Letrat e OKB nė Dervician:
Mbyllni burgjet politike se tmerruat botėn
01/09/2009 - 08:14
Afrim imaj
Nė harkun e njė viti mora tre letra nga Nju Jorku. Tė tria me tė njėjtin mesazh. Mbyllni burgjet politike, se tmerruat dynjanė. Stop pushkatimit pėr motive antikomuniste! Mos e ndaloni besimin fetar!Mėnyra si Vitori Ēuri e veēon kėtė fakt, pėr njė moment tė krijon pėrshtypjen se ish-zyrtarja e lartė e parlamentit komunist ka pasur rezerva pėr sistemin dhe kursin e ndjekur. Po kjo vetėm pėr pak ēaste. Nė pjesėn nė vazhdim, e moshuara zbulon njė tė vėrtetė krejt tjetėr qė nuk bėn fjalė pėr pozicion politik e qėndrim opozitar, por pėr pėrjetime thjesht personale. E tronditur nga korrespodenca jo e zakontė, Ēuri shprehet se ėshtė nisur menjėherė nė Tiranė pėr tu konsultuar me shokėt e udhėheqjes. Po dhe aty nuk u qartėsua pėrēka duhej ti pėrgjigjej OKB-sė. Takimi me Rita Markon, ish-nėnkryetarin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, rezultoi jo produktiv, madje ia shtoi ca mė shumė dilemat. Ia vura tė tria letrat nė tavolinė, kujton ajo, duke i thėnė se duhej menduar pėr njė pėrgjigje. Pėr dy tre minuta Rita u hodhi njė vėshtrim kalimthi dhe sa pa vulėn e OKB-sė u kthye nga unė: Pse pėr kėtė ke bėrė gjithė kėtė rrugė ti? Nuk ėshtė gjė e vogėl, i thashė. A ėshtė OKB-ja?, pyeti ai me gishtin tregues te nėnshkrimi nė fund tė letrės. Po, ju pėrgjigja. As mos e merr mundimin fare. Se ta dish ti Vito, OKB-ja ėshtė organizata mė reaksionare e botės. Gjithsesi, siē shprehet ish-drejtuesja e Kuvendit Popullor, ngjarje befasuese tė kėsaj natyre kanė qenė jo tė pakta nė atė periudhė. Nė vazhdim tė intervistės pėr Panorama, Ēuri duke zbardhur njė pjesė tė praktikave zyrtare tė parlamentit komunist, shfrytėzon rastin pėr tė pėrgėnjeshtruar zbulimin e njė gazetari tė Tiranės qė e trajton si bllokmene me vila nė Tiranė e Selanik. Nė kėtė pikė kėmbėngul pėr ta hedhur nė ligjėratė tė drejtė atė qė pohon lidhur me pasurinė. Veē kėsaj shtėpie pėrdhese kėtu nė Dervician, Vitori Ēuri nuk ka pasuri tjetėr, por jeton me pensionin e kooperativės qė nuk i del as pėr ilaēet...
Zonja Vitori! Ju morėt mandatin e deputetit nė Kuvendit Popullor kur ishit dekoruar Heroinė e Punės Socialiste. Ēfarė pėrfaqėsonte ky status i veēantė pėr njė grua tė thjeshtė nga provinca e minoritetit?
E keni fjalėn pėr privilegje. Do ti bieja shkurt pėr mos tu bezdisur: Pėrveē rrogės nė borderonė e kooperativės dhe dietave kur shkoja nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e Kuvendit
nuk kam pėrfituar asgjė tjetėr. Bile edhe vet fjalėn privilegje e salltanete, pėr aq sa e kam njohur shqipen, kam mundur ta kuptoj vetėm tani nė vitet e demokracisė. Kam qenė idealiste dhe jam munduar gjithnjė tė jem e sinqertė nė ēdo rrethanė, duke menduar se kėtė e bėnin tė gjithė. Koha tregoi se shumė tė tjerė ndershmėrinė e kishin pėr fasadė, pėr demagogji. Unė Vitoria kam bėrė jetėn time kėtu nė kėtė shtėpi pėrdhese dhe jam ndjerė mirė kur tė tjerėt mė kanė nderuar pikėrisht pėr kėtė mėnyrė jetese...
Tingėllon disi paradoksale qė njė deputete, ca mė tepėr drejtuese e Kryesisė sė Kuvendit Popullor qė vazhdonte tė bėnte jetėn e njė fshatareje tė thjeshtė nė Dropull...
Ēdo tė thotė nė shqip kjo fjala paradoksale se nuk e kuptoj mirė...
E pabesueshme. Qė do tė thotė se sot ėshtė e vėshtirė tė besohet qė njė deputete qė drejtonte seancat e Kuvendit Popullor e ngryste jetėn si gratė e tjera nė provincė. Nuk pėrfitonit rrogė tė lartė, nuk kishit makinė zyrtare, bodigard...
Sa pėr rrogėn, ja u shpjegova. Pėr kėtė rojėn personale as qė bėhej fjalė fare. Lidhur me makinėn personale, nuk mund ta imagjinoja kurrė. E tillė isha gatuar. Nė asnjė mėnyrė nuk e shikoja detyrėn si mundėsi pėrfitimi, por si angazhim moral e shpirtėror pėr tė bėrė mė tė mirėn e mundshme pėr njerėzit dhe popullin tim...
Pak a shumė kėshtu mundohet tė justifikohet pjesa mė e madhe e funksionarėve tė lartė tė regjimit komunist...
I kam dėgjuar edhe unė dhe tė them tė drejtėn pėr ata qė i njoh e mė ka lidhur puna me ta mė vjen neveri nga justifikime tė tilla. Tė fshehėsh pėrfitimet e paligjshme qė bėheshin nė atė kohė nė emėr tė postit zyrtar, ėshtė njėlloj si tė fshihesh pas gishtit nė njė ditė me diell. Sidoqoftė, ėshtė puna e tyre. Unė e them me plotė gojėn qė nuk kam qenė kurrė pjesė e kėsaj kategorie. Ata qė mė njohin, bashkėfshatarėt, ish kolegėt e miqtė, e dinė mirė ēfarė ka pėrfituar Vitoria nga posti zyrtar...
Sidoqoftė, nuk mund tė ishit tėrėsisht jashtė kėtij sistemi. Bie fjala, nuk ndodhte asnjėherė qė Vitoria tė shėtiste me makinėn e parlamentit fėmijėt e tė afėrmit...
Nuk e di pėr ēfarė makine e keni fjalėn, se unė asnjėherė nuk kam pasur nė dispozicion makinė zyrtare...
Makinėn qė ju ēonte nė mbledhjet e seancave tė Kuvendit...
Vitori Ēuri pėr 16 vite qė ka qenė deputete e nėnkryetare e Kryesisė sė Kuvendit Popullor, ka udhėtuar nga Derviciani nė Tiranė me autobus dhe tren si gjithė tė tjerėt. Qė tė jem e sinqertė deri nė fund ka pasur disa raste qė kam rrugėtuar me makinėn e Flamur Ēanit, kur ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv.
Asnjėherė nuk kam kėrkuar nga administrata e parlamentit mjet zyrtar. Bile e kam quajtur tė jashtėligjshme udhėtimin me vetura zyrtare. Nė fund tė fundit shteti na i jepte lekėt e biletave tė udhėtimit, pavarėsisht se rruga me veturė mund tė ishte mė komode...
Po tani a pėrfitoni pension tė veēantė si ish-deputete dhe Heroinė e Punės Socialiste?
Nė kėtė rast do kisha hezituar tu pėrgjigjesha, por para disa ditėsh mė ka ngacmuar njė kolegu juaj nė Tiranė duke mė quajtur bllokmene me disa vila nė Shqipėri e Greqi, prandaj e shoh tė udhės tu tregoj kapitalet e mija. Tė vetmet tė ardhura qė marr janė ato qė pėrfitoj nga pensioni i kooperativės dhe njė shpėrblim modest si veterane e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Tė dyja bashkė nuk arrijnė 150 mijė lekė tė vjetra. A mė dalin, mund tė thuash. Pėr shpenzimet qė kam, do tė thosha se janė tė mjaftueshme. Po kjo puna e ilaēeve ma prish pak terezinė. Prap se prap kur shikoj se ka dhe mė keq, i them vetes se jam mirė. Nuk jam natyrė qaramane siē bėjnė disa, qė vend e pavend ankohen me zė tė lartė...
Tė kthehemi te parlamenti. Sa deputetė kishte nė atė periudhė Kuvendi i Shqipėrisė?
Gjithsej ishin 250 deputetė qė pėrfaqėsonin po kaq zona zgjedhore qė mbulonin rajonet kompakte tė territorit tė vendit. Unė isha deputete e zonės sė Dropullit qė popullohej nga minoritarė. Njė periudhė kam pėrfaqėsuar fshatin Lazarat nė Parlament...
Si funksiononte parlamenti nė atė periudhė?
Ai mblidhej dy apo tre here nė vit. Njėra nga seancat destinohej pėr miratimin e buxhetit tė shtetit, tjetra pėr shqyrtimin e dekreteve tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Kishte raste tė rralla qė parlamenti bėnte dhe ndonjė mbledhje jashtė radhe. Nė periudhėn midis dy seancave funksiononte presidiumi i Kuvendit Popullor, tė cilin deri nė vitin 82 e drejtoi Haxhi Lleshi qė njihej ndryshe si president i vendit. Pas tij e deri nė fund tė parlamentit komunist, presidiumi u drejtua nga Ramiz Alia. Kuvendi nga ana e vet kishte kryesinė e tij, e cila drejtonte punimet e seancave parlamentare. Unė pėr shumė kohė kam qenė nėnkryetare e Kuvendit. Ishte si tė thuash njė kuvend qė funksiononte krejt ndryshe nga parlamenti i sotėm. Gjithēka qė shqyrtohej e miratohej aty bėhej nė njė farė mėnyre formalisht, pasi tė gjitha procedurat, ligjet e dekretet pėr tė cilėn ne votonim ishin formuluar e pėrcaktuar mė parė nė linjėn partiake. Fabula komuniste Partia mbi ēdo gjė nėnkuptonte se tė gjitha institucionet shtetėrore, duke filluar nga Kuvendi Popullor, ishin thjesht zbatuese tė direktivave tė KQ, tė Byrosė Politike dhe forumeve tė tjera tė partisė. Ishte koha e Partisė-shtet...
Me njė fjalė vetėm dy tre herė nė vit u duhej tė udhėtonit pėr nė Tiranė...
Nė Tiranė nuk vinim vetėm pėr seancat e radhės sė Kuvendit, por edhe pėr mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ato ishin tė shpeshta. Unė pėr shumė kohė kam marrė pjesė nė komisionin e bujqėsisė. Problemet e saj nė atė periudhė vlerėsoheshin tė dorės sė parė. Kuptohet nė kėto komisione nuk debatonim gjatė si nė rastin e parlamentit tė sotėm, por bėnim njė shqyrtim nė parim tė materialeve qė pėrgatiteshin nga sektori pėrkatės i KQ dhe Ministria e Bujqėsisė, pėr tia kaluar pėr ti vėnė vulėn nė seancė plenare. Ishte mė shumė njė takim rutinė qė nuk zgjaste shumė. Madje kishte raste qė nė Tiranė vinim nga ana e anės vetėm pėr 20 minuta mbledhje...
Ju ishit njė nga drejtuesit kryesor tė Kuvendit Popullor qė jetonit larg Tiranės. A kishit vėshtirėsi nė pėrmbushjen e detyrimeve zyrtare qė pėrmbante ky funksion i rėndėsishėm?
Mė shumė se njė funksion i rėndėsishėm, ka qenė njė pozicion pėrfaqėsues, pasi siē e shpjegova, Kuvendi nė kohėn e partisė-shtet nuk kishte ndonjė peshė tė madhe. Me sa e vlerėsoja, pėrzgjedhja ime nė kėtė detyrė, ndėr tė tjera kishte nė mes domethėnien e pėrkatėsisė etnike. Nė njė farė kuptimi, ishte diēka pėr aparencė, pėr sfond pėr tė krijuar pėrshtypjen tek tė tjerėt se minoriteti respektohet rigorozisht. Megjithatė, brenda kontureve tė kohės, punova me pėrkushtim pėr ta pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht zėrin e zgjedhėsve tė mi.
Po si funksionare e lartė e parlamentit, si operonit me procedurat zyrtare, me korrespodencėn, me dokumentet e tjera nė kushtet e njė distance kaq tė madhe?
Me telefon, me postė. Pėr gjithēka merrja dijeni aty ku isha. Bile jo vetėm korrespodencėn e brendshme qė nisej nga Tirana, por edhe atė qė vinte nga jashtė. Po, po edhe nga Nju Jorku mė vinin letrat nė Dervician...
Letra nga Nju Jorku nė Dervician...
Tre tė tilla mė kanė ardhur brenda njė viti, bile drejtpėrdrejt nga OKB-ja zyrtarisht. Si tani e kam parasysh pėrmbajtjen e tyre. Tė tria nė njė linjė. Nuk e mbaj mėnd fjalė pėr fjalė tekstin e tyre, por thelbi kishte tė bėnte me represionin, qė sipas tyre, vazhdonte tė ushtrohej nė Shqipėri duke shkelur brutalisht tė drejtat e njeriut. Mė kujtohet fare mirė mesazhi qortues i tyre: Mbyllni burgjet politike, se tmerruat dynjanė. Stop pushkatimit pėr motive antikomuniste! Mos e ndaloni besimin fetar!. Nuk mė kishte ndodhur tjetėr herė tė ballafaqohesha me probleme kaq delikate dhe tė them tė drejtėn u trondita jo pak kur u njoha me pėrmbajtjen e tyre. Si mora letrėn e parė, mendova ta kaloja nė heshtje. Kur nuk kaloi shumė kohė, mbėrriti e dyta toidhjo si e para. Shkova fillimisht nė Komitetin e Partisė sė rrethit dhe bisedova me Sekretarin e Parė. Lere njė herė pėr njė herė, mė kėshilloi ai, duke aluduar pėr ndonjė provokim nga qarqe antishqiptare. Ashtu bėra. E lashė unė, por nuk mė la OKB-ja. Erdhi letra e tretė. Atėherė u binda qė kishim tė bėnim me diēka tepėr serioze dhe tė them tė drejtėn u vura nė siklet tė madh. Mė pa im shoq tė merakosur dhe u interesua pėr ēėshtjen qė mė shqetėsonte. I tregova tė tre letrat dhe aty pėr aty i kėrkova tė me jepte njė mendim. Kjo nuk ėshtė punė fshati e kooperative, mė kėshilloi ai. Duhet tė shkosh nė qeveri, aty lart, e ta diskutosh me pėrgjegjėsi me krerėt e vendit. Mė bindi dhe qysh tė nesėrmen hipa autobusin dhe mbėrrita nė Tiranė...
Me kė e diskutuat kėtė ēėshtje nė Tiranė dhe ēfarė u rekomanduan pėr pėrgjigjen qė kėrkonte OKB-ja?
Nė fakt kėrkova takim me tė madhin, por mė thanė ta konsumoja problemin me Rita Markon, i cili kryente detyrėn e zėvendėskryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Shkova te Rita. I thashė se kam njė problem serioz. Pa hė, ja bėri ai indiferent. Nxora nga ēanta tre letrat e OKB-sė dhe ja zgjata te tavolina e tij, duke i thėnė se duhej menduar pėr njė pėrgjigje, e cila kishte nevojė pėr konsultime me udhėheqėsit e lartė. Pėr dy tre minuta Rita u hodhi njė vėshtrim kalimthi dhe sa pa vulėn e OKB-sė u kthye nga unė: Pse pėr kėtė ke bėrė gjithė kėtė rrugė ti? Nuk ėshtė gjė e vogėl, i thashė unė. A ėshtė OKB-ja?, pyeti ai. Po, ju pėrgjigja. Asnjė gisht letėr mos i dėrgo. Se ta dish ti Vito, OKB-ja ėshtė organizata mė reaksionare e botės. Pastaj Rita shtoi dhe diēka tjetėr, si pėr tė shprehur kompetentin dhe mė tha tė kthehesha e qetė nė Dervician. Po tė vijnė dhe herė tė tjera letra tė tilla?, e pyeta unė duke dalė. Sa tė jenė me vulėn e OKB-sė futi nė sobė dhe mos u lodh me to. Kaq ishte puna e letrave. Po sidoqoftė puna nuk mbeti me kaq...
vijon nesėr
Unė, bllokmenja Vitori Ēuri
Njė gazetar i njohur nė Tiranė bėri njė shkrim ku mė quante bllokmene. Bile thoshte qė Vitoria ka vila nė Tiranė e Selanik. Dikush ja ka vėnė nė vesh. Po pse nxitohesh, more bir i nėnės. Hajde e takoje Vitorinė sa ėshtė gjallė. E ke hapur portėn si nė shtėpinė tėnde. Kur tė vish ato vilat qė tė kanė gėnjyer, do tė pėrmblidhen nė kėto 50 metra katror qė ka shtėpia ime 100-vjeēare. Sa pėr milionat nėna do tė tė tregojė borderorė e pensionit tė kooperativės. Kam dhe njė shpėrblim tjetėr, qė mos tė gėnjej, atė si ish-pjesėmarrėse e Luftės Nacionalēlirimtare. Tė dy bashkė nuk i kalojnė 150 mijė lekė tė vjetra.
panorama
'
Krijoni Kontakt