Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė pret nė vizitė zyrtare dhe paqėsore, Papėn dhe Patriarkun e
Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Fortlumturinė e Tij, Theodhorin II
Vizita historike e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė, Fortlumturisė sė Tij, Theodhorit II do tė zhvillohet nga datat 31 tetor – 5 nėntor 2009. Kjo vizitė zyrtare merr njė rėndėsi tė veēantė, pasi nė jetėn kishtare tė ēdo vendi, vizita tė tilla mbartin njė jehonė tė fuqishme, pėr vetė karakterin e tyre tė veēantė eklisiologjik dhe historik.
Patriarku i Aleksandrisė, Theodhori II nė vizitėn e tij zyrtare dhe paqėsore do tė shoqėrohet nga Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Kampalės dhe Eksarku i gjithė Ugandės, Imzot Jonai, nga Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Muanzisė, Imzot Jeronimi dhe nga Hirėsia e Tij, Episkopi asistent, Imzot Nikodhimi i Nitrisė.
Delegacioni zyrtar i Patriarkanės sė Aleksandrisė do tė pritet mėngjesin e sė shtunės nė Aeroportin “Nėnė Tereza” nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e tij, Imzot Anastasi, i shoqėruar edhe nga anėtarė tė Sinodit tė Shenjtė, nga kleri dhe populli, besimtarė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
Pritja zyrtare e vizitorėve tė lartė do tė bėhet tė njėjtėn ditė, tė shtunėn, datė 31 tetor pranė Katedrales Orthodhokse, “Ungjillėzimi i Perėndilindėses” nė Tiranė, ku do tė psalet edhe dhoksologjia dhe do tė shkėmbehen pėrshėndetjet e mirėseardhjes mes dy Primatėve. Mė pas Patriarku i Aleksandrisė dhe delegacioni qė e shoqėron do tė vizitojnė Manastirin e shėn Vlashit, ku do tė takojnė stafin pedagogjik dhe studentėt e Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” si dhe mėsuesit dhe nxėnėsit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”.
Vizita pesėditore e Primatit tė Kishės aleksandriane do tė jetė e pasur me aktivitete dhe takime tė shumta, nga tė cilat mund tė veēojmė bashkėmeshimin Patriarkal dhe Arkieratik tė dy Primatėve nė Katedralen Orthodhokse “Ungjillėzimi i Perėndilindėses”, tė dielėn, datė 1 nėntor. Paraditja e sė hėnės, datė 2 nėntor do t’i rezervohet takimeve zyrtare me krerėt mė tė lartė tė shtetit, me Presidentin e Republikės, z. Bamir Topi, me Kryeministrin, z. Sali Berisha, me Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama si dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė tė shtetit shqiptar.
Pasditen e sė hėnės, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe i gjithė Afrikės do tė takohet me personalitete tė fushave tė ndryshme, politikanė dhe pėrfaqėsues diplomatikė nė ambientet e Hotel “Tirana International”, ku do tė organizohet njė pritje zyrtare nė nderim tė vizitės sė tij.
Ditėn e martė datė 3 nėntor, Patriarku, Theodhor II do tė jetė i pranishėm nė aktivitetin jubilar me rastin e 10-vjetorit tė funksionimit tė Klinikės Orthodhokse “Ungjillėzimi” nė Tiranė. Ditėt nė vazhdim, ai do tė vizitojė edhe Mitropolinė e Korēės, kisha dhe manastire dhe institucione tė ndryshme tė Kishės, pėr tė parė nga afėr veprėn misionare qė po kryhet nė Shqipėri nėn udhėheqjen e frymėzuar tė Kryepiskopit Anastas.
Ngjarje tė tilla janė sanksionuar prej shekujsh nė traditėn kishtare orthodhokse dhe ato janė aq sa tė rralla sa edhe tė gjalla dhe madhėshtore pėr vetė simbolet dhe mesazhet qė ato pėrcjellin. Mbas zgjedhjes dhe fronėzimit tė ēdo Patriarku apo Kryepiskopi, Primati tė Patriarkanave apo Kishave Autoqefale anekėnd botės, fillon edhe realizmi i njė sėrė vizitash zyrtare tė quajtura “paqėsore” nė gjuhėn kishtare. Kėto vizita kryhen pranė Selive tė Kishave tė tjera Orthodhokse me qėllim njohjen nga afėr tė Krerėve tė Kishave Lokale, pėr tė ruajtur kėshtu lidhjen e unitetit kishtar qė pėrbėn edhe Institucionin e Kishės nė tėrėsi.
Patriarkana e Aleksandrisė, me seli nė vendin e Nilit, Egjiptin, ka njė histori tė lashtė dhe tė rėndėsishme pėr vetė rolin qė ka luajtur nė jetėn e krishtėrimit. E themeluar qė nė shekullin e parė nga Apostulli i Krishtit, Marku, Kisha e Aleksandrisė ėshtė e njohur pėr shkollėn e saj tė famshme teologjike nga ku kanė dalė personalitete qė kanė parashtruar fuqishėm tezat e tyre teologjike, qė mė vonė do tė miratoheshin nga Sinodet Ekumenike, duke u pranuar si dogma tė pėrjetshme tė sė vėrtetės orthodhokse.
Edhe sot, Patriarkana e Aleksandrisė udhėheq dhe zhvillon pėrpjekje tė mėdha misionare nė kontinentin e Afrikės dhe simbolikisht lidhet edhe me Kishėn tonė, pasi Kryepiskopi Anastas para se tė merrte pėrsipėr udhėheqjen e ringritjes sė Kishės tė Shqipėrisė, mbante mbi supe eksperiencėn e suksesshme misionare, gjatė aktivitetit tė tij tė gjatė baritor si Mitropolit i Afrikės Lindore, qė pėrfshinte nėn juridiksion shtetet e Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė.
Pėr tė ndjekur informacione mė tė zgjeruara, galeri fotografike si dhe lajme tė pėrditshme mbi ēdo aktivitet qė do tė karakterizojė vizitėn zyrtare dhe paqėsore tė Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhorit II, si dhe pėr t’u njohur me biografitė e anėtarėve tė delegacionit zyrtar, vizitoni websitin zyrtar tė Kishės sė Shqipėrisė www.orthodoxalbania.org dhe atė tė Patriarkanės sė Aleksandrisė www.patriarchateofalexandria.com
Ėshtė nė nderin dhe krenarinė e ēdo Kishe dhe kombi pritja e vizitorėve, udhėheqėsve tė lartė fetarė tė Patriarkanave dhe Kishave Autoqefale, tė cilėt kudo nė botė priten me nderet qė i takojnė kryetarėve tė shteteve.
Aleks Curi
(Marre nga faqja zyrtare e KOASH: http://www.orthodoxalbania.org )
Krijoni Kontakt