paqartësi, t’i turbullojnë gjërat që janë të kristalta, të mbjellin të paverteta në emer të ngjarjeve që gjoja kane ndodhur. Pse e tërë kjo? Sepse është e ditur që arma kryesore e një populli në luften për liri nuk është vetëm arma, po morali luftarak i kryengritësve, përkatesisht i çlirimtarëve dhe i tërë popullit. Shi për këtë, krahas luftës në sfondin ushtarak, zhvillohet edhe ajo që quhet luftë speciale,
më bagazhin e dezinformimeve, të shtremberimeve dhe të njollosjeve të luftës që bëhët më armë. Objektivi: nga vershimi i gënjeshtrave të bëhët agresion në vetëdijen, opinionin dhe ashtu që të shkaktohet një barrier midis popullit dhe forcave kryengritese, duke ua prishur integritetin natyror dhe duke futur infektimin në spektrin e gjykimeve reale.
Nën ndikimin e kësaj propagande më vetëdije, apo pa vetedije bijnë dhe ndihmojnë edhe disa individ shqiptarofolës. Për fat numri i tyre nuk ishtë i madhë.
Spektri i kësaj propagande ishte i ndryshem: duke
propaganduar së UÇK është pjellë e Serbisë, përkatësisht e mekanizmave të sigurimit të shtetit serb. Kur kjo u demaskua, pasoi tjetra: UÇK është e përçarë, për të shkaktuar mosbesim në aftësitë ushtarake të saj dhe për ta paraqitur UÇK si të pafuqishme e të përqarë, përkundër që Shtabi i Përgjithshem dilte me
komunikata në emër të tërë UÇK. Pas ofanzivës ushtarake serbe, nisen të ngriheshin akuza sikur gjoja UÇK po iken vetem dhe po e le pa mbrojtje popullatën civile, së për djegiet e fshatrave e qyteteve e ka fajin UÇK.
Pre e kësaj lufte speciale nuk bien luftëtaret e lirisë, sepse ata janë në vorbullin e ngjarjeve dhe e njohin mirë të vertetën. Pre bijne zakonisht qytetaret që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt më rrjedhat e luftës çlirimtare, që arrijnë të mësojne gjysmë të vertetash dhe kështu edhe jane një rezervoar absorbimesh nga më të ndryshmet, e si pasoje edhe objekt per t’u manipuluar lehtë.
Por, populli shqiptar i Kosovës e bashkë më të edhe UÇK dhe të gjitha forcat serioze që duan më të vertetë të jetësojnë pavarësinë e Kosovës, jo te kushtëzuara më grupacion politik, por të lidhur me interesin jetik për
liri, nuk do te ndalen kurrsesi as nga tufani i kësaj lufte speciale; ata do te dijnë të mbijetojnë edhe këtë luftë special, do të dijnë ta sfidojnë si në fushen e nderit e të dinjitetit luftarak, ashtu edhe në ruajtjen e pastertisë çlirimtare të karakterit të luftës për pavarësi. Propaganda serbe nepërmes komplotëve te ndryshme të maskuara e dredharake dhe nepërmes vazalëve të sajë, gjatë luftës, por edhe tani mundohet të fusë thikën përçarëse edhe midis shqiptarëve, duke përdorur edhe veprime perfide për përçarje fetare.
"Populli i Kosovës kurrë nuk do të bie pre e veprimeve dhelpërake të armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Është mësuar shqiptari i Kosovës qëmoti me dredhitë e fshehta, komplotet e ndryshme të maskuara e dredharake të Serbisë dhe vasalëve të saj. Ata përherë janë munduar të fusin thika përçarëse edhe midis shqiptarëve, duke përdorur edhe veprime perfide për përçarje fetare, ngase ashtu mendonin se mund t'i realizonin më lehtë planet e tyre djallëzore për sundimin mbi shqiptarët. Të kota qenë dhe janë edhe sot e kësaj dite veprimet e tilla si dikur në Smolicën e Gjakovës, kur në ditën e Kurban Bajramit pritet derri në prag të xhamisë së fshatit, rast ky që u kuptua plotësisht më vonë, për të nxjerrë mësim edhe tash,në rastin e dëmtimit vandal të varrezave katolike në Prizren, varrit të Dom Nikollës dhe Ipeshkvit Nikprela, të cilët i donin dhe i nderonin dhe do të kujtohen me nderim nga të gjithë shqiptarët pa dallim të përkatësisë fetare.
Këto veprime të vazhdueshme që ëndërrojnë të fusin përçarje midis vëllezërve të një gjuhe e të një gjaku, të një nëne e të një trualli, janë e do të jenë dështime të pafundme, në oazën e betimeve tona të shenjta kombëtare për çështjen tonë madhore.
Përçarjen në mes shqiptarëve, përmes veprimeve të tilla vandale, nuk arritën ta fusin as pushtuesit otomanë për pesë shekuj me radhë, e nuk do të arrijë ta bëjë këtë as bushtra serbe me këlyshët e saj. (N.S)"*
" Bashkë kem ra ne fushë të mejdanit:
Jemi shkri për nder të vatanit
pre e lasknue në teh të taganit.
E gjithmonë kombi i shqiptarit
për vend të vet e për erz të të parit
ka ba dekën gjith për s'mbarit
pa ju lodh kurr mendja e kresë
më e nda kund ndryshimi i fesë:
paj Bajramit e për Pashkë
kemi gezue e ba qejf bashkë..."
Ndersa homeri shqiptar do të thotë:
"Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime
nër kta vllazën shoq me shoq
kush ngatrron me fjalë e shkrime
çka vetë Zoti Madh përpoq."
Krijoni Kontakt