
Postuar mė parė nga
petrol
[/B]Ne mbreterine e te verberve njeriu me nje sy vetėshpallet mbret[/B]
Thuhet se ne mbreterine e te verberve njeriu me nje sy veteshpallet mbret. Rregjimi diktatorial i Hoxhes e ēfarrosi shumicen derrmuese te elites se mendimtareve katolike dhe keshtu i mbeti rradha te flase e te nderohet at Pllumi ''si emblema moderne e katolicizmit shqiptar, i cili , per hir te se verteses, kur nuk ia thote edhe aq shume nga e verteta dhe historia e ploteson me hamendesira si ajo puna e ''popullit 90% analfabet '' kur u prishen kishat (!) ne vitet '60, historikun e levizjes se majte shqiptare (kinse ''komuniste'') me historickat e Ten Hsiao Pinit apo bemave te Esat Pashe Toptanit ( ne shkrimet e tjera). Si duket keto mendime nuk ia ka dhene per korrekture e redaktim Zotit Prof.Aurel Plasari!!! Kur do te vije ajo kohe qe kleri katoliko franceskan te nxjerre ndonje pasardhės tė denjė si Fishta e Mjeda per model te ri se Shqiponjave po u ben hije Pllumthi!
Nė lidhje me at Pllumin shpreh disa vėrejtje:
1.Ne lidhje me perdhosjen e vlerave po kujtoj se nen hyqmin e luftes kunder komunizmit e pasojave te tij, u zbatua politika e tokes se djegur e jane perbaltur edhe shume vlera te mirefillta kombetare (eshte pergojuar edhe nga at Pllumi roli heroik i femrave ne luften antifashiste dhe emancipimi i tyre. Ai tek libri Rrno per me tregue thote se qe turp per to te mbanin pushke dhe se mbushen me parazite Shkodren , etj, etj. LEXOJENI SE VERTET TE BEN PER TĖ KLITHUR E ĒJERRE FAQET NGA TURPI) (*) Lexoni komentin ne fund
Po Histori kurrė tė tregueme ku pėrshkruan bėmat heroike tė Esad Pashė Toptanit a ka guxim njeri tia komentojė?
2. Nė librin "Rrno veē pėr me tregue" te propaganduar si kryevepėr, At Pllumi shkruan:
"Por ma shume se te piktorėt, sillesha te Instituti i Historisė dhe Etnografisė. Nė nji dhomė aty pėrbri etnografit Rrok Zojzi, punojshin pėr fjalorin rusisht-shqip Skėnder Luarasi e Sejfulla Maleshova. Mė thirrėn nji ditė. U prezantova kush ishem, por ata e kishin marrė vesht mirė se un kishem dalė pak kohė pėrpara nga burgu. Mė pyetėn pėr kuptimin e disa fjalve nė gegnishten, mandej zhvilluen biseda pak a shumė tė kota, por me shka u fol, mu largue ēdo simpati pėr Skėnder Luarasin. Ai fliste pėr para, pėr fitime, ndėrsa un ishem rritė nė Kuvendin Franēeskan, ku kurrkush nuk mendonte te fitimi e te leku, por vetėm te shkenca e saktė, te kultura e progresi."
Tė shkruash pėr Skėnder Luarasin se ''Ai fliste pėr para, pėr fitime,'' do tė thotė thotė qė at Pllumi ose nuk e ka takuar kurrė S.luarasin ose shkruan ''pėr hir tė eterve shkodranė ne vitet 30-tė'' ( Dihet mirė kontradikta e Skėnder Luarasit, Migjenit dhe pedagogėve e nxėnėsve me pikėpamje progresive ndaj qėndrimeve mesjetare e profashiste te disa klerikeve)
Pėr kėtė znj Angjelina Luarasi-Ceka, e bija e Skėnder Luarasit e pyeti publikisht pater Pllumin dhe redaktorin A. Plasari, nė njė takimin me rastin e ribotimit tė librit "Rrno veē pėr me tregue", se kur paskish qenė S.Luarasi redaktor i fjalorit rusisht-shqip bashkė me Sejfulla Malėshovėn dhe lekist. Por at Pllumit iu kyē goja pėrpara dhjetra intelektualėve tė pranishėm. Heshtja nėnkuptonte turpin: Rrno veē me rrejt
Sa per vlerat e mirefillta intelektuale te at Pllumit, siguroj se po te mos kishte Prof. Aurel Plasarin si hartues, kryeredaktor e korrektor, po te mos kishte pajisur me bursa disa dhjetra letrare te apasionuar e te perpunuar per ta propoganduar, zor se do te kishte korrje ne fushen letrare dhe elitare. Megjithate, per te qene realist, ai vuajti burgjet politike te diktatures, mbeti "i vetmi ne llojin e vet", mori perfaqesimin simbolik te paraardhesve te shquar franēeskane dhe shkroi disa kujtime te cilat ia rregulloi ne stil e brendi stafi i Prof. Plasarit se bashku me propaganden perkatese ne kohen dhe vendin e duhur. Por per mbivlera si Ndre Mjeda e Fishta "i koheve moderne" as qe mund te diskutohet, flluske sapuni. Ne lidhje me vertetesine e pohimeve te tij per veprimtarine politike le te shihen arkivat e le tia leme kohes te gjykoje, mos bejme tifozllek kaq shpejt. Sa per anen dokumentare, estetike, problemore e emocionale, personalisht kam lexuar libra shume me mbreselenes nga te persekutuar politike te tjere, por qe nuk ua ka varur veshin njeri sepse keshtu i do mushka drute ne kohen e sotme, kush ka para e miq nė Tiranė, ta verė festen mėnjanė.
Kur e kam lexuar botimin e parė tė librit "Rrno veē pėr me tregue", nė tre volume, kapake te ēngjyrosur e me flete te zeze, mu dhimbs At Pllumi me fukarallekun e tij dhe kam pyetur mjaft gazetare se perse e kishin lene pasdore. Por si duket kjo ishte ''loja'' e nuk ishin pjekur kushtet se pas disa vitesh menjehere plasi propaganda e qarkulluan parate per botime luksoze.
(*) Koment : Pra ''haj binish mish, i tha Nastradini qyrkut!'' / i mbeshtetur ne sofisterira te ujkut/ se ja qe budallai na ve re gunen,/ i duhen tru per te na ēmuar punen.
Kėshtu ka shkruar Skėnder Luarasi/ njė ish-pensionist nga Luarasi/ kur mbushi vjet dhjete here shtaten // qė mė 7 prill 39 e demaskoi ''uraten''. (Drama ''Stuhi nė Prill" ku demaskohen bashkėpunėtorėt e pushtuesit fashist)
Krijoni Kontakt