Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713

    Irfan Cana: Krijime për Fëmijë (mosha10-15 vjeç)

    LULËKUQET E NëNTORIT







    Sa ballëqeshur
    duket njerëzia,
    dallgët e shpirtit
    s'kanë të ndalë,
    ç 'e do kur kështu
    vendos historia,
    çdo skutë të dheut
    me gjak ta laj!


    Në kupë të qiellit
    dëshira jehoi,
    që nga thellësia
    e zemrës buron,
    me shekuj kjo trevë
    nëm thundër ënd'rroi
    vetëm e vetëm
    flamuri t'valojë!


    Rrugët e qytetit
    të tëra janë kuqluar,
    nga flamujt e kuq
    që si nuse rrinë,
    shqiponjat dykrerëshe
    me sy zgurdulluar,
    shigjetë shiqime
    anë e kënd shtrinë!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    I MADHI NëNTOR



    Dielli i artë
    nga mëngjesi rrezon,
    shetit qiellit
    me t'artën qeleshë,
    tërë botës qartë
    porosi i dërgon:
    -Armikut me urti
    i ipet flakareshë!


    Kur era lazdrane
    pemët i lëkund,
    valles ia nisin
    lulëkuqet e nëntorit,
    përshëndesin gjithë
    kalimtarët n'rrugë
    fytyrat u shkëlqejnë
    porsi meteorit!


    Nëntorit krenaria
    n'çdo zemër flenë,
    kënga e heronjëve
    kudo merr hov,
    nga çdo anë e botës
    klithma po vjen:
    -Rrofsh për mote
    o i madhi nëntor!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RRUGA VëLLAZëRORE



    Dimrit,verës ti luftove
    kundra armikut gjakatar,
    për lirinë jetën flijove
    atë e di bota mbarë!


    Zemra yte e fortë krenare
    është e kalitur si çeliku,
    anë m'anë me pushkë,batare
    grusht të rëndë i dhe armikut.


    T'gjithë e dimë se ti ke dashtë:
    Male,kodra,lugje e arë,
    por mbi të gjitha lirinë e artë
    që t'fitoj Kosova mbarë!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    NëNA DUKET


    Porsi melodia
    e përroit t'kristal'të,
    që në natyrë
    dredhon llastuar,
    porsi njomësia
    e rrezeve t'artë,
    që binë të lirë
    e të praruar!


    Porsi fletat
    e njoma t'vjollcës,
    t'këndshmen erë
    që kundërmojnë,
    porsi gërshetat
    e blerta t'shelgjës,
    të pa prerë
    që valojnë!



    Porsi puhia
    e lehtë e verës,
    nëpër fytyrë
    ëmbël që shket,
    porsi bukuria
    e pranverës,
    duket e dlirë
    me t'vërtetë!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    GJYSHI YNë




    Mbrenda n'dhomë sa nxehtë
    stufa anash barkun kuqlon,
    zëri i fëmijëve si gurra shket
    e përgjumur maca vështron!


    Gjyshi ynë ulur n'qosh
    mbush llullën me duhan,
    nis kujtime t'i shpalos
    i afrohemi te goja pranë!


    Eh sa i dashur,sa i gjallë
    duket ky gjyshi i ynë ,
    na rrëfen shumë përralla
    gati tërë historinë!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    NGRITE KOKëN NëNë


    Ngrite kokën lart oj nënë
    si aguliqja atje në male,
    me fes t'bardhë n'krye vënë
    dukesh e njomë si sorkalle!


    Shumë brezëri me afsh i rrite
    syçeltësi u udhëzoje n'jetë,
    menqurinë ti fortë kalite
    me atë shpirt t'gjërë si det!


    Në këtë ditë madhështore
    buzëqeshu me tërë njomësi,
    porsi dritë e meteorit
    le t'shkëlqej kjo dashuri!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KëNGA NUK DëGJOHET



    Ngricë e madhe kudo shtrihet
    era fryen si e marrë,
    kënga e shpezëve nuk ndihet
    vallë,ku tretën këta këngëtarë?



    E nën strehë të shtëpisë
    ishin ngritur ca fole,
    shih trumcakët sa janë molisë
    duke ndërtuar shtëpinë e re!


    E ky dimër,dimri i bardhë
    plot me borë e thëllimë,
    është i ftohtë,nuk ka fjalë
    por e ka,t'vetën bukurinë!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    BUKURIA E DIMRIT


    Jorgan të trash si bilur
    gjithë natyra veq ka veshë,
    -Këto rroba,kush i thur?
    pyesin vocët duke qeshë!


    Qielli ngjyrën e ka ndërruar
    kaltëria nuk duket kund,
    retë qepallat i kanë rënduar
    rreshti i tyre nuk ka fund!


    Dhe princ dielli bukurosh
    ditë me rradhë nën re struket,
    mali i lart bardhëllosh
    n'agim heret nuk skuqet!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ACARI DIMROR



    Kaltëria qiellit veq ka humb
    dielli tinës mëshihet ndër retë,
    fjollat njomës bin gjithkund
    vocët lodrojnë zëri shketë!


    Zogjtë nën strehë nuk dëgjohen
    çatitë dhëmbët i kanë shtrirë,
    ca pleqë në zë ankohen:
    -Uf,uf,uf!-çdo gjë ka ngrirë!


    T'gjitha rrugët janë boshatisur
    mbrëmja qarshafin e zi shtron,
    dritat qytetin e kanë stolisur
    qetësia e thellë kudo zotron!


    Eh ky dimër me plot acar
    nuk lë vend ku pa u fut,
    bora po resh e në të bardhë
    bukur janë veshë:Pemët,rrug't!..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    MBRëMJA FESTIVE



    Shumë balona t'kuq e t'bardhë
    si bibana gjoks kanë fry'rë,
    çokolatat,pemë gjithfarë
    n'tavolina veq janë shtrirë!


    Shallra t'larme anë m'anë
    drita t'vogla në tel varë,
    midis dhomës një këmbanë
    i ndrinë fustani porsi ar!


    Vie mbrëmja,ahengu shtrohet
    këndohet,pihet,plot mahi,
    ndihen gotat kah cakërohen
    edhe pakëz dhe viti i Ri!


    Për një çast dhe dritat ndalen
    zëri e kënga pak pushojnë,
    kur zemra mirë të 'mallet
    për një vit mosha gufon!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •