Sarkofagu qė gjendet nė lokalitetin antik tė Vindenis, sot fshati Gllavnik, do tė transferohet pėr pak ditė nė Muzeun e Kosovės. Ai peshon rreth 3 tonė. Mungesa e fondeve pėr gėrmime dhe vendosja e kėtij lokaliteti nė tokė private ka bėrė qė vetėm njė pjesė shumė e vogėl e kėtij lokaliteti me rėndėsi tė zbulohet deri sot.
Nga Milot Hasimja mė 28.08.2009 nė ora 16:36
Muzeut tė Kosovės pėr pak ditė do t’i shtohet edhe njė eksponat tjetėr shumė i rėndėsishėm dhe ndoshta mė masivi qė do tė ketė ky institucion.
Nė kėtė institucion do tė sillet njė sarkofag i cili daton shumė shekuj mė parė.
Fshati Gllavnik i Komunės sė Podujevės para shumė shekujve ka qenė njė pikė ndalese shumė e rėndėsishme. Lokaliteti daton nga shekulli I- IV dhe IV – VI pas Krishtit, dhe dikur ėshtė quajtur me emrin Vindenis.
Nga emri mund tė dallohet se i takon periudhės sė kohės romake.
Sarkofagu qė ėshtė gjendur nė kėtė lokalitet ėshtė lokalizuar 3 metra nėn tokė derisa deri nė ditėt e sotme ka qenė i mbuluar nga dheu. Supozohet se sarkofagu peshon mbi 3 tonė. Sarkofagu ėshtė tėrėsisht i punuar nga mermeri i bardhė me dimensione 2.15 i gjatė, i gjerė 0.98 dhe 0.80 metra. Sarkofagu ka njė ēati, dy ulėse tė stilizuar me katėr akroterė nė akse dhe i zbukuruar me stilin e luspave tė peshkut.
“Gjatė kėsaj jave do tė bėhet zbulimi i sarkofagut dhe mė pas do tė bartet nė Muzeun e Kosovės me ndihmėn e karabinierėve tė KFOR-it”, tha Kemajl Luci.
Po pse ka nevojė qė ky sarkofag tė bartet nė Muzeun e Kosovės?
“Sarkofagu nuk ka qenė i mundur tė shihet deri mė tani pėr vizitorė. Kjo tokė ėshtė tokė private ku punohet. Pse ekziston Muzeu? Muzeu ekziston ku duhet tė prezantohen vlerat e trashėgimisė sė vendit tonė. Pėr atė arsye e ka vendin nė Muzeun e Kosovės”, tha Luci.
Sipas Lucit nėse Vindenisi zbulohet tėrėsisht atėherė ky lokacion do tė kishte mundėsi tė shndėrrohej nė njė park arkeologjik.
“Por nė kėto rrethana dhe kėto kushte ekonomike tė Kosovės nuk mund tė realizohet kjo punė nė 30 vitet e ardhshme”, tha Luci pėr Express. Ekspedita pėr transferimin e sarkofagut po bėhet nga Muzeu i Kosovės nė krye me arkeologun Fatmir Peja dhe Kemajl Luci.
Gėrmimet nė Vindenis janė realizuar gjatė viteve 80 – 89 tė shekullit tė kaluar dhe ato sipas Lucit kishin qenė modeste ku janė gėrmuar vetėm 534 metra katrorė ose 2 pėrqind tė arealit. Por ato gėrmime ndriēuan shumėēka e shumėēka tjetėr qė pritet tė zbulohet.
“Ato ndriēuan gjurmėt e antikitetit romak ku vlen tė theksohen zbulime siē janė mozaiku i Orfeut, unik nė Ballkan. Mozaiku i Orfeut edhe nė ditėt e sotme gjendet nė muzeun popullor nė Beograd ku akoma nuk ėshtė kthyer nė Muzeun amė nė Muzeun e Kosovės”, tha Luci pėr Express.
Vindenis ose Gllavniku i sotėm dikur ishte njė ndėr stacionet kryesore rrugore qė gjendej nė trasenė e rrugės “Via Lithus” qė lidh edhe qytetin Nisus – Nishi sot. Kjo dėshmohet edhe nė hartėn e Ptolemeut tė shekullit II.
Mendohet qė Vindenis lidhte Ulpianėn me Banjėn e Kurshumlisė dhe Nisusin e sotėm. Sipas Arkeologut Luci, tė dhėnėt tregojnė se ky lokacion shtrihet nė 20 hektarė.
Krijoni Kontakt